Rusia paralajmëron: Dikush mund ta vrasë  Trumpin

Qeveria Ruse është e shqetësuar se Presidenti Donald Trump do të vritet ose do të detyrohet të largohet nga Shtëpia e Bardhë para s’e ti përfundojë mandati.Këto shqetësime vijnë pasi administrata e Trumpit është kritikuar për lidhjet e ngushta që ka me Kremlinin dhe Presidentin e Rusisë Vladimir Putinin.

Periskopi.com Lajme

“Ajo që Kremlini i frikësohet më së shumti sot, është se Trumpi mund të rrëzohet nga posti apo edhe të vritet. Rrëzimi i tij nga pushteti thonë insajderë nga Kremlini, mund të nxisë një fushatë të egër kundër Rusisë në Ëashington”, shkruan revista Foreign Magazine.

2 orë më parë Rusia funksionalizon sistemin raketor që shkel një traktat me SHBA-në “Kremlini është i vetëdijshëm se Demokratët duan ta përdorin Rusinë për ta diskredituar dhe për të hedhur faj mbi presidentin Trump, ndërsa republikanët do ta shfrytëzojnë shtetin rus për ta disiplinuar atë. Rusia madje frikësohet jo vetëm nga rrëzimi i tij nga pushteti, mirëpo po ashtu se ai mund të tërheqë një linjë anti-ruse në mënyrë që të lidhë paqe me liderët republikanë në kongres”, shkruan revista Foreign Magazine.

Republikanët tashmë kanë kërkuar hetime të lidhjeve të Trumpit me Putinin, pasi këshilltari i tij për siguri Michael Flynn u dorëhoq të hënën për shkak se kishte diskutuar me Moskën për sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

Ligjvënësit kanë të gjitha mekanizmat në dispozicion për ta larguar Trumpin nga presidenca. Amendamenti i 25-të i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, thotë se një president mund të largohet nga detyra “nëse është i paaftë për t’i përmbushur kompetencat dhe detyrat e zyrës së tij”.

Kjo do të thotë që nëse Trump largohet nga paaftësia për t’i kryer detyrat, në krye të shtetit vjen zëvendëspresidenti Mike Pence i cili është shumë i popullarizuar në mesin e republikanëve tradicionalë në Kongres.

Përplasen për herë të parë Trump dhe Putin, shkaktare Krimea

Rusia nuk do t’ia japë Krimenë përsëri Ukrainës! Ishte kjo deklarata e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në përgjigje të komenteve të Shtëpisë së Bardhë se Donald Trump pret që Moska të “rikthejë” gadishullin.

Periskopi.com Lajme

 

“Ne nuk do t’i rikthejmë territoret tona. Krimea është një territor i Federatës Ruse, “tha Zakharova në një konferencë për shtyp javore për çështjet aktuale të politikës së jashtme.

“The New York Post” shkruan se të martën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer u tha gazetarëve se presidenti amerikan, Donald Trump  pret që Moska t’i “kthejë” Krimenë Ukrainës.

“Presidenti Trump e ka bërë shumë të qartë se ai pret që qeveria ruse për të de-eskalojë dhunën në Ukrainë dhe të rikthejë Krimenë  -tha Spicer – Në të njëjtën kohë, ai pret një bashkëpunim të plotë me Rusinë”

SHBA rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Trump uron 9-vjetorin e Pavarësisë

Rex Tilleresen, Sekretari amerikan i shtetit, ka uruar Kosovën për nëntëvjetorin e pavarësisë, transmeton koha.net.

Periskopi.com Lajme

Në letrën e Departamentit të Shtetit drejtuar Kosovës, Tillersen ka theksuar se SHBA-ja me presidentin e ri Donald Trump vlerësojnë marrëdhënien e mirë me Kosovë duke u bazuar në aspiratat për stabilitet, paqe dhe prosperitet të të gjithë qytetarëve.

