Moskë: Studenti rrahet për shkak të flamurit ukrainas

Një student pasuniversitar në Universitetin Shtetëror të Moskës thotë se është rrahur dhe hetuar nga Shërbimi i Sigurisë Federale të Rusisë (FSB), pasi e ka ekspozuar një flamur të Ukrainës, në trevjetorin e aneksimit ilegal të Krimesë nga ana e Rusisë.

Periskopi.com Uncategorized

Ky person i tha sot Radios Evropa e Lirë se quhet Farukh dhe se ishte rrahur dhe marrë në pyetje për dy orë nga oficerët e FSB-së. Po ashtu, ai ishte detyruar ta shkruaj një deklaratë me të cilën pajtohet që të punoj si informator i FSB-së.

Sipas këtij personi, oficerët i ishin kërcënuar se do ta përjashtonin nga universiteti, nëse nuk e nënshkruan deklaratën për bashkëpunim.

Incidenti me ngritje të flamurit ka ndodhur më 18 mars, gjatë një koncerti për shënimin e trevjetorit të aneksimit të Krimesës së Ukrainës nga ana e Rusisë. Në këtë koncert të mbajtur në kompleskin universitar, ishin të pranishëm qindra mijëra shikues.

Personi Farukh tha se e kishte valvitur flamurin ukrainas nga dritarja e dhomës së tij në konvikt për të protestuar kundër sasisë së parave shtetërore, që janë shpenzuar për festimin e këtij përvjetori, derisa konviktet e studentëve pothuajse gjysmë të shkatërruara janë lënë pasdore për dekada me radhë.

Ukraina pezullon tregtinë me zonat e kontrolluara nga separatistët

Këshilli për Siguri dhe Mbrojtje i Ukrainës thotë se Kievi ka pezulluar të gjithë qarkullimin e mallrave në zonat e kontrolluara nga separatistët që mbështeten nga Rusia.

Periskopi.com Lajme

 

Sekretari i Këshillit, Oleksandr Turchynov ka njoftuar për këtë vendim sot, pasi presidenti Petro Poroshenko propozoi pezullimin.

Ky zhvillim vjen një ditë pasi qeveria ndërmorri hapa për t’i dhënë fund bllokadës së rrugës nga ukrainasit, që kundërshtojnë tregtinë me separatistët, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha në lindje të vendit.

Poroshenko tha se vetëm mallrat humanitare do të lejohen të kalojnë në zonat e mbajtura nga separatistët në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskit.

Sipas Turchynov, vendimi për bllokimin e mallrave do të mbes në fuqi derisa separatistët e mbështetur nga Moska, derisa speratistët t’ia rikthejnë nën kontroll Kivit, kompanitë në Donbas, ashtu siç ishin pajtuar në marrëveshjen e vitit 2015, të arritur në Minsk.

1 milion fëmijë në Ukrainën lindore kanë nevojë urgjente për ndihmë

Kombet e Bashkuara kanë thënë se numri i fëmijëve që kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare në Ukrainën lindore gati është dyfishuar gjatë vitit të kaluar.

Periskopi.com Lajme

Numri i këtyre fëmijëve ka arritur në 1 milion.

UNICEF përmes një raporti thotë se kriza është rezultat i “përkeqësimit të vazhdueshëm” të jetës në Ukrainën lindore, ku vlerësohet se 1.7 milion njerëz janë zhvendosur brenda vendit për shkak të dhunës në këtë rajon të Ukrainës.

Mbi 9750 njerëz janë vrarë prejse konflikti ka nisur në prill të vitit 2014 në mes të forcave qeveritare të Kievit dhe separatistëve pro Kremlinit.

“Kjo është një urgjencë e padukshme – një krizë që shumica e botës e ka harruar”, thotë Giovanna Berberis, përfaqësuesja e UNICEF-it në Ukrainë.

Organizata e OKB-së ka thënë se situata është e keqe sidomos për 200 mijë fëmijë që jetojnë brenda 15 km. në të dy anët e zonës së konfliktit në Ukrainën lindore.

UNICEF sërish ka bërë thirrje te të gjitha palët që menjëherë t’i përkushtohen armëpushimit të arritur në Minsk në vitin 2015 dhe të respektojnë ligjin humanitar ndërkombëtar./Rel/.

A do të ndërtojë Ukraina një mur për të mbajtur larg rusët?

