messi

Messi vazhdon me rekorde të reja, 100 gola në garat ndërkombëtare me Barcelonën (Foto)

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka arritur shifrën jubilare prej 100 golash me Barcelonën në garat ndërkombëtare.

Periskopi.com Sporti

Messi këtë shifër e arriti ndaj Celtic ku realizoi dy gola për fitoren e blaugranëve. Argjentinasi këtë rekord e ka realizuar në Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s.

leo
Lionel Messi

Vetëm në këtë sezon, ai ka shënuar nëntë gola në Ligën e Kampionëve, katër më shumë se Edinson Cavani, i cili është i dyti.

Vlen të theksohet se goli i parë i Messit ndaj Celticut, ishte goli i 400-të i Barcelonës në të gjitha garat nën drejtimin e Luis Enriques. /Periskopi.com/

skenderber

UEFA shpërblen klubin shqiptar me 3 milionë euro

UEFA ka publikuar listën e shpërndarjes së fitimeve nga klubet evropiane në sezonin e kaluar të Ligës së Kampioneve dhe ajo që bie në sy në këtë dokument është emri i Skënderbeut, skuadër e cila mbërriti deri në play-off të turneut në sezonin 2015-2016.

Periskopi.com Sporti

Klubi korçar, ndonëse u eliminua nga Dinamo e Zagrebit, arriti të kalonte në fazën në grupe të Europa Ligës, sipas rregullores, ndërsa mori një shpërblim të majmë prej 3 milionë eurosh nga ndërkombëtarët për këtë arritje.

Nga dokumenti i publikuar nga UEFA, bie në sy se në fund të edicionit 2015-2016, skuadra e cila ka fituar më shumë nga premiot e saj dhe të drejtat televizive të pjesëmarrjes në turne është Manchester City, që ka përfituar 83,8 milionë euro nga aktiviteti.

Klubi anglez ndiqet nga Real Madrid me 80 milionë euro dhe Juventus me 76,2 milionë euro.

cas

CAS sot merr vendim për Kosovën

Gjykata e Arbritrazhit sportiv (CAS), do të nisë ta shqyrtojë ankesën e Federatës serbe të futbollit.

Periskopi.com Sporti

FSS ka bërë ankesë ndaj vendimit të UEFA-s për pranimin me të drejta të plota të Federatës së Futbollit të Kosovës në shtëpinë më të madhe evropiane.

FFK u pranua me të drejta të plota në UEFA më 3 maj të këtij viti ku kishte 28 vota pro dhe 24 tjera kundër.

Federata serbe ka vlerësuar se pranimi i Kosovës në UEFA ka qenë një shkelje e statusit.

Në deklarata të mëhershme zyrtarët e FFK-së kanë thënë se nuk duhet të shqetësohemi pasi Kosova është pranuar në UEFA sipas rregullores së kësaj të fundit.

prishtina uefa

UEFA shpërblen Feronikelin dhe Prishtinën

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli dhe kampioni i Kupës së Kosovës, Prishtina kanë marrë sot shpërblimet e parapara për kampionët nga ana e UEFA-s.

Periskopi.com Sporti

FFK përmes një komunikate për media bën të ditur se sot iu është dorëzuar dy klubeve kampione çeçet nga UEFA, transmeton Koha.net.

FFK thotë se në vitin që vjen klubet klubet kosovare do të licencohen dhe do të kenë edhe shpërblimet e tyre dhe jo vetëm kaq. Për këtë FFK-ja do ta hartojë edhe një rregullore të re për licencimin e klubeve.

Feronikeli me këtë rast ka përfituar shumën prej 220 mijë eurove, ndërsa Prishtina me 215 mijë euro.

pogba

Formacioni i javës në Europa Ligë (Foto)

UEFA ka publikuar formacionin e javës në Europa Ligë.

Periskopi.com Sporti

Në këtë formacion nuk kishte se si të mungonte transferi më i shtrenjtë i futbollit, Paul Pogba, i cili shkëlqeu në ndeshjen që Manchester United e zhvilloi ndaj Fenerbahces.

uefa formacioni /Periskopi.com

ferro

UEFA donacion për Feronikelin dhe Prishtinën

UEFA ndanë nga 420 mijë euro për dy klubet e futbollit kosovar, Fernoikelit dhe Prishtinës.

Periskopi.com Sporti

Feronikeli dhe Prishtina kanë marrë një shtytje të madhe nga UEFA për të vazhduar sezonin dhe punën drejt futbollit europian.

Dy skuadrat nuk arritën të marrin licencën nga shtëpia më e madhe e futbollit europian për pjesëmarrje në garat europiane, pasi që nuk kishin plotësuar standardet.

Skuadrat nuk plotësuan kriteret bazë për ta fituar të drejtën e daljes në Evropë, pas pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA gjatë muajit maj.

