champions league

E rrallë, trajneri thotë se skuadra e tij e meritoi eliminimin nga Liga e Kampionëve

Trajner i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino thotë se skuadra e tij e meritoi eliminimin nga gara më prestigjioze europiane për klube.

Periskopi.com Sporti

Londinezët u mposhtën mbrëmë nga Monaco me rezultat 2:1, ndërsa kjo ishte humbja e tretë në pesë ndeshjet e zhvilluara në grupin E.

“Ne jemi jashtë dhe kemi kohë që të bëjmë analiza. Është e vërtetë që jemi të zhgënjyer, por humbëm shumë raste. Ne gabuam shumë në Ëembley. Nuk e merituam që të kalojmë në rrethin e ardhshëm sepse nuk treguam shumë kualitet”, ka thënë Pochettino. /Periskopi.com

fenerbahce-sk-v-manchester-united-fc-uefa-europa-league

‘Çmendet’ United, nuk i mjaftojnë yjet si Pogba e Ibra, kërkon këtë yll për 70 milionë

Manchester United është gati të ofrojë plot 70 milionë euro për transferimin e yllit të Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i njohur kohëve të fundit është duke u përfolur për një kalim të mundshëm në Old Trafford.

Kjo, pasi drejtuesit e 20 herë kampionit të Anglisë e konsiderojnë atë si zëvendësuesin e duhur për veteranin Zlatan Ibrahimovic.

Mbetet të shihet nëse klubit londinez do të jetë i gatshëm të pranojë të shesë lojtarin, sigurisht nëse oferta në fjalë dërgohet zyrtarisht. /Periskopi.com

sturridge

Sturridge te rivali i Liverpoolit?

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge pritet të largohet nga Anfield Road së shpejti.

Periskopi.com Sporti

Anglezi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, i cili prej kohësh nuk po e inkuadron atë në formacionin bazë.

Mediat angleze shkruajnë se për 27-vjeçarin është duke shfaqur interesim Tottenham Hotspur.

Ende nuk dihet nëse anglezi do të largohet në janar apo do të presë deri në afatin kalimtar të verës. /Periskopi.com

xhaka

Dua që Arsenali ta shkatërrojë Tottenhamin

Legjenda e Arsenalit, Ian Wright dëshiron që ish-skuadra e tij ta mposhtë bindshëm rivalin nga veriu i Londrës, Tottenham Hotspur.

Periskopi.com Sporti

Derbi i madh zhvillohet nesër në Emirates Stadium me fillim nga ora 13:00, në kuadër të Premier Ligës.

“Vërtetë dua që Arsenali t’i shkatërrojë ‘Spursat’. Arsenali ka golat në ekip, kanë vetëbesim dhe po fluturojnë. Lojtarët kryesor si Ozil e Sanchez janë në një formë inspiruese. Ka gola në secilën pjesë të ekipit. Vincent Janssen nuk ka shënuar golat që i nevojiten Tottenhamit prandaj Harry Kane që rikthehet do të jetë në presion të lartë pasi ekipi ka nevojë për golat e tij”, ka thënë Ëright për The Sun. /Periskopi.com

wenger2

Dominimi i Wenger ndaj Tottenham Hotspur

Trajneri Arsene Wenger drejton Arsenalin prej më shumë se 20 sezonësh.

Periskopi.com Sporti

67-vjeçari ka statistika shumë të mira në renditjen tabelare përballë rivalit lokal, Tottenham Hotspur.

Në 20 sezonet e fundit, Tottenham nuk ka përfunduar asnjëherë mbi Arsenalin në fundin e sezonit.

Vlen të ceket se gjatë kësaj periudhe, skuadra nga White Hart Lane ka ndërruar 10 trajnerë.

Arsenali nesër pret skuadrën në fjalë për të zhvilluar derbin e radhës, ku si zakonisht, pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë. /Periskopi.com

spurs

Formacionet zyrtare: Tottenham Spurs-Bayer Leverkusen

Tottenham do të përballet me skuadrën gjermane, Bayer Leverkusen në kuadër të grupit E.

Periskopi.com Sporti

Spurs renditet në pozitën e dytë në tabelë me katër pikë ndërsa Leverkusen është në pozitën e katërt me 3 pikë. Takimi fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

Tottenham Spurs: Lloris (C); Walker, Dier, Vertonghen, Davies; Wanyama, Dembele; Sissoko, Eriksen, Dele; Son.

