SPECIALJA

Mbretëria e Holandës vendos për Gjykatën Speciale

Mbretëria e Holandës ka ratifikuar Marrëveshjen për Shtetin Nikoqir për Dhomat e Specializuara të Kosovës, Gjykatën Speciale.

Periskopi.com Uncategorized

Kështu shkruan në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, transmeton Koha.net. Kjo marrëveshje pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2017.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës mirëpresin ratifikimin e Marrëveshjes për Shtetin Nikoqir nga Mbretëria e Holandës mes Kosovës dhe Holandës. Kjo marrëveshje siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës për të kryer procedurat në Holandë dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017. Deri në hyrjen në fuqi, Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të Shtetit Nikoqir,e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës përgatitore në lidhje me procedurat gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Shqipe Jashari

A i quajti vajza e Adem Jasharit tradhtarë ata që familja Jashari nuk i pret më në konak?

Vajza e Adem Jasharit, Shqipja, ka publikuar në një prej rrjeteve të saj sociale një thënie të Sami Frashërit.

Periskopi.com Lajme

“Tradhtaret të mos kalojnë pranë varrave të dëshmorëve, sepse dheu i tyre nuk duron të qenmën e tyre mbi faqen e tokës”, është thënia e Sami Frashërit, që Shqipja ka vendosur ta postojë pikërisht dy ditë pas 28 Nëntorit, kur memoriali i familjes Jashari u vizitua më shumë se kurrë.

Për të vizituar familjen Jashari shkuan të gjithë krerët institucional, ndërsa dihet se në konakun e Jasharajve më nuk priten disa prej politikanëve kryesorë në vend.

E gjithë kjo lë të nënkuptohet se Shqipe Jashari mund t’ia ketë dedikuar të njëjtëve këtë thënie të shkrimtarit të madh shqiptar. /Periskopi/

Presidenti priti përfaqësues të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës të Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jasharin, sekretarin e kësaj shoqate, Ramiz Ramën, dhe kryetarin e Shoqatës të Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhajn.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim është biseduar për sfidat që po ballafaqohen familjet e dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës, sidomos ato që kanë të bëjnë me disa barriera ligjore.

Presidenti Thaçi është interesuar për mirëqenien e tyre, duke thënë se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk do të ishte e mundur pa sakrificën e tyre.

Përfaqësuesit e këtyre dy shoqatave kanë theksuar se ekziston një nevojë për një zbatim më të mirë të ligjeve që prekin këto kategori, si dhe një koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve, sidomos ministrive.

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë në realizimin e kërkesave të këtyre kategorive, gjithmonë duke u bazuar në praktika pozitive në rajon dhe Evropë./ Periskopi

nga-dalja-publike-e-u-ccedil-k-s-euml-hd-1200x630

Nëntori i 19-të i UÇK-së

Sot bëhen 19 vjet kur për herë të parë u panë publikisht pjesëtarë të armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1997 në fshatin Llaushë të Skenderajt tre djem të rinj të veshur me uniforma dhe me armë automatike dolën dhe treguan kush janë ata. E tërë kjo ndodhi në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili ishte vrarë dy ditë më parë nga forcat serbe.

Mujë Krasniqi(tash dëshmor i kombit), Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj dolën para masës së madhe që ishin mbledhur në Llaushë dhe treguan se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ekziston përnjëmend. Që nga ajo ditë, festës së Flamurit iu ka bashkangjitur edhe dalja publike e UÇK-së

Menduh Thaçi

Menduh Thaçi thotë se rruga e UÇK-së nisi dhe përfundoi me Tetovën

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë janë shumë meritorë për çlirimin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Madje, sipas Thaçit, edhe konstruktimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka startuar në Tetovë.

“Rruga e UÇK-së ka nisur dhe ka përfunduar me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë”, ka thënë Thaçi në një intervistë në Klan Kosova

“Kjo duhet të jetë në mbamendjen historike. Për t’iu treguar gjeneratave të reja. Kjo duhet të tregohet se ja vlen sakrifica për interesat kombëtare”.

Naim Bazaj

Naim Bazajt kur i duhet e përdor emrin e UÇK-së, ka çaste kur nuk guxoi (Video)

Naim Bazajn e njohin të gjithë në Drenas. Ka edhe nga ata që janë zhvendosur në Prishtinë por që e njohin.

Periskopi.com Lajme

Ai ishte pjesë e luftës së UÇK-së, e në vitin 2013 ishte kandidat i PDK-së në Drenas.

