Shukri Buja

Deputeti i PDK-së përgënjeshtron Hashim Thaçin, tregon kush e ndali trenin

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, e ndaloi trenin që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja.

Periskopi.com Lajme

Veprimet e institucioneve të Kosovës bënë që të ndikojnë në vendimit e kryeministrit serb, ka vlerësuar Buja.

“Trenin nuk e ndali as Amerika por e ndali Vuciqi”, ka thënë Buja në “Rubikon” të KTV’së.

“Po ta kishte ndal Kosova, do ta ndalte në kufi. Vendosja e njësiteve speciale që gabimisht po quhen ROSU pasi nuk është më ashtu, njësitet speciale janë vendosur në kufi. Veprimet e institucioneve tona, kanë sjellë një vendim të tillë të Vuciqit”, ka deklaruar Buja.

qosja

Flet Qosja, tregon synimin e Serbisë me murin, arrestimin e Haradinajt dhe trenin

Rexhep Qosja ka thënë se muri në veri të Mitrovicës, arrestimi i Ramush Haradinajt dhe treni me simbole nacionaliste serbe janë ngjarje të lidhura, në funksion të synimit të Serbisë për të testuar qëndrueshmërinë tonë.

Periskopi.com Lajme

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se Kosova lëngon nga shëndeti i cenuar moral.

Ai ka folur për mënyrën se si e kalon kohën kohët e fundit, duke treguar se është stërmbesa e tij ajo që i merr një pjesë të mirë të kohës.

“Pjesën më të madhe të kohës në shtëpi e kaloj me librat. Me letërsinë shqipe, atë europiane, dhe botërore. Një pjesë tjetër të kohës e kaloj duke përcjellë zhvillimet politike, kryesisht në media elektronike. Ndërsa pjesën e mbetur e kaloj me stërmbesën time. Më përcjell pendesa e mungesës së kohës për fëmijët, ndaj s’dua që kjo të ndodhë edhe me të”.

“Tani për tani asaj nuk mundem që këtë kohë, këtë politikë, këtë moral shoqëror t’ia shpjegoj asaj. Sot për sot shëndeti ynë moral është shumë i cenuar dhe ky është problem i madh yni. Në dy vjetët e fundit nuk ka ndryshuar asgjë për mirë. Për më tepër, janë shtuar të këqijat”.

Qosja ka folur edhe për ngjarjet e fundit në vend: murin, arrestimin e kryetarit të AAK-së dhe trenin, duke theksuar se të trija janë të lidhura dhe në funksion të testimit që po i bën Serbia qëndrueshmërisë së Kosovës.

“Muri që u ndërtua, akuza kundër Ramush Haradinajt dhe treni që u nis, aq i vizatuar, aq i stolisur, janë tri dukuri të lidhura mes vete. Kanë një burim frymëzimi, kanë një nxitje. Kjo tregon një qëllim të kahershëm, të vazhdueshëm, të Serbisë dhe të aleatëve të saj. Synon testimin tonë, për gatishmëri dhe qëndrueshmëri”.

20170119204044143646

Sveçla e Zemaj përplasen për trenin nga Kraljeva (Video)

Ish-drejtori i Inspektoriatit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla në Rubikon të KTV-së, kërkoi përgjigje publike nga qeveria e Kosovës dhe presidenti Thaçi për trenin serb i cili vazhdon të udhëtojë nga Kraljeva në Zveçan.

Periskopi.com Lajme

“Në qoftë se institucionet e Kosovës kanë përmbushur një obligim ligjor për me ndalë atë tren, pse po dështojnë me përmbush obligimin tjetër ligjor, me ndalë trenin e Kraljevës”, ka thënë Svecla.

Përball tij, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i tha se nuk mund të japë përgjigje pa e ditur se cili është destinacioni dhe në çfarë strukture është ai tren.

Zemaj premtoi se këtë pyetje do ta bëj në seancën e parë që do t’i ofrohet mundësia.

“Nuk mund të japim ne përgjigje pa e ditur se cili është destinacioni, në çfarë strukture”, ka thënë Zemaj.

Sveçla iu kundërpërgjigj duke i thënë se fton publikisht qeverinë e presidencën që të deklarohen lidhur me legalitetin ose jo të trenit i cili vazhdon linjën e rregullt nga Kraljeva në Zveçan.

“Në internet e ke, ta dërgoj ty, ja dërgoj Isa Mustafës dhe Skënder Hysenit orarin e trenit ilegal të trenit prej Kraljevës që futet në Zvecan ilegalisht”, ka thënë ai.

