Ulrike Lunacek

Lunaçek tregon se çka i thanë spanjollët kur kërkoi njohjen e Kosovës

Nënkryetarja e Parlamentit Europian dhe raportuesja për Kosovë, Ulrike Lunaçek ka zbuluar bisedimet me Spanjën për njohjen e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka thënë se ata shqetësohen për Kataloninë, transmeton Koha.net.

“Kur kam biseduar me spanjollët ata më thoni se janë të shqetësuar se si Kosova u nda nga Serbia, që mund të ketë efekt edhe mbi Kataloninë”, tha Lunaçek, teksa vazhdoi të tregonte edhe përgjigjen e saj: “Megjithatë, asnjë nga qeveritë demokratike të Frankos në Spanjë nuk kanë bërë në Kataloni, atë që ka bërë Slobodan Millosheviqi në Kosovë ndaj shqiptarëve”.

Lunaçek më tej tha se mosnjohja e pesë vendeve të BE-së po e bën me nerva dhe e sheh krejt si absurde këtë gjë.

Ulrike LUNACEK

Lunacek viziton Kosovën

Me rastin e publikimit të Raportit për Kosovën 2016 nga Komisioni Evropian, Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek viziton Kosovën.

Periskopi.com Lajme

Periskopi raporton se ajo do të jetë nesër, e enjte, do të jetë në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë në orën 16:00./ Periskopi

Ulrike Lunacek

Lunacek thotë se liberalizimi i vizave varet nga politikanët kosovar

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek shpreh keqardhje që nuk ka progres të mjaftueshëm në Kosovë në lidhje me përmbushjen e dy kritereve të fundit.

Periskopi.com Lajme

Lunacek në përgjigjën për Ineksonline ka thënë se tani politikanët e Kosovës e kanë në duart e tyre çelësin për liberalizimin e vizave.

“Mua me të vërtetë vjen keq që nuk ka përparim të mjaftueshëm në lidhje me përmbushjen e dy kritereve të fundit, siç është ratifikimi ende në pritje i marrëveshjes kufitare me Malin e Zi  në Kuvend dhe kriterit tjetër ku Qeveria e Kosovës duhet për të ofruar përparim të mëtejshëm në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta të hierarkisë”, ka potencuar ajo.

Lunacek ka thënë se është duke ofruar mbështetjen e saj të plotë dhe se do të bëj gjithçka që është në fuqinë e saj time për të mbështetur edhe më tej Kosovën në këtë rrugën saj integruese në mënyrë që të marrë një përgjigje pozitive nga Parlamenti Evropian.

“Jam e bindur se qytetarët e Kosovës e meritojnë heqjen e vizave me shpejt të jetë e mundur. Mungesa e perspektivës për lirinë e lëvizjes në zonën shchengen është një situatë e papranueshme që duhet të marr fund”, ka thënë Lunacek.