Kosova, Amerika dhe UNDP me marrëveshje bashkëpunimi në luftës kundër ekstremizmit

Të mërkurën u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në Fushën e Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Ndërmjet Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Periskopi.com Lajme

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delaëie dhe koordinatori për zhvillim dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Andreë Russell, raporton Periskopi

Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi, ofron kornizën e përgjithshme të bashkëpunimit ndërmjet ZKM-së, Ambasadës së SHBA-së dhe UNDP-së për zbatimin e një projekti për të kryer një vlerësim bazik të luftëtarëve të huaj që vijnë ose që janë të lidhur me Kosovën.

Qëllimi i projektit është që të prodhojë një vlerësim gjithëpërfshirës që mund të përdoret për hartim të politikave të bazuara në dëshmi për parandalimin e radikalizimit të dhunshëm në burgje dhe në komunitete, për të informuar aktivitetet për deradikalizëm dhe riintegrim, si dhe për të siguruar një drejtim strategjik për Strategjinë e Kosovës për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e saj të Veprimit./ Periskopi

zkp-004 zkp-002

UNDP dhuron paisje njësive emergjente komunale

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), pëmes projektit Zvoglimi i Rreziqeve nga Fatkeqësitë, tanimë disa vite është duke asistuar zonat e prekura nga vërshimet dhe fatkeqësitë tjera natyrore.

Periskopi.com Uncategorized

Në vazhdën e kësaj asistence, sot u dorëzuan paisje në komunat e Gllogocit dhe Malishevës, pikërisht ekipeve të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit. Ky donacion i sotëm, që kap vlerën prej afro 18,000 Euro, është pjesë e përpjekjeve të rimëkëmbjes nga përmbytjet që në vazhdimësi prekin rëndë Gllogocin dhe Malishevën.

Me kërkesë të komunave për mbështetje, UNDP së pari bëri vlerësimin e nevojave pas fatkeqësive si dhe përpiloi planin e veprimit, ndihmoi në koordinimin mes komunave dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, dhe  në bazë të vlerësimit i dhuroi një sërë paisjesh themelore për ndihmë në rast vërshimesh që përfshinë ndër të tjera, çizme të gomës, veshje rezistente ndaj ujit, thasë për pengimin e depërtimit të ujit, megafonë, gjeneratorë, dhe lopata. Nga dy pompa motorike për nxjerrjen e ujit dhe llymit për secilën komunë do të dorëzohen në dhjetor.

Zyrtarët komunal kanë vlerësuar këtë donacion që do të lehtësojë në masë të madhe punën e ekipeve të ndërhyrjeve emergjente në rastet e vërshimeve në këtë rajon.

img_5861 img_5797

Nis projekti demonstrues për zbutje të ndryshimeve klimatike dhe përshtatje

Në kuadër të projektit "Forcimi i agjendës për ndryshime klimatike në Kosovë" (SLED2) që implementohet nga organizatat partnere "CEED Kosova" nga Prishtina, "Agrobiznesi" nga Rahoveci dhe AKEREE nga Prizreni, me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe mbështetje të UNDP-së, të mërkuren, më 19 tetor, filloi implementimi i "Projekti demonstrues për mbrojtjen e pyjeve".

Periskopi.com Lajme

Në kuadër të aktiviteteve të këtij projekti do të mbillen 8000 fidane, prej te cilave 2500 do të jenë fidanë të drunjëve halorë trevjeçar (Pinus Nigra), 4500 fidanë të drunjëve halorë trevjeçar (Picea Abies – Hormoqi) dhe 1000 fidanë njëvjeçar të mollës së egër.

Lokacioni i mbjelljes gjendet në Malet e Sharrit në Komunën e Prizrenit, ndërsa ngastra e mbjelljes është e caktuar nga Agjencia e Pyjeve e Kosovës (APK). Mbjellja e fidanëve organizohet nga Projekti në bashkëpunim me Qendrën për Punësim në Prizren e cila ka siguruar 10 punëtorë të cilët do të bëjnë mbjelljen.

Qëllimet e implementimit të këtij projekti demonstrues janë:

-ngritja e vetëdijësimit për ndryshimet klimatike, promovimin e masave të përshtatjes dhe zbutjes së ndikimeve të këtyre ndryshimeve,

– promovimi i ripyllëzimit në Kosovë për rritjen e sasisë së biomasës drusore për përdorim si lëndë djegëse për ngrohje në Kosovë,

– promovimi i pyllëzimit të sipërfaqeve të zhveshura për të evituar erozionin e dheut,

– rritja e diversitetit të bimëve në pyje,

– rritja e produktivitetit të pyjeve,

– rritja e sipërfaqes së pyjeve që rrit edhe mundesinë e absorbimit të CO2,

– krijimi i korridoreve për migrimin e kafshëve,

Në aspektin e këshillimeve profesionale, projekti është duke bashkëpunuar ngushtë me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës në Prizren si dhe me Autoritetin Pyjor Komunal në Kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prizrenit.

Që projekti të jetë i suksesshëm, nevojitet edhe përkujdesje e vazhdueshme e fidanëve pas mbjelljes. Agjencia e Pyjeve të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës në Prizren, do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e zonës së pyllëzuar dhe përkujdesjen për rritjen e tyre ndërsa Autoriteti Pyjor Komunal në Kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prizrenit, do të kujdeset për ruajtjen nga dëmtimet njerëzore dhe prerjen e paautorizuar.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Agjendës për Ndryshime Klimatike në Kosovë” (SLED2), me synim që të ngritë vetëdijen e qytetarëve për ndryshimet klimatike. Ky projekt financohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA) dhe nga UNDP.

  SLED_1