ukshin-hoti

Vëllai i Ukshin Hotit e pranon se nipi i tij Andini po gënjen për grafitet (Foto)

Djali i Ukshin Hotit, Andini dje ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për fshirjen e garfiteve "Kush është Ukshin Hoti" dhe i ka zëvendësuar me ato " Drejtësi për Astritin", nëpër muret e Ministrisë së Kulturës, ku punon ai.

Periskopi.com Lajme

 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënësit të VV-së, Frashër Krasniqi, i cili ka mohuar se ku subjekt ka gisht në fshirjen e garfiteve për Ukshin Hotin, duke quajtur djalin e tij -Andinin gënjeshtar, pasi ato grafite sipas VV-së i ka fshirë Ministria e Kulturës.

Me deklaratat e Vetëvendosjes është pajtuar edhe Afrim Hoti – axha i Andinit.

Ai këtë e ka konfirmuar me anë të shpërndarjes në Facebook, të lajmit ku thuhet se Andin Hoti gënjeu se Vetëvendosje i fshiu grafitet për atin e tij, pasi atë e ka bërë Ministria e Kulturës, ku punon ai./Periskopi/

15301233_1675717342454039_1542727414_n

15220044_10155497721393858_3787485281693243383_n

A i fshiu Vetevendosje grafitet për Ukshin Hotin?

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka reaguar në lidhje me akuzat e djalin të Ukshin hotit, Andinit se VV-ja ka fshirë mbishkrimet “Ku është Ukshin Hoti” dhe i ka zëvendësuar me ato ku kërkohet drejtësi për Astrit Deharin.

Periskopi.com Lajme

Akuzat e Hotit, Krasniqi i ka quajtur gënjeshtra të bëra duke përdorur emrin e heroit Ukshin Hoti nga i biri i tij, transmeton Periskopi.

“Është tejet shqetësuese kur plasohet një gënjeshtër publike, e aq më shumë kur e njëjta bëhet duke keqpërdorur emrat e heronjve. Është për keqardhje keqpërdorimi i emrit të Ukshin Hotit nga i biri i tij, Andini, i cili sot deklaroi se Lëvizja VETËVENDOSJE! paska fshirë grafitet “Ku është Ukshin Hoti?” e në vend të tyre paska shkuar grafitet “Drejtësi për Asttritin”. Për këtë ai kishte bashkangjitur fotografi të ndërtesës së Ministrisë së Kulturës, ku më parë ka qenë një grafit i Ukshin Hotit e që ishte fshirë më pas, pastaj një tjetër për Astrit Deharin e që ishte fshirë po ashtu, dhe së fundi aty gjendet prapë një grafit për Astrit Deharin, të cilin mbase do ta fshijnë prapë”, ka thënë ai.

Krasniqi ka shtuar se Hoti e di që ato mbishkrime janë fshirë me urdhër të Ministrisë së Kulturës, ku punon ai.

“Andini, i cili është edhe anëtar i PDK-së dhe punon pikërisht në Ministrinë e Kulturës, e di mirë që grafitet e shkruara në këtë ndërtesë janë fshirë me urdhëra të kësaj Ministrie, pasi që për mirëmbajtjen (lyerjen) e ndërteses përkujdeset dhe e bënë vetë Ministria”, shprehet Krasniqi.

Ai ak theksuar se VV-ja në vazhdimësi ka kërkuar zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe nuk i ka fshirë këto mbishkrime .

“Lëvizja VETËVENDOSJE! përveçse e ndjek platformën e Ukshin Hotit, në vazhdimësi ka kërkuar që të zbardhet fati i tij. Kurse Qeveria e Kosovës, as nuk e ndjek rrugën e tij, e për fat të keq nuk ka bërë asnjë hap për zbardhjen e fatit të tij dhe mijëra të zhdukurve gjatë luftës.Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk i ka fshirë grafitet e Ukshin Hotit, dhe një gjë të tillë nuk do ta bëjë asnjëherë ndaj asnjë grafiti që kërkon drejtësi, e sidomos për Ukshin Hotin, i cili mbetet njëri nga mendjet më të ndritura shqiptare”, shton Krasniqi./Periskopi/

ukshini-shtatorja-780x439

Përurohet shtatorja e Ukshin Hotit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka përuruar sot shtatoren e Ukshin Hotit në oborin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Periskopi.com Lajme

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se ndihet i nderuar, që sot, në këtë vend të edukimit të brezave të ri, po përuron shtatoren e njërit prej personaliteteve më të shquar të luftës për liri dhe pavarësi.

“Ukshin Hoti ishte dhe mbeti deri në fund veprimtar i pakompromis i lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës.