Ajo që ndodhi pak javë më parë i befasoi të gjithë, raporton Periskopi

Përçahet PDK-ja në Drenas, revoltohet Bazaj kandidati më serioz

Ai e kundërshtoi ashpër kreun e PDK-së, Kadri Veselin dhe të nesërmen doli si kandidatë i pavarur për kryetar të kësaj komune.

Një natë më parë e shau, kundërshtoi e nuk la fjalë pa thënë për të, të nesërmen shkoi krahë tij pa fije turpi.

Madje dha një arsyetim tepër qesharak pse u kthye aty.

Naim Bazaj ka një arsyetim pse u kthye në PDK, mos qeshni me të

Jo vetëm kaq, nxori edhe probleme ligjore.

Tentoi të decertifikohet si kandidat i pavarur, u bë, pastaj u tha se nuk lejohet dhe e fundit, sipas Ligjit, ai do të jetë në listën e kandidatëve në garë për Drenasin.

KQZ e rikthen Naim Bazajn në garë për kryetar të Drenasit

Pavarësisht se kë e përkrahë ai, emri i tij do të jetë në listë, dhe mund të dëmtojë partinë nga vjen.

Në një video të zgjedhjeve të fundit, kur ai synonte të ishte pjese e asamblesë se Drenasit, nuk kishte lënë fjalë të mira pa fol për PDK-në, e madje ishte thirrur edhe në luftën e UÇK-së, pjesë e së cilës ishte.

Por nuk bëri njësoj në natën kur Veseli e kishte kandiduar Ramiz Lladrovcic për kryetar. Aty kishte ngritur zërin si një ish-luftëtarë, e të nesërmen e kishte harrur krejt. / Periskopi

Britaniku që luftoi në Kosovë ka nevojë për ndihmë, vuan nga kanceri

Jonathan Mark Harrison, i njohur si Jon Harrison, është veteran i luftës në Kosovë. Burri që dha shumë për lirinë e shqiptarëve, vuan nga shumë sëmundje.

Periskopi.com Lajme

Jeta e tij e sotme do ta prekë thellë në zemër çdo njeri.

Ndaj, është hapur kjo faqe për ta ndihmuar shërimin e tij dhe kthimin e tij jetës normale: https://www.gofundme.com/lets%C2%AChelp%C2%ACjon%C2%ACkickcancer

Në vitin 2009, Joni është diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë, pas së cilës u operua.

Por, janë bërë gabime gjatë operimit duke e lënë atë me infeksion të vazhdueshëm kullues në murin e poshtëm të legenit të tij.

Kjo shkakton dhimbje të padurueshme dhe probleme të vazhdueshme mjekësore të cilat po shtohen në problemet e përditshmërisë së tij (krahas ileostomisë së bërë për shkak të largimit të zorrës së tij të trashë).

Në vitin 2012 Joni është diagnostikuar me atë që dukej të ishte tumor i paoperueshëm në tru.

I ishin dhënë 18 muaj jetë, por fatmirësisht tumori ngadalësoi rritjen e tij.

Sidoqoftë, rëndon jetën e Jonit në shumë mënyra: ai rrëzohet i pandjenja, ka humbje të vetëdijes dhe është në dhimbje të vazhdueshme.

Për shkak të tumorit, Joni diagnostikohet më 2016 me sëmundje të harresës (MCI).

Joni u diagnostikua më 2014 edhe me një tumor tjetër në pjesën e poshtme të shpinës së tij. Ky tumor ka vazhduar të rritet shumë ngadalë dhe ndikon në lëvizshmërinë e tij.

Joni është i detyruar të marrë 32 tableta në ditë. Shumica e këtyre janë lehtësues të dhimbjes, përfshirë morfinën dhe opiatet me fuqi të lartë kundër dhimbjes.

Atij i duhet të ketë kujdestarë (për të cilët kontribuon me pjesë të madhe të të ardhurave të vogla të tij) çdo ditë, për ta ndihmuar me punët e përditshme (ta sigurojnë se i ka marrë medikamentet e tij, se do t’i bëjë gati për më vonë, dhe gjithashtu të qëndrojnë kur pastrohet për të qenë të gatshëm për ndihmë nëse humb ndjenjat).

Gjithashtu, gjatë javës kujdestari e merr Jonin për të bërë blerjet për nevojat e shtëpisë. Kjo është koha e vetme kur ai del jashtë shtëpisë: dy herë në javë për tri orë secilën herë (Jon ka hequr dorë nga të voziturit, për shkak të rrezikut të humbjes së ndjenjave).

