Gjermania-Turqisë: I keni dy javë kohë, ose…

Periskopi.com Lajme

Gjermania i ka dhënë dy javë afat kohë Turqisë që kjo e fundit të lejojë deputetët e parlamentit gjerman që të vizitojnë ushtarët turq në bazën Inxherlik.

Në deklaratën e lëshuar prej qeverisë gjermane, thuhet se në rast se Turqia brenda dy javësh nuk jep lejen që pjesëtarët e Bundestagut gjerman të vizitojnë ushtarakët në bazën Inxherlik, atëherë Berlini do të marrë vendim për tërheqjen dhe largimin e avionëve të tij nga kjo bazë.

Autoritetet gjermane kanë thënë se brenda këtyre dy javëve, përfaqësues të Bundestagut gjerman do të bisedojnë me palën turke dhe në fund do të marrin vendimin përfundimtar.Në samitin e NATO-s, Angela Merkel kancelare e Gjermanisë ka diskutuar për këtë problem me presidentin Rexhep Taip Erdogan, por pa arritur ndonjë rezultat.

Në bazën Inxherlik të Turqisë gjenden 260 ushtarakë dhe disa avionë gjermanë. Turqia vitin e kaluar duke reaguar ndaj konfirmimit të gjenocidit turk kundër armenëve në periudhën Osmane në parlamentin gjerman, nuk ka lejuar deputetët e Gjermanisë që të vizitojnë bazën Inxherlik.

Javën e kaluar Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se nëse Gjermania merr vendim të largojë ushtarakët e saj nga baza Inxherlik, Turqia atyre do tu thotë mirupafshim.

Dasmorët e çmendur: Të gjithë të armatosur si në luftë (Video)

Periskopi.com Lajme

Të shtënat nëpër ahengje familjare nganjëherë arrijnë pikën që ne as nuk mund të paramendonim.

Disa thonë se të shtënat në dasma janë zakon i vjetër i shqiptarëve. Por, para se këtë fenomen ta cilësoni si shqiptarë, shikoni videon e kësaj dasme në një provincë të Turqisë, transmeton Periskopi

Në provincën e Gaziantepit në Turqi, të gjithë dasmorët janë të armatosur. Ata ecin e shtënë me armë gjatë gjithë kohës. /Periskopi

 

Zbehja e BE-së i lë më shumë hapësirë Turqisë në Ballkan

Periskopi.com Lajme

Zbehja e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, vlerësohet se ka shtuar ambiciet e vendeve më të fuqishme që të shtrijnë ndikimin në Ballkanin Perëndimor, përfshi edhe Kosovën. Krahas ambicieve të theksuara për rritjen e ndikimit rus në rajon, edhe Turqia, mbetet si një nga vendet më të përfolura për shtrirje ndikimi në këtë pjesë të Evropës.

Megjithatë, tash për tash, njohës të rrethanave politike, nuk besojnë që rajoni mund të rrëshqas nga orientimet integruese në Bashkimin Evropian dhe strukturat euro-atlantike.

Analisti Ilir Ibrahimi thotë se është krejt normale që shtetet më të fuqishme të provojnë të shtrijnë ndikimin në pjesë të ndryshme të botës. Por, në rastin e Turqisë, ai nuk sheh ndonjë lloj rreziku që t’i stopoj vendet e rajonit në proceset integruese evropiane, pavarësisht së tash për tash Bashkimi Evropian po ballafaqohet me sfidat e zgjerimit, sidomos pas daljes së Britanisë së Madhe.

“Nuk shoh ndonjë rrezik apo tërheqje të Bashkimit Evropian në këtë rast, sepse kemi një zbehje momentale të proceseve integruese, duke pas parasysh Brexit-in, zgjedhjet në Francë dhe zhvillimet tjera në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Por, nuk besoj që ky interes i Bashkimit Evropian për integrimin e rajonit do të dalë nga rendi i ditës”, konsideron Ibrahimi.

Në rajonin e Ballkanit, një ndikim të fuqishëm kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë Ilir Ibrahimi. Ndërkaq, kohët e fundit, interesim për të shtri ndikimin e vet vërehet edhe te Rusia, thekson ai.