“Unë publikisht ftoj qeverinë e Kosovës, presidentin e Kosovës, cilido që e paskan ndalë trenin, ky treni Kraljevës, a është legal apo ilegal. Edhe billboard-at ku thuhet ‘Kosovo je Serbija’ në Graqanicë, Shtërcë, Ranillugë, edhe në veri, a janë legale apo ilegale. Le të deklarohen, opozita po kërkon”, ka thënë Sveçla në Rubikon të KTV-së.

Thaçi: Trenin e ndala unë, iu frikësova përsëritjes së rastit ‘Panda’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth urdhërimit të ndalimit të trenit, që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë me përmbajtje të mbishkrimeve provokuese.

Periskopi.com Lajme

Thaçi në emisionin “Komiteti” në RTV Dukagjini ka thënë se përkundër zërave se presidenti i vendit nuk kishte kompetenca për ndaljen e atij treni dhe se ndaljen e tij duhet të kërkohej nga Qeveria, atij i interesonte të mos cenohej sovranitetit i shtetit.

Thaçi po ashtu theksoi se nëse ai nuk do të kërkonte ndalimin e trenit nga Beogradi, ai do të hynte në Mitrovicë.

Presidenti ka shtuar se në rastin e trenit i është frikësuar përsëritjes së rastit ‘Panda’, kur shteti serb kishte vrarë pesë të rinj në Pejë duke ua lënë fajin shqiptarëve.

Ai ka thënë se kushtetuta e njeh presidentin si komandant i Forcave të Armatosura të Kosovës, dhe në kuadër të kësaj atij i lejohet mbrojtja e territorit dhe sovranitetit të qytetarëve.

 

treni222-780x439

Serbët e Kosovës i lutën Beogradit: Mos luani me “trena”, po na rrezikoni jetën

“Të gjithë ne në jug të Ibrit duam të jetojmë normalisht dhe në paqe, por sa herë që politikanët nxitin tensionet, ne këtu jemi caqe të gjalla”.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka thënë gazetari serb, Darko Dimitrjeviq i cili vjen nga Gorazhdeci i Pejës.

Darko është redaktor-gazetar në radio “Gorazhdec” dhe ai e di se si është të jesh serb në shumicën shqiptare derisa tensioni ndihet në ajër.

Ai ka marrë shembull rastin e trenit, duke thënë se “kjo është një nga ato ditët kur ju mund të shihni me sy se jeni i padëshirueshëm”, transmeton lajmi.net.

“Unë shkoj me makinë në Pejë, duhet të kem kujdes sepse kam targa serbe dhe dikush mund të më gjuaj me gurë. Këto janë ditët kur ju mund të shihni me sy se jeni i padëshirueshëm. Problem të njëjtë ka gruaja dhe vajzat të cilët rrezikohen të dalin jashtë fshatit. Gjithmonë kur krijojmë një marrëdhënie të mirë me shqiptarët prapë del diçka që e prish”, ka thënë Dimitrjeviq për “Blic”.

Ai ka treguar se në Gorazhdec ka të paktën 50 makina me targa serbe dhe këto ditë të tensionit pronarët e tyre ndjehen si ‘pëllumba në baltë’.

Kështu e sheh drejtori i Qendrës Kulturore në Graçanicë, Zhivojin Rakoçeviq, jetën e serbëve në Kosovë kur Beogradi rrit tensionet.

“Që nga 17 marsi i vitit 2004 nuk ka ndryshim demokratik e as institucione funksionale, për këtë arsye jetojmë në mes të kaosit”, është shprehur ai.

Rakoçeviq ka frikë se do të përsëriten trazirat e 17 marsit.

“Pas incidentit të “trenit” dhe pas arrestimit të Ramush Haradinajt janë krijuar kushtet për trazira. Tani paraqitja e shqiptarëve, sjellja e shitësit në dyqan, mënyra e ftohtë e komunikimit etj., të gjitha këto tregojnë se çdo gjë është gati për më të keqen”, ka përshkruar ai rrethanat pas fërkimit të palës shqiptare me atë serbe.

Oliver Radiq, profesor i gjuhës serbe nga Rahoveci, thotë se historia e trenit është një lojë politike.

“Kur e pash që në tren është mbishkrimit “Kosova është Serbi” e dija se nuk do mund të kaloj. Kjo është e ditur se me këtë mbishkrim asnjë nga serbët e Kosovës nuk do të mund të lëvizin të lirë, mirëpo kjo është e shkruar në shpirtin tim dhe kjo është arsyeja pse unë vazhdojë të jetojë këtu me familjen time”, ka thënë ai.

I pyetur nëse ai ka fikë nga një lloj hakmarrje për shkak të provokimit me tren, ka thënë se serbët në Kosovë janë nën mbikëqyrjen e përditshme.

