Aksident

Aksident i katërfishtë në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në autorstradën Tiranë-Durrës.

Periskopi.com Lajme

Mësohet se katër makina janë përfshirë në aksident, dy nga të cilat, Mercedez Benz, njëra fouristradë e tipit ML, një Fiat Punto si një dhe një fouristradë Honda.

Nga të dhënat e para, bëhet me dije se nuk ka të lënduar në jetë njerëzore, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe, tej normave të lejuara, mos respektimi i distancës në rrugë, si dhe lagështia.

Si pasojë e këtij aksidenti, përgjatë gjithë segmentit rrugor, ka vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve./ Opinion

Mediat serbe dhe maqedonase: Në Tiranë, në dyer të vogla, formohet ‘Shqipëria e Madhe’

Mediat serbe dhe maqedonase i kanë kushtuar rëndësi të veçantë formimit të Unionit të Komunave Shqiptare në rajon.

Periskopi.com Lajme

“Në Tiranë në dyer të vogla formohet ‘Shqipëria e Madhe’”, ky është titulli i mediave serbe pas konstituimit të këtij Unioni, transmeton lajmi.net.

Unionin e komunave për kryeqytetit shqiptar e përbëjnë Prishtinë, Tetova, Ulqini dhe Presheva.

“Lidhja e këtyre komunave ka për qëllim vendosjen e mekanizimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat e urbanizimit, mjedisit, kulturës, investimeve dhe inovacioneve”.

Këtë marrëveshje e kanë nënshkruar kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, Shpend Ahmeti i Prishtinës, Teuta Arifi e Tetovës, Nazif Cungu i Ulqinit dhe Shqiprim Arifi i Preshevës.

picmonkey-collage75-620x391-433x300

Tiranë – Flet aktivisti i arrestuar dje: Policia më trajtoi si kriminel

Aktivisti Oltion Zaka, i cili ditën e djeshme u shoqërua nga forcat “Shqiponja” gjatë protestës kundër ligjit për importin e mbetjeve ka folur në një intervistë për gazetën shekulli.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se Policia ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe se e ka trajtuar sikur të ishte një kriminel.

“Kemi qëndruar gjithë natën në rrugë dhe aty nga ora shtatë e mëngjesit kanë ardhur forcat ‘Shqiponja”.

Ne ishim të ulur në rrugë dhe Policia kërkoi që të çoheshim, pasi sipas tyre po pengonim njerëzit dhe direkt na kanë kapur dhunshëm.

Unë i thashë që të mos më preknin me dorë, sepse ajo ishte një protestë e ligjshme dhe nuk kishin të drejtë të preknin me dorë, por erdhi si fillim njeri dhe pas tij i dyti, i treti, i katërti dhe më pas nuk kam parë sesa janë bërë më kanë rrethuar dhe siç e keni parë në videon e publikuar më janë sulur disa duke më ngritur në ajër dhe më çuar drejt furgonit. Aty më kanë futur thes dhe kur e kam parë veten në Polici.

Gjatë tërheqjes zvarrë më kanë lënduar dorën. Më kanë dërguar në klinikë dhe më thanë se keni lëndime të rënda në dorë. Kam dhimbje dhe në pjesë të tjera të trupit. Me një fjalë më kanë trajtuar sikur të isha kriminel”, ka thënë ai në këtë intervistë.

termo-780x439

Alarmante: Cilësia e ajrit në Prishtinë e dëmshme, kërkohet reduktim i lëvizjeve

Afrim Berisha nga drejtoria për monitorim, vlerësim dhe raportim mjedisor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, thotë se moti i cili gjatë javës së fundit ka përfshirë Kosovën e sidomos pjesën qendrore të saj ka ndikuar edhe në cilësinë e ajrit.

Periskopi.com Lajme

“Sikurse jeni njoftuar përmes Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjate këtyre ditëve në Prishtinë dhe në Kosovën qendrore po mbanë një mot me mjegull të dendur, me lagështi të lartë të ajrit dhe me mungesë të erës. Përveç kësaj, gjatë kësaj kohe është rritur edhe sasia e shkarkimeve të ndotësve ne ajër sikurse janë ato nga industria, transporti dhe konsumimi i lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohjet qendrore kolektive dhe ato individuale”, thotë Berisha, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, si rezultat i kësaj situate ka ardhur deri te krijimi i gjendjes së smogut qe është karakteristik për sezonin dimërore sidomos për muajt nëntor, dhjetor dhe janar.