Gjithashtu, kjo është e vetmja kohë kur Joni ka rastin të ketë ushqim të freskët, sepse ai është i frikësuar të përgatisë vet për shkak të harresës (ka vënë gjëra për të përgatitur, ka shkuar në shtrat dhe gati se nuk e ka djegur shtëpinë).

Joni fatkeqësisht vuan edhe nga diabeti, për çka duhet të marrë insulinë dy herë në ditë.

Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, Joni u takua me neurokirurgun Haxhi Adylin. Joni ia prezantoi gjendjen e tij dhe shpjegoi se i është thënë në shumë raste se tumori i tij ishte i paoperueshëm.

Doktor Avdyli tha se tumori ishte i operueshëm duke përdorur procedurën GAMMA KNIFE.

Kjo e gëzoi Jonin, por në vendlindje e kuptoi se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë nuk do t’ia mbulojë operimin.

Ndaj, duhet të paguajë një institucion privat shëndetësor për të kryer këtë operacion për të cilin është dedikuar kjo faqe.

Operacioni, me kujdesin pas tij dhe me seritë pasuese të imunoterapisë, do të kushtojë rreth £40000. Pra, Jonit i nevojitet ndihma juaj për ta ndihmuar të ketë shanse më të mira në jetë. Joni ka këtë shans të jetojë si duhet. Prandaj, le ta ndihmojmë.

Donacionet do të përdoren ekskluzivisht për GAMMA KNIFE dhe të faturave mjekësore. Sa më herët që ne i hapim zemrat tona, më mirë për shëndetin e tij dhe shanset e tij për të jetuar.

Gruaja shtatzënë e Jonit dhe familja e saj u masakruan dhe u dogjën të gjallë në Kroaci në vitin 1995, derisa ai ishte në fushëbetejë duke luftuar kundër regjimit serb.

Ai ishte hedhur dy herë në erë në fushë të minuar në vitin 1993 dhe nga një granatë dore në vitin 1994. Disa nga copat metalike nga eksplodimet ende gjenden brenda trupit të Jonit.

Joni ishte plagosur me armë zjarri po ashtu në Parkun Kombëtar Plitvica në Kroaci në janar të vitit 1995, kur ai dhe brigada e tij u sulmuan në pritë nga një patrullë serbe, gjersa ishin në ndjekje të serbit që komandonte kampet e dhunimit.

Joni shiti gjithçka që kishte në Britani dhe la një jetë të mirë atje vetëm e vetëm që të shkonte si vullnetar për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.

Ai bëri të njëjtën gjë duke luftuar në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Joni ishte instruktor në DELTA – Brigada 138 “Agim Ramdani” – UÇK. Ai luftoi për ne, le të luftojmë tani ne për të! /albeu.com/

Eprori anglez i UÇK-së që kritikon listën e veteranëve, nga sot iu bashkua LDK-së

 

Hatixhe Berisha

Shqiptarja nga Klina rrëfen në Beograd dashurinë e saj për Serbinë, e quajnë heroinë (Video)

Profesoresha në Akademinë Ushtarake të Serbisë, në Katedrën e Strategjisë, Hatixhe Berisha, në një emision të një televizioni serb, rrëfen se sa shumë e do Serbinë.

Periskopi.com Lajme

Hatixhja, që është nga Klina, thotë në këtë emision se babanë e ka pasë përparimtar, për dallim nga shqiptarët tjerë që nuk i shkollonin vajzat. Ndërsa, shprehet pa turp se është edukuar në frymën e barazisë, sidomos me serbët, shkruan B92, transmeton Telegrafi.

Në këtë emision ajo dhe familja e saj shfaqen të “ndershëm, kozmopolitë e të edukuar” për ta mbrojtur tokën e tyre – Serbinë!

Hatixhja ka lindur në një familje me gjashtë fëmijë, me tre vëllezër e tri motra. Vëllai i saj Izeti vritet në luftë kundër kroatëve, në Vukovar. Në varrimin e tij nuk merr pjesë asnjë shqiptar.

Ajo madje thotë se kur kërcet lufta në Kosovë, UÇK ka shkuar te babai i saj Halliti, për t’ia marrë djemtë e sa ai u thotë që nuk ka djem për të shitur.

