A është ky brezi i ri i kriminelëve shqiptarë? Shikoni si e hedhin qenin nga ura (Video, +18)

Në një video të publikuar nga jetaoshqef tregohet një nga mizoritë e shumta që njerëzit në këtë shtet janë mësuar të bëjnë ditë pas dite.

Periskopi.com Lajme

 

Pamjet tregojnë qartë se si djemtë rrëmbejnë qenin, e kapin nga pjesa e lëkurës dhe e hedhin nga një urë, e cila ka një lartësi të konsiderueshme.

Mesazhdërguesi nuk ka dhënë detaje se në cilën urë është kryer kjo mizori ndaj kafshë së gjorë, e cila është hedhur si të qe një qenie e pashpirt në atë ujë të akullt dhe nga ajo lartësi e madhe. Ata shkruajnë vetëm që pamjet janë filmuar në Shijak.

Njerëzit mund të kenë 100 halle dhe me të drejtë mund të thonë që “nuk bëhet qameti, ku e kemi mendjen ne e çfarë na tregoni ju, apo këtu po vdesin njerëzit përditë e askush nuk po reagon, jo më të bëhet nami për një qen”, por nëse nuk doni që nesër apo pasnesër këta fëmijë të sotshëm t’ju hedhin juve si qen nga ndonjë urë, nëse nuk doni të rrisim mes nesh një brez kriminelësh, mirë është të reagojmë që sot, që të mos bëhemi pishman nesër.

E në fund të fundit, mirë që nuk i ndihmojnë dot qentë endacakë duke iu gjetur një strehë, por përse duhet t’i trajtojnë në këtë mënyrë të tmerrshme e mizore? Dikush duhet të ngrejë zërin, dikush duhet të reagojë, pasi kjo nuk është fytyra e të ardhmes së këtij vendi.

 

Dhune ne Rahovec

Skandaloze: Në Rahovec familjarët ushtrojnë dhunë mbi vajzën, madje para shkollës së saj (Video)

Dhuna ndaj fëmijëve e posaçërisht dhuna ndaj gjinisë femrore është dukuri shqetësuese që po merr përmasa shqetësuese.

Periskopi.com Lajme

Vajza Sh.B. (Emri i njohur në redaksi) nxënëse e shkollës së mesme “12 Maji” është rrahur mizorisht me shkelma nga disa persona që mendohet se kanë qenë familjarë të saj.

Dhuna ka ndodhur përballë shkollës së Mesme “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit në prani të nxënësve dhe kalimtarëve të tjerë të cilët e kanë parë më sy këtë dhunë.

Nuk dihen motivet e kësaj dhune të shfrenuar por siç shihet në këtë video, në këtë dhunë kanë marrë pjesë disa persona të prirë nga një familjarë i saj që mendohet se është xhaxha i saj.

Personat që ushtrojnë dhunë janë nga fshati Dejnë i komunës së Rahovecit.

 

Një lexues i Botapress-it e ka xhiruar këtë dhunë dhe i ka dërguar redaksisë këtë video trishtuese.

Siç mund të dëgjoni edhe në video nxënësit kanë qenë të tmerruar nga ajo që kanë parë se çka po i ndodh shoqes së tyre.