071019a-007-650x358

Topi: Treni ishte provokim serb, i inspiruar nga Rusia

Ish presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka thënë se treni serb i veshur me simbole nacionaliste ishte provokim i radhës i Beogradit zyrtar për të tensionuar situatën në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

 

Ai ka deklaruar se për bindjen e tij ky veprim duhet të jetë inspiruar nga Rusia, duke përmendur një deklaratë të ministrit të Jashtëm të këtij vendi, Sergei Lavrov.

“Ajo që ka ndodhru në vititn 2008 është ngjarja historike më e madhe që ka të bëjë më rikthimin e së drejtës së Kosovës për të qenë shtet i pavarur. Sipas meje ka një përpjekje të Beogradit për të krijuar tension në Kosovë, kjo nuk vjen nga cështje emotive, por nga një studim i gjatë që kam bërë. Kam bindjen të plotë se inspirimi vjen nga Rusia. Kam ndjekur ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, sot por që nuk pati fjalët e një diplomati”, tha ai në Info Magazine.

“17 shkurti i vitit 2008 riktheu te Kosova staturën absolute të një shteti sovran dhe të pavarur dhe sovraniteti lidhet me institucionet, politikën kufitë, politkën parlamentare, qeveritare dhe diplomacinë. Politika serbe pavarësisht nga sjellja e “butë” mbetet politika e njëjtë që në background ka interesa të tipit nacionalist. Nuk mund të bëhem intepret i një pozicioni të disa politikanëve shqiptar. Cdo politikan është i rëndëishëm nominalisht. Por më me rëndësi është politika shqiptare”.

treni4-1

Instituti Amerikan që parashikoi murin dhe trenin

Instituti Amerikan për Studime Strategjike ‘Stratfor’, në raportin e tyre kishte vlerësuar dhe parashikuar se Ballkani do të jetë arena ‘që do të tërheqë vëmendjen e Rusisë dhe Perëndimit në tremujorin e fundit të vitit 2016 dhe fillim vitin 2017, shkruan gazetametro

Periskopi.com Lajme

Ata kanë parashikuar se pas referendumit të diskutueshëm në Republikën e Serbe, e cila u mbajt pavarësisht vendimit përjashtues të Gjykatës Kushtetuese në Bosnjë dhe Hrecegovinë, tensionet etnike do të nxiten edhe në Veri të Kosovës midis shqiptarëve dhe serbëve, gjë që u vërtetua javë më parë me murin te ura mbi Ibër, dhe së fundi me trenin provokues rus të Serbisë.

Referendumi në Republikën Serbe

“Përballja e Rusëve me Perëndimin do të çojë në tensione mes grupeve etnike në vend dhe të gjitha këto do të ndodhin në tremujorin e katërt të vitit 2016”, kishte parashikuar Instituti Stratfor.

Serbia shumë vetëdijshëm, muajve të fundit ka filluar një politikë provokative ndaj Kosovës. Fillimisht u ndërtua një muri i lartë mbi 2 metra, për të cilin Prishtina zyrtare po insiston që duhet rrënuar.

Muri në Veri

Ndërsa, dje Serbia nisi një tren donacion rus, nga Beogradi për në Mitrovicë, por që Kosova përmes policisë pengoi hyrjen e tij.

Policia ne veri – treni

Pas kësaj, në Beograd, presidenti serb, Tomislav Nikolic dhe kryeministri Aleksandar Vucic, rikthyen retorikën e vjetër serbe, atë të kërcënimit me luftë.

Nikolic kërcënon me futje të ushtrisë në Kosovë

Nikolic, tha se do të dërgonte ushtrinë në veri të Kosovës, e bashkë me të edhe vet do të shkonte atje. Politikanët serbë, gjithashtu akuzuan edhe BE’në për mbështetje të veprimeve të Prishtinës zyrtare, duke kërkuar përgjigje drejtpërdrejt nga ta.

dardani

Sejdiu: Një qeveri serioze nuk duhet të dërgoj forca në kufi…..

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë se dialogu pa kushte me Serbinë që nga viti 2011 është shndërruar në “Kalin e Trojës”, siç kanë paralajmëruar, përmes së cilit Serbia për çdo ditë e më shumë po futet në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se një qevri serioze nuk duhet të dërgoj forca në kufi, por sipas tij, duhet t’i ketë gjithmonë aty.

Ky është postimi i plotë i Sejdiut:

“Dialogu pa kushte i cili në vitin 2011 u përshkrua si teknik, u shndërrua, ashtu siç paralajmëruam çdo ditë këto 6 vite, në kalin e trojës me të cilin Serbia çdo ditë e më shumë po futet në Kosovë.