Bayer Leverkusen:

 leverkusen

/Periskopi.com

 

MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 15:  Cristiano Ronaldo of Real Madrid celebrates with Karim Benzema after scoring Real's 2nd goal from the penalty spot during the UEFA Champions League Group A match between Real Madrid and Shakhtar Donetsk at estadio Santiago Bernabeu on September 15, 2015 in Madrid, Spain.  (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Ylli i Realit drejt Premier Ligës

Mesfushori i Real Madridit, Isco pritet të largohet në janar nga Santiago Bernabeu.

Periskopi.com Sporti

Mediat britanike shkruajnë se spanjolli me gjasë do të kalojë te skuadra londineze, Tottenham Hotspur.

24-vjeçari nuk po arrinë assesi të sigurojë një vend në formacionin bazë te Los Blancos dhe kjo është arsyeja e cila pritet ta shtyejë atë drejt largimit. /Periskopi.com

tottenham

Tottenham me mungesë të madhe ndaj Arsenalit

Mbrojtësi belg, Toby Alderwiereld, është lënduar dhe do të mungojë dy ndeshjet e ardhshme për skuadrën londineze.

Periskopi.com Sporti

Ky lajm sigurisht se nuk do  t’i pëlqejë trajnerit Pochettino para ndeshjes së vitit kundër rivalit lokal, Arsenal. Belgu është një nga pikat kyçe të skuadrës dhe do të jetë një mungesë mjaft e madhe.

Alderwiereld do të mungojë edhe në Ligën e Kampionëve. /Periskopi.com

toby

tottenham

Milan dëshiron yllin e Tottenham

Klubi nga qyteti i modës, Milan, e dëshiron argjentinasin e Tottenham, Eric Lamela.

Periskopi.com Sporti

Milan është në proces të ndërrimit të pronarëve dhe tashmë grupi  ‘Suning’ e ka bërë një list të lojtarëve që dëshiron të transferojë.

Anësori i Tottenham, Lamela është duke kaluar në formë më të mirë të karrierës së tij në këtë sezon, ylli i “spurs” thuhet se është prioritet i Milanit.

Lamela është transferuar nga Roma në Tottenham në vitin 2013 për shumën 28.5 milionë funte. /Periskopi.com

Belgium's Jordan Lukaku (left) and Belgium's Romelu Lukaku during the UEFA Euro 2016, quarter final match at the Stade Pierre Mauroy, Lille.

Lukaku në Tottenham?

Maurico Pochentino është i interesuar në transferimin e Jordan Lukaku.

Periskopi.com Sporti

Tottenham janë duke e monituruar formën e mbrojtësit të majtë të Lazios, Jordan Lukaku, vëllau i vogël i Romelu Lukaku.

Ben Davies mund të lirojë rrugën për transferimin e tij pasi që uellsiani nuk po gjen hapsirë këtë sezon në ekipin e “spurs”.

22 vjeçari u transferua tek Lazio për 6 milionë euro në këtë verë. /Periskopi.comjordan

real-780x439

Klubi anglez ka gati 45 milionë për yllin e Realit

Tottenham Hotspur është i gatshëm të ofrojë plot 45 milionë euro për mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Periskopi.com Sporti

Kjo është bërë e ditur nga tabloidi spanjoll Sport.

24-vjeçari nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë te Los Blancos dhe kjo pritet ta shtyejë atë drejt largimit nga Santiago Bernabeu.

Madje, ditë më parë, vetë spanjolli nuk përjashtoi mundësinë e largimit nga 11-të herë kampioni i Evropës. /Periskopi.com

walker

Walker rinovon kontratën

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i djathtë i Tottenham Hotspur, Kyle Walker ka rinovuar kontratën me klubin e tij deri në vitin 2021.

Anglezi po kalon nëpër një formë të lartë edhe në këtë sezon dhe kjo ka bindur drejtuesit e klubit londinez t’i ofrojnë atij marrëveshje të re. /Periskopi.com

messi

Edwards më kujton Messin e ri

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino thotë se talenti i ri i kësaj skuadre, Marcus Edëards i kujton atij pesë herë futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messi, kur ky i fundit ishte në hapat e parë të karrierës si futbollist profesionist.

Edëards 17-vjeç është përfshirë në skuadrën e Tottenham për përballjen me Gillingham në kuadër të Kupës EFL.

“Marcus Edwars është ende 17-vjeç. Cilësitë e tij janë të dukshme, trupi i tij dhe mënyra se si ai luan më kujton fillimin e karrierës së Lionel Messit”, tha Pochettino.

“Ai ka një perspektivë shumë të mirë dhe potencialisht mund të jetë një lojtar i madh, por ne duhet të jemi të durueshëm dhe ti tregojmë atij se ka talent”. /Periskopi.com

kane

Dëmtohet Kane, pritet të mungojë mbi dy muaj

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane ka pësuar një dëmtim të rëndë.

Mediat angleze raportojnë se 23-vjeçari me gjasë do të jetë jashtë fushave të lojës për së paku dy muaj.

Kane u dëmtua në sfidën e fundjavës ndaj Sunderland, menjëherë pasi e shënoi golin e vetëm në atë sfidë.

Ai pritet të humbasë disa ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve dhe atë kundër Arsenalit në derbin e Londrës veriore, ndeshje e cila zhvillohet më 6 nëntor. /Periskopi.com

delle alli

Delle Alli rinovon kontratën

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i talentuar i Tottenham Hotspur, Delle Alli ka rinovuar kontratën me klubin e tij.

Anglezi është pajtuar të qëndrojë te skuadra londineze deri në vitin 2022.

20-vjeçari kaloi nëpër një super-formë në sezonin e kaluar, ndërsa edhe në sezonin aktual llogaritet si ndër futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës. /Periskopi.com

delle alli

Mund ta mposhtim çdo skuadër

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Delle Alli ka reaguar pas humbjes së mbrëmshme të skuadrës së tij nga Monaco në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Anglezi beson se skuadra e tij mund të mposhtë çdo skuadër.

“Ne presim të fitojmë ndeshje, pa marrë parasysh se kë e kemi kundërshtar”, deklaroi Alli.

“Duhet të sigurohemi që të vazhdojmë përmirësimin dhe të fitojmë ndeshjet e ardhshme”. /Periskopi.com

wembley

Tottenham zhvillon ndeshjet në Wembley

Periskopi.com Sporti

Tottenham Hotspur do të zhvillojë ndeshjet në Ligën e kampionëve në stadiumin e Kombëtares angleze, Wembely.

Kjo do të ndodhë, për shkak se  klubi nga Londra e veriut po e rinovon stadiumin e vet, White Hart Lane. /Periskopi.com

Real Madrid's Francisco "Isco" Alarcon celebrates after scoring a goal against Galatasaray during their Champions League soccer match at Santiago Bernabeu stadium in Madrid November 27, 2013.   REUTERS/Juan Medina (SPAIN  - Tags: SPORT SOCCER)

Isco drejt Tottenham

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Real Madridit, Isco pritet të largohet sot nga Santiago Bernabeu.

Mediat evropiane shkruajnë se 24-vjeçari dëshiron largimin nga kampioni aktual i Evropës, për shkak se nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë.

Në anën tjetër, Tottenham është shumë i interesuar për transferimin e spanjollit dhe një kalim i tij në White Hart Lane mund të ndodhë gjatë ditës së sotme. /Periskopi.com

liverpool

Tottenham dhe Liverpool ndahen në paqe

Periskopi.com Sporti

Liverpool nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtimin te Tottenham Hotspur.

Kryendeshja e javës së tretë në Premier Ligë përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin mysafirët me folin e mesfushorit anglez, James Milner, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 43-të.

Rezultati u barazua në minutën e 73-të nga mbrojtësi i majtë i Tottenham, Danny Rose.

Pas kësaj ndeshje, Tottenham gjendet në pozitën e pestë me pesë pikë të grumbulluara, ndërsa ‘The reds’ janë në pozitën e tetë me katër pikë. /Periskopi.com

coutinho-firminho

Formacionet zyrtare: Tottenham – Liverpool

Periskopi.com Sporti

Tottenham Hotspur dhe Liverpool takohen nga ora 13:30 në White Hart Lane për të zhvilluar kryendeshjen e javës së tretë në Premier Ligë.

Këto janë formacionet zyrtare:

Tottenham: Vorm, Walker, Alderweireld, Vertonghen, Rose; Dier, Wanyama, Eriksen, Alli, Lamela; Kane.

Liverpool: Mignolet, Clyne, Matip, Lovren, Milner, Henderson, Wijnaldum, Lallana, Mane, Coutinho, Firmino. /Periskopi.com