Gashi: Kosova që nga qershori i ’99-ës ka të drejtë ta padis Serbinë për gjenocid

Avokati Tomë Gashi ka kritikuar politikanët kosovarë, për çështjen e paditjes së Serbisë për gjenocidin e ushtruar në luftën e fundit në Kosovë. 

Periskopi.com Lajme

Gashi ka thënë se krerët e lartë shtetëror në vend janë arsyetuar se nuk mund të bëjnë asgjë në lidhje me këtë pasi sipas tyre këto çështje kanë qenë pjesë ekskluzive të UNMIK-ut, njofton Klan Kosova.

Këto komente avokati Tomë Gashi i ka bërë përmes një statusi të publikuar në llogarinë e tij në facebook, teksa dhe njëherë pyet ”Pse Kosova nuk po e padit Serbinë për gjenocid”.

”PSE KOSOVA NUK PO E PADIT SERBINË PËR GJENOCID

Kosova faktikisht që nga 12. qershori 1999, ka pasur të drejtë që ta padisë Serbinë për gjenocid ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, meqenëse vrasjet masive,duke përfshire edhe qindëra maskra të popullatës civil, plagosjet masive, shkatërrimet masive të vendbanimeve të shqiptarëve dhe të gjitha të kqijat e tjera, Serbia i ka berë në mënyrë sistemeatike dhe të organizuar vetëm për shkak të urrejtjës nacionale ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Edhe pse, Kosova ka qenë e lire nga okupatori serb që nga 12. qershori i vitit 1999, Kosova deri më datën e shpalljës së pavarësisë më 17. shkurt 2008 juridikisht ka qenë nën patronatin e OKB-së, repsektivisht Misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Ky fakt është përdorur nga plotikanët e lartë të Kosovës, se kinse nuk mund të bëjnë asgjë në drejtim të padisë kundër Serbisë, sepse këto çështje kanë qenë pjese ekskluzive e UNMIK-ut.

Kështu nuk ka qenë, mirëpo edhe po të ishe kështu, Kosovës si shtet i pavarur që nga 17 shkurti 2008 nuk ja ka ndaluar askush që ta padisë Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hague-Holandë, ashtu siç kanë vepruar Krocia, Bosnja dhe Hercegovina.

Ka pas raste të herë pas hershme të ” kërcënimeve” apo paralajmërimeve të zyrtarëve të lartë shtetëror se do ta padisin Serbinë për gjenocid, dhe këtë me së shpeshti e ka permendur Presidenti i tanishëm dhe ish Kryeministri z.Hashim Thaçi.

“Kercënimet” e tij ndaj Serbisë kanë qenë për përdorim të brendshëm politik, për të krijuar fluska kërcënuese ndaj Serbisë me padi për gjenocid, e në të njejtën kohë duke negociuar me Serbinë në Bruksel për çështje të brendshme të Kosovës dhe duke i paraqitur këto negociata kinse janë në të mirë të Kosovës.

Ata që negociojn me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës, kurrë nuk do ta padisin Serbinë për gjenocid, sepse janë të sigurt se kjo sigurisht nuk do ti pëlqej Serbisë, por ky nuk është problemi kryesor i tyre.Problemi kryesor i tyre është se a do ti pëlqej kjo apo jo Bashkësisë Ndërkombëtare, posaçërisht SHBA-së dhe shteteve të BE-së.

Juridikisht është e lejuar, praktikisht është e pafalshme, pse Kosova as pas 18 viteve të çlirimit nga gjenocidi i Serbisë dhe 9 vite pas shpalljes së pavarësisë nuk e bënë këtë.

Sigurisht që tani zyrtarë të lartë shtetëror apo një pjesë e tyre prioritet jetësor e kanë të bashkëpunojnë me secilin që mund të ju jap pak shpresë, se kinse nuk do të akuzohen në Gjykatën Speciale, që per fat të keq të tyre, selia e kësaj Gjykate me votat e tyre në dëm të Kosovës si shtet, dhe dëm të shqiptarëve në përgjithësi dhe ish pjestarëve të UÇK -së në veçanti është caktuar të jete Hague në Holandë.

Ironia me e madhe është se në vend që burrështetasit tanë të jenë në Hagë si paditës kundër Serbisë, një pejsë e tyre fare lehte mund ta gjejnë veteveten të akuzuar në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe ata e dine se akuzat kryesore ju vine nga shteti i Serbisë, të cilën ata kurrë nuk e paditën për gjenocid ndaj shqiptarëve.