“Mos të harrojmë që një shtet shumë i fuqishëm i cili është i interesuar të mbaje dhe të forcoj ndikimin e vet janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj, kur kemi një fuqi të tillë, pra Shtetet e Bashkuara të cilat janë të interesuara të kenë ndikimin e tyre në rajon, për t’i bërë ballë edhe ndonjë ndikimi të mundshëm rus, atëherë nuk shoh që Turqia të ketë këtu ndonjë hapësirë të madhe”, thotë Ibrahimi.

Ndërkohë, Blerim Burjani, analist, thotë se Turqia ka shprehur në vazhdimësi interes për të shtri ndikimin në Ballkanin Perëndimor.

Por, sa i takon Kosovës, ai thotë se Kosova është përcaktuar qartë se ka orientim pro- evropian dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që raportet me Turqinë ai i sheh vetëm si një miqësi të mirë dhe jo rrezik për kthim kah lindja.

“Politika e jashtme e shtetit të Kosovës është e orientuar drejt Bashkimit Evropian në mënyrë të fuqishme dhe nuk është aspak, asnjë milimetër duke shkuar kah lindja, prandaj këto raporte, kur flasim vetëm për Kosovën, janë më tepër të natyrës miqësore dhe natyrave tjera për të cilat Kosova ka pasur dhe ka përkrahje nga Turqia, sidomos në planin e njohjeve ndërkombëtare”, thekson Burjani.

Si vend mjaft i fuqishëm, Turqia në Kosovë është e pranishme me bizneset dhe investimet në shkolla e shëndetësi, kurse në një rrafsh më të gjerë, kompanitë turke u përfshinë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore – kryesisht përmes ndërtimit të autostradave; pastaj asaj ajrore – me marrjen me koncesion të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës dhe në fushën e energjisë, duke marrë nën menaxhim sistemin e distribuimit.

Në mungesë të shifrave më të reja, vetëm gatë viteve 2004 – 2014, Turqia thuhet se ka investuar në Kosovë mbi 360 milionë euro. Përderisa, sipas shifrave zyrtare, thuhet se ka afro 700 kompani turke që veprojnë në Kosovë.(REL)

Kurteshi në Turqi, kujton mosnjohjen e e diplomave të Kosova nga ana e Serbisë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit te Republikës, njëherit përfaqësues në Komisionin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare te PBEJL-së, për Zhvillim Social, Arsim, Hulumtim dhe Shkencë, Ismajl Kurteshi po merr pjesë në takimet e rregullta të këtij Komisioni, të cilat janë organizuar nga Kuvendi i Madh Kombëtar i Turqisë, e që po mbahen në Stamboll dhe Bursa të Turqisë.

Punimet do të zhvillohen sot dhe nesër (21-22 prill 2017). Raportues për Komisionin është delegacioni i Turqisë.

Deputeti Kurteshi ne fjalën e tij theksoi problemin e mos zbatimit të njohjes se diplomave të Universiteteve të Kosovës nga ana e Serbisë, edhe përkundër nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel ne mes Prishtinës e Beogradit për njohje të diplomave.

Ai theksoi problemin e studentëve të Preshevës e Bujanovcit të cilët studiojnë në Kosovë, të cilëve nuk u njihen diplomat në Serbi.

Nga të gjitha delegacionet, në veçanti nga delegacioni i Beogradit , Kurteshi kërkoi që të shtyjnë përpara zgjedhjen e këtij problemi të rëndësishëm- të impelentimit të marrëveshjes e kjo do të ishte kontribut i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit regjional, për të cilin është thirri edhe ky takim.

Rrahje para konsullatës turke në Bruksel, lëndohen shumë persona

Në përleshjet e ashpra të enjten para ndërtesës së konsullatës turke në Bruksel, në të cilat morën pjesë përkrahësit dhe kundërshtarët e presidentit turk Recep Tayip Erdogan janë lënduar shumë persona, njoftoi policia belge.

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësja e policisë së Brukselit, Ilse van de Keere ka thënë për AFP se personat e lënduar janë dërguar në polici, por nuk ka bërë të ditur numrin e përgjithshëm të personave të lënduar.

Kryeministri belg, Charles Michel sonte ka dënuar trazirat në rrjetin Twitter.