Kjo është letra zyrtare e Tillersenit për 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës:

Në emër të Presidentit Trump dhe popullit amerikan, është nderi im që të uroj qytetarët e Kosovës për nëntë vjetorin e pavarësisë të cilin e festoni më 17 shkurt.

SHBA vlerëson marrëdhëniet e forta me Kosovën bazuar në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Ne e përshëndesim progresin që populli i Kosovës e ka arritur në zhvillimin e institucioneve demokratike e multietnike përgjatë nëntë viteve të tyre të pavarësisë. Në vitin 2016, SHBA ishte e lumtur që pa se Kosova fitoi Medaljen e parë Olimpike dhe Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë në FIFA.

Mezi i presim arritjet e vazhdueshme të Kosovës derisa ajo po punon në forcimin e sundimit të ligjit, luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe të ndërtojë raporte pozitive me fqinjët e saj dhe me mbarë botën.

SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën që të ketë sukses dhe do të vazhdojmë të punojmë me liderët dhe popullin e saj në ndjekje të paqes dhe prosperitetit.

SHBA, fillon vala e parë e dëbimeve të imigrantëve klandestinë

Autoritetet amerikane kanë arrestuar dhe dëbuar qindra immigrantë pa dokumente, gjatë një operacioni të konsideruar si një kontroll rutinë, por që ka krijuar panik të madh në gjirin e imigrantëve në të gjithë vendin.

Periskopi.com Lajme

Efektivët e Agjencisë federale të specializuar për dëbimin e imigrantëve kishin në shenjestër disa vatra imigrantësh të paligjshëm në Los Angeles, New York, Chicago, Austin dhe shumë qytete të tjera.“Objektivat e këtyre operacioneve nuk ndryshojnë shumë nga arrestimet rutinë që kryhen çdo ditë nga ekipet që merren me ndjekjen e personave të shpallur në kërkim”, deklaroi një zëdhënës i kesaj agjencie.

Në një dekret të firmosur me 25 janar 2017, presidenti Donald Trump i ka dhënë përparësi dëbimit të imigrantëve klandestinë të përfshirë në çështje kriminale dhe të akuzuar për krime.

Trump – Iranit: Po luani me zjarrin, nuk do jem tolerant si Obama

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkruar ne Twitter se "Irani po luan me zjarrin", dhe paralajmëroi Teheranin se ai nuk do të jetë tolerant si ish-presidenti Barack Obama.

Periskopi.com Lajme

Komentet e tij vijnë pas testit raketor të Teheranit këtë javë.

Të hënën, “Fox News” duke cituar zyrtarë amerikanë ka thënë se Irani ka kryer teste raketave balistike me rreze të mesme.

Kjo u pasua enjten nga raportet se Uashingtoni mund të ndërmarrë sanksione të reja kundër Iranit që të premten.

auto_screenshot_21486123167

Clinton kundër Trumpit: Kështu nuk jemi ne

Ish-kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, ka dalë kundër vendimit të presidentit të ri Donald Trump për ndalimin e imigrantëve nga shtetet arabe.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka përkrahur protestuesit në vend duke thënë se ata po mbrojnë Kushtetutën e Amerikës.

“Qëndroj me njerëzit e mbledhur sot në vend që po mbrojnë vlerat dhe Kushtetutën tonë. Kështu nuk jemi ne”, ka shkruar ajo në Twitter.

Alarmohet Serbia: Trump kërkon formimin e Ushtrisë së Kosovës (Foto)

Mediat serbe kanë transmetuar dhe komentuar raportin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Jamess Mattis, i cili nga Senati amerikan ka kërkuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Artikulli i njërës nga gazetat më të lexuara në Serbi, beogradases “Blic”, nis me titullin “Qeni i tërbuar i Trumpit porosit formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”.

“Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, porosit që para zvogëlimit të pranisë së forcave amerikane në Kosovë, forcat vendore të Kosovës duhet të marrin mandatin për mbrojtjen e vendit”, shkruan “Blic”, transmeton Telegrafi.