Temperatura ra deri në minus 12 C në lindje të Ukrainës dhe po vazhdon të bjerë. Të mërkurën pasdite mbi 200 automjete të mbushura me qese plastike, valixhe dhe udhëtarëve të lodhur po kalonin në Mariinka, pika e kontrollit në pjesën e rajonit të Donetskut, që është nën kontrollin e militantëve rebele.

Anna NEMTSOVA Opinione

Disa prej njerëzve kanë pritur për më shumë se tetë orë, por asnjëri prej tyre nuk guxoi të dilte jashtë dhe të vinte këmbët në fushat përreth, të cilat janë të “mbjella”me mina tokësore. Kështu ata qëndruan në mesin e automjete të blinduara dhe trupave ushtarëve ukrainas në zyrat e shërbimit të sigurisë, duke pritur, dhe duke pritur … për të kaluar përmes kontrollit doganor në drejtim të territorit separatist të mbështetur nga Rusia.

Minat nuk janë i vetmi rrezik. Militantët  pro-rus shpesh gjuajnë me armë zjarri në drejtim të pikës se kontrollit. Ushtria ukrainase raportoi tre ushtarë të plagosur më 25 janar, duke shtuar se qindra ushtarakë dhe civilë të vrarë janë plagosur gjatë muajve të fundit.

Pika është e rrezikshme, kalimi tejet rraskapitës, por ajo vazhdon të punojë, duke i bërë kontrabandistët më të pasur dhe kritikët e korrupsionit të zemëruar. Por kjo mund të ndryshojë. Në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, po diskutohet ideja nëse duhet= ndërtuar një mur fizik, përvec atij “virtual” në vijën e frontit 400 kilometrësh me gjysëm zonën rebele të Donbas.

Ndoshta kjo mund të bëhet, ndoshta jo, sepse kostot financiare për një mur të fortë do të jenë të mëdha,  minat tokësore dhe pikat mbyllura të kontrollit do të jetë relativisht të lira. Por, në çdo rast, ideja zemëron Yevgeny Vilinsky, zëvendës guvernatorin e rajonit të Donetskut. Lufta gati tre-vjeçar ka vrarë më shumë se 10.000 njerëz.

Ajo ka lënë pothuajse 2 milion vetë pa shtëpi në Donba dhe vazhdon të vrasë dhjetëra te tjerë çdo muaj. Në qytetin e Mariinka disa prej shtëpive të shkatërruara, janë riparuar, por një snajper është shkrepur në një nga dritaret e reja.

“Është sikur ata janë duke na tallur”, tha kreu i administratës së qytetit, Aleksandër Teslia.

Të premten, OSBE-ja (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) paralajmëroi në lidhje me katastrofën humanitare dhe ekologjike në zonat e prekura nga konflikti në Donetsk dhe Luhansk, pasi të dyja forcat ukrainase dhe militantët pro-rusë goditën me predha dhe artileri të vogla stacionet e pastrimit të ujit duke lënë qindra mijëra banorë pa ujë në këtë dimër të akullt.

Çfarë do të thotë të lësh gjysmën e këtyre njërëzve prapa murit në pjesën e kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Moska?

“Ata nuk kanë për të ndërtuar murin, toka përgjatë gjithë pikave të kontaktit është e  minuar” ka thënë Teslia, im cili mori më pas frymë dhe foli me forcë: ” Ky nuk është kufiri mes Kalifornisë dhe Meksikës….këto janë familje që janë pjesë e një populli…vetëm idiotët mund të mos mendojnë për këtë! ”

Vilinsky , një tjetër banor tha se muri në Donbas në çdo formë të mundshme,  do të ishte më  keq se muri i Donald Trump. Krahasimi vjen në mendjen e shumë ukrainasve këto ditë.

Si rebelët e kontrolluar nga rusët, ashtu edhe ata të kontrolluar nga Kievi,  që sëbashku përbëjnë gati 4 milionë njerëzit që jetojnë në territorin e Donetsk , janë qytetarë ukrainas. Për të ndarë zyrtarisht Donbasin, duke izoluar mijëra njerëz pro-rus nga  ata pro-vendeve pro-perëndimore, do të thotë t’i tradhtosh dhe t’i braktisësh ata që i kanë qëndruar gjithmonë besnikë Ukrainës.

“Moska synon të zbatojë një skenar çeçen të frikës totale për të  terrorizuar shoqërinë anti-Kremlinit”, tha zëvendës- guvernatori – Por unë jam i sigurt se ne mund të bëjmë më mirë për riintegrimin gradual të rajoneve rebele në Ukrainë, sesa një mur.”