Kështu ne, shqiptarët e Kosovës me voten e deputetve të Kuvendit të Kosovës, për të themeluar Gjykatën Speciale në Hagë kundër vetëvehtës, nga viktima të luftës u shendërruam në të akuzuar potencial për krime të luftës…!!!”,

Gashi: Mbyllja e hetimeve për Astrit Deharin, skandal!

Familja Dehari është në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së një institucioni të një shteti që do t`i kryejë hetimet e pavarura. Kështu ka deklaruar për “Indeksonline” avokati i kësaj familje, Tomë Gashi.

Periskopi.com Lajme

“Familja Dehari shumë shpejtë do të dalë me një komunikatë që do ta bëj unë si përfaqësues juridik, lidhur me institucionin e përzgjedhur për kryerjen e hetimeve të pavarura për ekspertiza shtesë. Jemi në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së një institucioni të shtetit përkatës dhe shumë shpejtë do të informohet edhe opinioni”, ka thënë ai.

Gashi ka folur rreth mbylljes së hetimeve të rastit të vdekjes së Astrit Deharit, duke thënë se prokurori i rastit Metush Biraj ka të drejtë t`i mbyllë hetimet kurdo që e sheh të arsyeshme, por që kjo do të binte ndesh me Rezolutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit 2016.

Sipas kësaj Rezolute, familja Dehari autorizohet të angazhojë ekspertë të pavarur për ekspertiza shtesë. Ndërsa, mundësinë e mbylljes së hetimeve para këtij veprimi, Gashi e ka quajtur skandal.

“Parlamenti i Kosovës e ka nxjerrë atë Rezolutë ku familja Dehari është autorizuar që të përzgjedhin një institucion me Bashkimin Evropian, apo SHBA-në që të angazhohen ekspertë jashtë Kosovës, për të kryer ekspertiza dhe hetimet të pavarura.Deri sa kjo nuk bëhet, prokurori ka të drejtë që t`i mbyllë hetimet në cilëndo kohë që ai mendon se i ka kryer të gjitha hetimet hetimore, dhe në cilëndo kohë që i ka grumbulluar informatat nga institucionet e pavarura, mirëpo kjo do të ishte një skandal në vetvete sepse në këtë mënyrë, Parlamenti i Kosovës do t`ia parandalonte Ministrisë së Drejtësisë të drejtën që fmailja Dehari të angazhojë ekspertë për hetime të pavarura nga shtete të BE-së apo SHBA-së”, është shprehur ai.

Ndryshe, Astrit Dehari kishte qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ishte duke u mbajtur në paraburgim në burgun e Prizrenit nën dyshimin se kishte marrë pjesë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Dehari ka vdekur më 5 nëntor, kurse institucionet vendore e kanë vlerësuar rastin si vetëvrasje, gjë që nuk është miratuar as nga familja Dehari, as nga partia aktivist i së cilës ishte Astriti. Familja pritet të angazhojë ekspertë të huaj që të merren me rastin e vdekjes së djalit të tyre në qelinë e burgut.

Gashi tregon fajtorin se pse Haradinajt i është vazhduar masa e paraburgimit

Tomë Gashi, avokat i njohur në Kosovë, e ka quajtur të papranueshme vendimin e Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës për vazhdimin e masës së paraburgimit për Ramush Haradinajn.

Periskopi.com Lajme

 

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka theksuar se arrestimi i kreut të AAK-së nga autoritetet franceze është krejtësisht jo ligjore. Kësisoj, Gashi thotë se është e çuditshme se si autoritetet vendore dhe ndërkombëtare s’kanë bërë asgjë që t’i heqin urdhër-arreste për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Ato janë krejtësisht të jashtëligjshme dhe të motivuara politikisht por është thjesht çështje kohe kur z.Haradinaj do të lirohet. Jemi të bindur të gjithë se ai s’ka asnjë arsye që ai të mbahet në Francë sipas këtij flet-arresti i cili është dashur që moti të tërhiqet”, ka thënë ai.

Më tej, avokati shpjegon se Haradinaj pastërtinë e luftës së tij, që e ka bërë gjatë okupimit serb në Kosovë, e ka dëshmuar dy herë në raste të  gjykimve në Tribunalin e Hagës kur është liruar i pafajshëm.

