Shkencëtarët: UFO-t gjenden në tokë, ja si duken ata (Video)

Nuk ka njeri që të mos ketë pyetur veten qoftë edhe njëherë të vetme: Ka apo nuk ka jashtëtokësorë, nëse po, ç’tipare kanë? A janë ata të ngjashëm me njerëzit?

Periskopi.com Lajme

Bussiness Insider mblodhi një sërë të dhënash shkencore, për të na treguar se si duken këto krijesa.

Në mënyrë të veçantë, ekspertët besojnë se përveç formës, madhësisë dhe ngjyrës së njëjtë, alienët kanë edhe disa veçori themelore që ia vlen të nënvizohen:

Jetojnë në tokë për të zhvilluar teknologjinë e raketave, Kanë shikim binocular për matje distancash, sy afër njëri-tjetrit për reduktimin e kohës së marrë dhe përpunimin e sinjaleve, dy këmbë për të lëvizur si dhe dy duar me nga tre gishta për kapjen dhe përdorimin e veglave.

Sipas biologut evolucionist, Riçard Dokins, i cili solli shembullin e vizionit: në një botë plot dritë (si Toka), sytë e formave lokale të jetës evoluan në mënyrë të ngjashme me atë të formave të jetës në planetin tonë.

Shkencëtari amerikan, dr. Boyd Bushman, i cili dikur ka punuar në të ashtuquajturën Zona 51 (bazë ushtarake në Nevadën jugore, ekzistenca e së cilës është mohuar prej një kohe të gjatë) ka thënë se alienët jetojnë mes nesh.

Ai, pak para vdekjes së tij, ka folur për karrierën e tij dhe përvojat në Zonën 51, duke treguar se jashtëtokësorët jetojnë në mesin tonë.

“Shumë amerikanë kalojnë 24 orë në ditë duke hulumtuar disqet fluturuese. Përpiqemi të mësojmë nga ata”, ka thënë ish eksperti nga Zona 51, duke pranuar ta përshkruajë edhe pamjen e jashtëtokësorëve. Sipas tij ata mund të ndahen në dy grupe.

“Sikurse në një fermë bagëtish, ekziston grupi që kujdeset për bagëtinë, barinjtë, ndërsa të tjerët janë hajdutë. Të parët janë shumë më miqësorë dhe angazhohen për marrëdhënie më të mira ndërmjet njerëzve”, ka thënë dr. Bushman pak para vdekjes së tij, duke shtuar se jashtëtokësorët janë të gjatë rreth 1.5 metra.

Përveç kësaj, ai ka thënë se sytë dhe hundët e tyre dallojnë nga ato të njerëzve, por ka shtuar se edhe ata kanë nga pesë gishta në këmbë dhe duar.

“Një apo dy nga ata janë të vjetër rreth 230 vjeç”, shtoi dr. Bushman. Me këtë rast ai ka zbuluar se të paktën 18 prej tyre bashkëpunojnë me qeverinë e SHBA-ve dhe manipulojnë me stabilimente të ndryshme. Ata mund t’u lexojnë mendimet njerëzve.

“Janë në gjendje të bisedojnë me njerëz me anë të telepatisë”, ka sqaruar eksperti amerikan nga Zona 51.

Rrëfimin e tij mund ta shihni në këtë video që zgjat gati 33 minuta.

Misteri i bazës sekrete në Rusi, a kishte Hitleri avionë në formë disku?

Për më shumë se 60 vjet, këto unaza misterioze në Murmansk të veriperëndim të Rusisë kanë ngjallur kureshtje përse përdoreshin.

Periskopi.com Lajme

Këto unaza gjigante mesa duket janë ndërtuar gjatë regjimit nazist në periudhën e Luftës së II Botërore.

Ka qenë gjithmonë mister se çfarë kanë qenë këto unaza dhe për çfarë kanë shërbyer.

