Andi Bushati

Provokon dhe tallet analisti Andi Bushati me ekipën e Kosovës

Gazetari i njohur nga Shqipëria, Andi Bushati nuk ndalet.

Periskopi.com Lajme

Ai sërish ka provokuar dhe është tallur, kësaj radhe me tifozët dhe skuadrën e Kosovës në futboll.

Pas humbjes që mori Kosova nga Kroacia me rezultat 0-6, Bushati ka shkruar fjalë tallëse.

“Tifozët blu të Kosovës nuk kanë pse mërziten nga ndeshja e Shkodrës. Për ta vlen deviza olimpike: e rëndësishme është që po marrin pjesë…”, ka shkruar ai.

Bushati, me herët kishte ngjall një debat të zjarrtë, kur e pati quajtur tradhtar, Milot Rashicën, ngase kishte vendosur që nga kombëtarja e Shqipërisë t’i bashkohej përfaqësueses së Kosovës./ Periskopi

veseli

Tifozët fishkëllejnë Kadri Veselin

Tifozët kosovar të cilët kanë udhëtuar drejt Shkodrës, për përkrahur Kosovën në ndeshjen ndaj Kroacisë nuk po ndalen në sheshet e qytetit duke brohoritur e krijuar atmosferë fantastike.

Periskopi.com Sporti

Ata madje i kanë fishkëlluar edhe Kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, teksa kalonte përgjatë sheshit./Zeri/

kroatet-shqiptaret

Kosovë-Kroaci, çka po ndodhë në Prishtinë?

Tifozët e Kosovës dhe të Kroacisë janë mbledhur së bashku edhe në Prishtinë.

Periskopi.com Sporti

Ata janë grumbulluar para stadiumit të Prishtinës, ku janë fotografuar me flamujt e të dyja vendeve.

Ata do ta shikojnë ndeshjen së bashku. /Periskopi.com

tifozet

Policia nuk u lejon Dardanëve një flamur të madh

Policia shqiptare u ka ndaluar tifozëve kosovarë të marrin me vete në stadium një flamur gjigand.

Periskopi.com Sporti

Kryetari i këtij grupi të tifozëve, Lulzim Berisha thotë se policia është duke pritur konfirmimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, nëse duhet të lejohet ose jo ky flamur.

Kosova sonte përballet me Kroacinë. /Periskopi.com

tifozet e kosoves

Tifozët kosovarë dhe ata kroatë: Vdekje për serbët

Tifozët kosovarë dhe ata kroatë po qëndrojnë së bashku në Shkodër para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Periskopi.com Sporti

Të dy palët e tifozëve janë parë duke kënduar së bashku në kor ‘vdekje për serbët’.

Kosova dhe Kroacia përballen sonte me fillim nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018. /Periskopi.com

tifozet e kosoves

Atmosferë festive në Shkodër

Edhe pse ka nisur të bie shi në Shkodër, tifozët e Kosovës nuk po i ndalin këngët e tyre.

Periskopi.com Sporti

Kosova dhe Kroacia takohen sonte me fillim nga ora 20:45 për të zhvilluar ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Atmosfera në Shkodër është mjaft festive ku tifozët kosovarë po këndojnë së bashku me ata kroatë.

/Periskopi.com

courtois

Tifozët e Chelseat të nervozuar me Courtois

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Chelseat kanë reaguar pas deklaratave të portierit Thibaut Courtois, i cili deklaroi sot se mund të largohet nga Stamford Bridge.

Belgu e la të hapur mundësinë për t’u rikthyer te Atletico Madrid.

Mirëpo, kjo deklaratë e tij ka nervozuar tej mase tifozët e skuadrës londineze, të cilët i dërguan shumë komente negative atij në rrjetet sociale. /Periskopi.com