Trepça

Serbët nuk heqin dorë nga “Trepça”

Trepça është shndërruar edhe njëherë në “mollë sherri” mes Kosovës dhe Serbisë, mes institucioneve në Prishtinë dhe të punësuarve në veri të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Periskopi.com Lajme

Shkaku: miratimi i ligjit për Trepçën në Parlamentin e Kosovës, me të cilin pretendohet vendosja e rendit dhe ligjit në këtë kombinat. Por Trepça është e ndarë në pjesën jugore dhe atë në veri – ku gjendet shkritorja e Trepçës.

Drejtori i pjesës së Trepçës në veri, Jovan Dimkiq “nuk ka kohë” të shpjegojë qëndrimet e tij dhe të krerëve të kombinatit në këtë pjesë, për Deutsche Welle, transmeton Gazeta Fjala.

Por për mediat serbe ai ka deklaruar se “ndjehet shumë i shqetësuar pas miratimit të ligjit për Trepën dhe kalimit të Trepçës në duart e të ashtuquajturës Republika e Kosovës”.

Dimkiq mendon se çështja e Trepçës duhet të trajtohet në negociatat e Brukselit, mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në pjesën e Trepçës në veri punojnë, sipas tij, rreth 3.300 punëtorë “të cilët janë të shqetësuar shumë pas miratimit të këtij ligji”.  Por as të punësuarit në veri, sikur edhe drejtori i tyre, nuk duan të shprehen para kamerave, transmeton Gazeta Fjala.

Përfaqësuesit serbë në Qeverinë e Kosovës dhe deputetët e listës Serpska e kanë marrë ligjin për Trepçën si shkas që të largohen nga institucionet e Kosovës. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq në një intervistë me Deutsche Wellen, thotë se Trepça është vetëm shkaku i largimit nga institucionet, por ata kanë dhe shumë këkresa të tjera.

Stojanoviq mendon se duhet të hartohet edhe një studim për implementimin e ligjit për Trepçën, sepse duhet të merren parasyshë interesat e punëtorëve dhe të atyre që kanë investuar më parë në këtë kombinat.

“Pjesë në veri dhe ajo në jug funksionojnë sot si dy subjekte të ndara juridike. Trepça në veri sjell fitime ndërsa në jug sjell humbje. Në 15 vitet e kaluara dikush ka investuar një mund jashtëzakonisht të madh që Trepça të funksionojë. Nuk është e mundur që me një lëvizje të eliminohet i gjithë mundi i 15 viteve të kaluara”, mendon Stojanoviq./DW/

trepca-sigali

Sot zhvillohet derbi i madh në basketbollin kosovar

Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon këtë fundjave me ndeshjet e javës së pestë.

Periskopi.com Sporti

Kjo xhiro sjell përballjen e rivalëve të vjetër, Trepçës dhe Prishtinës, sfidë kjo që do të luhet të dielën në “Minatori” të Mitrovicës prej orës 18:00.

Ballafaqimet mes këtyre dy skuadrave gjithnjë janë përshkruar më rivalitet të madh e përcjellur me atmosferë fantastike.

trepca-sigali

Ndryshon orari i derbit Trepça – Sigal Prishtina

Ndeshja më interesante e xhiros së VI-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet të dielën në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 18:00, ku Trepça është nikoqire e Sigal Prishtinës.

Periskopi.com Sporti

Fillimisht kjo ndeshje ishte caktuar të zhvillohej të hënën por është ndryshuar.

E shtunë

Golden Eagle Ylli – Kerasan Prishtina 14:00

Peja – Vllaznimi 17:00

E diel

Trepça – Sigal Prishtina 18:00

Rahoveci – Bashkimi 18:00

Sllakvo Simiq

Lista Serbe thotë se zgjidhja e Trepçës është në dorë të këtij subjekti

Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka deklaruar sot se qëndrimi i Dhomës Speciale të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me Ligjin për Trepçën, paraqet konfirmim të qartë se Ligjit për Trepçën është i paqëndrueshme, pasi që nuk mund të merr asnjë vlerësim pozitiv në asnjë analizë të drejt ligjore.

Periskopi.com Lajme

“Zgjidhja më racionale do të ishte që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, nëse veç për arsye politike nuk ka dashur ta pranojë ankesën e Listës Serbe në lidhje me Ligjin për Trepçën, ta respektojë mendimin e instancës së dytë më të lartë të gjyqësisë në Kosovë dhe ta anulojë ligjin”, ka thënë Simiq, transmeton lajmi.net.

