Këto shtete refuzuan të votojnë për Ronaldon

Cristiano Ronaldo një ditë më parë u shpall fitues i Topit të Artë.

Periskopi.com Sporti

Portugezi la shumë prapa tij rivalët Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.France Football kishte kërkuar nga 173 gazetarë nga e mbarë bota që të votojnë për fituesin e Topit të Artë 2016.

Por, jo të gjithë këta 173 gazetarë votuan për Ronaldon, pasi 11 gazetarë të 11 shteteve të ndryshme refuzuan portugezin.Uruguai, Turkmenistan, Swaziland, Namibia, Rumania, Libia, Irani, Central African Republic, Bolivia, Cape Verde dhe Andorra, janë vendet që refuzuan të votojnë Ronaldon për më të mirin e vitit 2016.

Cristiano Ronaldo një ditë më parë u shpall fitues i Topit të Artë.

Këta ishin katër lojtarët që mbetën pas Ronaldos në garën për Topin e Artë (Foto)

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është shpallur më i miri mirë i botës nga France Football për herë të katërt.

Periskopi.com Sporti

Asi i Real Madrid mori 745 pikë nga gazetarët, duke lënë prapa rivalin kryesor, Lionel Messi.

 

messi

Kurse pas tyre janë: Griezmann, Suarez, e Neymar, që përmbyllin top pesëshen. /Persikopi/

greizman

suarez

ney

 

Kjo është arsyeja që Ronaldo fitoi ‘Topin e Artë’ (Foto)

Cristiano Ronaldo ka fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2016.

Periskopi.com Sporti

Kjo ishte edhe hera e katërt që e fiton këtë trofe të çmuar reprezentuesi portugez.

Futbollisti 31-vjeçar ka fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe është shpallur kampion i Evropës me kombëtaren e Portugalisë.

Gjatë 55 takimeve në të gjitha garat sezonin e kaluar, Ronaldo shënoi 51 gola (gjashtë hat-trick) dhe pati 17 asisitime.

Ronaldo është favoritë për të fituar edhe çmimin e ‘Lojtari i Vitit’ që e jep FIFA. /Periskopi/

 

Zyrtare: Ky superyll fiton ‘Topin e Artë’

France Football ka zgjedhur lojtarin më të mirë në botë, çmim ky që e fitoi portugezi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Periskopi.com Sporti

Siç dihet tashmë këtë vit çmimin e lojtarit më të mirë në botë e jep France Football.

Nga 30 kandidatët e këtij edicioni më i miri në botë është shpallur portugezi Cristiano Ronaldo, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin, si dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë.

ronaldo
Cristiano Ronaldo, lojtari më i mirë në botë

 

Ai mori shumicën e votave të 173 gazetarëve nga mbarë bota, të cilët kishin të drejtë vote. /Periskopi/

 

Këta janë pesë yjet që mbetën në pesë pozitat e fundit për ‘Topin e Artë’ (Foto)

Ka filluar eliminimi mbrapsht i futbollistëve në garën për çmimin prestigjioz ‘Topi i Artë’.

Periskopi.com Sporti

Në këto momente është duke u zhvilluar ceromonia për ndarjen e çmimit prestigjioz nga magazina, France Football, ‘Topin e Artë’.

Në tri pozitat e fundit janë dy mesfushorët e Real Madridit, Toni Kroos e Luka Modrid, së bashku me yllin francez të West Ham, Dimitri Payet, të cilët e kanë marrë vetëm nga një pikë.

modriic

kross

payet

 

Në pozitën e 16-të gjendet sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski me vetëm tri pikë të mbledhura.

lewq

Ndërsa, ylli i pestë nga fundi i listët apo në vendin e 14-të për çmimin ‘Topi i Artë’ është futbollisti që mban rekordin e futbollistit më të shtrenjtë, Paul Pogba, i cili ka grumbulluar katër pikë.

pooobga

 

Zyrtare: Edhe pak ditë ndahet çmimi ‘Topi i Artë’

Çmimi për futbollistin më të mirë të vitit në botë do të ipet më 12 dhjetor.

Periskopi.com Sporti

Pra, nuk kanë mbetur as një javë kur do të mësohet se cili është futbollisti më i mirë në botë sipas revistës franceze ‘France Footba’.

Si favoritët kryesor konsiderohen si zakonisht Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Portugezi ka më shumë gjasa ta fitojë këtë çmim për shkak se u shpall kampion i Europës me Portugalinë dhe fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin. /Periskopi.com

Ky futbollist do ta fitojë ‘Topin e Artë’

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale do ta fitojë ‘Topin e Artë’.

Periskopi.com Sporti

Kështu mendon ish-portieri i Uellsit, Neville Southall.

“Bale një ditë do ta fitojë ‘Topin e Artë’. Ai e meriton atë”, tha Southall. /Periskopi.com

“Topit të Artë” më nuk egziston, ky është çmimi i ri

FIFA do të lejojë publikun për të votuar për futbollistin më të mirë të vitit, ka njoftuar paneli udhëheqës i institucionit më të madh të futbollit.

