Si ndikon uji i gazuar në trupin e njeriut?

Periskopi.com Shëndeti

Të interesuar shumë për hidratim të trupit madje duke kaluar dhe përtej ujit natyral.

Pra është edhe uji mineral të cilin shpesh e përdorni si zgjedhje freskuese por, sa e shëndetshme është ajo kuptojeni më poshtë:

Sipas një studimi, shuarja e etjes shpesh më e shijshme se sa me ujë natyral, uji i gazuar mund të jetë një alternative tejet freskuese. Karbonizimet dhe varietetet çojnë shumë njerëz që të marrin më shumë lëngje, duke përmirësuar hidratimin e tyre.

Uji i gazuar po ashtu mund të përdoret edhe për të humbur kaloritë në kombinim me pijet e tjera.

Megjithatë përkundër provave të mjaftueshme shkencore për të dëshmuar se uji i gazuar dëmton smaltin e dhëmbëve, apo kanë ndonjë efekt negativ në shëndetin e kockave, këtu asgjë nuk ka për t’u shqetësuar.

Disa dentistë tashmë rekomandojnë që të konsumohet uji i gazuar edhe për shkak të shëndetit oral pasi nuk ka përbërje sheqeri.

I gjithë problemi që mund të pësoni nga uji i gazuar, mund të vërehet tek fryerja e stomakut tuaj.

Kjo pasi sipas studimit, ajo dëshmon se ju keni tepruar paksa me pirjen e ujit të gazuar dhe kjo gjë nuk i konvenon aspak sistemit tuaj të tretjes.Posa vëreni pra fryerje të stomakut, është koha ta reduktoni ujin e tillë apo ta ndërprisni të tërin.

Pornostarja e pëson keq, shikoni si e kafshon peshkaqeni gjatë një fotosesioni në ujë (Video)

Periskopi.com +18

 

Një pornostare mbeti me 20 qepje në këmbë, pasi një peshkaqen e kafshoi atë përderisa ajo ishte duke filmuar një promo për një kompani.

Molly Cavalli ishte në humor të mirë kur u zhyt në ujë në një kafaz mbrojtës – duke bërë madje edhe kërcim për kamerat.

Por, humori i saj shumë shpejt u zëvendësua me një britmë dhe të qara, kur një peshkaqen e kafshoi atë në këmbë.

Pak sekonda pasi ajo hyn në ujë, Molly dëgjohet duke bërtitur dhe shihet duke e mbajtur këmbën e saj – përderisa peshkaqeni e sulmoi atë.

Duke dalë nga uji, asaj i shihet gjaku duke i rrjedhë nga këmba – duke lënë njolla gjaku në ujë.

Nga sot mund të ankoheni nëse nuk keni ujë 24 orë në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti sot, përmes Facebookut, ka njoftuar se Prishtina, nga sot nuk do të ketë reduktime gjatë furnizimit me ujë.

Periskopi.com Lajme

“Pas dezinfektimit të gypit kryesor sonte Ujësjellësi vazhdon furnizimin pandërprerë me ujë. Nuk do të ketë reduktime te planifikuara”, ka thënë ai.

Dumoshi thotë se Isa Mustafa e nisi dhe e jetësoi fabrikën e ujit e jo Shpend Ahmeti

Shefja e stafit të kabinetit të kryeministrit, Vlora Dumoshi përmes një postimi ia atribuoi meritat për ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Shkabaj, kryeministrit Isa Mustafa.

Periskopi.com Lajme

Tutje Dumoshi ka thënë që zgjidhjen e problemeve të qytetarëve e ofron qeverisja e Mustafës.

Me poshtë është postimi i plotë i saj.

“Pesë vjet më parë kryetari Mustafa e nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Shkabaj. Sot, ky objekt u përurua nga njeriu që vuri themelet e jetësimit të tij.

E jetësuam projektin për ngrohjen përmes koogjenerimit i cili do të ofrojë ngrohje për tërë banorët e kryeqytetit.

Gjatë Qeverisjes Mustafa u kryen të gjitha punët dhe pritet të filloj ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, e cila do të krijojë stabilitet të plotë të furnizimit me energji elektrike në tërë vendin.

Zgjidhja e çështjeve vitale të qytetarëve lidhet me qeverisjen e Isa Mustafës!”