“Pas kësaj, do të duhej që një herë e përgjithshme të ndërpritet praktika që për çështjet që janë vitale për popullin serb në Kosovë mos të vendoset pa përfaqësuesit politikë të serbëve, pasi që pa pajtimin tonë, temat si Trepça nuk mund të zgjidhen në mënyrë të drejt dhe të rregullt”, ka vlerësuar ai.

Simiq ka thënë se një zhvillim i tillë i ngjarjeve do të ishte shumëfish më i mirë, pasi që do të shkonte në të mirë të stabilizimit të raporteve politike në Kosovë.

Trepça

Rrëfimi i minatorit që po i shkakton probleme Ligjit të Trepçës

Ish-minatori Besnik Beqiri u ndje mirë për ish-kolegët e tij kur para disa ditësh Ligji për Trepçën më në fund mori nënshkrimin e presidentit Thaçi.

Periskopi.com Lajme

Por as që i kishte shkuar mendja që rasti i tij, që aktualisht është në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, do të mund ta kthente ligjin në pikën zero, transmeton Koha.net.

Beqiri kishte pësuar lëndim të rëndë në vitin 2013 në flotacionin e Kishnicës, për çka kishte marrë rreth 20 mijë euro nga sigurimi shëndetësor, por pretendon se edhe afër 20 mijë të tjera i kanë mbetur borxh.

Ai nga ekspertë është shpallur 100 % i paaftë për të kryer punë të rënda fizike dhe është vlerësuar t’i jetë zvogëluar aktiviteti i përgjithshëm jetësor në 60%.

Avokati i tij, Sylejman Klinaku, thotë se do të presin përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese, por edhe sqarimet nga qeveria, pasi e sheh të palogjikshme që të bëhet bartja e aseteve, por jo edhe e obligimeve të Trepçës.

Por, sipas Besnik Berishës, këshilltar i Kryeministrit Mustafa, Ligji për Trepçën tashmë është konstatuar se është në përputhje me kushtetutën dhe se i njëjti nuk cenon asnjë të drejtë./ KTV

Trepça

Nesër hyn në fuqi Ligji për Trepçën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në hollin e Kuvendit, bëri hapjen e ekspozitës “Kristalet e Trepçës”, në të cilën janë ekspozuar minerale të ndryshëm të nxjerrë nga nëntoka e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Në ceremoni morën pjesë edhe studentë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Ditën e sotme, kryetari Veseli e konsideroi të jashtëzakonshme. Ai tha se tani të gjithë ndihen të lehtësuar, pasi që një gjigant ekonomik dhe krenari e Kosovës, siç është Trepça, tanimë e ka të sigurtë rrugëtimin dhe transformimit e vet, duke u vënë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës sonë.

Kreu i Kuvendit tha se që nga dita e nesërme, kur hyn në fuqi Ligji për Trepçën, pasuria e nëntokës së Kosovës nuk do të mbetet më në zgafella, por do të jetë pjesë e të mirave materiale, në shfrytëzim të qytetarëve tanë, raporton Periskopi

“Kosova është jashtëzakonisht e pasur. Pasurinë më të madhe e ka rininë, resursin human të saj. Rinia është ari dhe diamanti i Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, Kosova ka resurse të pasura natyrale, të cilat, me forcën e mendjes, duhet të vihen në zhvillim të vendit tonë. Pikërisht ky është edhe mesazhi i kësaj ekspozite në mjediset e Kuvendit”, theksoi kryetari Veseli./ Periskopi

 

trepca '89

Trepça ‘89 sigurt drejt titullit, mposht Trepçën

Trepça ‘89 po vazhdon me rezultate të jashtëzakonshme.

Periskopi.com Sporti

Kjo skuadër mposhti rivalin nga qyteti, Trepçën, me rezultat 2:1.

Golin e parë për 89-shin e shënoi Shpëtim Idrizi nga penaltia në minutën e 37-të.

Trepça barazoi rezultatin nëpërmjet Emin Baliqit, i cili shënoi në minutën e 68-të.

Ishte Boniface, ai i cili shënoi për golin e fitores së Trepçës ‘89, gol ky i shënuar në minutën e 84-të.

Me këtë fitore ’89-shi tubon 30 pikë në pozitën e parë, gjashtë më shumë se Feronikeli në pozitën e dytë. /Periskopi.com

torcida

Torcida fton Plisat në Mitrovicë

Nis të ndihet “aroma” e derbit të madh të basketbollit kosovar ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, që zhvillohet në fundjavën e ardhshme.

Periskopi.com Sporti

Kryetari i tifo-grupit Torcida, Genc Voca, ka ftuar Plisat që të jenë të pranishëm në “Minatori”.