Kësaj familjeje, që të gjithë anëtarët i kishte të punësuar ose në Ushtrinë ose në organet tjera të sigurisë të Serbisë, i vritet djali Ademi, në luftë kundër UÇK-së.

Në komemoracionin e tij u tha: “Patriotizmin e dashurinë për Jugosllavinë e ka paguar me jetë”.

E pyetur se e kujt është Kosova, Hatixhja thotë: “Veç e Serbisë”!

Fatmir Limaj

Limaj për vrasjen në Bellanicë: Të pyeten anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (Video)

Ish-komandanti i Brigadës 121 të Zonës Operative të Pshtrikut të UÇK-së, Fatmir Limaj, gjatë intervistës për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ka folur për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në rastin e Bellanicës.

Periskopi.com Lajme

“Shtabi i Përgjithshëm ka qenë Hashimi (Thaçi), Kadria (Veseli), Rexhep Selimi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Sokol Bashota dhe ata bile janë njohur si përfaqësues të shtabit”, theksoi Limaj.

Ai tha se kur ka dalë komunikata e Shtabit e cila merr përsipër vrasjet e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit nga rrethina e Malishevës, “ne kemi heshtur”.

“Kur ka dalë komunikata ne kemi heshtë dhe më nuk kemi fol për atë komunikatë; nuk kemi fol për këtë rast. Në të kaluarën, kur komunikatat e UҪK-së kanë marrë përgjegjësi për një rast, nuk është diskutuar më për atë rast nga të tjerët; e ka marrë organi ma i lartë”, theksoi Limaj. “Duke e parë këtë, ne kemi mendu që kjo është marrë nga organi ma i lartë i Shtabit të Përgjithshëm për faktin se ashtu ka qenë komunikata. E tash, a ka qenë e Shtabit të Përgjithshëm a nuk ka qenë, duhet të pyeten anëtarët e Shtabit”. /kallxo.com/

 

Rexhep Selimi

Selimi: Ata që po iu bëjnë gropa bashkëluftëtarëve, do të bien vetë në to

Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se ka qenë dëshmitar në rastin e fundit të procesit gjyqësor kundër Fatmir Limajt, dhe thotë se beson në pafajësinë e tij dhe në pastërtinë e luftës çlirimtare.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thëne se edhe rasti “Drenica” është më shumë konspiracion sesa hetim real, duke shtuar se beson fuqishëm në këtë rast dhe në pafajësinë e të akuzuarve.

Sipas tij, krejt vendi po kalon në një lloj konspiracioni dhe shtoi  se këta njerëz po persekutohen nga akterë të ndryshëm, të cilët nuk po ia donë të mirën luftës dhe vendit.

Selimi po ashtu ka komentuar edhe ndarjen e mjeteve nga Qeveria për mbrojtjen nga Gjykata Speciale, duke thënë se “lufta nuk mund të mbrohet as me 1.5 as me 150 milionë, sepse nuk kanë efekt dhe nuk munden me shfajësuar veten me këto para”.

Ai i ka akuzuar krejt deputetët që e kanë votuar Specialen. “Ata ia kanë bërë gropën ushtarëve të vetë UÇK-së, por në fund kanë me ra vet në gropë”.

Selimi, në emisionin Rrokum Roll të TV Rrokum, ka folur edhe për Rezolutën për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, duke e konsideruar atë si një inskenim të montuar, ku deputetët kanë mundur të kenë edhe konflikt fizik. Sipas tij, maturia e opozitës, në veçanti e Vetëvendosjes, e ka pamundësuar një gjë të tillë.

Jakup Krasniqi

Krasniqi thotë se mbrojtja e luftës çlirimtare kërkon konsensus nacional

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka quajtur të vonuar dhe joserioz miratimin e Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për mbrojtjen e vlerave të luftës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe Ligjit për Gjykatën Speciale, kjo Rezolutë nuk thotë asgjë dhe është sikur me “prashitë në ujë”.

Krasniqi ka vlerësuar në një intervistë për “Epoka e re” se mbrojtja e luftës çlirimtare kërkon konsensus nacional.

 

Në këtë kontekst, ai ka thënë se duhet të bëhet bashkimi i krahut të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, i cili, sipas Krasniqit, tani për tani është parcializuar.

Kurse ngritjen e aktakuzës ndaj Fatmir Limajt, e ka quajtur përndjekje dhe persekutim.

Krasniqi ka thënë se edhe konfirmimi i dënimit për rastin “Drenica II” ishte skandaloz.