Prej vitit 2011 deri më sot, janë nënshkruar me dhjetëra marrëveshje nga të cilat Serbia implementon vetëm disa. E në ndërkohë agjendën në këto bisedime e përcakton në rastin më të mirë Brukseli, por kryesisht ate e përcakton Beogradi.

Prej javës së parë të dhjetorit 2016, Serbia ka filluar një fushatë agresive e cila për synim ka krijimin e një situate faktike e cila shpie drejt formimit të “Zajdnicës”, e kështu të bëhet Bosnjëzimi i Kosovës .

Kjo fushatë nuk është diçka e re, është sjellje e zakonshme, në fakt është e përditshme. Dhe kësaj përditshmërie agresive të Serbisë, qeveritë tona që nga atëhere, e qe besa edhe më herët, i janë përgjigjur me politika që kanë mundësuar rrjedhje të sovranitetit.

Një qeveri serioze nuk duhet të merr vendime për ndaljen e veprimeve ilegale, ajo është obligim.

Një qeveri serioze nuk duhet të dërgoj forca në kufi, forcat duhet ti ketë gjithë aty.

 

Një qeveri serioze nuk duhet të vendos shtetin në relacion të pabarabartë me armiq, por duhet te siguroj reciprocitet e barazi.

Një qeveri serioze nuk vazhdon dialogun me dikend që kërcënon, por sigurohet që të ketë ushtrinë që zmbraps”.

dushan-janjiq-tha-ccedil-i-da-ccedil-iq-3-0_hd

Analisti serb: Përpjekja për të futur tren në Kosovë është incident politiko-propagandues

Përpjekja për të futur ilegalisht një tren nga Serbia në Kosovë, është incident politiko-propagandues, thotë drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq.

Periskopi.com Lajme

“Edhe Prishtina po e bën një luftë psikologjiko-propaganduese për të përforcuar pozicionet e saj”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Janjiq shton se treni ishte i pazakontë e edhe deklaratat e të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, që ka thënë se po dërgojnë mesazh me “vlera kulturore”.

“Le të thotë ai: Prishtina po insiston në integritet territorial, e na deshën të tregojmë se kjo nuk po qëndron”, shprehet Janjiq. “Çështja logjike është kjo: ai që qëndron prapa – a është për ndërprerje të dialogut në Bruksel apo të përforcojë pozitën e Beogradit në bisedime”?

Analisti serb e çmon vendimin e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, që të ndalet e të kthehet treni prapa në Beograd.

“Provokimi do t’i jepte alibi Prishtinës ta dërgonte ROSU-në në kufi, që do të ishte me rrezik dhe e dëmshme për Serbinë”, shprehet ai, duke thënë se rreth Kosovës po bëhen lojëra serioze gjeopolitike dhe të sigurisë.

“Në ato lojëra po merr pjesë Beograd dhe Prishtina. Po, edhe SHBA e BE që janë në anën e Kosovës dhe Rusia në anën e Serbisë. Është lojë e paralajmëruar për incidente në kufi me Serbinë dhe pjesën e Sanxhakut. E njëjta situatë është me Kroacinë dhe Republikën Serbe. Ndaj, çdo veprim i ardhshëm duhet të mendohet dhe arsyetohet”, ka thënë ai.

Brenda trenit Kralevë – Mitrovicë që të shtunën udhëtoi pa asnjë problem (Video)

Treni i linjës së rregull që udhëton që nga viti 2013, nga Kraleva, hyri pa asnjë problem të shtunën në Mitrovicë.

Periskopi.com Lajme

Treni me pasagjerë ka linjë të rregullt në veri të Mitrovicës, madje raportohet se asnjëherë askush nuk e kishte penguar.

E të shtunën, një ditë pasi ndaloi në Rashkë, përfundoi destincionin në mënyrë normale. Ndërkohë, në Beograd teksa treni udhëtonte, po mbahej Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Autoritet në Beograd një disa më parë raportuan se linja nga veriu i Kosovës në qendër të Serbisë po realizohej pas 18 vitesh, njerëzit në veri raportojnë se ata që shumë vite kanë linjë të rregullt hekurudhore.

Gazetari i Al Jazeera, Zoran Kosanoviq ka zhvilluar një reportazh brenda kësaj linje dhe me banorët atje. Ata shpjegojnë se si kanë udhëtuar dhe asnjëherë nuk kanë pasur probleme.

Ai thotë se treni Kralevë deri në veri të Mitrovicës udhëton dy herë në ditë.

Ndërsa, të shtunën gjithashtu kishte një protestë në veri nga serbët kundër Policisë së Kosovës, ku kjo e fundit ishte në veri një natë më parë për të ndaluar trenin që mbante mbishkrime ofenduese, piktura kishtare, e edhe njerëz – zyrtarë të lartë serb që nuk kishin leje për të hyrë në Kosovë, raporton Periskopi

Protesta në veri ishte e qetë, u mblodhën me flamuj në duart dhe kërkuan lëvizjen e lirë. Nuk duhet harruar se udhëtarët e zakonshëm që shin në trenin që u kthye mbrapa, përmes autobusëve nga Rashka arritën në veri të Mitrovicës në mënyrë shumë të sigurt.