“Ftoj tifozërinë prishtinase që të vijnë në ndeshjen që zhvillohet në Mitrovicë. Kjo ndeshje është derbi më i madh në Kosovë dhe edhe Plisat duhet ta përkrahin ekipin e tyre të zemrës. Ata janë të mirëseardhur sepse vërtetë që një kohë të gjatë nuk e kanë shijuar atmosferën në palestrën Minatori. Ju garantoj personalisht që ne do t’ua sigurojmë biletat”, deklaroi Voca për “GazetaOlle.com”.

Tani mbetet të shihet nëse Plisat do të vendosin të udhëtojnë në mënyrë të organizuar drejt Mitrovicës.

Trepça

Serbia e akuzon Kosovën në mes të Londrës për “plaçkitje të pasurisë”

I ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot në Shkollën ekonomike të Londrës ka mbajtur një fjalim në temën “Dialogu i Beogradit dhe Prishtinës – normalizimi i marrëdhënieve dhe stabiliteti rajonal".

Periskopi.com Lajme

Duke folur për perspektivën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, siç njofton FoNet, Gjuriq ka përmendur atë që ai e ka quajtur “rëndësi e implementimit të pa vonuar të marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe si mekanizëm kryesor për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të serbëve në Kosovë”, raporton koha

Gjuriq, ka paraqitur argumentet e palës serbe lidhur me atë që ai e ka quajtur pasuri të Serbisë duke e përmendur sidomos situatën e lidhur me Trepçën si për atë që ai e ka cilësuar dështim të Prishtinë “ta tjetërsojë pasurinë serbe në Brezovicë”

Ai ka theksuar se Serbia kurrë nuk do të pranojë plaçkitjen e pasurisë së saj, shtetësinë dhe kulturën e saj.

Isa Mustafa

Isa Mustafa paralajmëron Listën Serbe

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pret që Lista Serbe shpejt të kthehet në institucione të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se ata nuk kanë arsye të mos kthehen, madje i paralajmëron ata, raporton Periskopi

Mustafa thotë se e kanë gabim nëse mendojnë se Ligji për Trepçën do të ndryshohet aq më pak të kthehet mbrapa.

Por, në anën tjetër thotë se do e respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Lista Serbe do të kthehen, sepse nuk kanë arsye të mos kthehen. Trepça është e të gjithëve, nuk i përket ndonjë komuniteti. Mund të mbesin kurrë pa ardh në Kuvend nëse presin që Ligji për Trepçën të ndryshojë apo të mos funksionalizohet. Presim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do e respektojmë atë”, tha Mustafa.

Ai është i sigurt se Trepça nuk do të diskutohet në Bruksel dhe se këtë ua kanë bërë me dije serbëve.

Tha se ka politikanë në Serbi që zhvillojnë mendësinë e së kaluarës./ Periskopi

adem jashari

Nuk zhvillohet ndeshja, për shkak se s’paguhen gjyqtarët

Derbi lokal i Raiffeisen Superligës së Kadetëve ndërmjet dy ekipeve nga Mitrovica, Trepçës dhe Trepçës ’89 nuk është zhvilluar fare. Dhe, arsyeja është vërtetë e dhimbshme.

Periskopi.com Sporti

Gazeta Sheshi merr vesh se klubi vendas nuk ka pasur mjete për t’i paguar gjyqtarët, të cilët nuk kanë pranuar ta fillojnë takimin.

Dhe, kjo nuk përfundon me kaq. Gjyqtarët që ishin të deleguar në këtë ballafaqim (nga Podujeva) përveç që shpenzuan të dielën dhe nuk morën asgjë, shpenzuan edhe të shtunën.

Një keqkuptim i FFK-së lidhur me orarin e kësaj ndeshje, kishte bërë që gjyqtarët ta vizitojnë stadiumin e Trepçës edhe të shtunën, prej nga morën vesh se sfida luhet të dielën.

Mirëpo, për arsyet e lartëpërmendura, dueli nuk u zhvillua as sot.

Muhamet Mustafa

Mustafa i kundërpërgjigjet Pacollit, thotë se nuk e ka penguar kurrë Ligjin për Trepçën

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, sot në një debat me qytetarë të Mitrovicës ka folur për Ligjin e Trepçës, ku ka thënë se ligji i propozuar nga AKR-ja ka qenë më i mirë, por është ndaluar nga Muhamet Mustafa.

Periskopi.com Uncategorized

Ky i fundit ka reaguar menjëherë dike thënë se e vërteta qëndron ndryshe dhe se Pacolli, të cilit i referohet me iniciale, po i shmanget fakteve.