Ai ishte ideologu, që me guximin e tij politik dhe mendimin e thellë intelektual frymëzonte këtë lëvizje. Ai ishte në kuptimin e plotë të fjalës filozofi i çështjes sonë kombëtare”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit ka thënë se në fillim të viteve ‘80 të shekullit të kaluar, kur terrori i regjimit jugosllav po përgjakte rininë e Kosovës, kur shumë kush e zgjodhi heshtjen dhe mbylljen e syve, Ukshin Hoti ngriti zërin e protestës dhe kundërshtimit.

“Ngriti zërin e protestës, sepse besonte fuqishëm se dija dhe intelektuali kanë kuptim vetëm duke qenë në shërbim të lirisë, dinjitetit njerëzor e kombëtar. Dhe Ukshin Hoti i qëndroj deri në fund këtij besimi. U përpoqën ta joshin me poste, por nuk e bën dot ideolog të sistemit. E burgosën, por nuk ia thyen dot përcaktimin intelektual e kombëtar”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Ai ka thënë se Ukshin Hoti ndoqi rrugën e Hasan Prishtinës.

“Ashtu si Hasan Prishtina, ai në vend të posteve zgjodhi rrugën e disidencës”, ka thënë Veseli. Amensty International, në vitin 1983 e kishte shpallur Ukshin Hotin të burgosur të ndërgjegjes. Në këtë mënyrë, Veseli tha se emri i tij iu bashkua listës së gjatë të disidentëve që po luftonin për liritë njerëzore gjithandej botës komuniste.

“Në vitet ‘90 kur lëvizja jonë kombëtare po përgatiste formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, regjimi përsëri e burgosi Ukshin Hotin. E izoluan, sepse e dinin shumë mirë se filozofi i çështjes shqiptare do të bëhej zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, përsëri dështuan. Dështuan, sepse tashmë Ukshin Hoti ishte kthyer në ikonë të lëvizjes sonë kombëtare”, ka thënë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se Kosova sot është e lirë, shtet i pavarur dhe sovran, por plagët e luftës ende nuk na janë shëruar.

“Janë më mijëra qytetarë të pagjetur Kosovës, për fatin e të cilëve ende shteti serb nuk jep përgjigje se ku janë. Në mesin e tyre është edhe profesori Ukshin Hoti. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë derisa të dihet fati i tyre dhe të vendoset drejtësia për ta dhe për Ukshin Hotin”, ka thënë ai.

Kreu i Kuvendit ka thënë se duhet të punojmë shumë, pa u lodhur asnjëherë, për ta forcuar shtetin, për ta zhvilluar ekonominë dhe për t’i fuqizuar universitetet tona, në mënyrë që t’iu krijojmë perspektivë të sigurt të rinjve tanë në Kosovë. /Telegrafi/

ukshin-hoti

Përurohet shtatorja e Ukshin Hotit

Sot pranë objektit të Universitetit të Prizrenit, përurohet shtatorja e dijetarit shqiptar Ukshin Hoti.

Periskopi.com Lajme

 

Për ndër të Profesor Hotit, Universiteti i Prizrenit, emrin e të cilit e mban, do të mbajë edhe një akademi përkujtimore.Profesor Ukshin Hoti është arrestuar nga pushtuesit serb në vitet e 90-ta dhe ishte dënuar me disa vite burg. Lufta atë e gjënë në burgun e Dubravës, si shumë të dënuar tjerë politik dhe që nga pranvera e vitit 1999, kur Hoti ishte nxjerr nga burgu me preteks për kinse përfundim të burgut, forcat e armikut e kanë dërguar në drejtim të panjohur dhe për fatin e tij nuk dihet ende asgjë./KosovaPress/

Ukshin Hoti

Bust për Ukshin Hotin

Të dielën në Prizren vendoset busti i Ukshin Hotit.

Periskopi.com Lajme

Intelektual, filozof, veprimtar, thuhet se Ukshin Hoti ishte një ndër ata që arkitektoi lirinë e Kosovës. Në nderim të tij, universiteti i Prizrenit që edhe mbanë emrin e Hotit, do të vendos bustin.

Zbulimi i bustit bëhet në orën 12:00.

Fati i tij nuk dihet. Ai ende është i zhdukur./ Periskopi

UKSHIN HOTI 2

Të shtunën zbulohet shtatorja e Ukshin Hotit në Prizren

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren në bashkëpunim me komunën e Prizrenit, fillon sot aktivitetet e organizuara për nder të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.

Periskopi.com Lajme

Agjenda

25 nëntor 2016

Ora 15:00, Finalja e turneut në futboll të vogël dhe ndarja e shpërblimeve

(Qendra Sportive ‘Sezai Surroi’)

26 nëntor 2016

Ora 11:00, Orë e madhe Letrare “Për ty Ukshin” (Amfiteatri i UPZ-së)

Ora 13:00, Marsh i studentëve për Ukshin Hotin

27 nëntor 2016

Ora 11:00, Akademi Solemne (Amfiteatri i UPZ-së)

Ora 12:00, Zbulimi i shtatores së Ukshin Hotit.