nikoliq-serbia-po-rrudhet-ccedil-do-vit-po-e-humbim-nga-nj-euml-qytet_hd-1200x630

Nikoliq: Ruajtja e trashëgimisë serbe nga shqiptarët, shkatërrim për njerëzim

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka biseduar sot në Beograd me presidentin e partisë Demokracia e Re e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në lidhje me raportet mes dy vendeve dhe ka falënderuar atë për faktin se Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Ne edhe më tutje mbetemi të angazhuar vendosmërisht për ruajtjen e integritetit tanë territorial dhe bisedojmë me Prishtinën në mënyrë që njerëzit në Krahinë të jetojnë më mirë, për sa kohë nuk kërkohet nga ne ta njohim pavarësinë. Ne këtë nuk do ta bëjmë kurrë”, ka thënë Nikoliq, bën me dije kabineti i tij, raporton Koha.net.

Ai ka shtuar se do të ishte “shkatërrim për njerëzimin” nëse do t’u lejohej shqiptarëve të Kosovës që të kujdesen për kishat dhe manastiret e kishës ortodokse serbe.

“Ne presim përkrahje më të fuqishme nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Jemi të gatshëm që t’i lejojmë shqiptarët të kujdesen për trashëgiminë e tyre kulturore, por nuk mund të lejojmë që të kujdesen për tonën”, ka thënë Nikoliq më tej.

Ndërkaq, Mitsotakis ka thënë se nuk pret që Greqia ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj çështjes së Kosovës.