tirana-partizani1

Përfundon ndeshja Tirana-Partizani, e cila zgjati dy ditë

Ndeshja e cila zgjati dy ditë ndërmjet Tiranës dhe Partizanit ka përfunduar.

Periskopi.com Sporti

Skuadrat nga kryeqyteti shqiptar ndanë pikët duke luajtur pa gola 0:0.

Ndeshja në fjalë u ndërpre mbrëmë për shkak të një problemi me energjinë elektrike në stadium. /Periskopi.com

rryma

Kush ka faj për ndërprerjen e derbit për shkak të rrymës?

Gjatë zhvillimit të derbit të djeshëmTirana-Partizani e cila u ndërpre në minutën e 63 pasi iku energjia elektrike në stadium, deputeti Braçe dha një deklaratë për TCH ku akuzoi FSHF-në si përgjegjëse e të gjithë situatës.

Periskopi.com Sporti

“Në momentin që u vendos të mos luhej ndeshja, erdhën dritat. Më vjen keq që u ndërpre takimi, pasi Partizani ishte në momentin e tij më të mirë. Ky është stadiumi i vetëm që ka kryeqyteti dhe ai gjeneratori që federata e mbante dhe e kalbte në shi te ‘Qemal Stafa’ duhet të ishte këtu”, deklaroi ai.

Edhe gjatë zhvillimit të derbit të djeshëm mes Tiranës dhe Partizanit, tfanatiksit kanë përsëritur si zakonisht korin kundër deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i cili njihet si tifoz i zjarrtë i Partizanit.

“Guerrilsi vogël mes luftës e paqes, i dehur nga “birat” e Erion Braçes”.

tirana-partizani

Statistikat e veçanta të Derbit Tirana-Partizani

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani nesër në mbrëmje pritet të dhurojë spektakël. Për herë të fundit super sfida është luajtur të enjten më 22 dhjetor të vitit 2005, me të kuqtë që fituan 1-0 si skuadër pritëse.

Periskopi.com Sporti

Ky do të jetë derbi numër 147 ndërmjet dy rivalëve më të mëdhenj të kryeqytetit. Partizani numëron 60 fitore, Tirana ka triumfuar në 40 raste, ndërsa 46 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Të kuqtë janë në avantazh edhe për sa i takon numrit të golave të shënuar me 212 rrjeta, përballë 162 golave të bardhebluve.
Rezultati që është regjistruar më së shumti në derbi është barazimi 2-2, i përsëritur në 29 raste.

Tirana paraqitet gjithashtu në disavantazh edhe prej ecurisë së viteve të fundit, sepse nuk fitojnë përballë të kuqve në 10 derbit e fundit radhazi.

Suksesi i fundit i bardhebluve është ai i 7 shkurtit 2014, sfidë që u mbyll me fitoren 1-0 me golin e brazilianit Gilberto.
Të enjten në fushë do të zbresin në total 39 tituj kampionë, të ndarë 24 për Tiranën dhe 15 për Partizanin.

Në 14 ndeshjet e fundit të kësaj periudhe, rezultati më i shpeshtë kanë qenë fitoret 1-0, të regjistruara në 3 raste, po aq sa edhe barazimet pa gola.

 

Stalini

Kur Tirana qante Stalinin në vitin 1953

Me rastin e vdekjes së ish-presidentit të Kubës, Fidel Castros, arkitekti Artan Shkreli ka postuar një foto të bërë në Tiranë në vitin 1953.

Periskopi.com Lajme

Fotoja është shkrepur me rastin e vdekjes së Josif Stalinit, udhëheqësit të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike.  Në foto shfaqet një turmë e madhe njerëzish, të grumbulluar pranë statujës së Stalinit, që atëherë ndodhej në sheshin qendror të Tiranës./ Dritare

 

daja1

Zyrtare: Tirana me trajner të ri

Tashme është zyrtare, Ilir Daja nuk është më trajner i skuadrës së Tiranës.

Periskopi.com Sporti

Tashme është zyrtare, Ilir Daja nuk është më trajner i skuadrës së Tiranës.

 

Në rradhët e bardhebluve pritet vetëm zyrtarizimi i Mirel Josës në krye të stolit.

 

Prej afro 24 orësh, presidenti Halili ka nisur negociatat me ish trajnerin e Skëndërbeut, që pritet të marrë drejtimin e ekipit.

 

Ilir Daja u largua përpara seancës stërvitore të pasdites të së martës.

 

Ai u paraqit në qendrën stërvitore Skënder Halili, ku i komunikoi futbollistëve largimin, ndërsa u largua përpara startit të stërvitjes.

 

Në këtë mënyrë, aventura e Dajës te Tirana zgjati ekzaktësisht një vit, pas emërimit në fillim të sezonit të kaluar.

daja

Klubi i njohur shqiptar me trajner të ri?

Tirana po përgatitet për një ndryshim në krye të skuadrës.

Periskopi.com Sporti

Drejtuesit e klubit bardheblu kanë arritur akordin me ish-trajnerin e Skënderbeut, Mirel Josa, për t’i besuar pankinën e ekipit për vazhdimin e sezonit.

Trajneri aktual Ilir Daja, nuk është shkarkuar ende zyrtarisht nga detyra, por fati i tij mesa duket është vendosur.

Ditën e sotme Daja ka qenë i pranishëm në stërvitje, por duket se kjo është dita e tij e fundit në punë te Tirana.

Ditën e nesërme Josa mund të zyrtarizohet në krye të Tiranës.

Tirana

Tenderët e pistë për pastrimin e Tiranës së Erion Veliajt

Të dhënat e administruara nga BIRN, tregojnë që tenderët e bashkisë së Tiranës për pastrimin e qytetit, janë mbajtur shpesh me procedura të destinuara për situata emergjente, duke shtuar kostot dhe prishur konkurrencën mes operatorëve.

Periskopi.com Lajme

 

Me 22 shkurt 2016, një komision i përbërë nga zyrtarë të bashkisë së Tiranës, u mblodh për të shpallur fituesin e një tenderi për pastrimin e zonës Lindore -1 të qytetit.

Kjo hapësirë urbane zgjerohet në formë trekëndëshi midis Blvd. Zog I në drejtim të Paskuqanit, si dhe drejt rrugës së Dibrës që ndiqet nga rruga Aleksandër Moisiu në Kinostudio.

Sipas bashkisë së Tiranës, kjo hapësirë ka rreth 80.8 mijë banorë, të cilët së bashku me bizneset e zonës prodhojnë mesatarisht 92.1 ton mbeturina çdo ditë.

Komisioni i vlerësimit të oferta, KVO, në bashkinë e Tiranës, ka shpallur fitues të tenderit me fond limit 120 milionë lekë për pastrimin e zonës Lindore-1 kompaninë Ecologica Albania Sh.p.k, me administrator biznesmenin Italian Antonio Abrusci.

Vendim i KVO-së është ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik, KPP, nga një nga operatorët pjesëmarrës në tender, Infinit Construction.

Edhe pse KPP-ja nuk është shprehur akoma me një vendim për ankimin e depozituar nga Infinit Construction, një kërkesë e saj për informacion drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, ka vënë në pah që një pjesë e dokumentacionit të mjeteve të kompanisë Ecologica Albania, të depozituara për tenderin e pastrimit në Agjencinë e Prokurimit Publik, APP, kanë qenë të falsifikuara.

Falsifikimi i dokumenteve nga ana e kompanisë Ecologica Albania, është bërë pjesë e një kallëzim penal i hetuar nga prokurori Ndini Tavani, i cili me datë 28 korrik ka nxjerrë një urdhër arresti për shtetasin italian Antonio Abrusci, duke ngarkuar policinë e Tiranës me detyrën e ndalimit të tij.

Abrusci nuk është arrestuar akoma, megjithatë tenderi i fituar nga Ecologica Albania nuk ka qenë i vetmi tender i dyshimtë për pastrimin e qytetit i mbajtur nga bashkia e Tiranës.

Që nga ardhja në krye të bashkisë të ish Ministrit të Mirëqenies Sociale Erion Veliaj në gusht 2015, ky institucion ka mbajtur të paktën 7 tenderë për pastrimin e zonave të ndryshme të qytetit me procedurë ‘negocim pa shpallje paraprake’ – një formë prokurimi e cila justifikohet vetëm në situata emergjence.

Sipas ekspertëve përdorimi i një procedure të tillë prokurimi nga ana e bashkisë së Tiranës është i pajustifikuar, dhe duhet të bëhet objekt hetimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në auditin e saj të fundit të ndërmarrë në bashkinë e Tiranës në vitin 2015, KLSH, pati konstatuar se vetëm firmat e pastrimit i kanë shkaktuar një dëm qytetit me mbifaturime me vlerë në dhjetëra milionë lekë, çka sugjeron që keqmenaxhimi i këtij shërbimi ka qenë prezent edhe para zgjedhjes së Veliajt si qytetar i parë i kryeqytetit.