Treni provokues u ndalua në Rashkë në orët e vona të pasdites së 14 janarit.

Ndërsa, linja e rregullt Kralevë-veri i Mitrovicës funksionon që nga 25 tetori 2013, kur është hapur stacioni hekurudhor në veri, raporton Periskopi

Që atëherë, treni shkon rregullisht dy herë në ditë, në dy drejtimet, në bazë të orarit të vendosur mes hekurudhës së Serbisë dhe qeverisjes lokale në veri të Mitrovicës.

Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka kërcënuar të shtunën Kosovës që nëse mendon të hap armë drejt serbëve ata do i mbrojnë me ushtri.

Sipas tij, Kosova po e rihap konfliktin që rrezikon të zgjerohet në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Hekurudhe - ILUSTRIM

BE do të ndërtojë hekurudhë që kalon nga Serbia nëpër Kosovë

Bashkimi Evropian kohë më pari pati bërë të ditur se është duke bërë një investim i madh hekurudhor në Ballkanin Perëndimor.

Periskopi.com Lajme

Ky investim do të lidh këtë pjesë të Evropës me pjesën perëndimore të saj, transmeton Periskopi

Ky projekt, i cili mbështetet edhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe Banka Evropiane për Investime do të ndërlidh hekurudhat e Kosovës (nga Maqedonia deri në Serbi) me korridorin e Ballkanit Perëndimor, dhe më pas do të kaloj deri në Austri, Greqi e Bullgari.

Sistemi i hekurudhave të Kosovës do të ndërlidhet me ato të ish Republikës Jugosllave, përkatësisht ato të pjesës së Maqedonisë dhe Serbisë.

Nga 256 km hekurudhë, rreth 148 do të jenë vetëm në territorin e Kosovës, përkatësisht pjesa që do të lidh Kralevën e Serbisë me Prishtinën e Kosovës, dhe pjesa tjetër që do të lidh Prishtinën me Gorce Petrov e Maqedonisë, transmeton Periskopi.com

Ky projekt, faza e parë e së cilës do të kushtojë rreth 80.9 milionë euro, pritet që t’i sjell dobi të mëdha dhe të dyfishoj fitimet e këtij investimi.

Ndërsa, Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha verën që lam pas, duke folur në forumin biznesor në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Paris, se perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të vazhdojë tutje, pavarësisht, se sipas tij, BE-ja ka hyrë në një fazë të vështirë.

“Kemi vendosur të sigurojmë 96 milionë euro për tre projekte të infrastrukturës hekurudhore në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë”, pati thënë Hahn.

Përndryshe, hekurudhat e para në Kosovë janë ndërtuar në vitin 1936 dhe kanë funksionuar rregullisht deri në vitet e 90-ta, por asnjë investim madhor nuk është bërë që nga atëherë./Periskopi.com

treni serb ne Kosove

Në trenin Kralevë-Mitrovicë, sot ishte veç një udhëtar!

Treni që qarkullon në linjën Kralevë-Mitrovicë, këtë mëngjes është nisur ndryshe.

Periskopi.com Lajme

Blic mëson se në këtë relacion sot ka udhëtuar veç një person.

Ndërkaq, nga Mitrovica në Kralevë janë kthyer 10 persona.

Marko GJuriq

Flet Gjuriq, thotë se Kosova po provokon konflikt

Drejtori i së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se autoritetet e Prishtinës nuk i kanë kryer vetëm “veprimet e njëpasnjëshme agresive”.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, Prishtina me këto veprime po provokon konflikt në Kosovë.

“Krejt këto ata i bëjnë me miratimin e heshtur të fuqive të mëdha”, ka thënë Gjuriqi për TV Pink, transmeton Telegrafi.

auto_treni61484317586

Selimi thotë se hyrja e trenit serb në veri është e barabartë me hyrjen e tankeve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, ka thënë se fakti që Serbia mund ta fus një tren nëpër shinat e Kosovës, pa lejen e kësaj të fundit është e barabartë me mundësinë e futjes së një tanku, të ardhjes së policëve në stacion policor, apo kthimit të radarëve nëpër Golesh e gjetiu.

Periskopi.com Lajme

“Nëse Serbia ka mundësi që në shinat e Kosovës të sjellë një tren, i bie njësoj sikur Policia e Serbisë të vjen në një stacion policor në Kosovë. Kjo i bie që edhe një tank mund të futet po kështu. Pra ky është riokupim, të paktën i asaj pjese ku Serbia ka në atë pjesë të Kosovës”, ka thënë Selimi.