“Unë isha avokat në ekipin e tij në rastin e parë dhe gjithçka atje është dëshmuar se z.Haradinaj nuk ka kryer kurrfarë vepre penale që të ndiqet me ligje ndërkombëtare. Flet-arrestet e Serbisë të vitit 2004 janë të vjetërsuar dhe politikisht të motivuara. Është çështje e trysnisë ndërkombëtare se kur do të ndodhë kjo por është thuajse e sigurt se z.Haradinaj shumë shpejt do të kthehet në Kosovë”, është shprehur Gashi.

Megjithatë, juristi kosovar thotë se autoritetet vendore kanë shumë pak mundësi që të bëjnë trysni tek shteti i Francës, por një gjë të tillë, sipas Gashit, do të duhej ta përdornin faktorin ndërkombëtar që kjo të arrihej dhe Ramush Haradinaj të kthehej tek familja e vet dhe në Kosovë.

“Të njëjtën gjë e kanë kërkuar Kroacia për shkak se ka disa flet-arreste për zyrtarë të lartë të politikës atje dhe ish-komandantëve të cilët kanë luftuar kundër serbëve, dhe ata kanë arritur t’i heqin këto flet-arreste. Ne gjithmonë kemi qenë neglizhent dhe kjo pe ka çmimin e vet, qe në këtë rast po ndalohen zyrtarët tanë”, ka thënë ai.

Avokati i familjes Dehari nuk ka informacione nëse është lejuar hetim ndërkombëtar

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi thotë se ne cilësinë e avokatit të familjes Dehari, nuk është njoftuar nga askush se është lejuar hetim ndërkombëtarë për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se deshën apo nuk deshën Qeveria, pranua ose jo, lejuan apo nuk lejuan, sipas tij, do të ketë hetime ndërkombëtare dhe të pavarura.

“Ekspertet e mjekesis ligjore,ne raportin e tyre nuk kane konstatuar askund, se asfiksia apo mbyllja dhe bllokimini i frymemarrjes me mjet te forte eshte vetlendim,dhe nuk kan then me asnji shkronje, asnji fjale , dhe asnji fjali se kemi te bejme me vetvrasje, askush pos kryeprokurorit Syle Hoxha kete nuk e ka thene, aj qellimisht , rastesisht, i porositur , apo nga mosdija, e tha fjalen e fundit te paren, sipas tij rasti eshte mbyllur me kaq”, thotë Gashi.

Ndryshe, orë më parë, analisti Halil Matoshi ka shkruar se shteti (Qeveria) ka lejuar hetim të pavarur për vdekjen e Astrit Deharit, dhe se këtë e ka kërkuar nga një shtet i fuqishëm i BE-së./ Periskopi

Matoshi thotë se shteti lejoi hetim të pavarur për Astrit Deharin, avokati Gashi nuk flet

Analisti Halil Matoshi thotë se Kosova ka lejuar hetim të pavarur ndërkombëtar në rastin e Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, Qeveria ka kërkuar nga një shtet i fuqishëm i BE-së që të kryej hetime të pavarura nga institucionet dhe politika në rastin e vdekjes tragjike të Astrit Deharit.

I kontaktuar nga Periksopi, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi nuk ka folur asgjë. Madje as që ka dëgjuar pyetjen: ‘jam i zënë’, tha ai.

E Matoshi vlerëson se Qeveria ka bërë punë të mirë që ka lejuar hetim të pavarur.

“Nji hap i duhun dhe qe munet me hjek gverrin e familjes dhe tane nji shoqnie me bsim te luhatin ne institucionet e shtetit. Ky hap asht i domsodoshem dhe munet me e la shetit perballe qytetareve? Po qysh lahen masanej ata qe i dhane zor e abuzuen politikisht me kete tragjedi familjare? Shteti e ka per obligim me e sqaru tane rastin sepse vdekja tragjike e Astritit e ka historine e vet – pra duhet me kerku qe te perfshihen rreth ketij rasti ne nji hetim te pavarun poashtu nderkombetaret! Tek pastaj munemi me u cliru si shoqni nga ky ankth! “, thotë Matoshi./ Periskopi

Tomë Gashin e kanë kontaktuar klientët e parë për Gjykatën Speciale

Avokati Tomë Gashi ka folur për krijimin e Dhomave të Specializuara, që do të gjykojnë drejtpërdrejtë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Periskopi.com Uncategorized

Gashi ka thënë në Tv Dukagjini se krijimi i Gjykatës Speciale nuk do të duhej të ndodhte jashtë Kosovës, dhe se mbrojtja e dëshmitarëve nuk mund të jetë justifikim i formimit të saj jashtë Kosovës.