Periskopi.com Sporti

Ceremonia vjetore e mbajtur në Cyrih, që zgjati deri vitin e shkuar organizohej bashkë me France Footballin dhe njihej si “Topi i Artë”.

Tani kjo do të quhet “Çmimet e më të mirëve të FIFA-s”.

Nën sistemin e ri, gjysma e votave i takon futbollistëve dhe trajnerëve të 211 përfaqësueseve dhe gjysma publikut, që mund të votojë online, dhe disa përfaqësuesve të medieve.

“Ky event do të jetë për futbollin dhe pjesëmarrësit më pasionantë – futbollistët, trajnerët dhe fansat”, ka thënë Fianni Infantino presidenti i FIFA-s.

Vitin e shkuar, “Topi i Artë” u fitua nga Lionel Messi.

Bale befason të gjithë me këtë deklaratë

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale ka befasuar me një deklaratë.

Periskopi.com Sporti

Uellsiani thotë se nuk e ka aspak prioritet ‘Topin e Artë’.

Ai thotë se nuk ka ëndërruar kurrë që ta fitojë këtë çmim.

“Topi i Artë nuk ka qenë kurrë një objektiv personal për mua”, deklaroi Bale.

“Unë kurrë nuk kam ëndërruar ta fitojë atë. Ëndërrova ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe tituj të ligës”, shtoi ai. /Periskopi.com

Zidane: Ky lojtar e meriton ‘Topin e Artë’

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane beson se Cristiano Ronaldo e meriton të fitojë ‘Topin e Artë’ për këtë vit.

Periskopi.com Sporti

Këtë, trajneri francez e thotë pas arritjeve të mëdha të portugezit në këtë vit, ku u shpall kampion i Europës me Portugalinë dhe e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

“Nëse shikoni rrjedhën e vitit, dhe shikoni se çfarë ka arritur Cristiano, është e jashtëzakonshme”, deklaroi Zidane.

“Më kanë pyetur disa ditë më parë dhe kam thënë se ai e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’, pa pasur fare dyshim”, shtoi ai. /Periskopi.com

Ronaldo do ta fitojë ‘Topin e Artë’

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales beson se Cristiano Ronaldo do ta fitojë çmimin e lojtarit më të mirë në botë.

Periskopi.com Sporti

Këtë çmim, i cili njihet si ‘Topi i Artë’, e ka fituar portugezi tre herë në karrierë.

Ndërsa, spanjolli beson se 31-vjeçari do ta fitojë sërish atë, pas suksesit në Ligën e Kampionëve me Realin dhe Kombëtaren e Portugalisë në Euro 2016.

“Mendoj se Ronaldo do ta fitojë ‘Topin e Artë’”, deklaroi Raul.

“Liga e Kampionëve dhe Euro 2016 janë jashtëzakonisht të rëndësishme, dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se ky është viti i Cristiano Ronaldos”, shtoi ai. /Periskopi.com

Zbulohen edhe pesë kandidatë për ‘Topin e Artë’

Pasi më herët pamë emrat e 10 futbollistëve që janë përfshirë në listën e kandidatëve për ‘Topin e Artë’, tani mund t’i shihni edhe pesë të tjerë.

Periskopi.com Sporti

Robert Lewandowski (Bayern Munich), Toni Kroos (Real Madrid), Koke (Atletico Madrid), Andres Iniesta (Barcelona) dhe Zlatan Ibrahimovic (Manchester United) janë përfshirë në këtë listë.

 

Të nominuarit e tjerë janë:

Sergio Aguero (Manchester City), Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund), Gareth Bale (Real Madrid), Gianluigi Buffon (Juventus), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Kevin De Bruyne (Manchester City), Paulo Dybala (Juventus), Diego Godin (Atletico Madrid), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Gonzalo Higuain (Juventus). /Periskopi.com

Befason Suarez: S’kam shans ta fitoj ‘Topin e Artë’

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez nuk beson se ka shanse për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë në botë, çmim i cili njihet me emrin ‘Topi i Artë’.

Periskopi.com Sporti

Uruguaiani ka kaluar një vit fantastik me formën e treguar te gjigandi katalaunas.

Mirëpo ai beson se çmimi ‘Topi i Artë’ u jepet vetëm atyre që kanë marketing më të mirë dhe jo që kanë treguar edhe aq shumë në fushën e lojës.

“Topi i Artë më shumë ka të bëjë me marketingun dhe shtypin sesa me arritjet në fushë”, deklaroi Suarez.

“Unë nuk kam asnjë shans për ta fituar këtë çmim, sepse unë nuk punoj rreth marketingut. Ambicia ime është të fitoj një tjetër Ligë të Kampionëve, gjë e cila do të ishte e madhe për mua”, shtoi ai.

Javë më parë, Suarez fitoi ‘Këpucën e Artë’ të Europës. /Periskopi.com

Këta janë 10 kandidatët për ‘Topin e Artë’

“France Football” fillimisht ka zyrtarizuar 10 kandidatët e parë për çmimin prestigjioz "Topi i Artë".

