toke-cete-kavaje

Trashëgimia e mohuar nga vëllezërit

Ka gati një dekadë që endet nëpër gjykatë për të realizuar një të drejtë që ligji ia njeh, por që vëllezërit po ia mohojnë. Thotë se nuk do të heqë dorë asnjëherë për të realizuar të drejtën e trashëgimisë pronësore. Për të marrë hisenë që i takon. Hisenë te baba!

Periskopi.com Lajme

Xh.I. (1951) ka kohë që jeton në Prishtinë, ku është martuar diku në vitin 1968. Në fshatin e lindjes, në komunën e Podujevës, e ka familjen “te baba”, shkruan sot “Koha Ditore”. Aty thotë se e ka edhe hisenë, që kërkon t’i ndahet nga trashëgimia që ka lënë babai i saj, M.K.

Vetë ky i fundit, që konsiderohet i zhdukur nga lufta e ‘99-s, kishte provuar para 34-35 vjetësh t’ia falte të bijës 20 arë tokë për bahçe. Por vajza, që ishte martuar në Prishtinë, thotë se kishte refuzuar, pasi e kishte të vështirë të kujdesej për bahçen nga kryeqyteti. Por, nuk ka hequr dorë edhe për trashëgiminë.

Çfarë trashëgimie do t’i mbetet të majtës shqiptare nga Edi Rama?

Periskopi.com Lajme