Edita Tahiri

Tahiri thotë se Serbia mbetet jashtë BE-së nëse e pengon Kosovën në UNESCO

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se nëse Serbia mendon t’i ndal bisedimet në Bruksel pas anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, atëherë do t’ia ndal vetes rrugën për në Bashkimin Evropian.

Periskopi.com Lajme

Kjo deklarata vjen pas paralajmërimit të Presidentit të Nikoliqit, për ndërprerje të bisedimeve të Serbisë me Kosovën.

“Nëse Serbia mendon t’i ndal bisedimet në Bruksel pas anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, atëherë do t’ia ndal vetes rrugën për BE. Kjo për Nikoliqin nuk është problem, sepse ai krejt çka sheh është Rusia, sepse ka një shikim të mbrapsht në politikat e jashtme”, ka thënë ministrja Tahiri përmes telefonit.

Sipas saj, mbase zyrtarët tjerë të Serbisë do të duhej të shihnin me rezerve këto qëndrime të Nikoliqit.

UNESCO

Vuçiq shpreson të mos ndodhë pranimi i Kosovës në UNESCO

Presidenti serb Tomislav Nikoliq sot në një intervistë për të përditshmen “Politika” ka thënë se duhet të ndërpritet dialogu me Prishtinën nëse Kosova pranohet në UNESCO.

Periskopi.com Lajme

Për këtë ka folur edhe kryeministri Aleksander Vuçiq, teksa ka folur në 100-ditshin e Qeverisë së re të Serbisë, transmeton Koha.net.

“Po e kuptoj atë çka Nikoliq ka tentuar t’iu thotë vendeve që do të votonin për këtë çështje”, ka thënë shkurt Vuçiq, duke shtuar se do të flasë kur të vije koha, që ndoshta nuk do të vijë fare sepse, sipas Vuçiqit, po luftojnë fuqishëm kundër atij vendimi.

“Nuk mund të paragjykoj se çfarë do të ndodhë në rastin nëse Kosova do të pranohet në UNESCO, ngaqë Serbia po luftën kundër atij vendimi”, përfundoi ai.