Universiteti i Gjakovës

Studentët në Gjakovë probleme mes vete, diskreditojnë profesorin

Parlamenti studentor në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani" duket se ka probleme.

Periskopi.com Lajme

Problemet e tyre po shfaqen edhe jashtë, kështu duke dëmtuar imazhin e shumë profesorëve e edhe më shumë.

Nga një adresë elektronike e tyre një ditë më parë, është dërguar njoftimi se profesori Shemsi Morina ka tri poste akademike, dhe studentët janë ankuar se profesori nuk po shkon i rregullt në ligjërata.

Shemsi Morina me tri poste akademike, studentët ankohen

Por, sot kanë reaguar të gjithë, edhe ata që nuk janë të përfshirë mes tyre edhe kryetarja e këtij Parlamenti, Miranda Lushaj.

Ajo thotë se emaili paraprak nuk është zyrtar, dhe flet për Morinën.

“Shemsi Morina është një ndër profesorët më të rregullt brenda Fakultetit të Edukimit, profesori Morina jo vetëm që është i rregullt mirëpo është shumë i përgatitur akademikisht, është një ndër profesorët që është i gatshëm gjithmonë të ofrojë më shumë material sesa i kërkon një student, këtë e them me përgjegjësinë e plotë edhe si Kryetare e Parlamentit Studentor mirëpo edhe si studente e profesorit Shemsi ngase e di se sa i përgatitur dhe i rregullt është profesor”, thotë ajo për Periskopi

Për Morinën ka folur edhe dekani i Fakultetit të Edukimit në këtë Univesristet, Ilir Kelmendi.

Për Periskopi.com ai thotë se Morina nuk ka marrëdhënie të rregullt, është doktor shkence i diplomuar dhe ka angazhim një vjeçar në këtë universitet.

“Edhe në Universitetin e Gjakovës edhe në të Prizrenit është ligjërues i angazhuar, që maksimumi i orëve për të janë 5 në javë, deri më tani asnjëherë nuk ka thënë askush që ai është vonuar e aq më pak ka munguar në ligjërata”, tha Kelmendi për Periskopi.com

Por, tashmë ka folur edhe vet Shemsi Morina.

Doktori i Shkencave thotë se e di kush po ia bënë këtë me qëllim, por është i gatshëm të dal para gjithkujt dhe gjithçkaje nëse kanë vërejtje në punën e tij.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur me mungu. Jam shumë i sigurt që nuk ka studentë që thotë për mua që nuk jap maksimumin në ligjërata, nëse ka të tillë atëherë jap përgjegjësi. Jam profesor i angazhuar në Universiteti i Gjakovës dhe Prizrenit, në Malishevë i rregullt, në pesë shkolla, pra jam pedagog”, tha ai për Periskopi.com

Shemsi Morina, doktori i shkencave psikologjike dhe pedagogjike kohë më parë, pati paditur Komunën e Malishevës për kthim në vendin e punës.

Morina që ishte drejtor i shkollës në Astrazub të Malishevës, i larguar nga puna pas ardhjes në pushtet të Ragip Begajt.

Udhëzimi Administrativ 8/2014 ka të bëjë me procedurat e zgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve edukativo-arsimore, ndërsa në nenin 9 parasheh ruajtjen e vendit të punës për drejtorët ose zëvendësdrejtorët që u përfundon mandati, ose shkarkohen, nëse ata më parë kanë punuar në sistemin arsimor.

Morina u largua nga puna në vitin 2014, ndërsa pastaj Gjykata e Apelit urdhëroi kthimin e tij në punë në qershor të vitit të kaluar. Ai qëndroi si drejtor në shkollën e Astrazubit deri në përfundim të kontratës më 1 tetor 2015.

Prokuroria Speciale e Kosovës për largimin nga puna të Shemsi Morinës po e akuzon Ragip Begajn për keqpërdorim detyre.

Nga kjo kohë Morina është i papunë, pasi Komuna e Malishevës nuk ia vazhdoi kontratën me arsyetimin se nuk ka buxhet dhe vende të lira pune në sistemin arsimor të saj.

Morina ka përvojë pune 12 vjeçare./ Periskopi