“Nuk kam penguar asnjëherë ndonjë Ligj të propozuar nga BP në procedurë parlamentare. E vërteta është se diku ne pranverë të vitit 2013 , me iniciativë të Grupit Parlamentar të LDK , pas një debati tërëditor për Trepçën është aprovuar një Rezolutë e cila ka obliguar qeverinë që mbrenda tre muaj të procedojë një Ligj për Trepçën . për statusin dhe organizimin e saj. Me një vonësë prej më shumë se një viti Qeveria , ku ka qenë ai Zëvendës Kryeminister, ka sjellë një Ligj me 4 nene dhe atë jo për Trepçën , por për ndryshim të Ligjit për ndërmarrjet publike, ku Trepça nuk përmendet fare. Ai Ligj , ka ardhë pra tepër vonë , pak para shpalljes se zgjedhjeve parlamentare 2014”, ka thënë ndër të tjera Mustafa, duke treguar se ai ligj ka kaluar leximin e parë, por jo edhe të dyti pasi është shpërndarë Kuvendi.

Mustafa tregon edhe detaje tjera në reagimin e tij të mëposhtëm, duke shtuar se ai nuk ka qenë deputet i AKR-së, por ka qenë pjesë e Koalicionit për Kosovë të Re, nga radhët e E15 që ishin në koalicion me AKR-në dhe me disa subjekte tjera.

Reagimi i plotë i Muhamet Mustafës, sot deputet i LDK-së:

BP PERSERI SHMANGET NGA FAKTET

Nuk kam penguar asnjëherë ndonjë Ligj të propozuar nga BP në procedurë parlamentare. E vërteta është se diku ne pranverë të vitit 2013 , me iniciativë të Grupit Parlamentar të LDK , pas një debati tërëditor për Trepçën është aprovuar një Rezolutë e cila ka obliguar qeverinë që mbrenda tre muaj të procedojë një Ligj për Trepçën . për statusin dhe organizimin e saj. Me një vonësë prej më shumë se një viti Qeveria , ku ka qenë ai Zëvendës Kryeminister, ka sjellë një Ligj me 4 nene dhe atë jo për Trepçën , por për ndryshim të Ligjit për ndërmarrjet publike, ku Trepça nuk përmendet fare. Ai Ligj , ka ardhë pra tepër vonë , pak para shpalljes se zgjedhjeve parlamentare 2014. Ndonëse ka pasur vërejtje se aty Trepça nuk rregullohet si duhet, duke qenë se mundësonte që ndërmarrjet shoqërore ( pra edhe Trepça) të nxirren nga administrimi i AKP , ligj është përkrahë në parim dhe ka kaluar leximin e parë, por në kohen kur u dashtë të kalohet në lexim të dytë është shpërndarë Kuvendi dhe ka mbetur i paaprovuar. Në fillim të mandatit Qeveria e re, edhe ne presion te Kohës , ka ndryshuar ligjin që kishte venë afate që mund ta dërgonin Trepçën ne likuidim, dhe menjëherë ka proceduar Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërmarrjet publike. Ku ka hapur mundësitë që ndërmarrjet shoqërore , ose pjesë të tyre, mund të nxirren nga administrimi i AKP ( deri këtu pak a shumë ngjashëm me atë që kishte propozuar BP), por për dallim prej tij gjithashtu ka obliguar me Ligj Qeverinë që për Trepçën të nxirret Ligji i veçantë. Dhe kjo pikërisht ka ndodhë, Synimi ka qenë që ky Ligj të vie më shpejtë , por megjithatë Ligji ka dhënë përgjigjet e duhura para një situate kritike. Sa për cilësinë e këtij Ligji të aprovuar dhe atij të utur në procedurë nga BP, nuk po them asgjë, kuriozet mund ta gjejnë atë draft Ligj ( është në arkivin e Kuvendit) dhe ta krahasojnë me këtë të aprovuarin. U ndala pak më shumë në këto detaje sepse opinioni duhet te informohet saktë e pa mjegull. Kjo që po thotë BP dhe kjo që po deklaroj unë në këtë sqarim mund të verifikohen nga evidenca e Kuvendit e cila është publike , e besoj se edhe stenogramet janë publike.