/ The Daily Beast – Përshtati Syri.net/

Ukraina prodhon avionin e parë pa pjesë ruse

Kompania shtetërore ukrainase e prodhimit dhe servisimit të avionëve "Antonov" ka prodhuar avion në të cilin nuk ka pjesë ruse.

Periskopi.com Lajme

Në Kiev u realizua promovimi i avionit të parë të llojit An-132 D. Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko i cili mori pjesë në ceremoninë e promovimit, në fjalimin e tij tha se “Avioni i llojit An-132D u prodhua për një kohë rekord prej një viti e gjysmë”.

Poroshenko tha se “Antonov” ka krijuar mundësi të reja për prodhuesit ukrainas në një periudhë të agresionit rus, duke falënderuar më tej Arabinë Saudite për porositjen e prodhimit dhe kontributin e dhënë, raporton Anadolu Agency (AA)

Ukraina nis provat raketore në Detin e Zi, “mobilizohet” Rusia

Ukraina ka nisur provat raketore në Detin e Zi, ndërkohë që Rusia raportohet se i ka vënë në gatishmëri të lartë forcat e saj të mbrojtjes në Gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Volodymyr Kryzhanovsky, tha se provat, të cilat do të zgjasin dy ditë, po zhvillohen së paku 30 kilometra larg hapësirës ajrore të Krimesë.

Ai tha se provat po bëhen në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe shtoi se ushtria e Ukrainës është e gatshme për “çdo zhvillim”.

Kievi ka thënë se qëllim i ushtrimeve është të forcohen kapacitetet e mbrojtjes.

Gadishulli ukrainas i Krimesë është aneksuar nga Rusia në mars të vitit 2014.

Në shtator, Rusia ka mbajtur stërvitje ushtarake, në shkallë të gjerë, në gjithë qarkun e saj jugor ushtarak, duke përfshirë për herë të parë edhe Krimenë. /rel/

Janukoviç është penduar që nuk e përdori ushtrinë kundër popullit sa ishte president

Ish-Presidentit i Ukrainës, Viktor Janukoviç, deklaroi se gabimi i tij i vetëm ishte që nuk nxori ushtrinë kundër popullit dhe që shpalli shtetin ushtarak, duke vënë në zbatim planin Marshall, për të shtypur revoltën pro-evropiane. Ish-presidenti ukrainas, tha se kjo do të ishte mënyra e vetme për t’u rezistuar rebelëve të pushtetit, por nënvizoi se ai nuk mundi të provokonte një gjakderdhje.

Periskopi.com Lajme

Janukoviç kishte mbështetjen e Moskës për të vazhduar pushtetin e tij anti-evropian.

Pas largimit të tij, Rusia aneksoi Krimen, ndërsa disa territore të tjera të Ukrainës vazhdojnë të jenë nën kontrollin e separatistëve rusë.

Viktor Janukoviç gjendet në azil në Rusi. Ai akuzohet nga drejtësia ukrainase për vrasje masive ndaj protestuesve në vitin 2014./ Alsat M

BE ia heq vizat Ukrainës, Kosovën e lë në pritje

Njëzet e tetë vendet e Bashkimit Evropian të enjten në parim e kanë miratuar heqjen e vizave për qytetarët e Ukrainës.

Periskopi.com Lajme

Tani e tutje të gjithë qytetarët e Ukrainës që dëshirojnë të udhëtojnë në vendet e  BE-së, mund ta realizojnë këtë pa viza me të drejtë qëndrimi për 3 muaj brenda një viti, raporton Hina.

Një muaj më parë BE i ka hequr vizat edhe për Gjeorgjinë, raporton lajmi

Të vetmet vende evropiane që kanë mbetur nën regjimin e vizave, janë Kosova dhe Turqia.

Në verën e këtij viti, Kosova kishte marrë rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave, e cila gjë pritej të ndodhte mese largu në shtator apo tetor të këtij viti, por ende nuk ka një datë të caktuar se kur BE do të votojë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Oleksandr Aleksandrovych

Rusia mund të heq dorë nga Kosova për shkak të Krimesë

Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Oleksandr Aleksandrovych, ka deklaruar se qëndrimi i Ukrainës për të mos njohur pavarësinë e Kosovës, sipas tij, të shpallur njëanshëm, qëndron i njëjtë.