“Qeveria belge angazhohet për zero tolerancë ndaj trazirave në lidhje me referendumin turk. Dënoj ashpër dhunën para konsullatës”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Trazirat vijnë në momentin kur turqit, të cilët jetojnë në Belgjikë, mund të votojnë nga data 27 mars deri më 9 prill në konsullatat në Bruksel dhe Antverpen për referendumin për zgjerimin e kompetencave të presidentit turk, i cili mbahet më 16 prill.

Firat, agjencia e lajmeve e afërt me separatistët kurdë në Turqi, ka raportuar se tre persona me origjinë kurdë, të cilët kishin ardhur për të votuar, janë therur me thikë në këto trazira, për të cilat agjencia pohon se janë përgjegjës përkrahësit e AKP-së, partisë konservatore në pushtet në Turqi.

Shpallet urdhër arrest për Gylenin për vrasjen e një gazetari

Gjykata në Stamboll ka lëshuar urdhër-arrest për liderin e organizatës Feto, Fetullah Gylen dhe disa zyrtarëve tjerë në kuadër të hetimeve për vrasjen e gazetarit turko-armen, Hrant Dink, në vitin 2007.

Periskopi.com Lajme

Prokuroria në Stamboll dje ka dërguar një kërkesë për urdhër-arrestet kundër udhëheqësit e organizatës FETO, Fetullah Gylen dhe disa të tjerë, për çka gjykata për një kohë të shkurtër dha përgjigje.

Në deklaratën e gjykatës thuhet se aktualisht nuk është e mundur të bien në kontakt me të dyshuarit dhe as të përcaktohet adresa e qëndrimit të tyre, kështu që u vendos që të lëshohet padi veç e veç për secilin prej tyre.

Përveç ndaj Gylenit, urdhër arresti është lëshuar edhe për ish-prokurorin në arrati Zekeriyah Oz, pastaj gazetarët Faruk Mercan, Ekrem Dumanli dhe Adem Yavuz Arslan, pastaj avokatit Halil Ibrahim Koca, të cilët dyshohen në lidhje me vrasjen e gazetarit turko-armen, Hrant Dink në vitin 2007.

Hrant Dink u vra në vitin 2007, ndërsa ishte redaktor i gazetës javore “Agos”, gazetë armene në Turqi. Vrasësi i tij Ogun Samast, i cili në kohën e vrasjes ishte 17 vjeç, u dënua në vitin 2011 dhe aktualisht vuan dënimin me burg prej 23 vitesh.

Ministri i Jashtëm hungarez: Pakti mes BE-së dhe Turqisë është në rrezik

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Peter Szijjarto, ka deklaruar sot se kontaktimi i Turqisë me qytetarët që jetojnë jashtë vendit, është një aktivitet normal.

Periskopi.com Lajme

“Ne si hungarezë e kuptojmë shumë mirë këtë çështje. Sepse shumë qytetarë hungarezë jetojnë jashtë vendit tonë. Është mese normale që qeveria jonë të jetë në kontakt me qytetarët e saj jashtë vendit dhe të këshillohet me ta”, ka thënë Szijjarto që ka shtuar se Pakti mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë është në rrezik.

Duke vënë në dukje se është shumë i shqetësuar për zhvillimet që kanë ndodhur mes Turqisë dhe Holandës, Szijjarto ka theksuar se është një situatë e pazakontë që dy vende anëtare të NATO-s të kenë probleme për një çështje të tillë.

Diplomatët turq kërkojnë azil në Gjermani

Gjermania ka deklaruar se ka marrë 136 kërkesa për azil nga qytetarët e Turqisë që posedojnë pasaporta diplomatike, qysh nga korriku kur edhe ndodhi grusht-shteti kundër presidentit turk.

Periskopi.com Lajme

Kjo është shifra totale nga gushti i vitit 2016 deri në janar të vitit 2017, raportojnë mediat gjermane.

Ndërsa në Greqi, është raportuar për dy ushtarë të Turqisë që kanë bërë kërkesë për azil, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Dyshja mendohet të ketë qenë pjesë e grusht-shtetit kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Shpërthim i fuqishëm në pallatin e gjyqtarëve në Turqi, ka viktima

Një fëmijë është vrarë dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të madh me një makinë-bombë në një qytezë në Turqinë jugore, sipas burimeve zyrtare.

