john-780x439

Trepça 89’ rikthehet me stil në krye të tabelës, mposhtë Ferizajin

Ka përfunduar java e 16-të në elitën e futbollit kosovar.

Periskopi.com Sporti

Trepça ’89 ka shënuar fitore të thellë 4-0 ndaj Ferizajt duke u kthyer në pozitën e parë në tabelë.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola edhe pse vendasit kishin disa raste të mira shënimi.

Në pjesën e dytë, 89-shi tregon dhëmbët duke shënuar tre gola për 11 minuta.

Ishte sulmuesi llapjan, Fiton Hajdari që shënoi golin e parë nga një largësi prej 20 metrave në minutën e 62-të.

Gjashtë minuta më vonë, sulmuesi nigerian, Oto John shënoi nga afërsia për 2-0.

Vetëm pesë minuta pas golit të dytë, John shënoi edhe të tretin pas një asistim nga Përparim Islami.

Për rezultatin përfundimtar 4-0, u përkujdes mesfushori Florent Hasani që shënoi në minutën e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Trepça ’89 rikthehet në pozitën e parë në tabelë me 36 pikë, dy më shumë se Prishtina dhe tri më shumë se Llapi e Feronikeli.

Ndërkohë në Prizren, ndeshja mes Lirisë dhe Llapit përfundoi ashtu siç filloi pasi nuk pati gola nga asnjëra skuadër edhe pse rastet nuk munguan.

Trepça ka arritur ta befasoi Besën në Pejë duke e mundur me rezultat 1-2.

Pejanët kaluan të parët në epërsi kur shënoi në minutën e 78-të nga pika e bardhë Diar Miftaraj.

Por mitrovicasit befasuan duke barazuar fillimisht në minutën e 82-të nëpërmjet Arben Mustafës, ndërsa gjashtë minuta më vonë golin e fitores e shënoi Veton Shabani.

 

trepca-89

Lideri dhe kampioni barazojnë, befasi e madhe në Gjilan

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e mbetura të kësaj jave në Vala Super Ligën e Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja kryesore pritej të ishte ajo në Mitrovicë, ndërmjet liderit Trepça ’89 dhe kampionit në fuqi, Feronikeli, e cila përfundoi baraz pa gola.

Në ndeshjen tjetër ndërmjet Dritës dhe Llapit ndodhi befasia e madhe.

Mysafirët shënuan fitore minimale me rezultat 0:1, me golin të cilin e shënoi Florim Berbatovci.

Fitore shënoi edhe Besa, e cila mposhti Drenicën me rezultat 2:1.

Liria mposhti Trepçën me rezultat 1:0, ndërsa Ferizaj fitoi si mysafir i Gjilanit me rezultat 0:1.

Edhe pas kësaj jave, Trepça ’89 mbetet lidere me 33 pikë, dy më pak sesa përcjellësi Prishtina. /Periskopi.com

trepca-89

Sot ndeshjet në Super Ligë, lideri pret kampionin

Sot zhvillohen pesë ndeshje në Vala Super Ligën e Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Natyrisht se vëmendja kryesore do të jetë në Mitrovicë, ku lideri aktual Trepça ’89 pret në “Riza Lushta” kampionin në fuqi, Feronikelin.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Besës së Pejës dhe Drenicës.

Vlen të ceket se dje u zhvillua ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Hajvalisë, e cila përfundoi me rezultat pa gola.

Çiftet që zhvillohen sot  

Trepça’89 – Feronikeli

Besa – Drenica

Liria – Trepça

Llapi – Drita

Gjilani – Ferizaj /Periskopi.com

trepca '89

Trepça ‘89 sigurt drejt titullit, mposht Trepçën

Trepça ‘89 po vazhdon me rezultate të jashtëzakonshme.

Periskopi.com Sporti

Kjo skuadër mposhti rivalin nga qyteti, Trepçën, me rezultat 2:1.

Golin e parë për 89-shin e shënoi Shpëtim Idrizi nga penaltia në minutën e 37-të.

Trepça barazoi rezultatin nëpërmjet Emin Baliqit, i cili shënoi në minutën e 68-të.

Ishte Boniface, ai i cili shënoi për golin e fitores së Trepçës ‘89, gol ky i shënuar në minutën e 84-të.