“Në këto kushte është konstatuar se përqendrimi i disa parametrave të cilësisë së ajrit sikurse është PM10, ka qenë me i lartë, që ka ndikuar që edhe cilësia e ajrit në Prishtinë dhe në zonën qendrore të Kosovës të jetë jo e kënaqshme. Nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është konstatuar se gjatë periudhës monitoruese për dy javët e fundit janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10. Janë regjistruar 6 ditë (raste) me tejkalime të vlerave kufitare ditore. Ndërsa gjatë një viti lejohen 35 ditë me tejkalime të vlerave kufitare ditore”, thekson Berisha.

Sipas të dhënave nga raportimet online të shteteve të regjionit dhe atyre të Bashkimit Evropian, tejkalimet me parametrin PM 10, janë regjistruar edhe në qendra tjera të regjionit dhe Evropës sikurse në Shkup, Tiranë, Nish, Sarajevë, Stamboll, Vjenë, Varshavë dhe në qendra të tjera.

Në një situatë të tillë rekomandohet qe kategoritë e ndjeshme e sidomos personat me probleme me organeve të frymëmarrjes të mos qëndrojnë gjatë në ambiente të tilla.

Po ashtu këshillohen të gjithë që të reduktojnë lëvizjet e panevojshme me automjete sidomos ne zonat e frekuentuara nga këmbësorët, thotë në fund ai.

Ditëve të fundit, vendi ynë është alarmuar nga rritja e nivelit të ndotjes së ajrit.

Hashim Thaçi

Thaçi në Tiranë flet për diasporën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, ka marrë sot pjesë në samitin e diasporës, që është organizuar në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Periskopi.com Lajme

Para shumë përfaqësuesve të diasporës, presidenti Thaçi ka thënë se qysh nga koha e rilindjes kombëtare, diaspora shqiptare ka qenë një prej shtyllave kryesore të përpjekjeve të kombit tonë për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

“Përpjekjet njëshekullore të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës ishin gjithmonë të mbështetura nga diaspora, si përmes lobimit politik në qendrat vendimmarrëse botërore, po ashtu edhe me përkrahjen financiare, logjistike dhe njerëzore që kulmoi në përkrahjen e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shtuar ai.

Në këtë samit, presidenti ka kujtuar Jusuf Gërvallën e Kadri Zekën, Enver Hadrin, Agim Ramadanin e qindra dëshmorë që kanë rënë në përpjekjet për çlirim.

Më tej ai ka theksuar se në ditët e sotme, roli i diasporës ka ndryshuar. Sipas tij,  nga përkrahëse e luftës për liri e demokraci, diaspora është shndërruar në burim të stabilitetit socio-ekonomik.

“Ne të gjithë duhet të punojmë që diaspora shqiptare, me potencialin e madh që ka, të shndërrohet në partner i zhvillimit socio-ekonomik, arsimor, profesional, kulturor e sportiv të shteteve tona”, ka thënë ai.

Presidenti ka theksuar se vajzat dhe djemtë tanë, gratë dhe burrat tanë në diasporë sot janë të suksesshëm në të gjitha fushat e jetës, duke filluar nga arti, kultura, muzika, sporti e deri te jeta akademike dhe profesionale, politika dhe biznesi.

“Dhe, duke qenë njerëz punëtorë e të ndershëm, ata janë ambasadorët më të mirë të kombit dhe atdheut të tyre. Sot, diaspora shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë për një riorganizim të saj, ndërsa shtetet tona kanë nevojë për të krijuar infrastrukturë sa më të mirë dhe për të qenë partner i përhershëm i bashkatdhetarëve tanë”, ka shtuar ai.

Presidenti ka thënë se si dy shtete kemi obligim që të kontribuojmë në ruajtjen e identitetit kombëtar të diasporës sonë dhe t’u shtrijmë atyre dorën e ngrohtë të shteteve tona.

Sipas tij, ekziston nevoja që diaspora të jetë edhe më shumë e përfshirë në jetën institucionale të vendit.

“Prandaj, në këtë frymë, në kuadër të punës për reformën zgjedhore, do ta trajtojmë edhe mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës për të përcaktuar një numër të vendeve të rezervuara për diasporën”, ka paralajmëruar presidenti.

Thaçi ka thënë se nën modelin e bashkëpunimit të shkëlqyer të organizimit të takimeve në mes të dy qeverive, samitin e  ardhshëm të diasporës do ta organizojmë ne Prishtinë.