 

Ahmet Isufi

Isufi: Luftëtarët e UҪK-së s’po dihet se për çka po dënohen

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka deklaruar se komandantët e UҪK-së nuk po dihet nëse po dënohen që kanë bërë krime apo që nuk kanë bërë krime.

Periskopi.com Lajme

Mënyra se si po trajtohen ata nga sistemi i drejtësisë, është e paparë në drejtësinë ndërkombëtare, raporton Tribuna Channel

Si ish- pjesëtar i UҪK-së ai ka pyetur se si është e mundur që për veprën e njëjtë, i njëjti person të gjykohet tri herë.

Pastaj, ka shtruar edhe pyetjen se si  mundet që për rastet e njëjta të ngritet edhe një gjykatë e veçantë, pas  Tribunalit të Hagës.

Isufi ka insistuar se lufta e UҪK-së ka qenë e pastër si loti.

“Përkundër dhunës dhe gjenocidit që ka bërë Serbia, UҪK është përmbajtur në raport me popullatën civile”, ka thënë Isufi.

Pikërisht për këtë fakt, sipas tij, UҪK-ja  ka gjetur edhe mbështetje nga forcat ndërkombëtare.

Tek më vonë, sipas tij, kanë dal dëshmi të fabrikuara për ushtarët e UҪK-së.

Ai ka shprehur bindjen se Gjykatë më speciale se Tribunali i Hagës për trajtimin e krimeve të luftës nuk mund të ketë.

“Specialja do ta ketë fatin e njëjtë. Edhe prej saj, të akuzuarit do të dalin të pafajshëm”, ka thënë Isufi.

Ai ka potencuar se për shkak të ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë, ka ardhur deri te Gjykata Speciale.

Isufi nuk është pajtuar që kjo gjykatë të mos e ketë selinë në Kosovë, por jashtë saj.

“Sikur të ishte krijuar Gjykata në Kosovë, kishim dhënë prova edhe para bashkësisë ndërkombëtare se jemi të gatshëm ta luftojmë krimin e korrupsionin. Por kjo nuk ndodhi”, ka thënë Isufi.

Veteranet e UÇK-se/ ARKIV

Të hënën protestë kundër dënimit të pjesëtarëve të UÇK-së

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Drenas, ka njoftuar që të hënën do të protestojnë në shenje pakënaqësie për dënimet e fundit të komandantëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Sipas organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së, dega në Drenas, këto dënime tentojnë që ta ulin vlerën e luftës çlirimtare, mundin dhe sakrificën e gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, gjithë ushtareve që sakrifikuan jetën e tyre për të mbrojtur pragun e shtëpisë.

“Protesta mbahet në sheshin “Fehmi Lladrovci”, duke filluar nga ora 12:00. Eja edhe ti, t’i mbrojmë vlerat e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta mbrojmë amanetin e dëshmoreve dhe gjakun e derdhur për liri”, thuhet në ftesën e organizatave të dalura nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Drenas.

UÇK

Deputetët që votuan PËR dhe KUNDËR mbrojtjes së vlerave të UÇK (Dokument)

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë votash sot një rezolutë në mbështetje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila e obligon Kuvendin që brenda gjashtë muajsh të nxjerrë ligj për vlerat e luftës.

Periskopi.com Lajme

Vetëvendosje abstenoi, ndërsa partitë tjera e votuan pro.

Më poshtë është dokumenti kush votoi pro dhe kush abstenoi.

Y është pro

N është kundër

A është abstenim

  14826232_10211717434709318_2002536429_n

Elmi Reçica

Reçica thotë se Visar Ymeri u frikësua një natë më parë në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica sikur ka nxitur edhe më shumë situatën sot në Kuvendin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Pyeti Visar Ymerin shumëçka, mes tjerash i tha se është frikësuar një ditë më parë kur u diskutua për vlerat e UÇK-së, raporton Periskopi

“A ka kontribuar ndonjëherë në 3% apo në Fondin Vendlindja Thërret. Ymeri nuk pati guxim një natë më parë të lexonte Rezolutën, por e la Glauk Konjufcën që ka një bagazh familjarë më patriotik a”, tha Reçica.

Në sallë dëgjoheshin zhurma, të reagimeve të Albin Kurtit dhe të tjerëve, por Reçica nuk u ndal.