Periskopi.com Lajme

Megjithatë ambasadori Aleksandrovych ka shprehur dyshimin se Rusia mund të “heqë dorë” nga Kosova nëse perëndimi e njeh Krimenë si pjesë të Rusisë, transmeton Gazeta Blic

“Sot Rusia e ruan veton e saj kundër pavarësisë së Kosovës, nesër mund ta heqë. Rusia ka vënë veto jo pse i do serbët por për shkak se kjo i konvenon politikës së tyre. Putin ka thënë se është i gatshëm që të heqë dorë nga Kosova nëse perëndimi e njeh Krimenë. Në politikë nuk ka bashkim dhe vëllazërim, ka vetëm interesa”, insiston Aleksandrovych

Ai ka thënë për portalin “Blic” nga Beogradi se Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet dhe rikujtoj se ky shtet, në kualifikimet e kampionatit evropian 2017 në basketboll, dhe kampionatit botëror 2018 në futboll, është në grupe të njëjta me Kosovën por ka vendosur që takimet e veta, me Kosovën, t’i luajë jashtë kufijve të Ukrainës.

“Në të kundërtën do të duhej t’ua pranojmë pasaportat si legjitime. Në anën tjetër, rusët kanë pranuar qytetarët me pasaporta të Kosovës”, tha Aleksandrovych.

Ambasadori mendon se Serbia me Ukrainën ka më shumë gjëra të përbashkëta se me Rusinë.

“Ne poashtu jemi popull ortodoks. Ju e keni Kosovën, ne e kemi Krimenë dhe Ukrainën lindore. Ashtu si edhe në Kosovë, këtu erdhën njerëz me sasi shumë të madhe armësh, që i morën nga jashtë dhe na morën territorin”, thotë Aleksandrovych.

Duke folur për situatën në Ukrainë, ambasadori thekson se “kemi të bëjmë më agresion të Rusisë” dhe që perëndimi po përpiqet të ndihmojë.

Ky ishte skandali para ndeshjes Ukrainë-Kosovë

Ukraina është bërë pjesë e një skandalit të biletave, të ndodhur para ndeshjes me Kosovën, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit të Rusisë.

Periskopi.com Sporti

Portali ukrainas prosport.tsn.ua, përcjellë Zeri.info, shkruan se online janë shitur blerë 57 bileta. Dhe, në ditën e ndeshjes ato janë shitur për shuma tepër të larta.

Madje, ky portal shkruan se tifozët i kanë shitur biletat deri në 200 dollarë, respektivisht shtatë herë më shtrenjtë se çmimi normal, që ishte rreth 30 dollarë, raporton Zeri.info.

Në këtë ndeshje, të zhvilluar në Krakovi të Polonisë, janë lejuar të futen në stadium vetëm 1000 shikues. Ukraina e mposhti Kosovën 3:0.

Ujkani: Mund të rikthenim rezultatin

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka folur pas humbjes nga Ukraina 3:0.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se skuadra e tij ka mundur të bëjë më shumë në këtë ndeshje.

“Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë. Goli i parë erdhi pasi nuk e dhamë ne golin. Golat e dytë dhe të tretë erdhën në një moment shumë të keq. Duhet t’i analizojmë ato pasi nuk bën të na ndodhin më. E dimë se kemi mundur të bëjmë shumë më shumë. Kemi mundur të rikthejmë rezultatin, Berisha goditi shtyllën, krijuam raste me guxim, por duhet të punojmë shumë pasi jemi në rrugë të dejtë”, ka thënë Ujkani. /Periskopi.com

Muriqi: Të mos bëhemi si San Marino

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka folur pas humbjes nga Ukraina 3:0.

Periskopi.com Sporti

Ai kërkon nga bashkëlojtarët e tij të angazhohen më shumë dhe të mos pranojnë më shumë gola.

Ai shton se Kosova nuk duhet të bëhet e dobët si San Marino.

“Duhet që të përmirësohemi. Duhet që të mos mësohemi që të pranojmë gola kaq shumë, që të bëhemi kombëtare e stilit të San Marinos. Ne kemi kualitete dhe duhet të përmirësohemi”, u shpreh Murriqi. /Periskopi.com

Shevchenko me fjalë të mëdha për Kosovën

Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka folur pas fitores së thellë ndaj Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Ukraina mposhti Kosovën me rezultat 3:0.

Shevchenko beson se Kosova ka potencial të madh dhe po luan shumë mirë.

“Kosova po luan shumë mirë. Ata luajtën shumë mirë dhe kanë potencial të madh. Kanë lojtarë të mirë dhe të ardhme të ndritur”, ka thënë Shevchenko pas takimit. /Periskopi.com

Bunjaku: Nuk po kemi fat

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ka folur pas humbjes nga Ukraina me rezultat 3:0.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se skuadrës së tij po u mungon shpeshherë fati.

