mitrovica

Qytetarët e Mitrovicës miliona euro borxh ndaj ujësjellësit

Ministria e Financave ka refuzuar kërkesën e Ujësjellësit të Mitrovicës për ta subvencionuar me 600 mijë euro në emër të mbulimit të shpenzimeve nga mos pagesa e ujit prej qytetarëve të Mitrovicës Veriore.

Periskopi.com Lajme

Këtij ujësjellësi i janë dhënë vetëm 230 mijë euro, pavarësisht se vlera e borxheve të akumuluara nga ajo pjesë tejkalon 12 milionë euro. Po aq borxhe i kanë kësaj kompanie edhe qytetarët e pjesës jugore dhe dy komunat Skenderaj dhe Vushtrri, raporton KTV.

Zyrtarë të saj thonë t’u jenë drejtuar për ndihmë të gjithë drejtuesve të institucioneve, por nga ta kanë marrë vetëm një mbështetje minimale financiare.

Problemet me borxhet nuk i janë zgjidhur kompanisë as në jug të qytetit dhe në dy komunat e tjera që i mbulon Skenderaj dhe Vushtrria.

Në letrën e siguruar nga KTV-ja, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka kërkuar nga Ministria e Financave që të lejojë mjete në vlerë prej 600 mijë eurosh, në mënyrë që të njëjtat të mbulonin obligimet e papaguara nga veriu i Mitrovicës. Mirëpo, kjo ministri ka lejuar vetëm 230 mijë euro që t’i barten si subvencion ujësjellësit.

ujesjellsi-640x424

4 mijë euro dënim për ujësjellësin rajonal “Prishtina”

Inspektorët sanitarë në Komunën e Shtimes, në bashkëpunim me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinës, kanë shqiptuar një gjobë prej 4 mijë eurosh për kompaninë e ujësjellësit rajonal “Prishtina” në Shtime.

Periskopi.com Lajme

Sipas inspektorëve, kjo kompani nuk e ka bërë klorizimin e ujit të pijshëm në mënyrë digjitale, dezinfektimin e stacionit të pompave dhe njëkohësisht rezervarët i ujit nuk janë izoluar në mënyrë që insektet të mos futen brenda tyre, shkruan Koha Ditore.

Sherif Sherifi, shef i Inspektoratit në Komunën e Shtimes, ka deklaruar se kësaj kompanie tri herë paraprakisht i janë dhënë vërejtje dhe rekomandime për t’i përmirësuar defektet, mirëpo një gjë e tillë deri tashti nuk ka ndodhur.