barca

Nuk do të shkoj kurrë te Barcelona

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos thotë se nuk e sheh vetën duke u transferuar te Barcelona në të ardhmen.

Periskopi.com Sporti

Gjermani është pjesë e Realit prej disa vitesh, ndërsa thotë se te ky klub është rritur si lojtar.

“Unë nuk e shoh veten duke shkuar te Barcelona”, tha Kroos.

“Ka disa transferta që ju thjesht nuk i bëni. Kjo ka të bëjë më shumë me respektin. Respektin për traditën dhe tifozët”.

“Real Madridi është klubi im. Në vitet e fundit unë jam rritur shumë në kuptimin sportiv dhe personal”. /Periskopi.com

kroos2

Zyrtare: Ylli i njohur nënshkruan me Realin

Real Madrid ka njoftuar se mesfushori Toni Kroos ka rinovuar kontratën deri më 2022.

Periskopi.com Sporti

Kontrata e deritanishme e gjermanit me Los Blancos skadonte në vitin 2018.

Mirëpo klubi mbretëror dhe vetë ylli në fjalë kanë gjetur mirëkuptimin për të vazhduar së bashku deri më 2022.

Kroos do të përfitojë hiç më pak se 20 milionë euro në vit me kontratën e re. /Periskopi.com

kroos

Kroos me pagë të çmendur te Reali

Toni Kroos pritet të rinovojë kontratën me Real Madridin.

Periskopi.com Sporti

Me kontratën e re, gjermani do të përfitonte hiç më pak se 20 milionë euro në vit.

E përditshmja gjermane Bild sqaron se drejtuesit e klubit madrilen janë të gatshëm t’i ofrojnë atij kontratën e re, e cila përfshinë këtë super-pagë.

Kroos ka treguar paraqitje të mira me Realin që prej kalimit te kjo skuadër nga Bayern Munich vite më parë. /Periskopi.com

pogba

Pogbas i duhet një partner në mesfushë

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes beson se transferit rekord, Paul Pogbas i duhet një partner klasi në mesfushë.

Ai i ka sugjeruar trajnerit Jose Mourinho që të transferojë njërin nga dy mesfushorët e Real Madridit, Luka Modric ose Toni Kroos.

“Unë mendoj se Mourinho duhet të shkojë në treg për të gjetur një mesfushor që e kontrollon lojën”, tha Scholes.

“Ata kanë nevojë për dikë që mund të kontrollojë lëvizjet e Pogbas dhe që mund të kontrollojë lojën në tërësi. Unë e di se ai është i kënaqur me futbollistët që ka transferuar, por unë ende mendoj se ai ka nevojë për atë lloj lojtari”.

“Luka Modric ose Toni Kroos, mendoj se këta lojtarë janë në dispozicion. Paul Pogba do ta kishte shumë më të lehtë po të luante me këtë lloj lojtarësh”. /Periskopi.com