18-1 20 21 22

mirela_ruko_3_37206

Ja përse studentja i hodhi bojë në kokë ministres Nikolla, rrëfimi prekës i 24-vjeçares

Periskopi.com Lajme

Mirela Ruko, 24 vjeç nga Fieri, është studentja që i hodhi bojë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla pasditen e sotme.

Ajo ka mbaruar 3 vite bachelor dhe ndërpreu studimet për master, pasi iu desh të punonte për të mbledhur 200 mijë Lekë të reja, tarifa e vendosur nga Ministria e Arsimit pas reformës universitare, për të ndjekur studimet master. Në emisionin ‘Zoom IN’ në muaji shkurt të këtij viti, studentja 24-vjeçare ka treguar historinë e trishtë të saj.

“Babi im ka punuar në një punë pa siguracione. Aktualisht im ate ka probleme fizike dhe nuk mund të punojë. Mami im është ajo që kujdeset për të. Duke qënë se nuk ka pasur siguracione, nuk merr asnjë asistencë, apo ndihmë ekonomike, janë dy prindër pa punë, të cilët kanë 3 fëmijë në shkollë. Gjatë momenteve që unë kam patur Maturën Shtetërore, prindërit e mi më thanë që unë nuk kisha mundësi të vazhdoja universitetin

Unë qaja, por gjithsesi thosha që unë do të vazhdoj. Dhe kur fitova shkolln prindërit e mi më thanë që kishin marrë lekë borxh që unë të vazhdoj studimet universitare. Unë ja u kisha bërë të ditur prindërve që nëse nuk gjenin mundësi do të largohesha nga shpia, për të gjetur një mënyrë se si të vazhdoja shkollën e lartë. Në vit të parë erdha në shkollë, një vajzë e cila vinte nga një fshat i Fierit, përball një Tirane kaotike. Duhet të gjeja punë, por nuk kisha mbështetje”, është shprehur Mirela.

Me 50 mijë lekë të vjetra kam ardhur në Tiranë ditën e parë. Babi im kur ka shkuae për të kërkuar bursë, është nxjerr jashtë, madje është qëlluar nga Kryetari i Komunës” rrëfehet me lotë në sy Mirela Ruko, gjatë një interviste të para disa muajve.

Video ekskluzive/ Si ruhen me armë parcelat me hashash pak metra larg Tiranës

"Panorma" publikon një video ekskluzive sot në të cilën tregohen pamjet e parcelave të mbjella me hashash në rrethinat e Tiranës.

Periskopi.com Lajme

Në pamjet që shihni më poshtë, dëgjohen të shtëna me armë zjarri të cilat qëllohen nga personat që ruajnë këto parcela, vetëm pak metra larg kryeqytetit.

Kjo video është siguruar nga personi i cili ka kaluar rastësisht në këtë zonë dhe ka diktuar kanabisin.

Por ai ka shpëtuar paq nga krismat e armës së rojës së parcelave, i cili sapo ka parë një person të panjohur, një person që nuk i përket “grupit”, ka shtënë pa u menduar dy herë.

Ajo që mund të thuhet është se si i ka shpëtuar Policisë kjo zonë në rrethinat e Tiranës, mbrapa malit të Dajtit, e mbjellë me hashash, kur blutë janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë madje edhe me një plan konkret masash në aksionet antikanabis.

Përmbyten rrugët e Tiranës, një grua për pak humbet jetën (Foto&Video)

Shirat e dendur kanë bërë që rrugët e kryeqytetit të përmbyten.

Periskopi.com Lajme

kjo ka bërë që një grua për pak të mbytet tek “9 Katëshet”.

Për fat aty kanë qenë disa punonjës policie, që e kanë shpëtuar.

permbytje tirane-2 tirane-3 tirane-4

Enver Hoxhaj

Hoxhajn e shqetëson afrimi i Tiranës me Beogradin

Vizita e Edi Ramës në Beograd dhe deklaratat e bëra prej tij atje u pritën përgjithësisht mirë në Kosovë, por para se kjo vizitë të ndodhte, pati një deklaratë të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Periskopi.com Lajme

“Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, këtu vetëm Kosova është aktor politik, ndërsa Shqipëria besoj se e ka pasur të qartë historikisht këtë proces dhe besoj se edhe në të ardhmen do ta ketë të qartë. Kosova është shtet i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër në rajon, ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global, sikurse SHBA-të apo BE-ja. Prandaj, në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ne natyrisht që kërkojmë mbështetjen amerikane dhe atë europiane, meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Çdo bashkëpunim që mund të ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Serbisë” ka deklaruar Hoxhaj për televizionin ART në Maqedoni.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi reagime të shumta si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Por cila ishte domethënia e kësaj deklarate? Vetë ministri Hoxhaj ishte këtë të enjte në Top Story me gazetarin Sokol Balla për të shpjeguar edhe më tej këtë deklaratë.

