kane

Tottenham përmbys rezultatin (Video)

Tottenham ka arritur të kalojë në epërsi për herë të parë ndaj Southampton.

Periskopi.com Sporti

Ishte sulmuesi anglez Harry Kane që shënoi për rezultatin  1 me 2, ky ishte edhe goli i tret më kokë i shënuar sonte. /Periskopi/

alli

Tottenham barazon rezultatin ndaj Southampton (Video)

Tottenham Spurs ka barazuar rezultatin ndaj Southampton në 1 me 1.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi mesfushori anglez Dele Ali në miuntën e 18’. /Periskopi/

sou

Southampton në epërsi ndaj Tottenham (Video)

Southampton ka arritur të shënojë golin e parë qysh në minutat e parë të takimit.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi në minutën e 2’ përmes mbrojtësit Van Dijk i cili shënoi me kokë. /Periskopi/

lloris-1-780x439

Zrytare: Hugo Lloris vazhdon me Tottenham

Tottenham Hotspurs vazhdon të ‘blindojë’ lojtarët e skuadrës me kontrata afatgjate.

Periskopi.com Sporti

Kësaj radhe ishte portieri francez, Hugo Lloris, që ka ndjekur hapat e bashklojtarëve të tij duke rinovuar me skuadrën londineze.

Lloris do të vazhdojë të vesh fanelën e londinezëve deri në vitin 2022.

Vazhdimin e kontratës e bëri menaxheri i skuadrën Mauricio Pochettino. /Periskopi/

 

mikki

Manchester United fiton pas tetë ndeshjeve, mposht Tottenham (Video)

Manchester United ka arritur të mposht skuadrën londineze Tottenham Spurs me rezultat minimal 1 me 0.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja filloi me një dominim të lehtë të mysafirëve ku ishin të vendosur lartë në fushën e vendasve.

‘Djajët e kuq’ patën disa rastë të mira për shënim por ishte portieri Hugo Lloris që ishte në disponim mjaft të mirë për ndeshje.

affas

Tottenham rrezikoi përmes Dele Ali dhe danezit Eriksen por edhe në anën tjetër ishte De Gea që nuk lejonte të mposhtej.

eriksen

Ishte minuta e 29’ e takimit ku Herrera pas rrëmbimit të topit nga këmbët e Harry Kane, asistoi për armenin Henkrik Mkhitaryan, i cili shënoi një gol mjaft të bukur.

mikki

United kishte raste për të dyfshuar rezultatin përsëri përmes armenit por Lloris ishte përsëri në vend.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë ishte pothuajse e barabartë ku të dy skuadrat kishin raste për shënim por nuk arritën.

Ishte minuta e 70’ kur Pogba goditi shtyllën nga fauli.

Vlen të theksohet se lojtari i ndeshjes Henrikh Mkhitaryan u lëndua pas një ndërhyrjes së Dany Rose.

rose

Manchester United me këtë fitore qëndron në pozitën e gjashtë me 24 pikë ndërsa Spurs në të pestën me 27 pikë. /Periskopi/

 

miki

Manchester United kalon në epërsi ndaj Tottenham (Video)

Manchester United ka kaluar në avantazh ndaj Tottenham me rezultat 1-0.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi mesfushori armen në formë, Henrikh Mkhitaryan i cili pranoi një pasim nga spanjolli Herrera. Ky ishte edhe goli i tij i parë në Premier Ligë dhe në OldTrafford për ‘djajët e kuq’. /Periskopi/

manchester-united-football3675

Formacionet zyrtare: Manchester United-Tottenham Spurs

Manchester United dhe Tottenham Spurs do ta zhvillojnë derbin e javës së 15-të në OldTrafford.

Periskopi.com Sporti

Manchester United do të tentojë të fitojë ndaj Tottenham nëse dëshirojnë të mbesin në garë për një vend në top katërshe e Premier Ligës. United barazojë në javën e kaluar me Everton si mysafir 1-1.

Tottenham është një pozitë më lartë se ‘djajët e kuq’ në pozitën e 5 me 27 pikë.

Takimi fillon nga ora 15:15.

Këto janë formacionet zyrtare:

afhag

 

kane

Zyrtare: Kane vazhdon kontratën me Tottenham Spurs

Harry Kane ka vazhduar kontratën e tij me Tottenham Hostspurin.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi anglez ka nënshkruar kontratën e re gjashtëvjeçare, e cila skadon në verën e vitit 2022.

chelsea

Londra bëhët e kaltër, Chelsea rimerr kreun e Premier Ligës (Video)

Chelsea ka mposhtur Tottenham në derbin e Londrës me rezultat 2-1.

Periskopi.com Sporti

Ishte skuadra mysafire që filloi ndeshjen furishëm takimi duke pasur akisone të një pas njëshme në drejtim të portës së belgut Courtois. ‘Gjelat’ arritën të kalojnë në epërsi përmes mesfushorit danez Christian Eriksen në minutën e 15’ i cili shënoi një super gol nga distanca.

eriksen1
Christian Eriksen, momenti i golit

Ky ishte edhe goli i parë i pranuar nga skuadra vendase pas 6 ndeshjeve pa pranuar gol.