Zyrtare: Më 27 mars, Prishtina me 24 orë ujë (Video)

Kryeshefi ekzekutiv i KUR “Prishtina”, Ilir Abdullahu në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel ka thënë se kryeqyteti nga data 27 mars do të furznizohet me 24 orë ujë të pijes.

Periskopi.com Lajme

Abdullahu në “Kontakt” ka shtuar se analizat e ujit në fabrika e përuruar sot në Shkabaj, kanë dalë që kanë një cilësi të mirë. Sipas tij, gjatë kësaj jave do të bëhet pastrimi dhe dezenfektimi i gypave.

Fshati që furnizon gjysmën e Kosovës me ujë të pijshëm, nuk ka ujë për vete

Banorët e Orllanit protestojnë nesër, e premte, në orën 13:00.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka bërë të ditur Iniciativa qytetare, banorët e Orllanit, raporton Periskopi

Ata thotë se do marshojnë nga xhamia e Orllanit deri të restaurant “Liqeni”.

Kërkesa e tyre është të kenë ujë të pijshëm.

“Gjysma e Kosovës furnizohet me ujë të pijes nga Liqeni i Batllaves i cili shtrihet ne tokat e Orllanit , ndërsa Banoret e Orllanit nuk kan kyçje në Ujësjellësin Rajonal Prishtina”, thotë kjo Iniciativë./ Periskopi

Qendra e Prishtinës pa ujë, Shpend Ahmeti tregon kur lëshohet uji

Sot në rrugën "Luan Haradinaj" ka shpërthyer gypi kryesor i ujit Fi 300 që furnizon një pjesë të madhe të qendrës.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se ekipet e ujësjellësit e kanë ndalur ujin dhe janë duke punuar urgjentisht në zëvendësimin e gypit.

“Sapo bisedova me drejtorin e Ujësjellësit dhe pritet që në orët e mbrëmjes të sanohet dhe pas orës 22:00 të lëshohet uji”, thotë ai.

 

Vërshim i papritur në rrugën “Luan Haradinaj”, uji hyn edhe në Qendrën e Paraburgimit

E plotësuar – Pas vërshimit të papritur në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet, policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë dhe objektet tjera përreth.

Periskopi.com Lajme

Dyshohet se uji ka hyrë edhe në qendrën e paraburgimit, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet që çuan në vërshim.

Në vendin e ngjarjes gjendet edhe ekipi i Ujësjellësit.

Vërshimi ka ardhur si pasojë e disa problemeve me gypa.

Kështu ka konfirmuar Ilir Abdullahu nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.

“Kemi pasur probleme me disa gypa. Kemi ekipin në vendin e ngjarjes për rregullim”, ka thënë ai.

Sasi e madhe e ujit ka mbuluar papritur rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet.

Uji ka vërshuar objektet e Stacionit Qendra të Policisë së Kosovës dhe objekte të tjera përreth.

TV Arta ka kontaktuar zyrtarët komunalë për këtë çështje, por ata nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë se prej nga ka ardhur uji. Dyshimi fillestar është shpërthimi i ndonjë gypi kryesor të ujësjellësit.

 

 

Policinë e ‘merr’ uji

Policinë e ‘merr’ uji

Periskopi.com Video

Ahmeti thotë se nga 17 marsi Prishtina do të ketë ujë 24 orë në ditë

“Nga 17 marsi Prishtina do të ketë ujë 24 orë në ditë”. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një takimi me qytetarët e Kodrës së Trimave.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se atë ditë do të bëhet përurimi i fabrikës në ujit në Shkabaj, me ç’rast, sipas tij, mbi 95% e kryeqytetit do zgjidhë problemin e furnizimit të rregullt me ujë.

Ahmeti në këtë tubim, paralajmëroi hapjen e çerdhes së parë publike në këtë lagje, e po ashtu ardhjen e autobusëve të rinj në linjën 3, që prek direkt këtë lagje.

Për rreth një orë e gjysmë i pari i kryeqytetit ka dëgjuar hallet dhe kërkesat e qytetarëve të kësaj lagjeje, e që kryesisht kishin të bëjnë me infrastrukturën e dobët rrugore.

Fabrika e Ujit në Shkabaj, e varur nga Ujmani i kontrolluar nga Serbia

Fabrika e shumëpritur që do të përpunojë ujin me kapacitete për t’i përmbushur kërkesat e konsumatorëve, burim kryesor të furnizimit do ta ketë Ujmanin, liqenin artificial që gjendet në veri të vendit, raporton TV ARTA.