Periskopi.com Lajme

Shpërthimi kishte në shënjestër një ndërtesë banimi ku strehoheshin  gjyqtarë dhe prokurorë në Viransehir, në provincën Sanliurfa, e cila kufizohet Sirinë.

Guvernatori i provincës Gungor, Azim Tuna tha për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu se një fëmijë i moshës 3-vjeç është vrarë.

Vitin e kaluar, qytetet turke janë goditur nga disa sulme terroriste.

Rusia vret gabimisht tre ushtarë turq në Siri, Putin kërkon falje

Kremlini ka konfirmuar se aeroplanët luftarakë rusë kanë qëlluar gabimisht tre ushtarë turq në sulmet ajrore që shkuan gabimisht në veri të Sirisë, raporton BBC.

Periskopi.com Lajme

Ushtria turke në mëngjesin e së enjtes njoftoi se aeroplanët rusë kanë vrarë gabimisht tre ushtarë turq dhe kanë lënduar 11 të tjerë në një operacion ndaj Shtetit Islamik.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllime homologut Tayyip Erdogan përmes një bisede telefonike.

Incidenti kishte ndodhur në qytetin al-Bab në veri të Sirisë.

Turqia leje “të veçantë” pune mjekëve sirianë

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Recep Akdağ, ka paralajmëruar leje të veçantë pune për mjekët sirianë dhe punonjësit sirianë të shëndetësisë në Turqi për t'u kujdesur për mysafirët sirianë dhe për t'u angazhuar për shërbimet e tyre shëndetësore.

Periskopi.com Lajme

Duke folur në tryezën editoriale të AA-së, Akdağ fillimisht rikujtoi se Turqia ka pranuar katër milionë refugjatë nga Siria. I pyetur në lidhje me atë se në cilën fazë ndodhen shërbimet shëndetësore që u dedikohen refugjatëve sirianë, Akdağ tha se “E falënderoj Zotin që na ka dhënë një mundësi të këtillë që ne t’i mirëpresim ata”, raporton Anadolu Agency (AA).

Akdağ tha se të tjerët nuk dëshirojnë një Turqi të fuqishme. Sipas tij, në një periudhë kur vendi është i rrezikuar nga sulme, ndihma dhe mbështetja që Turqia ua ofron të persekutuarve është elementi më i rëndësishëm që u ndihmon atyre të vazhdojnë.

“Unë besoj se sa më shumë që ne ofrojmë ndihmojmë të persekuturave dhe të shtypurve, aq më shumë Zoti na ndihmon neve”, shtoi ministri Akdağ.

Ai theksoi se të gjithë njerëzit në Turqi e dinë se pse Turqia i ndihmon, siç tha ai, vëllezërit nga Siria dhe janë të kënaqur nga kjo.

Ministri më tej vuri në pah se Turqia është duke plotësuar çdo nevojë të refugjatëve, duke filluar nga arsimi e deri te shëndetësia.

Në lidhje me mbështetjen që kanë ofruar për refugjatët, Akdağ tha se Turqia ka themeluar qendra shëndetësore në 16 qytete për migrantët duke ofruar shërbime pa pagesë për të gjithë sirianët.

“Mjekëve sirianë dhe punonjësve të shëndetësisë do t’u japim leje të veçantë pune për t’u kujdesur për mysafirët sirianë dhe për t’u angazhuar për shërbimet e tyre shëndetësore. Jemi në përgatitje të kësaj. Jemi duke i trajnuar ata dhe do t’i testojmë. Brenda tre muajve të ardhshëm këta persona do të jenë të gatshëm”, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë, Recep Akdağ.

Ai më tej njoftoi se që nga viti 2015 Turqia ka trajtuar një milion të sëmurë krahas 22 milionë shërbimeve në poliklinika, duke shtuar se në këtë periudhë janë realizuar 850 mijë operacione dhe 200 mijë lindje.

Duke theksuar se në Greqi brenda një viti ka pasur 60 mijë lindje, Akdağ tha se “Ne në Turqi kemi realizuar lindjen e 200 mijë grave siriane shtatzënë.”