Selimi ka thënë se për fat të keq po del edhe njëherë paralajmërimi i opozitës e i tyre, se Serbia po kthehet në Kosovë.

“Nëse ka pasur dilema se çfarë është ‘Zajednica’ ja, kjo është një pjesë e saj”, ka thënë Selimi në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për lojalitet e frikë ndaj Serbisë.

“Me një Qeveri kuislinge nuk mund ta ndalim kthimin e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Selimi, përcjell Koha.net. “Mesazhi që Serbia po e jep me këtë tren është agresiv, e pat edhe mesazhin që ka veshur trenin shkruan ‘Kosova është Serbi’”.

“Qeveria nuk ka mundësi ta rrëzojë as murin që e ka miratuar vetë. Kjo është arkitektura e bisedimeve në Bruksel”, ka thënë Selimi.

treni4-1

Qeveria ta pamundësojë ardhjen e trenit serb në Kosovë, Serbia po përgatit befasi tjera

Pas 18 vjetësh, Serbia po bëhet gati që nesër ta lëshojë në qarkullim trenin në linjën Beograd- Mitrovicë.

Periskopi.com Lajme

Lidhur me këtë çështje, autoritet e Kosovës përveç që e kanë cilësuar këtë si veprim ilegal, nuk kanë bërë të ditur se cilat do të jenë masat konkrete që do të ndërmarrin nesër që ta parandalojnë hyrjen e këtij treni në territorin e Kosovës.

Këtë veprim të Serbisë, njohës të çështjeve të sigurisë dhe analistët e shohin si provokim dhe agresion të radhës.

Burim Ramadani, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se treni paraqet agresion, e se nuk është tren për qarkullim të njerëzve dhe mallrave.

“Nuk ka të bëjë me liri të lëvizjes e as me komunikim ndërnjerëzor. Institucionet e Kosovës qartësisht duhet të pamundësojnë hyrjen e ‘trenit’ në Kosovë. Jam i bindur se institucionet kanë kapacitete të mjaftueshme për t’u përballë me këtë agresion. Duhet të ketë vendimmarrje të vendosur dhe të përkushtuar”, ka thënë Ramadani.

Ai ka shtuar se tensionimi i situatës në veri të Kosovës është duke u rritur gradualisht, porse kjo kërkon qasje të matur dhe të fuqishme nga institucionet e Kosovës.

“Në të njëjtën kohë, duhet marrë mbështetjen e prezencës ndërkombëtare ushtarake, për të arritur përpjekjet e përbashkëta për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë kombëtare të Kosovës”, u shpreh Ramadani.

Edhe njohësi tjetër i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, e sheh si provokim ardhjen e këtij treni, duke theksuar se kjo përbën ndërhyrje dhe amortizim të institucioneve të vendit tonë. Në një prononcim për Telegrafin ai ka theksuar se viti 2017 do të jetë viti më sfidues për institucionet e vendit tonë, duke shtuar se shteti fashist serb dëshiron me çdo kusht të nxisë trazira në veri të Kosovës.

“Shërbimet inteligjente serbe janë duke bërë gjithçka për t’i realizuar skenarët e vet. Muri te ura, hedhja e bombës në objektin e Qeverisë së Kosovës, si dhe kjo e fundit kur me 14 janar vjen treni nga Serbia, janë provokime të rënda për shtetin e Kosovës . Në tren janë vendosur mbishkrimet provokuese, si ‘Kosova është Serbi’, si dhe përmbajte të tjera fyese. Ardhja e trenit, pa lejen e autoriteteve të Kosovës përbën ndërhyrje dhe amortizim të institucioneve të vendit tonë”, u shpreh Islami.

Ai ka shtuar se ky nuk do të jetë i vetmi provokim, pasi do të kemi shumë “befasi” tjera nga Serbia, shtet ky që gjithmonë ka shkaktuar luftëra të përgjakshme.

Islami theksoi se treni përveçqë është provokim, është edhe test për institucionet se nëse nuk ndalen nesër ku me ditë se me çka do të hyjnë herëve tjera.

Në anën tjetër, analisti Imer Mushkolaj lëshimin në qarkullim të këtij treni e sheh si provokim të Serbisë.

“Serbia po i vazhdon provokimet, ngase e ka kuptuar se institucionet kosovare nuk reagojnë. Në vend se të ndërmerren veprime institucionale karshi këtyre akteve ilegale, Qeveria mjaftohet me komunikata e lutje Brukselit që të ndërhyjë”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.