Edhe pjesa tjetër e deklaratës së BP nuk është e vërtetë. Unë nuk kam qenë deputet i AKR. Me E15 , së bashku me disa subjekte tjera me AKR kemi qenë pjesë e “Koalicionit për Kosovë të Re (KKR)” deri në tetor 2012. Pra diçka më shumë se një vit e gjysmë. Por kur Koalicioni qeveritar , ku ishte edhe KKR u shmang nga programi që e kishim dakorduar, veçmas në çështjet e privatizimit dhe rolit të Kuvendit me sjelljet në të ne, në E15 kemi vendos që të dalim nga ai Koalicion. Nuk di pse ai e quan këtë “ilegale” , kur ne kemi pas një marrëveshje për parimet dhe politikat , nga e cila mund të shihet se AKR nuk i është përmbajtur. Ne fund mund te them se BP është një ish President dhe një ish Zëvendës Kryeministër që është preokupuar me çështjen e Trepçës, por gjatë gjithë mandatit të tij , me shumë se tri vite nuk ka arritur të bëjë më shumë se një draft Ligj me 4 nene ( fatin e të cilit e sqarova) dhe një prezantim në Poëer ponit. Po nuk mund të mohohet se ka bërë shumë zhurmë dhe PR por rezultate i munguan. Unë nuk i kam bërë asnjë pengesë as atëherë as më vonë. Nuk di se pse në mënyrë jokorrekte po i kthehet kësaj teme , fatkeqësisht shpesh edhe në nivel të një spekulimi. Ai duhet të analizojë më mirë arsyet e mos suksesit të tij në qeverisjen e kaluar lidhur me këtë çështje

Nuredin ibishi

Komandant Leka thotë se Trepça mund të sjell tensionim të situatës

Njohësi i çështjeve të sigurisë, njëherësh edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi, që njihet si Komandant Leka, druan se çështja e gjigantit metalurgjik Trepça mund të çojë në tensionim të situatës në veri.

Periskopi.com Lajme

Ibishi në Tribuna Channel, ka deklaruar se Lista Serbe do të provokojë tensionim të situatës në veri të vendit. Ndërsa e ka vlerësuar si të pritshëm bojkotimin e tyre ndaj institucioneve pas miratimit të Ligjit për Trepçën.

“Dalja e Listës jo po do të sjellë tensione vet çështja e Trepçës. Ata do të zgjedhin mënyra jo vetëm politike, por edhe forma tjera më qëllim ta pengojnë këtë”, ka thënë Ibishi.

Ai ka ftuar qeverinë dhe institucionet përkatëse të kenë parasysh këtë dhe të vlerësoj më kohë në mënyre qe ty mos vie deri të tensionimi i situatës.

Ai pret qe edhe Brukseli zyrtar do të jetë më aktiv në këtë drejtim Ibishi e ka përshëndetur idenë për nxjerrjen e një deklaratë të përbashkët në të cilën grupet parlamentare do të zotoheshin se çështja e demarkacionit do të zgjidhet në një fazë të mëvonshme pa tensionim të situatës mes dy vendeve.

Kjo sipas tij, është e mjaftueshme qe në mënyre qe demarkacioni të mos jetë pengesë për liberalizimin vizave. E sa i përket Forcës se Sigurisë se Kosovës, ai ka propozuar qe në mungesë të votave të Listës Serbe të bëhet miratimi i Ligjit për FSK-në.

Edita Tahiri

Edita Tahiri flet nga Brukseli, thotë se Trepça asnjëherë nuk do të bisedohet atje

Në Bruksel sot u zhvillua takimi bilateral për zbatimin e marrëveshjes së Drejtësisë mes delegacionit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Periskopi.com Lajme

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri në këtë takim u angazhua që marrëveshja për drejtësi të fillojë zbatimin sa më shpejtë si dhe njoftoi Bashkimin Evropian se Kosova ka bërë gjitha përgatitjet që të shtrihet sistemi unitar i drejtësisë  edhe në veri të vendit, ku sipas marrëveshjes do të ketë një gjykatë themelore kompetente për shtatë komunat siç përcakton Ligji për Gjykatat, si dhe një Zyre Prokurorie dhe po ashtu konfirmoj se edhe aspekte tjera të marrëveshjes janë përgatitur për zbatim.

Po ashtu, çështjet lidhur me emërimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ tashmë janë në fazën finale si dhe çështjet në lidhje me Gjykatën e Apelit, deri në përfundimin e këtij procesi Kosova mbetet e përkushtuar t’i rrumbullakësojë në bashkëpunim të plotë me Bashkimin Evropian, raporton Periskopi

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian vlerësuan progresin e arritur nga ana e Kosovës në zbatim të marrëveshjes për drejtësi duke theksuar se do të angazhohen maksimalisht që ky proces të realizohet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe Marrëveshjes së Brukselit.

Tahiri me këtë rast vlerësoi se marrëveshja për drejtësi ka rëndësi të madhe për Kosovën sepse ajo mundëson shtirjen e sovraniteti shtetëror në fushën e drejtësisë edhe në veri të vendit, që  ka munguar një kohë të gjatë dhe se do të ndihmojë qytetarët atje për çështjet që kanë të bëjnë me drejtësi dhe po ashtu vlerësoi punën e grupit punues për drejtësi  i cili tashmë një kohë është duke punuar me përkushtim për zbatimin efektiv të kësaj marrëveshje.