Periskopi.com Lajme

Ky liqen shpesh ka qenë temë diskutimi në distancë ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre serbe.

Edhe ekipi i TV ARTËS është penguar të xhirojë nga rojet e liqenit që financohen nga Serbia.

Prishtina këmbëngul se ai liqen do të menaxhohet nga institucionet e Kosovës, por Qeveria serbe ende po investon në mirëmbajtjen e këtij liqeni.

Kësisoj, funksionalizimi i Fabrikës në Shkabaj mund edhe të vihet në rrezik. Por, këtë e mohojnë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Sipas tyre, askush në Qeverinë e Kosovës nuk vë pikëpyetje për pronësinë e këtij akumulacioni.

Edhe në ndërmarrjen K.U.R “Prishtina”, deklarojnë se Fabrika në Shkabaj do të furnizohet me ujë nga liqeni i Ujmanit.

Projekti i ndërtimit të kësaj fabrike ka kushtuar rreth 35 milionë euro dhe është financuar nga Qeveria gjermane, ajo austriake dhe Komuna e Prishtinës.

 

Shpend Ahmeti tregon kur Prishtina do të furnizohet 24 orë me ujë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se në pjesën e dytë të marsit 2017 Prishtina do të ketë 24 orë ujë.

Periskopi.com Lajme

Ai bënë të ditur se të mërkurën kanë vizituar punët përfundimtare në Fabrikën e re të Ujit, dhe sipas tij, fabrika është gati që pas datës 17 Mars të lëshohet në testim dhe deri në fund të muajit shumica e kryeqytetit do të ketë 24 ORË UJË.

“Janë ndërruar një pjesë e madhe e gypave në vitet 2014 – 2015, me kredinë e KfË dhe pjesëmarrjen e Komunës dhe Qeverisë (me nga 5 milion Euro) është bërë edhe fabrika e re e Ujit, dhe është përmirësuar dukshëm inkasimi. Në vitet në vijim kanë mbetur që bashkë me Ujësjellësin të zgjedhim edhe problemet në pikat e larta dhe në ndërtesat kolektive (aty ku ka prishje). Ky është ndër lajmet më të mira për kryeqytetin dhe shfrytëzoj rastin që në emër të qytetarëve të Komunës të falënderoj të gjithë ata që kanë punuar që kjo ditë të vjen në komunën tonë”, ka thënë ai./ Periskopi

 

Rreth 5 milionë njerëz kanë nevojë për ujë të pijshëm

Zëdhënësit i OKB-së Stephane Dujarric raportoi se: Në kryeqytetin e Sirisë në Damask mbi 5 milionë njerëz vuajnë në mungesë të ujit të pijshëm.

Periskopi.com Lajme

Sipas AA, Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric, në një konferencë të shtypit ditor i është referuar situatës në Siri. Dujarric deklaroi së në kryeqytetin e Sirisë në Damask që nga 22 dhjetori e këndej, rreth 5 milionë e më shumë njerëzve u mungon uji i pijshëm.

Sipas këtyre birimeve ka pasur tentativa që disa nga puset brenda qytetit të helmohen fshehurazi.

Stephan Dujarric deklaroi se OKB-ja e përmirësoi gjendjen e disa puseve dhe njerëzve në Damask ua kishte siguruar një të tretën e nevojave të ujit ditor, ‘’Këto puse janë burim i vetëm i ujit të nevojshëm për njerëzit e Damaskut’’.

Zëdhënësi Stephan Dujarric edhe për çështjen e Halepit e shfaqi shqetësimin e tij. Ai deklaroi se edhe Halepi është një nga vendet që është shkatërruar shumë, ky vend ka nevojë për ndihma qoftë në sektorin shëndetësor, në sistemin arsimor, qoftë për ujë të pijshëm.

Ujë me baltë në Prishtinë (Video)

Ka disa ditë që disa lagje në kryeqytet kanë ndërprerje të gjata të ujit.

Periskopi.com Lajme

Madje në disa prej tyre, pas reduktimeve të gjata të ujit është i pa përdorshëm, ngase është i përzier me baltë.

Disa lexues të Periskopit, kanë dërguar video nga lagja që njihen si “Prishtina e Vjetër”, e që shihet se uji është i përzier me baltë.