Një teori sugjeron se ato janë përdorur si baza të nazistëve për të testuar “armët çudibërëse”.

Këto armë flitet se ishin të një lloji tjetër, avionë në formë disku, njësoj si forma e mjeteve fluturuese të UFO-ve për të cilat aludohet.

Një raport i Forcave Ajrore Amerikane sugjeron se këto unaza që mund të kenë qenë baza për avionët në formë disku të nazistëve, mund të jenë përgjegjëse për shfaqjen e shumë shenjave të UFO-ve përreth globit.

nazi-rings-6649381475704198 nazi-rings-6649341475704199 nazi-rings-6649321475704196 nazi-rings-6649291475704195

Zbulohet nën Antarktidë një bazë naziste e UFO-ve? (Foto)

Një teori e çuditshme thotë se një anomali misterioze e zbuluar në Antarktidë mund të fshehë një bazë naziste UFO-sh.

Periskopi.com Lajme

Teoria vjen nga një ekip i gjuetarëve të UFO-ve të cilët pretendojnë se nazistët kanë ndërtuar bazën sekrete në Antarktidë gjatë Luftës së Dytë Botërore e cila ishte projektuar për t’u përdorur nga UFO-t.

Anomalia e madhe misterioze shtrihet në një distancë prej rreth 150 miljesh( 240 Km) dhe ka një thellësi maksimale prej rreth 850 metrash.

Kjo bazë sekrete është gjetur në një sipërfaqe djerrinë të ngrirë të njohur si Wilkes Land.

“ Deri më sot, shkencëtarët nuk kanë asnjë ide për të zbuluar ekzaktësisht çfarë është varrosur thellë nën trashësinë e akullit. Ky kontinent është i fshehur në mister për vite me rradhë,” thonë gjuetarët e UFO-ve.

Forma e çuditshme nën Antarktidë u zbulua fillimisht nga imazhet satelitore të NASA-s në vitin 2006.

Vajza rrëfen me “fakte” se është UFO

Gjatë fëmijërisë së saj Lea Kapiteli, 22 vjeç nga Melburni, deklaroi se ka patur gjithmonë takime të pazakonta fizike dhe eksperienca të çuditshme me njerëz ndryshe nga të tjerët.

Periskopi.com Lajme

Ajo i kishte injoruar të gjitha këto derisa në fazën e adoleshencës mundi të zbulonte kuptimin e tyre.

Kapiteli tha për Daily Mail Australia se në moshën 13-vjeçare ishte vizituar nga dikush gjatë natës i cili i kishte rrëfyer të kaluarën e saj, duke i thënë se pse ajo ndihej ndryshe nga vajzat e tjera të moshës së saj, dhe i kishe folur për prejardhjen e saj të vërtetë.

Personi i cili ajo tha se quhej Mezreth, i kishte thënë se ajo nuk ishte si të gjitha adoleshentet e tjera sepse ishte një hibrid alien.

Ajo shtoi se, sipas asaj, që i kishte thënë personi misterioz, vezët e nënës së saj ishin ngjizur me një ADN aliene ndërkohë që ajo kishte qenë në gjumë.

Lea thotë se ajo ka të dashur dhe ai nuk e ka aspak problem këtë gjë ose aq më pak ta quajë të çmendur për gjërat që ajo thotë./tvklan.al

UFO në Vjenë, alarmohen banorët dhe telefonojnë policinë (Video)

Banorët austriakë janë tronditur kur mbi qytetet Vjenë dhe Graz është fotografuar një pikë e shndritshme që ngjasonte me UFO-t.

Periskopi.com Lajme

Video është publikuar në internet dhe shumë njerëz janë skeptikë se çfarë është në fakt ajo dritë.

Banorët njoftuan policinë pasi vunë re objektin e shndrritshëm dhe misterioz.

Zyrtarët lokalë nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për këtë, ndërsa të tjerë thonë se objekti ishte një helikopter i vogël që kontrollohej me telekomandë.