Gjatë ditës së nesërme do të ketë takime në çështjen e reciprocitetit për tabelat e automjeteve mes dyja shteteve me qëllim të finalizimit të planit zbatues në bazë të marrëveshjes së arritur më 14 shtator të këtij viti.

Po ashtu, do të vazhdojnë bisedimet për marrëveshjen për drejtësi për të definuar më tej detajet e procesit të zbatimit.

Pasnesër, më datën 20 tetor në agjendë do të jetë çështja e vlerësimit të zbatimit të marrëveshjes për njohje reciproke te diplomave.

Tahiri siguron se pavarësisht dezinformatave që mund të kenë dal nga pala serbe, në Bruksel nuk do të bisedohet për çështjen e Trepçës sepse Trepça dhe gjitha asetet tjera janë të shtetit të Kosovës dhe për to asnjëherë nuk është biseduar dhe nuk do të bisedohet me askënd.

Delegacioni i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri kishte në përbërje edhe Tonka Berishaj, Ud. Kryetare e Gjykatës së Apelit, këshilltaren dhe koordinatoren e çështjes Arjeta Rexhaj, Albert Avdiu, Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe koordinator i grupit të punës për drejtësi  dhe përfaqësuesi nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, Haxhi Bajraktari./ Periskopi

Qeveria e Kosoves

Qeveria nesër në kushtetuese, kërkon pezullim të likuidimit të Trepçës

Qeveria e Kosovës do të dorëzojë nesër në Gjykatën kushtetuese, kërkesën për masë të përkohshme ndaj likuidimit të Trepçës nga ana e AKP-së.

Periskopi.com Lajme

Kjo pasi Ligji për Trepçën i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës nuk mund të hyjë në fuqi, derisa ndaj tij, Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, bazuar në ligj, vetëm deri me 2 nëntor ka afat që Ligji për Trepçën të hyjë në fuqi, në të kundërtën, ajo duhet të shkojë në likuidim.

Por nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës është aktivizuar dhe nesër do t’i dorëzojë Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë përkohësisht deri në marrjen e një vendimi, mundësinë për likuidim të Trepçës.

Avokati Besnik Berisha, që është edhe këshilltar ligjor i kryeministrit, deklaroi për RTK-në se puna në hartimin e ankesës ka filluar dhe beson se nesër do të dorëzohet në Kushtetuese.

Sipas tij, janë të gjitha kushtet që Gjykata të pezullojë likuidimin e Trepçës deri në marrjen e një vendimi ndaj ankesës së Listës Serbe, transmeton lajmi.net.

Nga ana tjetër, vetë Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se vendimi do të merret sipas ligjit, Kushtetutës dhe rregullores së punës

 

Ljubisha Dikoviq

Edhe shefi i ushtrisë serbe flet për Trepçën

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë Gjenerali, Ljubisha Dikoviq ka pritur në takimin e rregullt Komandantin e KFOR-it Giovanni Fungo. Takimi ndërmjet dy krerëve të ushtrisë është mbajtur në Nish.

Periskopi.com Lajme

Dikoviq ka kërkuar nga KFOR-i që të marrë masa për ruajtjen e paqes dhe sigurisë për qytetarët në Kosovë dhe Metohi.

Ai  ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është e rrezikshme, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për Trepçën, njofton Ministria serbe e Mbrojtjes.

Dikoviq gjatë takimit me Komandantin e KFOR-it Gjeneral –majorin Giovanni Fungo.

Ka thënë se vendimi i njëanshëm i institucioneve në Prishtinë në lidhje me Trepçën përbën cenim të sigurisë në Kosovë, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

minatoret

Drita dhe Trepça thellohen në krizë

Drita dhe Trepça nuk kanë arritur më shumë se një barazim në shtëpitë e tyre pa gola duke u thelluar edhe më tutje në krizë.

Periskopi.com Sporti

Drita në shtëpi ka barazuar ndaj Ferizajit, pa gola 0-0.

Sikurse Drita ashtu edhe Trepça në shtëpi ka dështuar të arrijë fitore ku ka barazuar pa gola me Drenicen, 0-0.

Me këto rezultate të dyja skuadrat thellohen edhe më shumë në fundin e tabelës. /Periskopi.comtabela

Trepça

Ligjin për Trepçën duhet ta nënshkruaj Thaçi, problem vendimi i Kushtetueses

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mund të nënshkruaj ligjin për Trepçën, edhe para se Gjykata Kushtetuese të jap vendimin e saj, rreth ankesës që Lista Serbe ka bërë për këtë ligj.