“Luajtëm më mirë në mbrojtje. Ishim më të organizuar. Ishim më të përqendruar, por prapëseprapë pësuam shumë gola. Kosova sapo ka filluar rrugën, por nganjëherë nuk po kemi fat”, ka thënë pas takimit Bunjaki. /Periskopi.com

Kosova pëson edhe humbjen e dytë radhazi (Video)

Kosova është mposhtur edhe nga Ukraina. 'Dardanët' u mposhtën me rezultat 3:0 në ndeshjen e cila u zhvillua në Krakow të Polonisë.

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar ndeshja Ukrainë-Kosovë, ku ukrainasit shënuan fitore të thellë prej 3:0.

Kosova zhvilloi një lojë më të mirë sesa ndaj Kroacisë ditë më parë, mirëpo nuk arriti të rrëmbejë ndonjë pikë.

Kjo është humbja e dytë e Kosovës në kualifikimet për Botërorin 2018.

Min 87: Ukraina thellon epërsinë në 3:0. Ruslan Rotan ka shënuar golin.

Min 82: Hekuran Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë dhe do të mungojë në sfidën e radhës për Kosovën.

Min 81: Ukraina ka dyfishuar epërsinë, Andriy Yarmolenko ka gjetur rrjetën.

Min 78: Konoplyanka shënon nga pozita jashtë loje dhe goli anulohet, rezultati vazhdon të mbetet 1:0.

Min 78: E pabesueshme: Bernard Berisha godet transversalen, Kosova pranë golit.

Min 77: Fanol Përdedaj largohet nga loja, në vend të tij inkuadrohet mesfushori Valmir Sulejmani.

Min 76: Bernard Berisha kërkon penalti, pasi duket se një mbrojtës ukrainas ka prekur topin me dorë, por gjyqtari nuk reagon.

Min 75: Ukraina ka tentuar 11 herë të shënojë, ndërsa Kosova 5 herë.

Min 74: Ukraina rrezikon nëpërmjet Artem Kravets, por goditja e tij shkon jashtë portës.

Min 69: Kosova dukshëm me lojë më të mirë pas inkuadrimit të Berishës dhe Zenelit.

Min 66: Kosova kryen edhe një zëvendësim. Nga loja largohet Milot Rashica, në lojë futet Arbër Zeneli.

Min 64: Inkuadrimi në lojë i Bernard Berishës ka rezultuar me përmirësimin e dukshëm të lojës së Kosovës.

Min 61: Vedat Muriqi dhe Bernard Berisha me raste të mira për gol.

Min 61: Bernard Berisha godet nga jashtë zonës, por portieri ukrainas pret.

Min 59: Konoplyanka pengohet nga Rashica në zonë dhe kërkon penalti, por gjyqtari sërish nuk reagon.

Min 58: Rashica provon goditjen nga jashtë zonës, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtja ukrainase.

Min 57: Ukrainasit sërish kërkojnë penalti, por gjyqtari holandez heshtë sërish.

Min 55: Yarmolenko rrëzohet në zonë dhe kërkon një penalti, por gjyqtari heshtë.

Min 54: Kosova bënë zëvendësimin e parë. Në lojë hyn Bernard Berisha, nga loja del Alban Meha.

Min 53: Konoplyanka rrezikon sërish portën kosovare, por Ujkani pret topin pa problem.

Min 50: Kosova po u bënë më shumë presion lojtarëve ukrainas.

Min 46: Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Ukrainë-Kosovë.

Përfundon pjesa e parë. Kosova është në disavantazh. ‘Dardanët’ nuk po arrijnë të rrezikojnë skuadrën ukrainase. Në anën tjetër, Ukraina po luan një lojë shumë dominuese. Përveç mungesës së aksioneve të rrjedhshme nga lojtarët kosovarë, ata po kanë probleme edhe në krahat e mbrojtjes. Fanol Përdedaj nuk po arrinë assesi të ndalojë depërtimet e Yevhen Konoplyankas.

Min 43: Oleksandr Zinchenko godet por Ujkani pret.

Min 41: Futbollistët kosovarë kanë nisur të çarkullojnë më shumë topin, por aksione të rrjedhshme ende nuk po arrijnë të krijojnë.

Min 39: Andriy Yarmolenko godet fuqishëm nga krahu i djathtë, por Samir Ujkani mezi pret dhe dërgon topin në korner.