“Nuk është në rregull kjo, i keni dërguar atje ku nuk duhet njerëzit që kanë dhënë shumë për këtë vend”, tha ai./Periskopi

 

20150801190652314646

Rezoluta e VV-së për UÇK-në që nuk u hodh në votim (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Pas debatit në Kuvendin e Kosovës, në lidhje me gjykimin e Grupit të Drenicës, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka propozuar një rezolutë me katër pika, e cila nuk mori përkrahjen e grupeve të tjera parlamentare.

Këto janë pikat e rezolutës së VV-së:

  1. Ushtria Clirimatare e Kosovës të futet në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të mbrohet si vlerë;
  2. Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk pajtohet me dënimin e ushtarëve ë UCK-së nga proceset gjyqësore të EULEX-it kryesisht me prova të fabrikuara nga Serbia;
  3. Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e njeh autoritetin e EULEX-it për ta gjykuar UCK-në;
  4. Të shfuqizohen nenet e Gjykatës Speciale të miratuara me 3 gusht 2015.

 

 

KUVENDI

Kuvendi miraton rezolutën për vlerat e UÇK-së, e dyta nuk u hodh në votim

Pas një debati të gjatë dhe më shumë zhurma që u mbajt një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, sot, e premte, deputetët kanë miratuar rezolutën për vlerat e UÇK-së.

Periskopi.com Lajme

Në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme që ka filluar vetëm pak minuta [as orës 10:00, në votim morën pjesë 72 deputetë.

61 votuan për, ndërsa 11 abstenuan.

Ndërkaq, deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” kërkojnë që të votohet një rezolutë e iniciuar nga ky subjekt.

Edhe pse Rezoluta u lexua dhe komentua nga grupet parlamentare, ajo  nuk u hodh në votim./ Periskopi

Greg Delawie

Amerika paralajmëron Kuvendin e Kosovës: Respektoni institucionet e drejtësisë

Ambasada amerikane në Prishtinë po përcjell punimet e Kuvendit të Kosovës kushtuar dënimeve të disa pjesëtarëve të UÇK-së nge EULEX-i e të konfirmuara edhe nga Gjykata e Apelit të gjykuar për krime lufte.

Periskopi.com Lajme

“Ne jemi duke e përcjell këtë çështje. Sundimi i ligjit është top prioritet i Ambasadës sonë në Kosovë. Respektimi i vendimeve të institucioneve të drejtësisë dhe principi që të gjithë të jenë të barabartë para drejtësisë, janë esenciale në çdo demokraci”, ka thënë për KTV Michelle Schohn, zëdhënëse e Ambasadës amerikane.

Avni Arifi

Anëtari i AAK-së mendon se subjekti i tij është dashtë ta bojkotojë dje Kuvendin

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi beson se AAK është dashtë të bojkotojë debatin e djeshëm në Parlament.

Periskopi.com Lajme

Kjo pasi sipas tij, shumë deputet debatonin për të shëruar komplekset e veta e nuk iu bën për vlerat e UÇK.

“Tek e fundit, është po e njëjta legjislaturë që votoj gjykatën speciale. Debati për vlerat e UÇK ka përfunduar atëherë kur u votua gjykata speciale. Aty falë votës së shumicës përfundoi tregimi për vlera e tregimi tjetër fillon në pranverë“, shkruan ai në Facebook.

Pritet të shohim sot, nëse subjektet politike do të marrin pjesë që të gjitha në Kuvend, në vazhdimin e seancës.

UÇK

Kreu i OVL-ve të UÇK-së thotë se EULEX-i ka gjykata sikur të Serbisë

Kryetari i ri i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Ngucati, ka thënë se me dënimin e grupit “Drenica II” dhe Gjykata Speciale, janë duke u munduar që t’i krahasojë çlirimtarët me kriminelët e Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se në rrafshin e gjykimeve të padrejta, EULEX-i dhe Serbia janë të njëjta, transmeton Koha.net.

“Në gjykim janë të njëjta EULEX-i dhe Serbia. Kanë montuar raste. Ne kemi kërkuar që të hiqet EULEX-i nga Kosova, ne kemi gjykata dhe të mbetet në dorë të tyre”, ka thënë Ngucati, teksa ka shtuar se nuk ka pasur krime lufte nga UÇK-ja, e ata që duhet dënuar shëtitën në Veri të Mitrovicës dhe Graçanicë.

Kurse debati i sotëm, për Ngucatin është sa për sy e faqe. Ndërsa mundësia e protestave është duke u shqyrtua.

Ngucati ka pranuar se deri në vitin 2010 kam qenë aktiv në PDK, por më nuk është, duke siguruar se nuk do të ketë ndikime politike tek ai.