Periskopi.com Lajme

Këtë bindje e ka shprehur njohësi i çështjeve juridike Riza Smaka i cili ka thënë se jo domosdoshmërish duhet pritur vendimi i Kushtetueses.

Sipas tij, nëse vendimi i  kësaj të fundit më pas del i kundërt me vendimin e Presidentit, ligji mund të rikthehet përsëri në Kuvend.

Por, ndryshe është shprehur njohësi tjetër i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu.

Ai ka thënë se më e mira do ishte që të pritej vendimi i Kushtetueses, ani pse do ishte mirë që ajo të ishte më e shpejt në dhënien e vendimit.

Emilija Rexhepi

Deputetja Emilija Rexhepi, në Beograd mbron ligjin për ‘Trepçën’

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, ka deklaruar se nuk e kupton, pse është ngritur kaq shumë eufori për Ligjin për Trepçën, pasi që Trepça është pasuri natyrore e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Këtë deklaratë, ajo e ka bërë në Forumin për siguri në Beograd, e që deputetja Rexhepi, ishte paneliste në konferencën e organizuar nga Misioni i OSCE-së, në Serbi dhe Kosovë.

Po ashtu, deputetja Rexhepi ka kërkuar edhe lirimin e menjëhershëm të të Drejtorit të Policisë së Kosovës, në Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi.

“Në konferencën që unë isha panelsite kam kërkuar lirimin e menjëhershme të Drejtorit të Policisë së Kosovës, në Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi, i cili është arrestuar nga autoritetet e Beogradit. Po ashtu kam deklaruar se Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka votuar Rezolutën për lirimin e menjëhershme të Drejtorit të Policisë, Nehat Thaçi”, ka deklaruar deputetja Rexhepi.

Sipas saj, në këtë konferencë tema e ditës ishte vizita e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd, dhe çështja diskutimit tim në panel sa i përket Trepçës.

“Nuk e kuptoj pse është ngritur kaq shumë euforia për shkak të minierës së Trepçës, pasi që Trepça është pasuri natyrore të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës, dhe se progresi dhe prosperiteti i qytetarëve tanë varet nga investimet ekonomike, në mënyrë që të zvogëlohet numri i madh i papunësisë të të gjitha komuniteteve. Nuk dëshiroj ta prish këtë Forum për shkak të mendimeve tona të ndryshme në lidhje me Trepçën, por se kam ardhur të jap kontributin tim për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë për Kosova Info, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi.

Deputetja Emilija Rexhepi, mbron Ligjin për Trepçën në BeogradPër këtë deklaratë, ajo ka thënë se nuk kanë reaguar asnjë deputetë i Kuvendit të Republikës së Serbisë, e që sipas saj, shumë pozitive, sepse ne do të ndesheshim menjëherë për shkak të dallimeve të mendimit rreth miratimit të Ligjit për Trepçën, duke pasur parasysh, se znj Rexhepi ka qenë e vetmja deputete që i është përgjigjur thirrjes së këtij Forumi.

Deputetja Rexhepi e ka cilësuar këtë konferencë si më të vështirën në karrierën e saj politike, dhe në rast të mos pjesëmarrjes së saj, paneli ku ajo kishte e ftuar do të kishte dështuar, e që sipas saj, nuk i shkonte për interes asnjërës pale, ardhja në çfarëdo lloj konflikti.

Po ashtu në këtë konferencë deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, ka thënë se vazhdimi i dialogut të grave nga Prishtina dhe Beogradit, e që delegacioni i Prishtinës ka qenë në vështirësi për ardhje në këtë konferencë, për shkak të raporteve të fundit që janë përkeqësuar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me rastin e arrestimit të drejtorit te Policisë së Kosovës, n Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi.

“Ka qenë një ditë shumë e vështirë për arsye se delegacioni I Kosovës ka marrë ka marrë hapin më të guximshëm, për arsye që ditët e fundit janë përkeqësuar bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për shkak se kemi mendime të ndryshme për Trepçën, Por kemi ardhur me i dhënë dorën njeri tjetrit për bashkëpunim dhe për vazhdim të dialogut”, ka thënë për Kosova Info, deputetja Rexhepi.

Konferenca ku deputetja nga Kosova, znj. Rexhepi ka qenë e pranishme kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama dhe kryeministri i Serbisë, z. Aleksandar Vucic, e ku është dedikuar për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes të dy palëve dhe roli i gruas në të dy shoqëritë, “Procesi Budva”, projekt që zgjat për 5 vjet.