Megjithatë, të dy klubet përfituan nga UEFA, madje shumë për rrethanat në të cilat ndodhet futbolli në vend. /Periskopi.com

stadiumiiprishtines

UEFA s’e miraton planin për rinovimin e stadiumit të Prishtinës

UEFA i ka dërguar një letër palës kosovare ku nuk e ka miratuar planin për rinovimin e stadiumit të Prishtinës.

Periskopi.com Sporti

UEFA ka dhënë shumë rekomandime që duhet të përfshihen në projekt.

Projekti i prezantuar nga pala kosovare muajin e kaluar në zyrat e UEFA-s është quajtur i papranueshëm. Ndryshimet në projekt pritet të kushtojnë rreth një milion euro shtesë.

Projekti i dorëzuar në UEFA nga pala kosovare për renovimin e stadiumit të qytetit të Prishtinës, nuk i përmbush kriteret. Kështu shkruan në rekomandimet që UEFA ia ka dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të mërkurën.

Në letrën prej dy faqeve të UEFA-s, të cilën e ka siguruar gazeta, janë paraqitur punët shtesë që duhet të kryhen gjatë renovimit, në mënyrë që stadiumi i Prishtinës të jetë i kategorisë së katërt për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare ndërkombëtare, shkruan Koha Ditore.

UEFA ndër të tjera e ka quajtur “optimist dhe shumë të rrezikshëm” planin e palës kosovare që stadiumi të jetë i gatshëm në qershor.

Edhe me ndryshimet stadiumi i Prishtinës pritet të jetë i kategorisë së katërt për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare ndërkombëtare.

kosova

UEFA dhe FIFA të përjashtojnë Kosovën

Ish-futbollisti kosovar, Ridvan Hashani ka thënë diçka shumë interesante, por natyrisht në formë ironie.

Periskopi.com Sporti

Ai i është shtuar atyre që po debatojnë rreth asaj se a duhet të kemi vetëm një Kombëtare, pra ajo Kuqezi, apo edhe Kosova duhet të ketë skuadrën e saj.

“Duke shikuar emisionin Opinion ne TV Klan, fillova te mendoj që pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA, qenka më e madhe se Pavarësia e Kosovës. Mendoj që dikujt i paska djeg aq shumë pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, andaj e lus Fadil Vokrrin që të kërkoj nga FIFA dhe UEFA përjashtimin e Kosovës nga UEFA dhe FIFA. Nuk duhet te prishemi me vëllezërit tonë për një top futbolli”, shkruan me ironi Hashani në Facebookun e tij.

vokrri

Serbia pritet të dështojë në CAS rreth Kosovës më 31 tetor

Serbia është ankuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv pas pranimit të Kosovës në UEFA.

Periskopi.com Sporti

Sipas listës së seancave dëgjimore të CAS, çështja në fjalë do të merret në shqyrtim më datën 31 tetor.

Anëtarët e UEFA-s votuan 28-24 në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë, vendim që i hapi rrugën pranimit të kosovarëve pak ditë më vonë edhe në FIFA, duke u njohur ndërkombëtarisht në futboll dhe duke u përfshirë në eliminatoret e Botërorit 2018.

Serbët e cilësuan këtë një “votë politike” dhe kërcënuan me gjyq në KAS, duke harruar se nga zyrat e Lozanës nuk kanë dalë asnjëherë fitimtarë.

Në të gjitha rastet e mëparshme, si ndaj ish-trajnerit Radomir Antic, Shqipërisë apo UEFA-s, pala serbe ka humbur gjithmonë në CAS, që tregon qartësisht se pretendimet me të cilat është paraqitur atje kanë qenë të kota apo krejtësisht të paargumentuara.

Kuptohet që gjyqi i palës serbe do të jetë kundër UEFA-s, e cila ka marrë këtë vendim, ndërsa pala kosovare do të jetë thjesht spektatore në këtë çështje pasi është institucioni i futbollit ai që do të provojë se vendimi i marrë nga anëtarët e saj është mëse i drejtë dhe i ligjshëm.

kosova-shqiperia

CAS shqyrton ankesën e Serbisë ndaj Kosovës

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e njohur shkurt si CAS, ka vendosur që ankesën e Serbisë për pranim të Kosovës në UEFA ta shqyrtojë më datën 31 tetor.

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit të Kosovës u pranua në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian në maj të këtij viti, ndërsa Presidenti i atëhershëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karadzic e kishte kundërshtuar ashpër vendimin që mundësonte pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Vendimi i UEFA-s i parapriu pranimit të Kosovës edhe në FIFA, të cilën Kosova e arriti poashtu në muajin maj. /Periskopi.com

Kosova

Zyrtarët e UEFA-s kërkojnë largimin e politikës nga futbolli

Periskopi.com Sporti

Jasques Bondallaz, njeriu më meritor që Kosova u pranua në FIFA, në Kongresin e Meksikës më 13 maj, ka bërë thirrje krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës që të largojnë njerëzit e politikës nga futbolli.

Federata e Futbollit të Kosovës, ka mbajtur Kuvendin e parë të punës me delegatët e saj, tani si anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s. Dhe për herë të parë në këtë Kuvend, pjesëmarrës ishin edhe zyrtarë të UEFA-së, në krye me francezin Jasques Bondallaz, njeriu më meritor që Kosova u pranua në FIFA, në Kongresin e Meksikës më 13 maj.

Bondallaz nga kuvendarët e futbollit ka kërkuar ndryshimin e Statutit, duke e harmonizuar me atë të UEFA-s, por ai u ka bërë thirrje atyre edhe të largojnë njerëzit e politikës nga futbolli, raporton KTV.

“Kam nderin për të qenë këtu, në këtë mbledhje historike të Kuvendit të FFK-s. U sjell të fala nga presidenti i ri i UEFA-s, Çeferin, stafi i tij i ngushtë dhe zyrtari ligjor, Alasdair Bell. Për mua ka qenë nder, që isha pjesë e stafit administrativ që kanë vendosur për pranimin e Kosovës në UEFA. Nuk ka qenë aspak e lehtë rruga e pranimit, por ishte vendim demokratik i delegatëve. Ajo çfarë ka ndodhur më pas në Meksikë, ka qenë e pabesueshme, pasi ka qenë kohë e shkurtër për të kryer tërë punën”, ka deklaruar ai

“Ajo çfarë më ka shtyrë ta bëjë këtë dhe që më ka impresionuar shumë, kanë qenë fotografitë e futbollit tuaj, gjatë periudhave të ndryshme. Mirëpo, tani në këtë Kuvend që është historik, dua të sugjerojë disa ndryshime në Statutin e Federatës. Ato kryesoret janë ndarja e përgjegjësive, pushteti brenda federatës, shmangja e diskriminimit dhe eliminimi i politikës në futboll”, ka thënë Bondallaz në Kuvendin e Punës së FFK-s.

vokrri

Vokrri reagon pas zgjedhjes së Presidentit të ri të UEFA

Periskopi.com Sporti

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri thotë se zgjedhja e Aleksander Ceferinit në postin e Presidentit të UEFA-s është një lajm i mirë për futbollin e Kosovës.

Ai shton se FFK-ja i ka dhënë mbështetje publike kandidaturës së Ceferin.

“Ky është lajm i mirë për futbollin e Kosovës pasi që kemi raporte të shkëlqyera me  Ceferinin. Ne publikisht i kemi ofruar mbështetjen Ceferinit për president të UEFA-s, që pas shpalljes së kandidaturës së tij”, ka thënë Vokrri. /Periskopi.com

ceferin2

Flet Presidenti i ri i UEFA

Periskopi.com Sporti

Presidenti i ri i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka folur pas emërimit në pozitën e tij të re.

Ai falënderon të gjithë ata që i dhanë mbështetje për të marrë përsipër këtë detyrë, ndërsa thotë se dëshiron ta bëjë krenar shtetin e tij, Slloveninë.

“Miq të dashur iu falënderoj për mbështetjen tuaj fantastike”, tha Ceferin.

“Kjo do të thotë shumë për mua, pasi Sllovenia ime e vogël dhe e bukur është shumë krenar për këtë dhe unë shpresoj se një ditë do të jeni krenar për mua”. /Periskopi.com

KOsova

UEFA – Ukrainës: Ndeshja ndaj Kosovës duhet të zhvillohet në Ukrainë

Periskopi.com Sporti

UEFA i ka kërkuar Ukrainës që ndeshjen ndaj Kosovës ta zhvillojë në shtetin e vet.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

“UEFA i ka thënë Federatës së Futbollit të Ukrainës që ndeshjen ndaj nesh duhet ta organizojë në Ukrainë, por kompetente është FIFA si organizatore e botërorit. Ukraina përmes kanaleve të ndryshme ka kërkuar që të merremi vesh për të luajtur në terren neutral, por ne do t’i nënshtrohemi vetëm vendimit të FIFA-s dhe UEFA-s. Jemi në pritje të vendimit përfundimtar. Nuk e di se çfarë vendimi do të merret, por ne jemi tashmë anëtarë të barabartë me të gjitha federatat e tjera në FIFA dhe UEFA”, ka thënë Vokrri.

Ukraina kishte kërkuar nga UEFA që sfidat ndaj Kosovës t’i zhvillonte në një terren neutral, nën pretekstin se shteti i tyre nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. /Periskopi.com

ceferin

UEFA zgjedh Presidentin e ri

Periskopi.com Sporti

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA e ka zgjedhur Presidentin e ri.

Është Aleksander Ceferin, ai i cili do të mbajë këtë post.

Slloveni mposhti në garë kandidatin tjetër, Michael van Praag. /Periskopi.com