Edhe gazeta “Danas”, duke cituar mediat kosovare, thotë se qëndrimi i administratës amerikane karshi Kosovës mbetet i pandryshueshëm.

Ndërsa, portali “Telegraf.rs” vjen me titullin “Trump shumë i ashpër në qëndrime: Kosova duhet ta formojë ushtrinë”, duke vazhduar më tej se krahas kësaj pritet që Serbia ta njoh Kosovën.

Ndërsa, agjencia e pavarur e lajmeve “B92”, lajm kryesor e ka deklaratën e Sekretarit të Mbrojtjes se po formohet Ushtria e Kosovës.

James Mattis, gjenerali legjendar amerikan që tash në Administratën e Donald Trump do të ketë rolin e Sekretarit (Ministrit) të Mbrojtjes, tha se Kosova duhet të ketë ushtri dhe se duhet të njihet nga Serbia.

Në një raport drejtuar Senatit, Mattis thekson se FSK duhet të shndërrohet në ushtri. Ai e ka mbështetur dialogun Prishtinë- Beograd derisa ka shtuar se, njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

trump-01 trump-02

Merkel kritikon Trump për ndalimin e emigrantëve, i ka dy fjalë për të

Angela Merkel ka kritikuar urdhrin ekzekutiv të Donald Trump për ndalimin e emigracionin nga disa vende me shumicë myslimane, duke thënë se është "e pajustifikueshme të vësh njerëzit për shkak të prejardhjes apo besimit, nën dyshime të përgjithshme kombëtare, për të luftuar terrorizmin.

Periskopi.com Lajme

Një zëdhënës i kancelares Merkel tha se udhëheqësja gjermane beson se ndalimi i tyre është i gabuar, shkruan “The Independent”.

Agjencia e lajmeve gjermane “DPA” citoi zëdhënësin e zonjës Merkel, Steffen Seibert që  thoshte: “Ajo është e bindur se lufta e nevojshme kundër terrorizmit nuk e justifikon vënien e njerëzve nga një origjinë ose besim i caktuar nën dyshime të përgjithshme”.

Zonja Merkel dhe zoti Trump folën në telefon të shtunën për herë të parë që prej inaugurimit të tij.

Kancelarja gjermane ka mirëpritur shumë se një milion refugjatë në vend, shumë prej të  cilëve i iknin luftës nga Siria dhe Iraku. /SYRI.net

Trump do takohet me princeshën e Britanisë, ja ç’thoshte për fotot nudo të saj

Gjatë asaj që u duk si një vizitë e suksesshme e kryeministres britanike, Theresa May në Shtëpinë e Bardhë të premten, Presidenti Trump njoftoi se kishte pranuar ftesën nga Mbretëresha Elizabeth II për një vizitë zyrtare bashkë me Zonjën e Parë, Melania.

Periskopi.com Lajme

Trump14Princi Uilliam, Princi Harry dhe Kate Middleton mësohet se mund të jenë të pranishëm gjatë kohës sa Trump do të jetë në Pallatin Mbretërorë, por Dukesha e Kembrixhit, tashmë ka një arsye për të shmangur takimin.

Më 2012, Donald Trump, ka folur rreth fotove nudo të Kate Middleton, të cilat ishin realizuar nga paparacët teksa ajo ishte në një plazh privat me pushime në Francë.

Trump pati thënë se askush nuk do ta humbte rastin për të bërë foto nudo të Kate sepse kjo gjë do të sillte shumë para.

Postimi i Trump në Twitter shkaktoi reagime edhe në publik, të cilët e quanin atë që sot është Presidentit i SHBA-ve, të pamoralshëm.

 

Ky është momenti kur Trump bisedon në telefon me Putinin

Zyrtari për media i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spiecer ka publikuar një fotografi ku tregon Presidentin Donald Trump duke folur në telefon me Presidnetin rus Vladimir Putin.

Periskopi.com Lajme

Trump këtë thirrje të shumëpritur e bëri për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.