Në panel kanë marrë pjesë gratë nga Parlamenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, e po ashtu edhe gratë nga botëra të ndryshme të sektorit civil, akademikë, medial, akademi të vajzave të reja (që është kyçur vitin e kaluar), kanë folur për pozitën e grave, të drejtat e tyre në shoqëri, se si ato janë të përfaqësuara në jetën politike dhe publike, në çështjet që lidhen me dhunën në familje, dhunën ndaj grave etj.

“Thjeshtë në konferencë kemi filluar të flasim rreth kohës kur ishte më së vështiri, duke i anashkaluar temat e karakterit të ndjeshëm, që të mos hasnim në mospajtime qysh në fillim për shkak të dallimeve të mendimit. Fillimi ishte i vështirë për të dyja palët, por me kalimin e kohës ne gjithnjë e më shumë zhvillonim dialogun reciprok, zgjeronim dhe përfshinim më shumë gra dhe vajza të reja në këtë projekt strategjik, me parimet themelore të të cilit janë respekti për njëri-tjetrin me të gjitha vlerat e diversitetit”, ka thënë deputetja Rexhepi.

Deputetja Emilija Rexhepi, mbron Ligjin për Trepçën në BeogradPo ashtu, sipas deputetes Rexhepi, pjesëmarrëse në këtë Forum kanë qenë edhe gratë nga Presheva dhe Bujanovci (Kryetarja e Kuvendit Komunal të Preshevës…), të cilat kanë treguan se sa shumë kanë luftuar për të arritur fitore në zgjedhjet, por gjithashtu është shumë interesant ka qenë, sipas saj, edhe ndryshimi i madh në Parlamentin e Vojvodinës, ku pas zgjedhjeve të fundit numërohen një numër i madh i grave deputete, që kanë treguar se projekti ynë gjithnjë e më shumë po rritet dhe po i vetëdijëson njerëzit për barazinë gjinore.

 

Megjithatë, ajo shkuarjen në Beograd për shkak të rrethanave të fundit e ka konsideruar shumë të vështirë, pasi që sipas saj, koleget tjera të Kuvendit të Kosovës, por edhe përfaqësuesit e Qeverisë, që ishin të ftuar si pjesëmarrës dhe panelistë, anuluan shkuarjen në momentin e fundit.

“Nuk munda t’i thosha JO misionit të OSCE-së në Kosovë, të cilët na mbështesin për vite me radhë, dhe së dyti, në qoftë se do ti thuaja JO dialogut, atëherë do të shkoja kundër vetvetes dhe asaj që unë besoj dhe për çka punoj, e ajo është paqja, stabiliteti, ndërtimi i marrëdhënieve fqinjësore me respekt të ndërsjellë, stabilitetit ekonomik dhe sinqeritetit në rajon., Kjo mund të arrihet vetëm përmes bisedimeve pa marrë parasysh sa e dhimbshme është kjo për të dyja palët, dhe jo me ngrirje të marrëdhënieve, të cilat edhe ashtu nuk janë të mira, dhe të cilat dëmtojnë rrugën e vendit tonë drejt BE-së”, ka theksuar deputetja Rexhepi.

UNMIK

Edhe sipas UNMIK-ut tek i cili thirret Serbia, për Trepçën vendos Kosova

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë përgjegjësinë për Trepçën në vitin 2008, pasi që Bashkimi Evropian ndaloi financimin e Agjencisë Kosovarë të Mirëbesimit të cilën e kishte themeluar UNMIK-u në vitin 2002, që kishte për qëllimin rimëkëmbjen dhe përmirësimin e ekonomisë së Kosovës, thuhet në përgjigjen e marrë nga UNMIK-u në redaksinë e portalit serb Insadjer

Periskopi.com Lajme

Millorad Radivojeviq, zëvendës i drejtorit të përgjithshëm të Trepçës deri në vitin 2002, ka deklaruar për mediat serbe se „gabimi kryesor është bërë, kur i është lejuar UNMIK-ut të marrë Trepçën nën administrim, kur ajo asokohe ishte shoqëri aksionare, e sipas rezolutës së UNMIK-ut këtë ka mundur ta bëjë vetëm me kompanitë publike“, transmeton Telegrafi.

“Megjithatë, shteti serb nuk e kishte kundërshtuar këtë vendim“, ka thënë ai.

Sipas mediave serbe, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, BE-ja kishte vendosur që UNMIK-u të mos menaxhojë më me Trepçën dhe se ajo bie nën kompetencat e Kosovës.

Zyrtarët e UNMIK-ut nuk kanë dashur të prononcohen për mediat serbe, lidhur me miratimin e Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës.