Transvestiti “Anxhela” tenton vetëdjegien para Parlamentit, policia i heq çakmakun nga dora

Policia e Tiranës ka parandaluar para pak minutash vetëvrasjen e një të riu duke u djegur me benzinë.

Periskopi.com Lajme

Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në sheshin para godinës së Parlamenti, ku 32 vjeçari F.H tentoi të digjte veten duke lyer trupin me benzinë.

Forcat e rendit kanë ndërhyrë në momentin kur ai po tentonte t’i vinte flakën vetes duke parandaluar aktin tragjik.

Njoftimi i policisë

Në rrugën “George W. Bush” dhe konkretisht në sheshpushimin e hyrjes së Kuvendit të Republikës së Shqiperisë, shtetasi:

– F. H., 32 vjeç, banues ne Tiranë

Ngjarja ka ndodhur në këto rrethana:

Rreth orës 14:00, shtetasi F. H. ka qëndruar i vetëm, në sheshpushimin para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe me vete mbante një shishe plastike e dyshuar me lëndë djegëse benzinë, me të cilën ka sperkatur të gjithë trupin. Më pas nxorri çakmakun për ti vendosur flakën vetes.

Ka qënë ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të Patrullave të Përgjithshme, duke shmangur zjarrvënien dhe duke neutralizuar veprimet e mëtejshme të këtij shtetasi.

Shtetasi F. H. është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr 1 Tiranë, për sqarimin e rrethanave në lidhje me këtë incident.

http://www.albeu.com/shqiperi/po-i-vinte-flakn-vetes-para-parlamentit-policia-i-heq-akmakun-nga-d/272174/