Komandanti i harruar i UÇPMB-së flet 17 vjet pas daljes së saj

Sot 17 vjet nga dalja në skenë e UÇPMB-së, ushtrisë çlirimtare që ndryshoi gjendjen e shqiptarëve në “Kosovën Lindore”.

Periskopi.com Lajme

Të nderuar vëllezër dhe motra të vendit tim të dashur të “Kosovës Lindore” sot unë bashkë me ju kujtojmë 26 janarin, kujtojmë momentin historik të vendit tonë, kujtojmë ngjarjen e cila u bë shkak për një fillim të ri të jetuarit në Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc.

Sot 17 vite pas, më dhemb shpirti që smund të jem në mesin tuaj e t’a kujtojmë sëbashku këtë ngjarje, të mblidhemi në fshatin Dobrosin, në fshatin legjendar që aq shumë i dha vendit tonë.

Në jetën time kam kaluar shumë sfida por, më të vështirën po e përjetoi tani, u bënë shumë vite pa e parë vendin tim, vendin që aq shumë e dua, vendit që i dhash e jam në gjendje ti jap gjithçka, kurdo qoftë nevoja. Pas përfundimit të luftës, kam menduar e besuar që Presheva, Medvegja e Bujanoci u çliruan përgjithmonë por, sot 17 vite pas gjendja është ndryshe, fatkeqësisht.

Sot, kemi një Medvegjë të spastruar e braktisur, kemi një Bujanoc që për inate personale po luftojnë vëllai vëllan, dhe kjo hasmëri shkoi aq larg sa nuk ishin të gatshëm pas zgjedhjeve lokale të këtij viti të bashkohen, dhe si pasojë e kësaj hasmërie ia falën 40% të pushteti sërbëve.

Koha dridhet e përdridhet por do të vijë dita që do të zgjidhet, sepse ai vend pati, ka e do të ketë njerëz që punojnë fuqishëm për ruajtjen e identitetit dhe substancës kombëtare.

Shefket Musliu, Komandant i ish UÇPMB-së

/ INA

Reklamë
Reklamë

Ish-komandanti i UÇPMB-së stërvitet i zhveshur në akull (Foto)

Të premten(sot), kur temperaturat kanë shënuar rekordin për këtë vit, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), Gani Sadiku, ka publikuar disa foto duke u stërvitur i zhveshur në borë.

Periskopi.com Lajme

Sadiku (65 vjeç) është nga fshati Rahovicë i Komunës së Preshevës.

Ai në luftën e UÇPMB-së e ka pasur nofkën “Naniçka”. /Zeri

auto_15910004_10154438404708542_1237019260_n1483715271 auto_15935658_10154438404278542_2027201457_n1483715261 auto_15934602_10154438404013542_1961253823_n1483715267 auto_15879529_10154438404193542_904535035_n1483715264

Reklamë
Reklamë

Sot, 16 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së

Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001, territoret e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë fushë e konfrontimeve të armatosura të policisë dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Periskopi.com Lajme

Pjesëtaret e saj për herë të parë janë paraqitur publikisht në fund të janarit të vitit 2000 në fshatin Dobrosin (komuna e Bujanocit) gjatë varrimit të vëllezërve të vrarë Shaqipi. Konfrontimi i armatosur dhe incidentet janë intensifikuar posaçërisht pas tërheqjes së policisë nga punktet e kontrollit në fshatrat shqiptare nga komuna e Bujanocit më 27 nëntor 2000.Tërheqja është bërë pas sulmit të UÇPMB-së mbi patrullën policore, me ç’rast vdiqën tre policë e pesë policë janë plagosur. Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, janë vrarë, plagosur ose rrëmbyer më tepër se 100 njerëz, shqiptarë, serbë, dhe përfaqësues të ushtrisë dhe policisë.

Në fillim të vitit 2001, Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Qeveria Federative formuan trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.  Në përpjekje që të zgjidhet kriza në mënyrë politike, në fillim të vitit 2001 përfaqësues të pushtetit dhe komunitetit shqiptar filluan negociatat, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të paktit Veriatlantik (NATO), Kombeve të Bashkuara (KB) dhe Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE).Rezultatet e këtyre negociatave kanë qenë hyrja graduale e Ushtrisë Jugosllave në Zona Tokësore të Sigurisë, në të njëjtën kohë dhe demilitarizimi dhe shpërbërja e UÇPMB-së. Zona Tokësore të Sigurisë me marrëveshje të mëvonshme është anuluar në mënyre formale. Kuvendi Federativ në vitin 2002 nxjerri Ligjin për amnisti për të gjithë pjesëtarët të UÇPMB-së./KosovaPress/

Reklamë
Reklamë