Ai po ashtu vuri në pah se bëjnë kontrolle të mira për ta parandaluar hyrjen e sëmundjeve ngjitëse në Turqi dhe se kanë bërë vaksinimin e fëmijëve. “Falënderoj Zotin që edhe krahas pritjes së kaq mysafirëve, nuk jemi ballafaquar me rrezik nga ndonjë sëmundje ngjitëse. Po i vaksinojmë të gjithë fëmijët sikurse fëmijët tanë”, tha Akdağ.

Turqi, sekuestrohet pistoletë në formën e mbajtëses së çelësave

Një personi të dyshuar në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, ekipet e policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të pazakontë në formën e një mbajtëse çelësash.

Periskopi.com Lajme

Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e Policisë së Ankarasë, thuhet se ekipet e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndaluar personin me inicialet U.A pas dyshimeve që kanë patur për të, raporton Anadolu Agency.

Gjatë kontrollit rutinë të kryer është konstatuar se personi në fjalë kishte një mbajtëse çelësash me një emblemë automjeti e cila ka tërhequr vëmendjen e ekipit policor.

Pas kontrolleve të hollësishme ekipet kanë kuptuar se mbajtësja e çelësave në fakt ishte një pistoletë e cila mund të gjuante dy plumba 6.35 milimetërsh.

Ndërkohë që pamjet e pistoletës në formën e mbajtëses së çelësave janë publikuar nga policia e Ankarasë, është shpjeguar edhe si funksionon mekanizmi i saj.

Ndërsa hetimet në lidhje me personin me inicialet U.A i cili u arrestua në flagrancë ende vazhdojnë.

Nga ana tjetër policia tha se ekipet e ndërhyrjes së shpejtë të cilët lëvizin me motoçikleta në harkun kohor prej 15 ditësh kanë sekuestruar 67 pistoleta, 20 armë gjahu, 3 kilogram drogë, 3 mijë tableta droge dhe janë ndaluar 426 persona.

Rrahje e deputeteve në Kuvendin e Turqisë (Video)

Një ligjvënëse e Parlamentit të Turqisë dje ia ka vënë prangat vetvetes në shenjë proteste kundër pakos së reformave, që Zyrës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i japin më tepër kompetenca ekzekutive.

Periskopi.com Lajme

Ky veprim nga ligjvënësja e pavarur, Aylin Nazliaka, ka shkaktuar ndërprerje prej dy orësh në debat për ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të zgjerohej autoriteti i Erdoganit.

Po ashtu, është shkaktuar rrahje e femrave deputete, ndëra dy prej tyre kanë përfunduar në spital. Ligjvënësja Pervin Buldan, nga një parti prokurde, është dërguar në spital meqë raportohet se ishte qëlluar në gjoks.

Ligjvënësja e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi në qeveri, Gokcen Enc, ishte akuzuar nga opozita se i ka sulmuar koleget e saja deputete. Partia e saj tha se deputetja Enc, po ashtu, ishte dërguar në spital për dyshime se ishte goditur në qafë dhe shpinë.

Kjo ishte hera e tretë që debatet për amandamentet e propozuara në Parlamentin e Turqisë kanë rezultuar me rrahje.

Partia e zotit Erdogan, e cila e udhëheq qeverinë, thotë se Turqisë i duhet presidencë e fortë. Kritikët theksojnë se ndryshimet do t’i japin shumë autoritete Erdoganit.

Pritet që votimi në parlament për këto ndryshime kushtetuese do të bëhet sot ose nesër. Nëse miratohen, këto reforma do të dalin në referendum.

 

 

Rusia dhe Turqia kryejnë sulme të përbashkëta ndaj militantëve të ISIS – it

Ministria e Mbrojtjes ruse, ka thënë të mërkurën se avionët e luftës ruse kanë bashkuar forcat me ato turke në mënyrë që t’i sulmojnë militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik në qytetin al-Bab që gjendet 40 kilometra në veri të Aleppo-s.

Periskopi.com Lajme

Gjeneral – Lejtnant, Sergei Rudskoi, ka thënë se kjo është hera e parë që forcat ajrore turke dhe ruse janë bashkuar në këtë mënyrë.