Ai thotë se i qëndron deklaratës së bërë, megjithëse shton se ajo është keqinterpretuar në Prishtinë dhe Tiranë.

“Thelbi ka qenë për rolin e Shqipërisë në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kam thënë që raportet tona janë aq komplekse saqë vetëm SHBA dhe BE kanë instrumente që ta kushtëzojnë Serbinë deri në njohjen e ndërsjelltë. E kam përshëndetur bashkëpunimin Shqipëri-Serbi, por qëndrimi im ka qenë që të tregojë që SHBA dhe BE janë kushtëzues të Serbisë. Ky është një realitet gjeopolitik në raport me shtetin e Kosovës”, deklaroi ai.

Hoxhaj thotë se shqetësimi kryesor i diplomacisë së Kosovës është fakti sesi mund të lexohet në Beograd afrimi kaq i shpejtë i Shqipërisë me Serbinë, nisur edhe nga fakti që qeveria e Serbisë bëri publik planin e ri që flet për dialog shqiptaro-serb, duke mos përmendur Kosovën.

“Kemi shqetësim sesi Beogradi mund ta interpretojë afrimin e Shqipërisë me shpejtësinë që po ndodh kjo nga Kryeministri Rama. Serbia është e interesuar që të ketë një dialog shqiptaro-serb, kurrë nuk ka qenë e interesuar që të ketë një dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Deklarata ime ka qenë edhe një porosi për Beogradin dhe për partnerët tanë që politikën e kushtëzimeve ta vazhdojnë”, deklaroi Hoxhaj.

Ministri shtoi se Shqipëria ka dhënë dhe po jep një ndihmë të vyer për Kosovën dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në të shkëlqyera.

Ja si merr flakë një makinë në qendër të Tiranës

Periskopi.com Video
Aksident / ilustrim

Vetura godet këmbësoren, vdes 58 – vjeçarja

Një 58-vjeçare ka mbetur e vdekur mbrëmjen e së shtunës pasi është përplasur për vdekje nga një makinë në zonën e Laprakës në kryeqytetin e Shqipërisë.

Periskopi.com Lajme

Mësohet se këmbësorja që ka ndërruar jetë është shtetasja me inicialet A.B, njofton Top Channel.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

aksion ne Tirane

Policia e Tiranës qëllon në ajër gjatë arrestimit të trafikantëve të kokainës

Policia e Tiranës ndërmori sot një operacion antidrogë në rrugën "5 Maji".

Periskopi.com Lajme

Një sasi prej 700 gramë kokaine u sekuestruan gjatë aksionit “Telefonata e fundit”, ndërsa u arrestuan edhe 3 trafikantët Sokol Geci 22 vjeç nga Tropoja banues në Tiranë, Eraldo Dodaj 19 vjeç nga Mirdita dhe Pashk Teska 20 vjeç, nga Laçi.

ëta të fundit kanë tentuar t’i ikin policisë, por blutë janë detyruar të qëllojnë në ajër. Në videon e publikuar nga Policia dëgjohen të shtënat gjatë ndjekjes së trafikantëve.

Pas këtij momenti, trafikantët kanë ndaluar automjetin dhe i janë dorëzuar policisë.

policia

Tiranë, 500 policë në protestën kundër ligjit të plehrave

Megjithëse nuk ka asnjë sinjalizim për trazira, Policia e Tiranës ka ndërmarrë disa masa për mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga shoqëria civile që kundërshton ligjin e importit të mbetjeve.

Periskopi.com Lajme

Policia e kryeqytetit thotë në një njoftim se në total do të angazhojë në mbarëvajtjen e protestës rreth 500 policë.

Protesta e paralajmëruar e shoqërisë civile pritet të nisë rreth orës 11:00 në Parkun Rinia, në krah të Monumentit të Pavarësisë, për të vazhduar pastaj përmes Bulevardit Dëshmorët e Kombit në një marshim deri përballë godinës së Qeverisë.

Lidhur me protestën në fjalë, edhe Ambasada Amerikane në Tiranë publikoi një njoftim standard për shtetasit e saj. Ajo u kërkon atyre që të shmangin zonat e tubimit, megjithëse thekson se nuk ka asnjë informacion për trazira.

Thirrje për protestë kundër ligjit ka bërë edhe Partia Demokratike.