fury

Fury flet pas humbjes së titujve

Boksieri britanik, Tyson Fury ka folur pas humbjes së titujve.

Periskopi.com Sporti

28-vjeçarit iu morën titujt për shkak të konsumimit të substancave narkotike.

Ai madje kishte pranuar një gjë të tillë, si dhe kishte shtyrë përplasjen e radhës me Ëladimir Klitschkon për herë të dytë.

Mirëpo, ai pranon se ka gabuar shumë me veprimet që rezultuan me humbjen e këtyre titujve.

“Tani hyj në një sfidë më të madhe në jetën time dhe e di se edhe kundër sa jdo të garoj si kundër Klitschkos”, deklaroi Fury.

“I fitova titujt në ring dhe besoj se aty është dashur t’i humbas, por kësaj radhe nuk mund t’i mbroj dhe kam marrë vendim të rëndë për t’i lëshuar këta tituj”, shtoi ai. /Periskopi.com

tyson-fury-boxing-peter-fury_3794523

Tyson Fury dorëzohet, humbet titujt

Tyson Fury është detyruar që të rikthej titujt WBA dhe WBO, pasi është tërhequr dy herë nga përballja me Wladimir Klischtko, dhe problemeve shëndetësore.

Periskopi.com Sporti

Boksieri anglez është testuar pozitiv për përdorimin e substancave të palejuara, raporton BBC.

Në një intervistë gjatë javës së kaluar, boksieri problematik ka pranuar të ketë përdorur kokainë për t’u përballur me depresionin.

Shefi i WBO-së, Luis Batista-Salas më parë kishte njoftuar se Fury do t’i humb titujt për shkak të jo aktivitetit, shkeljes së kontratës dhe përdorimit të substancave.

Kampionit të botës në boks po i merren titujt

Tyson Fury't pritet t'i merren së shpejti titujt kampion në boks.

Periskopi.com Video
fury

Fury’t po i merren titujt

Kampioni Botëror, Tyson Fury duhet të dorëzojë titujt pasi ditë më parë pranoi se ka konsumuar substanca narkotike.

Periskopi.com Sporti

Britaniku është përballur edhe me probleme me depresion kohëve të fundit dhe është tërhequr sërish nga përballja me Wladimir Klitschko.

Federata Angleze e Boksit do të mblidhet sot për të diskutuar rreth heqjes së licencës së boksierit në fjalë, derisa ai të përmirësojë gjendjen e tij shëndetësore.

Tyson Fyry është kampion në WBA dhe WBO.

Ai ka postuar një foto me trofetë e tij që së shpejti pritet t’i merren.

fury3

/Periskopi.com

fury2

Fury e pranon se ka përdorur kokainë

Kampioni i Botës në boks për peshat e rënda, Tyson Fury ka pranuar se ka përdorur kokainë.

Periskopi.com Sporti

Në javët e fundit mediet kanë raportuar për dështimin e tij në testin e kokainës, duke pretenduar se kjo ka qenë edhe arsyeja për anulimin e meçit me Wladimir Klitschko, dhe jo lëndimi i tij.

I ftuar në ‘Rolling Stone Magazine’,Fury ka pranuar se ka përdorur kokainë, shkruan BBC.

28 vjeçari ka thënë se kokaina e ndihmon për të mposhtur depresionin, pasi është një maniak depresiv, dhe shpreson që dikush ta vret para se ai të vras veten.

fury2

Fury bëri shaka, nuk u pensionua

Tyson Fury përmes llogarisë së ti në rrjetin social Tëitter dje postoi duke thënë se është penisonuar nga boksi duke shokuar botën e boksit dhe përkrahësit e tij.

Periskopi.com Sporti

Por e gjithë kjo ishte edhe një tjetër veprim skandaloz i kampionit të peshave të rënda pasi ai pas tre orësh bëri një postim tjetër duke treguar se vetëm ishte tallur dhë se nuk do të tërhiqet leht.

Tyson Fury ka një rekord fenomnal pa asnjë humbje duke u ndeshur 25 herë ku të gjitha i ka fitore prej tyre i ka 18 më nokaout. /Periskopi.com

fury

Pensionohet Tyson Fury

Kampioni i peshave të rënda në boks, Tyson Fury ka njoftuar pensionimin nga ky sport.

Periskopi.com Sporti

Është raportuar së fundmi se britaniku ka dalë pozitiv në testin e kokainës.

Nëpërmjet rrjetit social Twitter, ai thotë se boksi është gjëja më e shëmtuar me të cilën është marrë.

Fury anuloi dy herë rimeçin me Wladimir Klitschkon, me të cilin ishte dashur të përballej me datën 29 të këtij muaji.

tyson/Periskopi.com