Ai ka krejtësisht ngjyrë dhe në këtë gjendje ka vazhduar për rreth 1 orë./ Periskopi

 

Krojet e Vitisë përplot baltë (Video)

Uji i pijes për qytetarët e Vitisë sot ka qenë shumë i ndotur.

Periskopi.com Lajme

Lexues të Periskopi.com kanë dërguar pamje nga uji që sot kanë marrë në shtëpitë e tyre, i cili ishte shumë i ndotur.

Njëri nga lexuesit ka bërë të ditur se ata furnizohen nga Hidromorava në Viti, ndërsa shton se, “kryetari i Komunës shtron asfalt nga 2 cm, e qytetarët në vend të ujit të pijshëm ‘pinë’ ujë kanalizimi”.

 

Vërshimet, furgoni mbulohet i tëri nga uji në autostradën Tiranë-Durrës

Një furgon është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në nënkalimin ku shkohet për në CityPark dhe më pas drejt zonës së Vorës.

Periskopi.com Lajme

Sipas fotografive, shihet furgoni që është i mbuluar i gjithi nga uji, ndërsa nuk dihet nëse ka njerëz të dëmtuar apo jo.

20161108130906445 20161108130859957 20161108130921904646

Qeveria beson se sektori i ujit është histori suksesi në Kosovë

Qeveria e Kosovës është partner i vazhdueshëm në reformimin dhe avancimin e sektorit të ujërave. Deri më tani për këtë sektor nga vitin 2000 janë dhënë 315 milionë euro, investime të përgjithshme, kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj Gashi, në Konferencën dhe Ekspozitën e përbashkët Ballkanike me temë “Uji dhe Punësimi”, organizuar nga SHUKALB dhe SHUKOS që po mbahet në Tiranë.

Periskopi.com Lajme

Me këtë rast zëvendësministrja Zogaj Gashi, ka pohuar se sektori i ujit tashmë mund të quhet si një histori suksesi duke iu referuar indikatorëve, të cilët flasin për mbulueshmëri me ujë të pijshëm deri në 85 për qind.

“ Sektori i ujit është histori suksesi, sepse pothuajse të gjithë indikatorët e performacës nëpër vite kanë shënuar rritje dhe përmirësim të shërbimeve, inkasimit si dhe  organizimit të kompanive në nivel regjional “, ka thënë Zogaj Gashi.

Ajo ka përkujtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës poashtu është e përkushtuar në implementimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvilim Ekonomik 2016-2022, në të cilën energjia,bujqësia, minierat, janë sektorë prioritar përfshirë edhe përkushtimin në sektorin e ujit duke e mbështetur në vazhdimësi.

“ Tani më janë konsoliduar strukturat menaxhuese të gjitha kompanive regjionale të ujërave dhe kërkohet nga to që të rrisin indikatorët e performacës dhe zhvillimin e strategjive për resurse njerëzore me të cilat avancojnë sektorin” tha Zogaj Gashi.

Ajo me tutje po ashtu ka bërë të ditur se tashmë Programi i Ujit të Danubit, i cili po punohet me akterët e Kosovës pranon organizimin dhe reformat e sektorit të ujit të Kosovës, ku e vlerëson Kosovën si më të mirën në rajon në kuptim të qëndrueshmërisë së sektorit.

Këto lagje të kryeqytetit nuk do të kenë ujë të dielën

Në zonat: Kishnicë, Graçanicë, Hajvali, Veternik, Mirade e Epërme, Mati dhe Lagjja e Spitalit në Prishtinë të dielën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 09:00-17:00.

Periskopi.com Lajme

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar se zonat që do të kenë reduktime të kohë pas kobshme brenda 8 orëve të dielën do të jenë: Bregu i Diellit, Muhaxhirët, Dodona, Sofalia, Ulpiana, Dardania, Aktash.

Me reduktimi mund të ballafaqohet edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës, por sipas kompanisë së ujësjellësit të gjitha mundësitë teknike dhe operative do të vihen në funksion në mënyrë që të furnizohet spitali nga ndonjë sistem tjetër, njofton Klan Kosova.

Arsyeja për reduktimin e ujit të pijshëm në këtë zona do të bëhet për shkak të fazës së dytë të investimeve, konkretisht kyçja e tubit DN 600 nga pjesa e filtrave të rinj tek tubat tjerë ekzistues brenda fabrikës.