Shqipëria më e korruptuara në rajon, e treta në Evropë

"Transparency International" ka publikuar raportin e fundit për Evropën dhe Azinë Qendrore sa i përket perceptimit të korrupsionit me titull: Njerëzit dhe korrupsioni.

Periskopi.com Lajme

Raporti arrin në përfundimin se, Shqipëria ka normën e tretë më të lartë të ryshfetit në Evropë, duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Ukrainën. Në vendin tonë, kjo normë fiksohet pranë 34%.

Siç duket qartë edhe nga harta, në vendet e tjera të rajonit kjo normë është deri në tre herë më e ulët mesatarisht, çka e bën Shqipërinë dhe administratën publike në vende vend, më të korruptuarën në rajon. Diferenca me vendet e tjera të rajonit dhe me pjesën tjetër të Evropës vihet re mjaft mirë edhe nga ngjyra e ndezur në hartë.

Raporti tregon kështu se një në tre shqiptarë paguan ryshfet për të marrë një shërbim publik. Nga ana tjetër, shqiptarët së bashku me qytetarët e Ukrainës, Bosnje Hercegovinës dhe Rumanisë mendojnë se anëtarët e parlamentit janë shumë të korruptuar.

Në vendin tonë, më shumë se gjysma e qytetarëve pohojnë diçka të tillë. Anketimi i Transperency International është bërë mes datave 30 janar 2016 dhe 2 mars 2016. Organizata ndërkohë është ndër më prestigjiozet në nivel global sa i përket raporteve që tregojnë nivelin e korrupsionit dhe perceptimin e fenomenit në një vende të caktuar./ScanTV

 

Hashim Thaçi

Hashim Thaçi lexon qysh do vetë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur të komentojë vetëm një pjesë të raportit të "Transparency International" në lidhje me Kosovën.

Periskopi.com Lajme

Në fakt ka zgjedhur pjesën e vetme pozitive të raportit, ku flitet për Policinë e Kosovës e jo edhe pjesën ku studim e veçon Kosovën, Moldavinë dhe Spanjën si shtete që korrupsionin e kanë problemin kryesor. Studim i cili rekomandon të ndërmerren masa urgjente kundër keqpërdorimit të pushtetit dhe marrëveshjeve të fshehta.

Ja postimi i tij:

Jam krenar që edhe “Transaprency International” e tha atë që ne e kemi ditur qëmoti, se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në rajonin tonë e më gjerë.

Strukturat e sigurisë së Kosovës, çdo anëtar të Policisë së Kosovës i përgëzoj për këtë përkushtim dhe këtë sukses.

Ditë më parë, me një punë shembullore, ata parandaluan sulmin terrorist i planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ky ishte një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal, të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative.

Ky është një konfirmim tjetër i nivelit të lartë të përgatitjes së strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës për t’u përballur me sfidat e sigurisë që e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin.

Kërcënime të tilla, duhet të na bëjnë më të vendosur, edhe më të pa kompromis në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit, të çfarëdo lloji. / Periskopi