E kontaktuar nga BIRN, Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi tenderët me negocim dhe as mbi hapat që kishte marrë për arkëtuar dëmet e shkaktuara nga kompanitë e pastrimit.

Kontrata me negocim

Sipas planit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri 2010-2025, i përgatitur nga qeveria shqiptare me asistencën e Bashkimit Europian, në bashkinë e Tiranës prodhohen çdo ditë 1.5 kilogram mbetje për banor ose 547 kilogram mbetje në vit.

Mbetjet që gjenerohen nga banorët e Tiranës dhe depozitohen prej tyre në kontenierët e mbeturinave të shpërndarë në qytet, mblidhen sipas një grafiku ditor nga një numër kompanish private të kontraktuara nga bashkia e Tiranës dhe depozitohen në landfillin e Sharrës.

Praktika shumëvjeçare ka qenë që përzgjedhja e këtyre kompanive të bëhej me procedurë prokurimi të hapur, e cila mundëson një proces transparent dhe me konkurrencë, çfarë si rrjedhim ul kostot për taksapaguesit.

Por ndryshe nga praktika e mëparshme, me ardhjen në krye të bashkisë të Erjon Veliajt, ky institucion ka mbajtur një seri të gjatë tenderash për pastrimin e qytetit me procedurë prokurimi negocim pa shpallje paraprake.

Në fund të vitit 2015 dhe në fillim të vitit 2016, bashkia e Tiranës ka mbajtur 8 procedura prokurimi me negocim pa shpallje. Katër nga procedurat e prokurimit kanë qenë shtesa kontrate për pastrimin e zonave të ndryshme të qytetit, ndërsa tre prej tyre kanë qenë kontrata të reja pastrimi, për zonën lindore 1 dhe 2, si dhe zonën perëndimore 1 dhe 2.

Shtesë kontrate është përfituar nga kompanitë T.T.A ALBA LAM Sh.p.k, Infinit Constructions Sh.p.k, Korsel Sh.p.k dhe Fusha Sh.p.k, ndërsa kontrata të reja janë lidhur me Fusha Sh.p.k, T.T.A ALBA LAM Sh.p.k, Korsel Sh.p.k dhe Infinit Construction.

Vlera totale e fondit limit të këtyre 8 prokurimeve ka qenë 294.747.300 lekë ndërsa vlera e prokurimit ka rezultuar 294.624.761, ose 99.6 % e vlerës së fondit limit, çfarë sugjeron që konkurrenca në këto tenderë ka qenë virtualisht zero.

Sipas Manualit të Prokurimit Publik, të publikuar Agjencia Prokurimit Publik me ndihmën USAID, procedura e prokurimit me negocim pa shpallje përdoret vetm në raste shumë specifike, si për shembull kur një tender ka dështuar sepse nuk ka asnjë ofertë ose oferta të përshtatshme, kur tenderi për arsye teknike ose artistike lidhet me të drejtat e pronësisë intelektuale, ose kur ka nevoja të jashtëzakonshme për shkak të katastrofave natyrore, si tërmete ose përmbytje.

Sipas Dorian Matlisë, drejtor ekzekutiv i qendrës Res Publica në Tiranë dhe ekspert i procedurava të prokurimi publik, procedura e prokurimit me negocim pa shpallje është parashikuar nga legjislacioni shqiptar vetëm për situata kur autoriteti kontraktor nuk mund të bëjë një procedurë normale tenderi.

“Është gjithmonë një rast që përdoret në kushte urgjence, e pa këshillueshme dhe e palejueshme për t’u përdorur në rrethana normale,” tha Matlija.

“Tenderët e pastrimit të qytetit ndoshta do të hynin në këto rrethana, vetëm në qoftë se do të kishte ndodhur një fatkeqësi e madhe në Tiranë… dhe duhet të bëhej për shembull pastrimi i inerteve, gjëra të kësaj natyre. Ose duhet të kishte ndodhur përmbytje, qe të kishin dalë për shembull ujërat e kanaleve të zeza, por kur bëhet fjalë për një tender që është pastrimi normal i Tiranës, atëherë nuk ka asnjë arsye pse të përdoret një procedurë e tillë,” shtoi ai.