Sipa tij operacioni është kryer në pajtim me qeverinë sirane.

Sulmi i Vitit të Ri në Stamboll, policia turke arreston dhjetëra kinezë

Turqia ka arrestuar një numër njerëzish me origjinë ujgure, minorit kinez, pas sulmit vdekjeprurës në klubin e natës që vrau 39 persona, raporton agjencia shtetërore e lajmeve.

Periskopi.com Lajme

Të arrestuarit besohet të kenë ardhur nga rajoni Xinjiang i Kinës dhe kanë lidhje me sulmuesit, thotë “Anadolu”.

Zëvendëskryeministri Veysi Kaynak gjithashtu tha se i dyshuari ishte ndoshta ujgur dhe se ka vepruar i vetëm, por edhe mund të ketë pasur ndihmë.

Policia ka arrestuar tashmë dhjetra persona pas sulmit tragjik të vitit të ri, por i dyshuari kryesor mbetet në arrati.

I ashtuquajturi Shteti Islamik thotë se ka kryer sulmin mbi përfshirjen ushtarake të Turqisë në luftën civile siriane.

Turqi: Alarm i shkallës së gjerë, bllokohen rrugët drejt Bullgarisë

Autoritetet turke kanë bllokuar kufirin me rajonin e qytetit Kërkllareli, që çojnë drejt kufirit midis Turqisë dhe Bullgarisë.

Periskopi.com Lajme

Rrugët janë bllokuar nga frika se i dyshuari që kreu sulmin terrorist gjatë mbrëmjes së Vitit të Ri në klubin “Reina” në Stamboll, mund të largohet përmes Bullgarisë në Evropë.

Mediet turke shkruajnë se në të gjitha hyrjet dhe daljet që çojnë deri te qyteti Kërkllareli janë sistemuar me ekipe speciale policore të cilët kontrollojnë të gjithë udhëtarët, si dhe janë vendosur prita nëpër rrugët që lidhin dy vendet.

Policia turke arrestoi sot në portin e Egjeut të Izmirit, 20 anëtarë të dyshuar të SISI-it duke përfshirë edhe 11 gra, të cilat besohet se ishin të lidhura me sulmin e Stambollit, ku u vranë 39 persona dhe u plagosen 69 të tjerë.

Bllokimi i kufirit ka ardhur për të rritur sigurinë në vend. /Lajmi.net

Arrestohet 20 persona në Turqi, të dyshuar se janë pjesëtarë të ISIS-it

Policia turke ka arrestuar sot në Izmir 20 persona si të dyshuar se janë pjesëtarë të ISIS-it ku në mesin e të cilëve 11 janë gra.

Periskopi.com Lajme

Të dyshuarit besohet se kanë lidhje me sulmin që ndodhi natën e Vitit të Ri në një klub nate në Stamboll ku u vranë 39 persona, transmeton Asociated Press duke cituar mediat turke.

Agjencia Anadoly shkruan se shumica e të dyshuarve janë nga republike ruse e Dagestanit, ujgur nga Siria ku Policia beson se ata janë jetuar me sulmuesin.

Në Turqi u goditën laikët që festonin, Erdogan e ka përçarë vendin

Elif Shafak, shkrimtarja më e shitur në Turqi, autore e librit më të fundit “Tre bijat e Evës” (në shqip janë përkthyer Bastardja e Stambollit, Nderi, 40 rregullat e dashurisë) është një grua me një finesë të madhe mendore, dhe di të përziejë politikën me kulturën, shoqërinë me ekonominë. Por këtë herë, toni i zërit të saj ka një krisë më shumë.

Periskopi.com Intervista

“Jam thellësisht e tronditur, e trishtuar. Nuk kam fjetur fare. Njerëz të pafajshëm që festonin ardhjen e Vitit të Ri, u sulmuan, masakruan në mënyrë të pamëshirshme në klubin e natës Reina. Një akt i tmerrshëm mizorie, kryer me gjakftohtësi. Viti 2016 ishte një vit i tmerrshëm për Turqinë”.

Reina i Stambollit si Bataclani i Parisit: ngjashmëria është e menjëhershme. Eshrë Elif Sharak që flet por, këtë herë, toni i zërit të saj ka një krisje më shumë.

Përse nuk kalon një javë pa një atentat terrorist në Turqi?

Nga një pikëpamje gjeopolitike, Turqia është bërë për Shtetin Islamik, fronti i ri. Lufta në Siri ndikon drejtpërdrejtë, sidomos që kur jemi përfshirë në konflikte rajonale. Ndajmë me Sirinë 500 milje vijë kufitare, një kufi tashmë i pasigurt. Për shumë kohë u është dhënë e drejtë kalimi, shumë grupeve sirianë. Më pas nisën të godasin qytetarët turq, t’i rekrutojnë. Në të kaluarën, atdheu im ishte porta, ura kulturore mes Lindjes së Mesme dhe Europës. Sot nuk është më. Jemi një shoqëri në depresion, e tronditur, e traumatizuar.

Presidenti Erdogan flet për “kaos që dikush po e krijon për të shkatërruar Turqinë”. Ju a nuk mendoni se polarizimi i skajshëm i pozicioneve, përjashtimi i forcave demokratike dhe ndryshimi i vazhdueshëm i aleancave të jashtme (me Rusinë, Izraelin, frontin shiit, Europën, SHBA) kanë bërë që Turqia të precipitojë në një vend të paqëndrueshëm, ku të mund të krijohet kaosi?

Në Turqi, elitat në pushtet flasin gjithmonë për “armiq të jashtëm” dhe për “lobe ndërkombëtarë”. Thonë se Turqia është kaq e madhe, saqë armiqtë e jashtëm janë xhelozë dhe duan të na shkatërrojnë. Ka paranojë, mosbesim kundrejt Perëndimit.

Edhe këtë herë?

Këtë herë duhet të pushojmë së pari “fajtorët perëndimorë” dhe të përqëndrohemi tek “demokracia jonë e brendshme”. Prej shumë kohësh vendi është i polarizuar. Qeveria e udhëhequr nga partia konservatore u zgjua me vonesë për të kuptuar se grupet islamike fondamentaliste, në anën tjetër të kufirit, do të mund të na godisnin një ditë. Nuk e kuptoi atëherë kur duhej këtë rrezik.

E megjithatë, deri pak kohë më parë, Turqia ishte një vend në zhvillim të plotë, edhe ekonomik. Për çfarë ka nevojë?

Kur isha fëmijë, në Ankara, dhe përgjatë gjithë rinisë sime në Stamboll, Turqia ishte një vend i ndryshëm. Festimi i Vitit të Ri ishte normale. Njerëzit bënin blerje, blinin arra dhe fruta, shihnin këngëtarë dhe aktorë të famshëm në televizion, në mesnatë përqafoheshim të lumtur. Kjo ndodhte. Tani nuk ndodh më.

Po çfarë ndodh?

Grupet islamike shpërndajnë fletëpalosje në rrugë, ku u bëjnë thirrje myslimanëve të mos festojnë Krishtlindjen. Dhe ministri për Punët Fetare shpall “ilegjitim” festimin e Vitit të Ri. Sa gabim! Nuk kanë të drejtë: njerëzit duhet të festojnë atë që duan. Por rritet presioni kulturor dhe politik mbi laikët, mbi stilin modern të jetesës.

Pak ditë më parë, u lirua pas katër muajsh burg shkrimtarja Asli Erdogan. Edhe linguistja Necmiye Alpay. Por u burgos gazetari investigativ Ahmet Sik. Për ata që përdorin fjalën e shkruar, të punojnë këtë është bërë gjithnjë e më e vështirë. Edhe ju shkrimtarët jeni larguar pothuaj të gjithë jashtë vendit…

Unë u kënaqa shumë kur Erdogan dhe Alpay u liruan nga burgu. Një kënaqësi e mbytur, sepse po atë ditë arrestuan Sikun. Dhe ai është një gazetar kurajoz, i hapur, një veteran që kërkon të vërtetën dhe tani duan ta heshtin. A e besoni nëse ju them se 143 gazetarë e kanë nisur 2017-ën prapa hekurave? Turqia është sot burgu më i madh i gazetarëve. Këtu fjalët nuk janë të lira. E di mirë çdo gazetar, shkrimtar apo intelektual. Dhe të flasësh e të shkruash bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ka një presion shumë të madh mbi intelektualët që kanë pozicione kritike. Në momentin që kritikon, mund të të etikojnë menjëherë si tradhtar. Rezultati është që shumë shkrimtarë, e mbi të gjitha gazetarë, janë të frikësuar.

