Telefoni i vetëm të cilin mund ta pastroni me sapun (Video)

Kompania japoneze, “Kyocera” e ka lansuar celularin e parë të cilin mund ta pastroni sikur vetveten.

Periskopi.com Tech/Auto

Telefoni i quajtur “Rafre” lirisht mund të pastrohet me shampo dhe sapun pasi që është rezistend ndaj shkumës.

Performancat e tij janë të mira pasi që ka bateri 3000 mAH, Android 7.0, Ram memorie 2GB dhe ekran 5 inch.

Rafre do të dal në shitje në mars të këtij viti ndërsa çmimi i tij ende nuk është bërë publik.

 

Kenia pa uje

Në Kenia 300 mijë banorë vuajnë mungesën e ujit

Si pasojë e thatësirës nga vapa përvëluese në rajonin Kilifi, në pjesën bregdetare të Kenias, afërsisht 300 mijë persona që jetojnë nën ndikimin e urisë dhe të etjes në fshatra janë duke u përpjekur që të mbijetojnë.

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesi i Unionit të Muslimanëve për rajonin Kilifi në Kenia, Rashid Muhammed, duke folur për gazetarin e AA-së tha se në rajon nuk ka rënë shi që prej 6 muajsh dhe se 300 banorë të fshatit janë në vështirësi për arsye të mungesës së ujit, raporton AA

Edhe kryeplaku i fshatit Mirihini në rajonin Kilifi, Francis Makubo, është shprehur se banorët e fshatit janë të uritur dhe se nuk ka mbetur më ujë i pastër për konsum për arsyen se prej shumë kohësh nuk bie shi.