Me këtë fitore ’89-shi tubon 30 pikë në pozitën e parë, gjashtë më shumë se Feronikeli në pozitën e dytë. /Periskopi.com

adem jashari

Nuk zhvillohet ndeshja, për shkak se s’paguhen gjyqtarët

Derbi lokal i Raiffeisen Superligës së Kadetëve ndërmjet dy ekipeve nga Mitrovica, Trepçës dhe Trepçës ’89 nuk është zhvilluar fare. Dhe, arsyeja është vërtetë e dhimbshme.

Periskopi.com Sporti

Gazeta Sheshi merr vesh se klubi vendas nuk ka pasur mjete për t’i paguar gjyqtarët, të cilët nuk kanë pranuar ta fillojnë takimin.

Dhe, kjo nuk përfundon me kaq. Gjyqtarët që ishin të deleguar në këtë ballafaqim (nga Podujeva) përveç që shpenzuan të dielën dhe nuk morën asgjë, shpenzuan edhe të shtunën.

Një keqkuptim i FFK-së lidhur me orarin e kësaj ndeshje, kishte bërë që gjyqtarët ta vizitojnë stadiumin e Trepçës edhe të shtunën, prej nga morën vesh se sfida luhet të dielën.

Mirëpo, për arsyet e lartëpërmendura, dueli nuk u zhvillua as sot.

trepca 891

Femrat mund të shikojnë ndeshje futbolli falas në Kosovë

Çuditë nuk sosen kurrë! Një çudi është edhe në futbollin e Kosovës dhe e paparë deri më tash. Nëse je femër mund të futesh e ta shikosh ndeshjen pa pare, nëse je mashkull jo!

Periskopi.com Sporti

A është ky një diskriminim, sigurisht do të ishte pyetja nga meshkujt! Ndeshja në mes Trepçës ’89 nga Mitrovica dhe Besës nga Peja, derbi i javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës do të zhvillohet me 23 tetor në orën 14.00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Pa dyshim se ky është derbi i kësaj jave, ndërsa Trepça ’89 është lider me 24 pikë ose ka gjashtë ndeshje po aq fitore radhazi! Dhe ky klub ka bërë një të veçantë, kur ka paralajmëruar ndeshjen: Bileta kushton një euro, për femra gratis! A thua do ta mbushin femrat stadiumin në “Riza Lushta” në Mitrovicë.

biletat2

trepca

Trepça ’89-Besa, derbi i xhiros së 10-të

Vala Super Liga, java e 10-të, të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 14.00. Këto janë çiftet dhe gjyqtarët për secilin takim.

Periskopi.com Sporti

E shtunë, 22.10.2016

Feronikeli – Liria
G.Nuza, E.Zeqiri, F.Sekiraqa, L.Mustafa

Drenica – Drita
K.Vula, B.Kepuska, A.Ejupi, N.Rraci

Prishtina – Trepça
M.Bejtullahu, A.Latifi, B.Rama, B.Batalli

E diel, 23.10.2016

Trepça ’89 – Besa
H.Hajdari, L.Muhadri, M.Berisha, I.Shuleta

Ferizaj – Llapi
B.Gashi, A.Peshteri, R.Hyseni, F.Tahiri

Gjilani – Hajvalia
G.Shala, F.Jakupi, V.Kelmendi, S.Isufi

prishtina

Trepça ’89 triumfon në derbin e javës

Trepça ’89 ka shënuar fitore në derbin ndaj Prishtinës.

Periskopi.com Sporti

Trepça ’89 si duket nuk ka rival deri më tani për titull pasi që ka arritur të mposhtë edhe rivalin kryesor për titull në xhiron e nëntë të Super ligës së Kosovë në futboll, Prishtina.

Humbjen e parë e ‘bardhë e kaltërve’ ja u shkaktoi sulmuesi John me dopiet e tij për fitoren e ‘minatorëve’, ai realizoi në minutat 11’ dhe 72’ për rezulatin e pastër 0-2.

Tashmë skuadra nga mitrovica udhëheqë e vetmë në tabelë me 24 pikë duke u larguar katër pika nga Prishtina që gjindet e dyta në tabelë. /Periskopi.com

prishtina vs trepca

Sot derbi kosovar, Prishtina-Trepça ’89

Skuadra nga kryeqyteti, Prishtina, do të jetë nikoqire e derbit të kësaj gjiro ndaj liderëve, Trepça ’89.

