BRAHIMAJ

Kërcënon Lahi Brahimaj: Nëse muri s’rrënohet do të ketë trazira në vend

Nëse muri i ndërtuar në veri të vendit nuk do të rrënohet gjatë muajit janar konform rezolutës se djeshme të miratuar në Kuvendin e Kosovës, atëherë do të ketë trazira në nivel vendi ka thënë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj.

Periskopi.com Lajme

Ky i fundit në një intervistë për Tribuna Channel,  ka thënë se kryeministri dhe ministrja për Dialog, kanë qenë në dijeni për ndërtimin e murit në veri.

E, sa i përket miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës, Brahimaj ka thënë se AAK është kundër më i nda veteranët në kategori.

Më këtë projektligj, sipas tij, synohet rehabilitimi i aktivistëve të LPK-së qe kanë qëndruar jashtë vendit. Në këtë intervistë si dështimet më të mëdha të këtij viti, deputeti i AAK-së ka veçuar  mungesën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, marrëveshjet e dëmshme me Serbinë si dhe mungesën e liberalizimit të vizave.

SHkup

Zgjedhjet e të dielës në Maqedoni/ Ambasada Amerikane në Shkup paralajmëron trazira

Nuk kanë qenë të pakta lajmet që kanë paralajmëruar se në ditën e zgjedhjeve të përgjithshëm në Maqedoni që mbahen këtë të diele, pritet të ketë trazira të forta.

Periskopi.com Lajme

Edhe ambasada amerikane në këtë vend, i ka paralajmëruar sot qytetarët e saj, që të tregohen të kujdesshëm më 11 Dhjetor, pasi trazirat janë të mundshme.

“Në Maqedoni më 11 dhjetor do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Derisa zgjedhjet e kaluara në Maqedoni kanë qenë të qeta, në këto zgjedhje janë të mundshme trazira të lidhura me zgjedhjet. Ambasada amerikane i bën thirrje të gjithë shtetasve amerikan të jenë të vetëdijshëm për ngjarjet lidhur me zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe të shmangin tubimet te mëdha, protestat dhe mbledhi të tjera. Shtetasit amerikan duhet të ndjekin këshillat e funksionarëve lokal që janë përgjegjës për sigurinë e të gjithë vizitorëve në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane të publikuar në faqen e internetit./ Syri

ukraine2

Frikë për trazira në ndeshjen Ukrainë-Kosovë

Grupi kundër diskriminimit ‘Fare Network’ thotë se ‘është një rrezik i lartë’ për trazira në ndeshjen e së dielës kur Ukraina e pret në Poloni, Kosovën për ta zhvilluar ndeshjen kualifikuese për Botëror.

Periskopi.com Sporti

Ky grup thotë se shumë vende të Evropës Lindore janë kundër pjesëmarrjes së Kosovës në kualifikime, ndërsa pretendojnë se vendi i vogël ballkanik me të drejtë është pjesë e Serbisë fqinje,

Në këtë vit ka pasur gjithashtu rritje të tensioneve politike ndërmjet Polonisë dhe Ukrainës, pas publikimit të një filmi, i cili shfaq masakrimin e etnikëve polak nga ana e kryengritësve ukrainas gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ukraina teknikisht luan si vendas, por ndeshja e së dielës do të zhvillohet në qytetin polak Krakoë, sepse Qeveria ukrainase nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Përderisa raportohet se autoritet polake e kanë kufizuar numrin e fansave brenda stadiumit në 1 mijë, ka indikacione se shumë më tepër do të udhëtojnë për në Krakoë, ku dihet që klubet lokale Ëisla dhe Cracovia njihen për huliganizmin e tyre, transmeton Koha.net.

“FIFA thotë se numri i tifozëve është kufizuar, por nuk do ta dimë sa do të zbatohet një gjë e tillë deri sa të vjen koha e lojës. Brenda dhe jashtë stadiumit ndeshja paraqet një rrezik të madh”, ka thënë drejtori ekzekutiv i grupit Fare, Piara Poëar për The Associated Press.

Ai ka shtuar më tutje se, “gjëja e fundit që ka nevojë Evropa momentalisht janë këto paraqitje agresive kombëtare”.

Kurse zëdhënësi i policisë në Krakoë, Dariusz Lach ka thënë për AP se nuk do të ketë forca speciale për këtë ndeshje.

“Kjo nuk do të jetë një ngjarje masive. Momentalisht nuk jemi duke pritur ndonjë problem gjatë kësaj ndeshje dhe nuk do të ndërmarrim ndonjë masë speciale”, ka thënë Lach.

Ende ka konfuzion se sa fansa ukrainas dhe kosovarë do të ketë. Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Mykola Vasilkov ka sugjeruar se rreth 1 mijë fansa ukrainas do të lejohen brenda stadiumit.

Kurse zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha ka thënë se përderisa tifozët që jetojnë në Kosovë kanë nevojë për vizë, atëherë beson se, “përkrahja do të vijë nga kosovarët që jetojnë në vendet evropiane”.

Kosova nesër do të luajë ndeshjen e tretë kualifikuese për Botëror si mysafir i Ukrainës nga ora 18:00.