Ai ka theksuar se linja do të funksionojë pa problem, siç funksionojnë edhe institucionet tjera paralele serbe gjithandej vendit.

Lidhur me këtë problem, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, i është drejtuar me një letër Bashkimit Evropian nga i cili ka kërkuar që ta ndal trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës. Ajo ka theksuar se Serbia po vazhdon me provokime të rënda, të cilat janë në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit.

treni5-1

‘Ardhja e trenit është agresion i Serbisë me ndikim të Rusisë, ne s’kemi fuqi ta ndalim’

Analisti politik dhe njohësi i proceseve integruese, Emrush Ujkani, ka thënë se ardhja e trenit serb në Kosovë është akt agresioni nga Serbia dhe fatkeqësisht Kosova s’ka fuqi ta ndalojë këtë agresion dhe këtë shkelje të sovranitetit.

Periskopi.com Lajme

“Me një veprim të tillë Serbia edhe një herë tregon pretendimet e veta që i ka në Kushtetutën e saj. Kjo është shkelje e sovranitet territorial të Kosovës dhe institucionet tona e kanë të pamundur për të ndaluar diçka të tillë”, ka thënë Ujkani nw Klan Kosova.

“Kosova s’ka fuqi për ta parandaluar trenin, e ka të pamundur”.

“Cilët janë mekanizmat që ka Kosova për të ndaluar një veprim të tillë? Ky veprim është agresion nga një shtet tjetër”.

Ujkani ka deklaruar se ardhja e këtij treni në Kosovë nuk është krejt vepër e Serbisë, por ka edhe influencim nga shteti rus i Vladimir Putin-it.

“Ky është edhe një mesazh i Moskës. Këto janë edhe tendenca ruse për të treguar dhe matur ndikimin e tyre”.

Sipas Ujkanit e vetmja shpresë e Kosovës për të parandaluar provokime të tilla është “Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe institucionet ndërkombëtare”.

Ujkani mendon se nëse treni nga Serbia hynë në territorin e Kosovës “mund të ketë pasoja edhe në të ardhmen”, njofton Klan Kosova.

trtaa-650x358

Policia e Kosovës refuzon të tregojë nëse ka plan që nesër ta ndalojë trenin serb

Serbia po bëhet gati që nesër pas 18 vjetësh ta lëshojë në qarkullim linjën hekurudhore Beograd-Mitrovicë.

Periskopi.com Lajme

Ndërkaq autoritetet e Kosovës përveç se këtë veprim të Serbisë e kanë quajtur ilegal, nuk kanë deklaruar se cili do të ishte hapi konkret që do ta ndërmarrin nesër për ta pamundësuar një gjë të tillë.

Madje as Policia e Kosovës si institucion mbrojtës i vendit nuk po ka guxim të tregojë nëse kanë ndonjë plan për ditën e nesërme apo nëse kanë marr ndonjë urdhër politik që do të duhej nesër ta zbatonin.

Lajmi.net ka tentuar të marr një prononcim për të kuptuar se çfarë do të bëjë policia e Kosovës të shtunën kur treni serb të hyjë në shtetin e Kosovës. E këta të fundit nuk kanë qenë të qartë në përgjigjen e tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani na udhëzoi që për këtë t’i drejtoheshim institucionit përkatës, pa e cekur se për cilin institucion e kishte fjalën.

“ Lidhur me këtë pyetjë t’i referoheni institucionit kompetent”, ishte përgjigjja e Kelanit për lajmi.net.

Kurse sot gjatë ditës për trenin serb ishte deklaruar edhe ministri Zharku i cili në një prononcim për lajmi.net tha se hyrja e trenit serb në Mitrovicë është ilegal.

Reagime ka pasur edhe nga ministrja për dialog Edita Tahiri, sikurse edhe nga ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ky i fundit tha se nuk ka më ndonjë dëshmi tjetër sikurse kjo e trenit serb sipas të cilit qeveria e Kosovës do të duhej të jepte dorëheqje.

Nesër, para promovimit të kësaj linje, do të organizohet vozitje e lirë me lokomotivën e dhuruar nga Rusia.

Përveç kësaj, Serbia është kujdesur që ky tren të përmbajë provokime të rënda për shtetin e Kosovës, duke e “lulisur” me motive kulturore dhe fetare të Serbisë dhe Kosovës.

Në tren po ashtu janë vendosur edhe mbishkrime provokuese si “Kosova është Serbi” në disa gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe, kineze.

treni2-640x358-1 treni4-1 treni5-1

auto_treni21484317580

Qeveria thotë se “me trenin rus në veri mund të futen edhe armë”

Qeveria e Kosovës po e përjeton si kërcënim për sigurinë e Kosovës trenin serb në veri.

