mirela_ruko_3_37206

Ja përse studentja i hodhi bojë në kokë ministres Nikolla, rrëfimi prekës i 24-vjeçares

Periskopi.com Lajme

Mirela Ruko, 24 vjeç nga Fieri, është studentja që i hodhi bojë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla pasditen e sotme.

Ajo ka mbaruar 3 vite bachelor dhe ndërpreu studimet për master, pasi iu desh të punonte për të mbledhur 200 mijë Lekë të reja, tarifa e vendosur nga Ministria e Arsimit pas reformës universitare, për të ndjekur studimet master. Në emisionin ‘Zoom IN’ në muaji shkurt të këtij viti, studentja 24-vjeçare ka treguar historinë e trishtë të saj.

“Babi im ka punuar në një punë pa siguracione. Aktualisht im ate ka probleme fizike dhe nuk mund të punojë. Mami im është ajo që kujdeset për të. Duke qënë se nuk ka pasur siguracione, nuk merr asnjë asistencë, apo ndihmë ekonomike, janë dy prindër pa punë, të cilët kanë 3 fëmijë në shkollë. Gjatë momenteve që unë kam patur Maturën Shtetërore, prindërit e mi më thanë që unë nuk kisha mundësi të vazhdoja universitetin

Unë qaja, por gjithsesi thosha që unë do të vazhdoj. Dhe kur fitova shkolln prindërit e mi më thanë që kishin marrë lekë borxh që unë të vazhdoj studimet universitare. Unë ja u kisha bërë të ditur prindërve që nëse nuk gjenin mundësi do të largohesha nga shpia, për të gjetur një mënyrë se si të vazhdoja shkollën e lartë. Në vit të parë erdha në shkollë, një vajzë e cila vinte nga një fshat i Fierit, përball një Tirane kaotike. Duhet të gjeja punë, por nuk kisha mbështetje”, është shprehur Mirela.

Me 50 mijë lekë të vjetra kam ardhur në Tiranë ditën e parë. Babi im kur ka shkuae për të kërkuar bursë, është nxjerr jashtë, madje është qëlluar nga Kryetari i Komunës” rrëfehet me lotë në sy Mirela Ruko, gjatë një interviste të para disa muajve.