Min 31: Zhbllokohet rezultati. Ukraina shënon nëpërmjet Artem Krevets, ku goditjen e tij e devijoi Amir Rrahmani.

Min 30: Rasti i parë i rrezikshëm nga Kosova. Milot Rashica bën super depërtim, godet, por pret portieri ukrainas.

Min 28: Ukraina rrezikon sërish, Artem Krevets për pak sa nuk dërgon topin në rrjetë pas një pasimi nga ana e djathtë.

Min 25: Futbollistët e Kosovës nuk po arrijnë assesi të organizojnë aksione, ata kanë qëndruar kryesisht në mbrojtje në këto 25 minutat e para.

Min 23: Godet anësori ukrainas Konoplyanka, por topi shkon fare pranë portës së Samir Ujkanit.

Min 21: Situatë e rrezikshme pranë portës së Kosovës pas krosimit të Yarmolenko, por rezultati mbetet 0:0.

Min 18: Futbollistët e Kosovës nuk po arrijnë të organizojnë aksione, madje prej disa minutash nuk kanë kaluar as në gjysmën e fushës së ukrainasve.

Min 15: Konoplyanka depërton nga krahu i majtë dhe godet, por topi shkon jashtë portës.

Min 12: Ukrainasit vazhdojnë të sulmojnë nëpërmjet Yarmolenko dhe Konoplyanka.

Min 5: Ukraina ka nisur një ofanzivë dhe po tenton të krijojë aksione të rrjedhshme.

Min 3: Ukraina tenton nëpërmjet Andriy Yarmolenko, por goditja shkon jashtë portës.

Min 1: Ka nisur në Krakow ndeshja ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës.

/Periskopi.com

Në Krakow ka edhe tifozë shqiptarë

Kosova dhe Ukraina do të luajnë mes vete në takimin e vlefshëm për kualifikimet e botëror ‘Rusi 2018’.

Periskopi.com Sporti

Edhe pse Kosova është mysafirë e Ukrainës, kjo ndeshje do të zhvillohet në Poloni për shkaqe sigurie.

Po për këto shkaqe organizatorët në bashkëpunim me organet e larta të futbollit botëror kanë vendosur që ky takim të ndiqet nga vetëm 1000 tifozë.

Mirëpo, në stadium nuk mungojnë tifozët shqiptarë, madje ka edhe të atillë që me vete bartin edhe simbole kombëtare. /Periskopi.com

Futbollistët e Kosovës arrijnë në stadium

Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës kanë arritur në stadiumin e Krakowias në Poloni, ku me fillim nga ora 18:00 do të përballen me Ukrainën.

Periskopi.com Sporti

kosova/Periskopi.com

Formacionet zyrtare: Ukrainë-Kosovë

Kosova luan si mysafire e Ukrainës në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Periskopi.com Sporti

Këto janë formacionet zyrtare:

formacionet /Periskopi.com

Drekë e përbashkët e Federatës ukrainase dhe FFK-së

Sot drejtuesit e Federatës së Futbollit të Ukrainës, sipas protokollit dhe traditës, shtruan një drekë të përbashkët për drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Pas përshëndetjeve dhe falënderimeve të dyja delegacionet shkëmbyen mendimet për zhvillimin e futbollit të dyja shteteve dhe futbollit në përgjithësi.

Duke i përshëndetur mikpritësit, nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, theksoi se sporti e në veçanti futbolli bashkon njerëzit dhe shtetet atje ku politika ende nuk ka tejkaluar.

Mbase edhe për juve duke ju drejtuar drejtuesve të FF të Ukrainës ka qenë më e lehtë që këtë ndeshje ta organizonit në vendin tuaj, me çka ishin të pajtimit edhe mikpritësit.

Ne do t’iu presim në Kosovë në ndeshjen e ardhme dhe besoj se do të kaloni mirë, u ka thënë Haxhiu mikpritësve.

Në fund të drekës u shkëmbyen dhurata dhe të dyja palët uruan për një ndeshje korrekte dhe në frymë sportive.

Meha: T’i gëzojmë tifozët me lojë të bukur

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Alban Meha shpreson se ‘Dardanët’ do të nxjerrin sot një rezultat pozitiv përballë Ukrainës.

Periskopi.com Sporti

Ai poashtu shpreson se bashkë me shokët e tij të skuadrës do të gëzojnë tifozët kosovar me lojë të bukur.

“Ndeshje e vështirë sonte. Shpresojmë në rezultat pozitiv dhe t’i gëzojmë tifozët me lojë të bukur”, ka thënë Meha. /Periskopi.com