trofeu

Trofeu i Ligës së Kampionëve arrin në Tiranë

Mbërrin në Shqipëri për tifozët e Milanit trofeu i Ligës së Kampionëve i fituar nga klubi kuqezi në finalen e Athinës në sezonin 2006-2007.

Periskopi.com Sporti

Kupa me veshë të mëdhenj u prezantua në ambientet e Supersportit nga përfaqësuesja e Milan Club në Itali, Nuccia Malvestiti, e cila shpjegoi se qëllimi i vizitës së saj është të regjistrojë sa më shumë tifozë të Milanit në vendin tonë.

“Faleminderit për mikpritjen, një përshëndetje nga Italia, rrofshin kuqezinjtë! Unë jam tifozë kuqezi nga koka të këmbët. Për mua është një nder i madh që jam këtu, sepse në Shqipëri ka shumë tifozë të Milanit. Galliani më lejoi që të sillja në tokën tuaj trofeun e Championsit të fituar nga fenomenët tanë në vitin 2007. Ky është trofeu autentik që ekzposohet në muzeun e Milanit bashkë me 6 simotrat. Jam shumë e emocionuar sepse kam rastin t’iu paraqes kopjen autentike”, tha ajo. /Periskopi.com