Valon Murtezaj

Murtezaj thotë se Nikoliqi po kërcënon

Asnjë deklaratë e autoriteteve të Serbisë nuk mund ta ndalojë Kosovën të anëtarësohet në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) dhe institucionet e Kosovës janë duke punuar për një anëtarësim të tillë, kanë bërë të ditur zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministrii Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës janë duke punuar në përmbushjen e standardeve që ndërlidhen me mundësinë për anëtarësim në UNESCO, ndonëse ai nuk ka përmendur afate të mundshme se kur dhe nëse Kosova do të aplikojë për pranim në këtë organizatë.

“Kosova e ka kërkesën e saj plotësisht legjitime për t’u anëtarësuar në UNESCO. Aktualisht, Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Jashtme dhe ministritë e tjera përkatëse, ajo e Kulturës, janë duke punuar për të avancuar standardet që lidhen drejtpërdrejt me këtë anëtarësim”, deklaron Murtezaj.

Deklarata e zëvendësministrit të Jashtëm, Murtezaj, vjen një ditë pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, i cili ka thënë se në rast se Kosova do të arrijë të anëtarësohet në UNESCO, pa u shqyrtuar kjo çështje në dialogun në Bruksel, atëherë ai do t’i propozojë Qeverisë së Serbisë që ta ndërpresë dialogun me Kosovën.

“Është larg mendsh që Kosova të jetë në UNESCO pa u biseduar në Bruksel. Në rast të një rezultati të tillë në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, propozoj që t’i ndërpresim bisedimet me Prishtinën, dhe të ndihmojmë popullin tonë, që t’i ofrohet një jetë më e mirë se tash, si në Kosova ashtu edhe në Serbi”, ka thënë Nikoliq. Këtë deklaratë presidenti serb e ka bërë për një të përditshme në Serbi.

Ai ka theksuar, gjithashtu, se Serbia duhet ta vazhdojë presionin te vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që ta pengojë këtë të fundit të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Por, zëvendësministri Murtezaj thekson se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO nuk varet nga qëndrimet e autoriteteve të Serbisë.

Deklaratën e presidentit serb ai e vlerëson si një thirrje kërcënuese dhe për destabilizim.

“Janë për të ardhur keq dhe nuk ka asnjë qëndrim të asnjë qeveritari të Serbisë që mund ta ndalojë Kosovën që të bëhet pjesë e UNESCO-s. Thirrjet për ndërprerje të dialogut dhe për mbrojtje (të serbëve) janë në fakt thirrje apo kërcënim për destabilizim të Kosovës, të cilën gjë institucionet e Kosovës nuk do ta lejojnë asnjëherë”, thekson Murtezaj.

Më 9 nëntor të vitit 2015, Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), nuk votoi në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Kosova nuk arriti të sigurojë votat e më shumë se dy të tretave të vendeve anëtare të kësaj organizate, të cilat ishin të nevojshme për pranimin e saj në UNESCO.(REL)

UNESCO

Vuçiq shpreson të mos ndodhë pranimi i Kosovës në UNESCO

Presidenti serb Tomislav Nikoliq sot në një intervistë për të përditshmen “Politika” ka thënë se duhet të ndërpritet dialogu me Prishtinën nëse Kosova pranohet në UNESCO.

Periskopi.com Lajme

Për këtë ka folur edhe kryeministri Aleksander Vuçiq, teksa ka folur në 100-ditshin e Qeverisë së re të Serbisë, transmeton Koha.net.

“Po e kuptoj atë çka Nikoliq ka tentuar t’iu thotë vendeve që do të votonin për këtë çështje”, ka thënë shkurt Vuçiq, duke shtuar se do të flasë kur të vije koha, që ndoshta nuk do të vijë fare sepse, sipas Vuçiqit, po luftojnë fuqishëm kundër atij vendimi.

“Nuk mund të paragjykoj se çfarë do të ndodhë në rastin nëse Kosova do të pranohet në UNESCO, ngaqë Serbia po luftën kundër atij vendimi”, përfundoi ai.

20161119133023624646

Jovanoviq sulmon presidentin e tij për Kosovën

Pas deklaratave të presidentit serb Tomisllav Nikoliq se nëse Kosova futet në UNESCO duhet të ndërpriten bisedimet me Prishtinën, ka reaguar menjëherë politikani i ri Çedomir Jovanoviq.

Periskopi.com Lajme

Jovanoviq ka thënë se Nikoliq duhet të ketë kujdes me këto deklarata dhe peshën e fjalëve që thotë, që sipas tij mund të rrezikojnë bisedimet, transmeton Koha.net.

“Në vend se të vazhdohet me negociata dhe zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, Nikoliq po ofron konflikt të mundshëm si zgjidhje të problemeve”, është shprehur Jovanoviq për Tanjug.

Jovanoviq, ndër politikanët e vetëm serbë që mendojnë se Kosova duhet të njihet si shtet, ka thënë se këto deklaratë dëmtojnë më shumë Serbinë, që rrezikon të mbetet e vetmuar.