Periskopi.com Lajme

“Rusia qëndron prapa veprimeve të fundit të Serbisë dhe treni është financim i tyre, sikurse me pikat e karburantit para ca javësh”, i ka thënë KTV-së në kushte anonimiteti një burim brenda Qeverisë.

“Dhe mbi të gjitha është një kërcënim serioz hyrja e tij pa leje dhe kontroll në Kosovë sepse ekziston rreziku që të transportojë edhe armë”, ka thënë më tej ky burim.

Në anën tjetër, krejt protokollare e ka përshkruar komunikata qeveritare njoftimin për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, që është udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, e njëzet e dyta me radhë.

Njoftimi thotë se aty janë shqyrtuar aspekte të ndryshme nga fusha e përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese.

Në takim, përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit u ftua dhe mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

“Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka miratuar Planin e Punës të Këshillit për vitin 2017, si dhe është bërë vlerësimi i sigurisë në vend. Në takim, po ashtu, është përkrahur orientimi për hartimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare si dhe janë shqyrtuar dokumente të tjera të rëndësishme për organet e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se KTV dhe Koha.net, mbrëmë kishin raportuar se zhvillimet e fundit në vend kanë bërë që institucionet të thërrasin një mbledhje të rrallë të Këshillit të Sigurisë.

KTV-ja mëson se temë kryesore e diskutimit do të jetë evaluimi i gjendjes së sigurisë në vend pas qasjes agresive të Serbisë ndaj Kosovës në javët e fundit duke përfshirë situatën e krijuar për murin në Mitrovicë.

tahiri-treni

Ministrja Edita Tahiri kërkoi nga BE-ja që ta ndal trenin ilegal të Serbisë

Ministrja Edita Tahiri sot kërkoi nga BE-ja që ta ndal trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës, të cilin Serbia e ka paralajmëruar për nesër, si një provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë.

Periskopi.com Lajme
Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve.
Paralajmërimi i bërë për të lansuar linjën e re ilegale Beograd – Mitrovicë që nga dita e nesërme, është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi tjetër se Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën, ka theksuar ministrja Tahiri.
 
Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe faktori ndërkombëtar duhet ta ndal Serbinë.
 
Serbia ka agjenda të rrezikshme, që duhet të na shqetësojnë të gjithëve, edhe Kosovën edhe partnerët ndërkombëtar. Tashmë ky është një provokim i hapur kundër Kosovës, që tregon se Serbia ka dalur hapur me politika agresive që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë nacionale të saj, deklaroi ministrja Tahiri.
treni serb ne Kosove

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave e quan të jashtëligjshëm linjën Mitrovicë – Beograd

Nisur nga informacionet e fundit, rreth mundësisë së fillimit të transportit të udhëtarëve me tren, në linjën hekurudhore Beograd-Mitrovicë, Autoritetit Rregullativ i Hekurudhave, përmes një njoftimi për media thotë se është duke përcjellë më kujdes ketë situatë.

Periskopi.com Lajme

Në njoftim shpreh shqetësimin për këto paralajmërime për transport hekurudhor pa përfillur Ligjin bazik Nr. 04/L-063 të Hekurudhave të Kosovës.

“Në bazë të Ligjit të Hekurudhave të Kosovës, i vetmi autoritet përgjegjës në Kosovë për licencimin e ndërmarrjeve hekurudhore, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit hekurudhor dhe dhënien e certifikatave dhe autorizimeve të sigurisë për nënsisteme hekurudhore është Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës (ARH). Në ketë drejtim, dëshirojmë të informojmë institucionet e vendit, qytetarët dhe të gjithë akterët, duke u bazuar në Ligjin e lartcekur, Neni 91, në mënyrë shumë të qartë dhe specifike e ndalon operimin e një ndërmarrje hekurudhore, brenda territorit të Republikës së Kosovës, pa qenë paraprakisht e licencuar dhe e pajisur me Certifikatë të Sigurisë”, thuhet në njoftim, teksa bashkon edhe këtë Nen.

“Është e ndaluar të operohet me shërbime hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët në Kosovë pa licencë të domosdoshme, certifikata dhe autorizimeˮ.

“Ne si ARH konfirmojmë se kompanitë në fjalë janë ilegale dhe se asnjë kërkesë apo aplikacion për Licencë apo Certifikatë të Sigurisë nuk është pranuar nga ana jonë për operime me trena pos kompanive që tanimë janë të licencuara dhe të pajisura me Certifikatën e Sigurisë tek ne si Rregullator përgjegjës. Si rrjedhojë, çdo operim i cilës do ndërmarrje hekurudhore pa u pajisur me Licencë si dhe Certifikatë të Sigurisë është i kundërligjshëm dhe i papranueshëm për ne”, thuhet në njoftim.