Sipas Gashit, asnjë qytetar i Kosovës, në çfarëdo pozite, nuk ka imunitet, dhe nuk mund t’i shpëtojë gjykimit nga Dhomat e Specializuara.

Avokati ka treguar se si rrjedhojë e qëllimit të krijimit të kësaj gjykate, të akuzuarit edhe mund të dihet se kush janë.

Dhe, për shkak të sukseseve të tij në fushën e drejtësisë pas lufte, Gashi ka zbuluar në “Komiteti” se vetëm kanë filluar interesimet për mbrojtje nga ana e tij, në rast të akuzimit për krime të luftës.

Tomë Gashi thotë se kurrë nuk do të ketë Komb Kosovar

Avokati, Tomë Gashi ka thënë se kombi kosovar nuk ka ekzistuar dhe se shqiptarët e Kosovës përherë do të mbesin shqiptarë.

Periskopi.com Lajme

“Unë besoj se flamuri shtetëror duhet të përdoret në institucione ndërsa ai kombëtar është vetëm një”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.

“Flamuri është ndjenja sari e mavi, asnjë ndjenjë, zero ndjenjë. Çdo ushtar që ka vdes dhe ka shku në burg është për flamurin kuq e zi e jo sari e mavi, ky flamur është zgjedh nga ambasadorja e Amerikës. Nuk e kanë dashtë flamurin Rugovës ka qenë më i bukur. Dikush thotë flamuri i Kosova Petrol, dikush thotë i ngjashëm me të Bosnjës”, ka shtuar Gashi.

“Kombi kosovar është gabim, si identitet shtetëror po por si komb kosovar është diçka për me u çudit ose për 1 prill”, thotë ai.

“Ideja e bashkimit kombëtar, Kosova ka qenë krahinë e Shqipërisë, momentin që nuk bashkohemi, ne nuk mbesim të tillë”, sipas tij.

“Është sikur me thënë Dukagjini, Llapi, Drenica, Kosova është shtet por ideja e bashkimit me Shqipërinë është përparimtare dhe duhet secili ta përkrah.  Bëhemi 7 milionë popullatë, dhe Serbia nuk mund të na sulmojë më, se mos me pas KFOR-n, gjysma ikim në Shqipëri prapë Në Bruksel mund të shkojmë si dy shtete”, ka përfunduar Gashi.

 

 

Maraj del nga ‘zgafella’, fillon me padi ndaj Tomë Gashit

Ish këshilltari special i presidentit historik Ibrahim Rugova, ka pohuar se shumë shpejt do ta padisë avokatin Tomë Gashi, për të pavërtetat që, sipas tij, ky i fundit i ka bërë ndaj Marajt.

Periskopi.com Lajme

Maraj në Tribuna Channel ka deklaruar se deklarimet e Gashit se Maraj është marrë në pyetje nga UNMIK për atentatin ndaj Presidentit Rugova nuk janë të vërteta.

Gjithashtu, sipas tij, është manipulim edhe pohimi i Gashit, se ka qenë avokat i Marajt në këtë rast, duke shpjeguar se Tomë Gashi ka qenë avokati i tij vetëm në një rast për zhdoganim të një veture “Audi” që ka pasur Maraj.

Gjithë këto, ka thënë Maraj, kanë bërë që të ai ta bëhet gati për ta paditur avokatin Tomë Gashin.

 

Gashi: Ramë Maraj është hetuar për atentat ndaj Rugovës

Avokati Tomë Gashi ka thënë se një prej personave që është hetuar për involvim – tentim vrasje të Presidentit Rugova ka qenë njëri ndër këshilltarët e tij.

Periskopi.com Lajme

“Ramë Maraj ishte një nga personat që janë hetuar për involvim në atentatin ndaj Rugovës”, ka thënë avokati Gashi, në Tribuna.

Gashi tha se Gjykata Speciale është formuar vetëm për hetimin e ish prestarëve të UCK-së.

“Këto letra të Thaçit drejtuar Prokurorisë Speciale, kanë konotacion politik”, tha ai.

Sipas tij, qëllimi nuk është përtej interesit personal të tij, duke thënë se Thaçi letra të tilla do të kishte mundësi të dërgonte që në vitin 2011.

“Hashim Thaçi në vitin 2011 kishte mundësi ta mbroj Kosovën. Nëse Thaçi në atë kohë do të kërkonte që të hetohej dukuria që ishte trishtuese heqja e organeve transplantuese, dhe do të parandalonte krijimin Gjykatës Speciale”, tha Gashi.