Periskopi.com Sporti

Pasi dje janë zhvilluar dy takimet e para në elitën e futbollit kosovar, gjatë ditës së sotme do të luhen edhe katër të tjera.

Sot do zhvillohet derbi për pozitën e parë të super ligës së Kosovës në Obiliq, ku Prishtina do të jetë nikoqire e Trepçës ’89.

Skuadra nga qyteti i Mitrovicës ka filluar sezonin në një super formë që askush nuk do të kishte paramenduar, pasi që kryeson tabelën dhe është e ndjekur nga kundërshtari i sotëm, Prishtina.

Bardh e kaltërtit synojnë me fitore ta rikthejnë pozitën e parë edhe pse një gjë e tillë është shumë e vështirë marrë parasysh formën e minatorëve. /Periskopi.com

 

Prishtina-Trepça ’89

Trepça-Drenica

Drita-Ferizaj

Llapi-Feronikeli

 

prishtina

Këto janë ndeshjet e kësaj jave në Super Ligë

Këtë fundjavë zhvillohen gjashtë ndeshjet e javës së nëntë në Vala Super Ligën e Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Sot zhvillohen dy ndeshje, ku Liria përballet me Gjilanin, ndërsa Hajvalia me Besën.

Ndeshja më interesante e kësaj jave pritet të jetë ajo ndërmjet dy pozitave të para në tabelë, Prishtinës dhe Trepçës ’89, ndeshje kjo e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 14:00.

Ndeshje tjera:

Trepça – Drenica

Llapi – Feronikeli

Drita – Ferizaj

Vlen të ceket se të gjitha ndeshjet e lartëpërmendura fillojnë nga ora 14:00. /Periskopi.com

prishtina33

Super Liga me lider të ri (Foto)

Trepça ’89 është lideri i ri i Vala Super Ligës së Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Prishtina tashmë ka humbur kreun, pas barazimit pa gola ndaj Drenicës.

Por, skuadra mitrovicase ka shfrytëzuar rastin për të fituar në ndeshjen ndaj Hajvalisë, e cila u mbyll me rezultat 1:0.

E fundit në tabelën e Super Ligës mbetet Drita, e cila ka grumbulluar vetëm tri pikë.

tabela/Periskopi.com

trepca

Përfundojnë tre ndeshje të Super Ligës

Kanë përfunduar tre ndeshjet e zhvilluara sot nga ora 15:00 në kuadër të Vala Super Ligës së Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Trepça vazhdon me rezultate të dobëta.

Skuadra e sapoinkuadruar në Super Ligë është mposhtur si vendëse nga kampioni në fuqi, Feronikeli me rezultat 0:1.

Në anën tjetër, skuadra tjetër nga Mitrovica, Trepça ’89 ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim përballë Drenicës me rezultat 3:2.

Fitore ka shënuar edhe Liria, e cila në Prizren e mposhti Hajvalinë me rezultat të thellë 3:0. /Periskopi.com

idrizi

Trepça ’89 mposht Lirinë, merr kreun

Periskopi.com Sporti

Skuadra nga Mitrovica, Trepça 89 ka shënuar fitore të rëndësishmë 2:0 përballë Lirisë së Prizrenit në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së gjashtë të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Golat u shënuan nga Shpëtim Idrizi në minutën e 23 dhe John në minutën e 44.

Trepça 89 kryeson në tabelën e Superligës me 15 pikë, dy më shumë se Prishtina që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com

shotani

Trepça 89 dhe Shotani ndajnë rrugët

Periskopi.com Sporti

Skuadra Trepça 89 ka mbetur pa trajner.

Kjo, pasi trajneri vushtrrias Bekim Shotani ka shkëputur kontratën me klubin mitrovicas, për arsye familjare.

“Për shkaqe familjare, sot isha i detyruar që ta shkëpus kontratën me Trepçën 89. E falënderoj kryesinë, lojtarët dhe tifozët. Ju dëshiroj suksese”, ka thënë Shotani për GazetaOlle.

Shotani drejtoi me sukses skuadrën në fjalë në katër xhirot e para të këtij sezoni në Superligë, duke grumbulluar 9 pikë pas tre fitoreve dhe një humbjeje. /Periskopi.com