Presidenti teksa bisedon shihet i rrethuar nga nënpresidneti Mike Pence, këshilltari për Siguri Kombëtare Micheal Flynn, këshilltari i Lartë Steve Bannon dhe shefi i Shtabit Reince Priebus, njofton Klan Kosova.

Trump në këtë të shtune është duke bërë një seri thirrjesh telefonike edhe me liderë te tjerë botërorë.

Trump pranon ftesën nga Merkel, merr pjesë në samitin G20

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar ftesën e kancelares gjermane Angela Merkel për të marrë pjesë në samitin G20 në Hamburg në korrik të këtij viti.

Periskopi.com Lajme

Trump dhe Merkel ranë dakord në një bisedë telefonike që të gjithë anëtarët e Aleancës të paguajnë pjesën e tyre të kostos së sigurisë kolektive, transmeton lajmi.net.

“Presidenti dhe Kancelarja ranë dakord mbi rëndësinë themelore të NATO-s për marrëdhënie më të gjera transatlantike dhe rolin e saj në sigurimin e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Deklarata thotë se Trump i ka kërkuar Merkelit që sa më shpejt të viziton Uashingtonin.

Mergel dhe Trump kanë diskutuar për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe konfliktin në Ukrainën lindore.

Të dy kanë rënë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe për stabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme.

AP raporton se Trump dhe Merkel ranë dakord për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kujtojmë se së fundi Trump ka qenë kritik ndaj NATO-s kur tha se është një organizatë e vjetruar.

Trump ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, kryeministrin japonez Shinzo Abe, presidentin francez Francois Hollande, dhe i duhet të flas edhe me kryeministrin australian Malcolm Turnbull.

Putin ‘tradhton’ Trumpin

Kremlini njoftoi sot se presidenti rus, Vladimir Putin nuk synon të ndjekë betimin e Donald Trump, që bëhet sot presidenti i 45-të i SHBA-së, pas një fushate gjatë së cilës afërsia e tij me presidentin rus është përmendur shpesh.

Periskopi.com Lajme

“Nuk mendoj se ai parashikon të shohë ceremoninë drejtpërdrejtë, bëhet fjalë për një eveniment shumë të gjatë”, deklaroi për median zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitri Peskov. /Syri.net/

Amerika nesër me Presidentin e ri, por pas këtyre ceremonive

Në 20 janar Donald Trump betohet si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Ngjarjet me rastin e inagurimit të tij shtrihen në tre ditë duke filluar nga e enjtja pasdite.

Periskopi.com Lajme

Presidenti dhe nënpresidenti i zgjedhur, Donald Trump Mike Pence do të vendosin sot kurora me lule në Varrezat Kombëtare në Arlington, atje ku ndodhen trupat e 400 mijë veteranëve të ushtrisë dhe familjarëve të tyre.

Presidenti i zgjedhur pritet të mbajë dhe një fjalim pranë memorialit të presidentit Lincoln. Aty do të mbahen edhe disa shfaqje muzikore nga këngëtari i muzikës country Toby Keith dhe Lee Greenwood si dhe banda e muzikës rock “3 Doors Down”.

Të enjten në mbrëmje zoti Trump dhe zoti Pence pritet të marrin pjesë në një darkë zyrtare me donatorë të fushatës.

E premtja është dita e tranzicionit të pushtetit nga presidenti Barak Obama tek Donald Trump.

Ceremonia e inagurimit nis me pjesmarrjen në kishë të presidentit të zgjedhur dhe bashkëshortes së tij Melania Trump, më pas ata do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me presidentin Obama dhe zonjën e parë Michele, një traditë kjo shumë vjeçare e inagurimeve.

Pas kësaj presidenti në largim dhe ai në ardhje, do të shkojnë bashkë në Kapitol, për ceremoninë e inagurimit. Fillimisht do të betohet nënpresidenti i zgjedhur Mike Pence dhe në mesditë Donald Trump do të jetë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Betimi i tij do të drejtohet nga kryetari i gjykatës së lartë John Roberts. Zoti Trump ka njoftuar se do të përdorë Biblën e familjes së tij dhe atë të presidentit Lincoln, të cilën presidenti Obama e përdori në të dy inagurimet e tij. Pas betimit presidenti i ri mban një fjalim. Në historinë amerikane të inagurimeve disa fjalime kanë qenë të shkurtra me shumë pak fjalë ndërsa më fjalimi më i gjatë ka qënë me 8400 fjalë. Fjalimi i presidentit Obama llogaritet të ishte nga 2100 në 2400 fjalë.

Ceremonia në Capitol mbyllet me largimin e presidentit Obama dhe më pas presidenti i ri dhe nënpresidenti marrin pjesë në drekën zyrtare të organizuar nga komisioni i përbashkët që organizon ceremoninë e inagurimit.

Pas kësaj zoti Trump dhe Pence do të ndjekin nga Shtëpia e Bardhë paradën që do të mbahet në bulevardin Pennsylvania.

Të premten në mbrëmje presidenti Trump do të marrë pjesë në ballot tradicionale të inagurimeve. Një ditë pas inagurimit, ceremonia e fundit me rastin e inagurimit do të jetë mëngjesi kombëtar i lutjeve në katedralen kombëtare të Uashingtonit.

Obama: Në interes të botës marrëdhëniet e mira SHBA – Rusi

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka mbajtur konferencën e fundit për media si president i vendit.

Periskopi.com Lajme

Në këtë konferencë ai ka thënë se në interes të Amerikës dhe të gjithë botës janë marrëdhëniet e mira SHBA-Rusi.

“Mendoj se është në interes të Amerikës, në interes të botës, që të kemi marrëdhënie konstruktive me Rusinë”, ka thënë ai.

Pas dy ditësh postin e Obamas do ta zë Donald Trump.

Një murale e presidentit rus Putin dhe presidentit amerikan Trump ku shkruhet “Kosova është Serbi” në një lagje në Beograd. Foto: Natalia Zaba/BIRN

Aktivisti serb përballet me akuza pas grindjes për muralin për Kosovën

Misha Vaçiq, një aktivist i Lëvizjes 1389 së ekstremit të djathtë dhe një nëpunës i Zyrës së Kosovës së qeverisë serbe, është akuzuar për kërcënim të një aktivisteje OJQ-je në Facebook.

Natalia Zaba/BIRN Lajme

Aktivisti djathtist serb Misha Vaçiq përballet me akuza për kërcënimet që dyshohet se i bëri Jelena Pajoviq van Reenen – një aktiviste e Fondacionit Shtëpia e Shoqërisë Civile – në një mosmarrëveshje në Facebook mbi një murale që u shfaq në Beograd.

Ajo i tha BIRN se ngriti akuza kundër Vaçiq më 12 dhjetor për shkak të rrezikut të sigurisë së saj personale të ardhur prej Vaçiq.

“Van Reenen lutju Zotit që asgjë të mos i ndodhë imazhit [të Vladimir Putin dhe Donald Trump]. Siç thonë fëmijët: “e dimë se ku jeton, e dimë se ku fle,” shkroi Vaçiq në Facebook më 8 dhjetor.

Ai iu përgjigj postimeve në të cilat Pajoviç van Reenen dënoi shfaqjen e një muraleje të presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të zgjedhur të SHBA përpara një kopshti dhe premtoi se do të qeraste këdo që vendoste ta mbulonte atë.

“Me këtë doja të tregoja se qytetarët e Beogradit të Ri nuk ndihen mirë me këtë,” tha ajo për BIRN.

Vaçiq tha për BIRN se megjithëse diskutimi i tij në Facebook me të nuk ishte i këndshëm, ai thjesht po i jepte asaj ca këshilla.

“Ajo nuk ka asnjë arsye pse të shqetësohet. Ishte thjesht këshilla ime miqësore, sepse njoh disa vendas dhe shumë njerëz i vlerësojnë këto murale dhe e kanë mjaft përzemër pikturimin e tyre; doja të shmangia çdo reagim të pakëndshëm,” tha Vaçiq për BIRN.

Vaçiq së fundmi u punësua nga Zyra për Kosovën e qeverisë serbe, gjë që shkaktoi shumë polemika mes OJQ-ve dhe grupit të të drejtave në dhjetor kur uebsajti Insajder publikoi lajmin se ai punonte për një zyrë qeveritare.

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën më 23 dhjetor mohoi që Vaçiq punonte për departmentin e tij por një javë më vonë pranoi se Vaçiq ishte një punonjës.

Aktivisti i krahut të djathtë është i njohur për pjesëmarrje në veprime të tilla si Marshimi Vidovdan, një pelegrinazh 14-ditor nga Beogradi në Kosovë.

Më herët ai u përfshi në protesta të dhunshme kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 2008, ku ambasada e SHBA-së u godit nga zjarri.

Ai është përfshirë edhe në protesta në mbështetje të serbëve të akuzuar për krime lufte, përfshirë ish-liderët serbë të Bosnjës Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq.

Në 2013, Gjykata e Shkallës së Parë në Beograd e dënoi atë me katër vite burg me kusht për diskriminim të komunitetit LGBT, për sulm ndaj një oficeri policie dhe posedim të një arme të paligjshme. Megjithatë në 2015, gjykata e reduktoi dënimin në dy vite.

Çështja aktuale po shqyrtohet nga prokuroria për krim të teknologjisë së lartë, por ajo nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN në kohën e publikimit.

Judita Popoviq, avokate e specializuar në kërcënimet online i tha BIRN se sapo akuzat dërgohen në prokurori, çështja shkon më parë në polici.

Pas hetimit të policisë, prokurori vendos nëse do të hapet një hetim ligjor. Sipas ligjit serb nuk ka afate përfundimtare për procedura të tilla. Ndëshkimi për fajtorët mund të përfshijë burg me kusht.

Zbulohet skandali tjetër i Soros, vodhi dokumente që të shantazhojë Gjykatën e Lartë të SHBA

Disa dokumente të vjedhura së fundmi tregojnë skandalin e George Soros dhe mënyrën si ai ka përdorur pasurinë dhe ndikimin e tij për të korruptuar Evropën, SHBA-në, madje edhe Gjykatat e Larta.

Periskopi.com Lajme

George Soros ishte i interesuar mbi ligjin e imigracionit dhe i bëri presion Gjykatësve të Gjykatës së Lartë që të miratonin përpjekjet e Obamas për ta rishkruar ligjin ekzistues të imigracionit. Në një dokument shtetëror thuhej se  “Ata po kërkojnë të ndikojnë tek gjykatësit me shpresë se do sigurojnë një vendim të favorshëm në SHBA dhe Teksas, nëpërmjet investitorëve”.

Një organizatë e quajtur “DC” ka publikuar 2.500 dokumente të rrjedhura nga serverat e “Fondacionit Shoqëria e Hapur Soros” dhe disa organizatave të tjera të milionerit të korruptuar, që datojnë nga viti 2008 deri në ditën e sotme.

E megjithatë, mediat kryesore kanë mbajtur të fshehtë çdo gjë që ka të bëjë me Sorosin. Jo për shkak se kjo nuk përbën  interes apo rëndësi, por pa dyshim sepse ai ka lidhje me industrinë e medias. Vetëm faqet konservatore të lajmeve e kanë publikuar këtë informacion për publikun.

Këto dokumente tregojnë gënjeshtrat dhe korrupsionin  që ka  ardhur nga duart e George Soros, një njeri shumë i afërt me Hillari Klinton, prej vitesh tashmë. E pra, ju besoj se e dini çfarë ndodh kur fle në një shtrat me qentë. Të ngjiten pleshtat!

Dokumentet tregojnë se Soros kishte manipuluar shumë zgjedhje evropiane në vitin 2014. Ai kishte një “Listë projektesh mbi zgjedhjet evropiane të 2014-ës”

Dokumentet listojnë 90 projekte vetëm për 2014-ën. Nëse ai ishte i përfshirë gjerësisht në vitin 2014, vështirë të imagjinohet se është ndalur këto kohë. Ai gjithashtu dha 4 milion dollarë për grupet anti-izraelite në mënyrë që të “sfidonin politikat raciste dhe anti-demokratike të Izraelit.”

Soros planifikoi t’i dorëzonte 200.000 dollarë “Qendrës amerikane për Politikat” për të nisur një fushatë kundër konservatorëve. Në vitin 2015, Shoqëria e tij e korruptuar dha 650,000 dollarë për të “investuar në asistencë teknike dhe mbështetje për grupet e lëvizjes  “Black Lives Matter”.

Dhe është padyshim më shumë se rastësi që këto fonde erdhën pasi lëvizja “BLM” u bë më e ashpër dhe e  urryer,  jo më një lëvizje ” paqësore” sic kishin ata pretenduar se ishte. Këto dokumente gjithashtu tregojnë se  “Shoqëria e Hapur Soros” do të përdorte “rrjete të gjera” për të sjellë më shumë refugjatë pas  largimit të Obamas.

Çdokush që ka kaq shumë fuqi dhe ndikim, meriton të shqyrtohet dhe të “mbahet nën vëzhgim” nga mediat kryesore. Ata e bëjnë këtë kundër kujtdo që nuk është liberal, por duket se Sorosi është i mbrojtur nga kontrolli, edhe pse ai e meriton po aq sa Hillary Clinton.

Gjatë gjithë zgjedhjeve, Soros duket të ishte mësuesi dhe Hillary Clinton thjesht një kukull

Vitin e kaluar, ai dha  7 milionë dollarë për Hillary Clinton. Mesa duket, edhe nëse ajo do të ishte zgjedhur Presidente, ai që do të kishte qenë në pushtet do të ishte Soros dhe demokratja.

Merkel: Evropa s’e ka të garantuar mbështetjen e Amerikës së Trumpit

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes mes shteteve anëtare të BE-së.

Periskopi.com Lajme

Duke folur gjatë një ceremonie në Bruksel, ku u nderua me titull nderi nga 3 universitete belge, Merkel tha se ishte e nevojshme të shpenzonin më shumë parà për të mundësuar intensifikimin e bashkëpunimit.

“Një botë e trazuar, konflikte asimetrike, sulme kinernetike. Këto janë sfidat, me të cilat përballemi të gjithë. Kësisoj është e nevojeshme të përgatitemi për të shpenzuar më shumë parà, në mënyrë që të përmbushim përgjegjësitë tona në NATO dhe BE”, tha Merkel.

Pa ia përmendur emrin presidentit të zgjedhur Donald Trump, kancelarja theksoi se nuk ekzistonin garanci të përjetshme për bashkëpunimin e ngushtë me partnerët përtej oqeanit.

“Le të mos gënjejmë veten. Nga këndvështrimi i disa prej partnerëve tanë tradicionale, e po përfshij këtu edhe marrëdhëniet ndërpaqësore, nuk ka garanci të përjetshme për bashkëpunim të ngushtë me ne europianët”, deklaroi më tej Merkel, përcjell TCH.

Në fillim të muajit dhjetor, Bashkimi Europian vendosi për masat e para sa i përket sigurisë së përbashkët dhe politikës së mbrojtjes. Masat po planifikoheshin prej kohësh dhe shihen si një reagim ndaj dashamirësisë së Donald Trumpit për Putinin, si dhe deklaratave të tij për të mos respektuar klauzolën për mbrojtje të përbashkët nëse një shtet i NATO-s do të sulmohej.

Shërbimet sekrete amerikane nxjerrin raportin: Putin ndihmoi në zgjedhjen e Trumpit president

Inteligjenca amerikane ka gjetur se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, shkruan CNN.