Çfarë duhet bërë?

Duhet mbështetur një demokraci e plotë pluraliste. Partia Demokratike e popujve, filokurde, dhe gazetarët e intelektualët turko-kurdë të burgosur duhet të lirohen të gjithë, menjëherë. Qeveria duhet të përdorë policinë e saj për të kërkuar terroristët (edhe të ISIS edhe të PKK), në vend që të arrestojë gazetarë, shkrimtarë, karikaturistë.

Nuk do të jetë e lehtë.

Sot Turqia është më e dobët sepse demokracia ka bërë hapa prapa. Si vend jemi ndarë mes atyre që duan Erdoganin dhe atyre që e urrejnë. Nuk ka më një kulturë bashkëjetese. Ose vlerash të përbashkëta.

Me Reinan, mos vallë terroristët deshën të godasin një simbol të laicitetit?

Zgjodhën një objektiv simbolik. Sulmojnë një stil jetese laik, perëndimor, kozmopolit. Një vend ku myslimanët dhe të krishterët, burra dhe gra, takohen, festojnë, pijnë së bashku. Nuk ka qenë një koincidencë. Fanatikët këtë synojnë: urrejtjen, frikën, ndarjen.

26 vjeçarja që humbi jetën në sulmin në Stamboll e parashikoi vdekjen e saj (Foto)

Kjo foto tregon Rita Chamin dhe të fejuarin e saj Elias Wardini të cilët qeshin para kameras vetëm disa orë para mbylljes tragjike të vitit 2016

Periskopi.com Lajme

Festimet e Vitit të Ri në Stamboll do të ishin mbyllja e një viti dhe e jetës së dy të rinjve, të dy 26 vjeç, studentë në Universitetin Amerikan të Shkencës dhe Teknologjisë në Liban.

Figurat e tyre në mediat sociale shfaqen duke qeshur pa ditur fatin e zi që i priste e ndërsa profilet e tyre janë mbushur me statuse përkujtimore.

Sipas mediave turke Rita e cila kishte humbur nënën katër muaj më parë nga kanceri shkroi në facebook një status që parashikoi frikshëm fatin e saj tragjik.

“Shpresojmë se do të ketë argëtim [në Turqi], skenari më i keq është që unë të vdes në një shpërthim dhe të takoj nënën time ”, shkruante 26 vjeçarja transmeton faqja e lajmeve IMLebanon.

Babai i saj zemërthyer tha se u përpoq ta ndalonte të bijën por ajo vendosi të shkojë me miqtë e saj.

Para vdekjes së saj, Chami ka postuar në Facebook një poemë të saj në gjuhën arabe në lidhje me ata që nuk janë më në këtë jetë duke shkruar se “ata janë gjithmonë atje … gjithmonë mes nesh dhe përreth nesh”./dritare.net

 

❤️

A photo posted by Elias Wardini (@eliaswardini) on

ILUSTRIM

Arrestohet gruaja e terroristit të Stambollit, fjalët e saj të para: Burri im…

Quhet Iahke Mashrapov dhe është 28 vjeç.

Periskopi.com Lajme

Ai është autori i dyshuar i masakrës së madhe  të ndodhur në Stamboll natën e parë të këtij viti.

Ai është me pasaportë të Kirgistanit, siç ka bërë me dije televizioni i shtetit, i cili ka treguar edhe pasaportën e lëshuar nga ish republika sovjetike e Azisë qendrore në 21 tetor.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar edhe gruaja e vrasësit, e cila është ndaluar në provincën e Konyas, ku vrasësi kishte shkuar bashkë me gruan dhe dy fëmijët, në fund të muajit nëntor.

“Për sulmin e kam marrë vesh nga televizori. Nuk e kisha idenë se im shoq ishte një simpatizant i ISIS”, – ka thënë gruaja kur është arrestuar ndërsa momentalisht policia po ruan në mënyrë fanatike identitetin e saj./ Sovranicapture-1-1