Sipas Matlisë, në qoftë se kjo lloj procedure ka qenë e përsëritur në bashkinë e Tiranës, atëherë kjo përbën shkas ose indicie për një kontroll ose audit të thelluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“Në qoftë së bëhet fjalë për raste të përsëritura, sigurisht që i takon një institucioni tjetër dhe nuk mund të pritet që auditi i brendshëm të ndërhyjë kur është bërë sistem,” tha ai.

“Këtë punë mund ta bënte më mirë Kontrolli i Lartë i Shtetit, sepse është organ kushtetues dhe i pavarur,” Matlija përfundoi.

Nën lupën e KLSH-së

Në vitin 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi një raport mbi auditimin e “ligjshmërisë dhe rregullueshmërisë,” në bashkinë e Tiranës, i cili përfshinte periudhën i janar 2013 – prill 2015.

Ky raport liston një numër shkeljesh me dëm financiar nga kompanitë e kontraktuara nga bashkia e Tiranës për pastrimin e qytetit, çfarë sugjeron që problematika me menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet nuk është e lidhur vetëm me mandatin e Erion Veliajt si kryebashkiak, por edhe me atë të paraardhësit të tij Lulzim Basha, tashmë kreu i Partisë Demokratike në opozitë.

Sipas KLSH-së nga auditi rezultojnë diferenca të mëdha në volumet e zërave të shërbimit të pastrimit të prokuruar gjatë periudhës 2013, 2014 dhe Janar–Prill 2015,  e krahasuar kjo me volumet e përcaktuara në kontrata e mëparshme për të njëjtin objekt.

Për shembull në tenderin e zhvilluar me objekt “Pastrimin e pjesës Lindore -3 të qytetit të Tiranës”,me vlerë limit të kontratës 164,9 milion lekë, zhvilluar më datë 25 mars 2013, dhe operator ekonomik fitues Victoria Invest, “konstatojmë ndryshim të theksuar të volumeve të shërbimit në vitin 2013 e krahasuar kjo me vitin 2012, në vlerën shtesë prej 5,8 milionë lekë, vlerë e cila duhet të kthehet në buxhetin e shtetit e cila është përfituar padrejtësisht nga subjekti,” shkruhet në raportin e auditit.

Auditi i Kontrollit të Lartë të Shetit ka konstatuar një problematikë të ngjashme edhe në 6 kontrata të tjera pastrimi të lidhura nga bashkia e Tiranës në periudhën Janar 2013- Prill 2015, të lidhura me kompani si Korsel Sh.p.k apo Infinit Construction, etj – të cilat kanë shërbyer vazhdimisht dhe vazhdojnë të shërbejnë si nënkontraktorë të bashkisë Tiranë.

Sipas KLSH-së dëmi i përmbledhur që i është shkaktuar taksapaguesve nga këto kontrata është 42.7 milionë lekë, të cilat bashkia e Tiranës duhet të ndërmarrë të gjithë procedurat e nevojshme ligjore dhe administrative për t’i arkëtuar. Është e paqartë në qoftë se ky dëm i shkaktuar është arkëtuar, por ajo që është qartë, është se edhe me ardhjen në krye të këtij institucioni të kryebashkiakut të ri, të njëjtat kompani kanë fituar tenderë të majmë për pastrimin e qytetit.

mustafa

Mustafa: Kam besim se do ta mposhtim Partizanin

Periskopi.com Sporti

Mesfushori kosovar i cili është transferuar javë më parë te Tirana, Argjend Mustafa ka folur për derbin e madh shqiptar kundër Partizanit të Tiranës.

Të dyja skuadrat kryeqytetase takohen këtë të dielë me fillim nga ora 19:00 në Elbasan Arena, për të zhvilluar kryendeshjen e javës në Kategorinë Superiore.

Ndërsa, Mustafa, i cili më herët ka mbrojtur ngjyrat e Partizanit, ka besim se skuadra e tij e re do të fitojë kundër ish-skuadrës.

“Dua të them që jam i lumtur që i jam bashkuar Tiranës dhe shpresoj që do të kthehem sa më shpejt dhe të jem i gatshëm për skuadrën”, deklaroi 24-vjeçari i cili është pranë rikthimit nga një dëmtim.

“Në derbi shpresoj se do të fitojë Tirana. Besoj se do t’ia dalim. Tani ka filluar të kompletohet skuadra dhe ajo është bërë e frikshme për kundërshtarët”, shtoi Mustafa.  /Periskopi.com