Periskopi.com Sporti

Dhjetë kandidatët e parë për “Topin e Artë 2016”. Ata janë: Sergio Aguero, Pierre-Emerick Aubameyang, Gareth Bale, Gianluigi Buffon, Cristiano Ronaldo, Kevin de Bruyne, Paulo Dybala, Diego Godin, Antoine Griezmann dhe Gonzalo Higuain.

Gjatë orëve në vazhdim do të mësohen edhe emrat e 20 lojtarëve të tjerë pretendentë për këtë çmim prestigjioz.

Ronaldinho do që ky yll ta fitojë ‘Topin e Artë’

Legjenda e Barcelonës, Ronaldinho dëshiron që Lionel Messi ta fitojë 'Topin e Artë'.

Periskopi.com Video

Ronaldinho do që ky futbollist ta fitojë ‘Topin e Artë’

Ish-ylli i Barcelonës, Ronaldinho ka zbuluar emrin e futbollistit, i cili e meriton ‘Topin e Artë’, sipas tij.

Periskopi.com Sporti

Natyrisht, ai zgjedh Lionel Messin e Barcelonës, edhe pse pranon se e ka të vështirë të zgjedhë emra.

“Të gjithë lojtarët kanë bërë një punë të shkëlqyer, është e vështirë për të zgjedhur”, deklaroi Ronaldinho.

“Në rregull, unë do të jem i sinqertë me ju. Unë do ta mbështes Messin. Jam i kënaqur kur e shoh atë të lumtur”, shtoi ai. /Periskopi.com

Sneijder’it dhe Ribery’s iu ‘vodhën’ nga një ‘Top i Artë’

Periskopi.com Sporti

Wesley Sneijder dhe Franck Ribery do të ishin fitues të nga një ‘Topi të Artë’, nëse do të merreshin parasysh vetëm votat e gazetarëve.

Formati i Topit të Artë ka ndryshuar që nga vitit 2010, pasi gazeta France Football dhe FIFA vendosën që ta ndajnë vetëm një shpërblim për lojtarin më të mirë në Evropë.

Nëse do të ishin llogaritur vetëm votat e gazetarëve, në vitin 2010, Topin e Artë do ta fitonte Wesley Sneijder, i cili me Interin fitoi të gjithë trofetë, shkruan e përditshmja spanjolle AS.

Ai mori 293 pikë nga gazetarët, duke lënë prapa Iniestan, Xavin dhe Messin. Por, ky i fundit fitoi Topin e Artë me vota të trajnerëve.

Njësoj ndodhi edhe më 2013. Franck Ribery ishte më i votuari me 524 pikë por fitues u shpall Ronaldo, falë votave nga trajnerët. /Periskopi.com

Eurosport zgjedh fituesin e ‘Topit të Artë’

Periskopi.com Sporti

Televizioni i njohur, Eurosport, ka mbajtur një sondazh nëpërmjet të cilit ka pyetur se cili futbollist e meriton ‘Topin e Artë’ për vitin 2016.

I pari që doli në këtë listë është superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili mori 63 për qind të votave.

Portugezi llogaritet favorit për këtë çmim, pasi brenda këtij viti arriti të fitojë dy trofe të mëdhenj, Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kampionatin Europian me Portugalinë.

I dyti në listën e këtij sondazhi ka dalë sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann me 15 për qind të votave, ndërsa i treti ka dalë pesë herë fituesi i këtij çmimi, Lionel Messi me 13 për qind të votave. /Periskopi.com

Xavi e ka merituar gjashtë herë ‘Topin e Artë’

Periskopi.com Sporti

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit dhe Chelseat, Samuel Eto’o ka dhënë një deklaratë shumë interesante.

Kamerunasi beson se ish-bashkëlojtari i tij te gjigandi katalan, Xavi Hernandez, e ka merituar pesë ose gjashtë herë çmimin e futbollistit më të mirë në botë, çmim ky i njohur me emrin ‘Topi i Artë’.

“Sikur ‘Topi i Artë’ të ishte një çmim i drejtë, Xavi do ta kishte fituar atë pesë ose gjashtë herë”, deklaroi Eto’o.

“Xavi e meriton respektin e të gjithë botës”, përfundoi ai. /Periskopi.com

Bale mund ta fitojë ‘Topin e Artë’

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i iTottenham Hotspur, Harry Redknapp beson se Gareth Bale mund ta fitojë ‘Topin e Artë’.

Superylli i Real Madridit ka qenë në formë të mirë në sezonin e kaluar, ndërsa edhe në atë aktual ka treguar paraqitje të mira.

“Po, ai mund ta fitojë ‘Topin e Artë’, deklaroi Redknapp.

“Unë mendoj se ai është një ndër pesë lojtarët më të mirë në këtë moment. Mendoj se ai është në atë grup. Ai është një talent fantastik”. /Periskopi.com