Periskopi.com Lajme

Sipas inteligjencës amerikane, Rusia nëpërmjet mënyrave të ndryshme ka promovuar mbështetjen për Donald Trump si dhe ka ndërmarrë një seri veprimesh për ta ‘lënduar’ fushatën elektorale të Hillary Clinton, shkruan tutje CNN.

Në mesin e aktiviteteve ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, kanë qenë edhe ndërhyrjet kibernetike./Periskopi

Trump – presidenti i fjalëve më seksiste, Delawie dënon gjuhën e tillë në Kosovë

Lista e gjatë e sharjeve që është bërë nga presidentit i SHBA Donald Trump karshi femrave përfshinë fjalë të rënda dhe seksiste si: ajo është një qenë, një derrkuce e shëndoshë dhe e shëmtuar.

Periskopi.com Lajme

Në Tëitter, Trump për redaktoren e Huffington Post kishte thënë “ ajo është një qenë e cila gabimisht komenton mbi mua”.

Ngjashëm kishte ndodhur edhe me komedianen Rossie O’ Donell ku thotë se “ ajo është një llom, si del në televizion, po të ishte për mua do ta shikoja drejt e në sy atë fytyrë të shëmtuar dhe do t’i thoja Rosie, ti je e pushuar, e gjitha kjo pasi ajo kishte komentuar rreth tij.

Pas fyerjeve të bëra moderatorja e lajmeve Fox Megyn Kelly në intervistën me Trup pyet se pse i ka quajtur gratë të cilat nuk i pëlqen me fjalë seksiste, derra, qen, kafshë, për disa prej tyre keni thënë madje se gjaku u del ngado.

Për këtë, fare qetë, ai është përgjigjur se për këtë fjalë ai i ishte referuar hundës spirance të saj, më pas kishte vazhduar “ unë i vlerësojë gratë dhe dua t’i ndihmojë ato, unë do të jem në gjendje të bëjë gjëra për to që asnjë kandidat asnjëherë nuk ka bërë.

Fjalët nuk i mbajti gjatë sepse vetëm 10 ditë më vonë për revistën Time ai kishte thënë “ Heidi Klum nuk është më një 10 “.

“ Kur je një yll mund t’i kapësh gratë nga “pussy” ti mund të bësh çfarë të do qejfi me to”  citohet të ketë thënë Trump në një video regjistrim, mirëpo frika e Republikanëve nuk mbaron me kaq pasi flitet se ka edhe shumë video të tjera me fjalë edhe më të turpshme.

Për të gjitha kritikat që i janë bërë Trump ai edhe në vitin 1991 për revistën Esquire kishte një përgjigje , nuk ka rëndësi se çfarë shkruajnë për ty derisa e ke një “ një copë të re dhe të bukur” duke i’u referuar gruas së tij.

E nën anën tjetër, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar ndaj deklaratave të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i cili e quajti “lopë” dhe “hienë” Ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

 

“Jam i zhgënjyer nga komentet seksiste në Kosovë. Duhet të ndryshohet qëndrimin që vlerëson të qenit të sigurt, konkurrues dhe ambicioz, përveç nëse jeni një grua”, ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Twitter./ Periskopi

FBI mbështet pohimet e CIA-s se Rusia ndikoi që Trump të bëhej president

FBI ka mbështetur pikëpamjen e CIA-s se Rusia ka ndërhyrë për të ndihmuar që Donald Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Periskopi.com Lajme

Kështu thanë  dy zyrtarë të lartë qeveritarë për Reuters të premten, transmeton lajmi.net.

FBI, CIA dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare tani të gjithë janë dakord se Rusia ishte pas “hakimeve” kompjuterike në institucionet politike të SHBA-së gjatë zgjedhjeve, zyrtarët kanë thënë.

FBI kishte refuzuar fillimisht të mbështesë përfundimin e CIA-s që Rusia kishte ndërhyrë në mënyrë specifike për të ndihmuar Trumpin.

The Washington Post herët të premten njoftoi se drejtori i CIA-s John Brennan tha se kishte një konsensus në ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale.