udhetime

​Ja sa shpenzuan evropianët për pushime në 2016-ën

Pavarësisht një situate ekonomike të brishtë, evropianët vazhdojnë të shpenzojnë për pushimet e tyre, njoftoi ”Trainline” , lideri i pavarur i shitjes së biletave të trenit në Evropë.

Periskopi.com Lajme

 

Në vitin 2016, italianët janë udhëtarët më të mëdhenj, të ndjekur nga gjermanët, francezët dhe britanikët.

– Këtë vit, italianët kanë shpenzuar 358,9 miliardë euro për udhëtimet e tyre.– Spanja është destinacioni evropian kryesor në 2016.– Britanikët udhëtojnë më lehtë jashtë vendit.– Rreth gjysma e francezëve konfirmojnë se nuk kanë udhëtuar kurrë jashtë vendit.

Një studim i publikuar sot nga Trainline zbulon që, pavarësisht situatës ekonomike të vështirë, evropianët nuk bëjnë llogari për shpenzimet e tyre përsa i përket udhëtimeve, si brenda vendit ashtu dhe jashtë.

Shuma mesatare e shpenzimeve për udhëtime nga italianët, francezët, gjermanët dhe britanikët arrin në 279 miliardë euro.  Italianët mbajnë vendin e parë të klasifikimit. Ata shpenzojnë 6 953 euro për person, rretg 358,9 miliardë euro në total.Gjermanët shpenzojnë 4 959 euro për person, rreth 349,5 miliardë euro në total .Britanikët renditen të tretët me 3 977 euro për person, rreth 206,8 miliardë euro në total.Në vend të katërt renditen francezët me 3 769 euro për person dhe 199 miliardë euro në total.Janë italianët që mbajnë vendin e parë në renditje përsa i përket numrit të udhëtimeve të kryera, mesatarisht 5,4 udhëtime në vit, 3,8 për gjermanët, 3,3 për francezët dhe 3,1 për britanikët.

Ndryshe nga italianët, francezët konfirmojnë se janë të lumtur të qendrojnë në Francë për pushime. Rreth gjysma prej tyre konfirmojnë se nuk kanëudhëtuar jashtë vendit. Kjo tendencë është krejt ndryshe tek britanikët, që janë të parët që dëshirojnë të vizitojnë një vend të huaj. Për të shkuar ku? Britanikët preferojnë shumë Spanjën. Rreth një e treta e personave të pyetur konfirmuan se kanë vizituar këtë vend gjatë këtij viti.Gjermanët dhe francezët kanë zgjehdur gjithahstu Spanjën si destinacionin numër një për pushimet e tyre në vitin 2016.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se evropianët janë të etur për të udhëtuar dhe vazhdojnë të vizitojnë vendet e tyre dhe vendet evropiane. Në këtë kuadër, treni shfaqet si një mjet transporti në zgjedhjet e tyre pasi ju mundëson të mbërrijnë më shpejt dhe më komod në destinacionet më të vizituara në Evropë dhe kryesisht në kryeqytete”, thekson zëdhënësi i “Trainline” .Pjesa më e madhe e udhëtarëve, francezë, britanikë dhe italianë kërkojnë të zbulojnë një destinacion të ri. Vetëm gjermanët nisen me qëllimin për të përfituar nga dielli në plazh.Janë kryeqytetet që tërheqin më shumë udhëtarët. Londra kryeson në klasifikim. Ajo është qyteti më i vizituar në Britaninë e Madhe dhe 85 për qind e personave që jetojnë në Angli nisen për në Londër, më pas në Liverpul, Mançestern dhe Cornuaille.Në Francë, Parisi mbetet qyteti më tërheqës për 60 për qind të personave të pyetur.

Në Gjermani, 48 për qind nisen në Berlin. Në Itali, 41 për qind në Romë. Këto destinacione janë lehtësisht të arritshme me tren dhe udhëtarët vlerësojnë këtë mënyrë transporti, lehtësisht e aksesueshme dhe e rehatshme.”Trainline” është lideri evropian i pavarur për shitjen e biletave të trenit. Duke kombinuar kërkesat e 45 kompanive hekurudhore në 24 vende, ndërmarrja parashikon të lehtësojë lëvizjen në mbarë Evropën.Studimi u krye nga Censuswide në nëntor 2016