Tottenham vazhdojë me lojë të bukur dhe me raste të shumta nëpërmjet sulmueseve Hary Kane dhe Son por hasën në rezistencë të Courtois.

Chelsea në minutën e 30’ bëri goditjen e parë në kornizë të Hugo Llorisit, ‘blutë e londrës’ tentuan disa herë nëpërmjet kundersulmeve të barazojë rezultatit por nuk ia arritën deri në minutën e 45’ të barazojnë ku pas një aksioni të gjatë nga Chelsea realizoi spanjolli Pedro me një super gol nga distanca. Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

pedro1
Pedro Rodriguez, duke festuar golin e avantazhit

 

Chelsea filloi pjesën e dytë shumë më mirë se sa pjesën e parë, ata përmbysen rezultatin në minutën e 51’ pas një kundërsulmi të cilin e filloi Matic pas një topi të fituar në mesfushë, aksionin e përfundoi në gol nigeriani Victor Moses i asistuar nga Diego Costa.

mose
Victor Moses, pas golit të realizuar për 2-1

 

Pas vetëm dy minutash skuadra e Contes e humbi një rast të pastër për të shënuar golin e tretë përmes Alonsos i cili ishte i vetëm përballë portierit Lloris.

Pas këtij goli ndeshja u kontrollua nga skuadra vendase, Spurs nuk arritën të barazojnë rezultatin edhe pse patën raste për të barazuar rezultatin. Chelsea rimerr kreun e tables në Premier Ligë me 31 pikë ndërsa Tottenham mbetet në pozitën e pestë me 24 pikë, kjo ishte edhe humbja e parë për skuadren e Maurico Pochetinos në këtë sezon. /Periskopi/

chelsea

Formacionet zyrtare: Chelsea – Tottenham Spurs

Blutë’ do të ndeshen me ‘Spursat’ në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Ligës Premier, takim ky që zhvillohet në Stamford Bridge.

Periskopi.com Sporti

Këto janë formacionet zyrtare:

Chelsea: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill (c); Moses, Kante, Matic, Alonso; Pedro, Diego Costa, Hazard

Tottenham: Lloris; Walker, Dier, Vertonghen, Wimmer; Wanyama, Dembele; Eriksen, Dele, Son; Kane.

lamela

Formacionet zyrtare: Monaco-Tottenham

Tottenham do të mundohet të revanzhohet ndaj skuadrës franceze pas humbjes që ja shkaktoi në Wembley Stadium.

Periskopi.com Sporti

Tottenham shënoi fitore në kampionantin anglez dhe pritet të jetë në formë për takimin ndaj Monacos.

Monacos i nevojitet vetëm një barazim ndaj Spurs për të kualifikuar në fazën tjetër dhe në rast të mos fitores së Bayer Leverkusenit ata do të kalojnë si lider të gurpit E. Takimi fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

Monaco: pas pak minutash

Tottenham Spurs: Lloris; Trippier, Dier, Wimmer, Rose; Wanyama, Dembele; Winks, Son, Dele; Kane.

kane

Kane kalon në Seria A?

Ac Milan është duke menduar të nënshkruajë me sulmuesin anglez të Tottenham Spurs, Harry Kane.

Periskopi.com Sporti

Milan është duke menduar si opsion anglezin për të zëvendësuar sulmuesin në ikje të tyre, Carlos Bacca.

Harry Kane është duke pasur problem me ‘gjelat’ sa përket kontratës, pasi që Tottenham është duke hezituar të ja rrisë pagën .

Kane është duke kërkuar pagë prej 100 mijë funta në javë. /Periskopi.com/

rooney-mourinho

Manchester United ka gjetur pasardhësin e Rooney

Manchester United është i interesuar në futbollistin e Tottenham Spurs, Harry Kane.

Periskopi.com Sporti

Manchester United janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit anglez, Harry Kane, pagë prej 150 mijë funte në javë, për të bindur që të transferohet në Old Trafford.

Spurs nuk dëshirojnë të shesin yllin e tyre por bisedimet për kontratë kanë stagnuar dhe kjo ka bërë që United të hudhet në aksion për reprezentuesin anglez.

23-vjecari momentalisht është në kontratë me Spurs që i përfundon më 2020 me pagë prej 60 mijë funte në javë, po shihet si zëvendësues i Wayne Rooney dhe Zlatan Ibrahimovic.

Kane në 163 paraqitje për Tottenham ka shënuar 67 gola. /Periskopi.com/

Harry Kane, pas golit ndaj Arsenalit
Harry Kane, Tottenham Spurs
kampl

Leverkusen në epërsi ndaj Tottenham (Video)

Bayer Leverkuseni ka kaluar në epërsi ndaj Tottenhamit në White Hart Lane.

Periskopi.com Sporti

Golin e ka realizuar Kevin Kampl në minutën e 65-të për të kaluar në epërsi skuadrën e tij. /Periskopi.com