kroatet tifozet

Tifozët kroatë planifikojnë të ndërprejnë ndeshjen Kosovë-Kroaci

Mediat kroate janë zgjuar sot të alarmuar nga informatat e mbledhura për shkak të mundësisë së ndërprerjes së ndeshjes Kosova-Kroacia, që sipas Jutarnji Listit kroat, planifikohet nga grupi i tifozëve kroat, Torcida.

Periskopi.com Sporti

“Nuk janë thashetheme, por informata që po mbledhim me punë dhe burime të ndryshme. Kur konfirmohen të gjitha këto, ne i dërgojmë informatat organizatorit të ndeshjes,” ka thënë Miroslav Markovic, zyrtar i sigurisë në Federatën e Futbollit të Kroacisë (HNS).

“Ne kemi shitur të gjitha 800 biletat që na janë dhënë në dispozicion. Kemi informata që dikush planifikon trazira në stadium. Se sa janë serioze këto nuk mund të them, por ne po punojmë për të ndalur çdo akt jo të mirë nga tifozëria jonë,” ka shtuar ai, shkruan Jutarnji sot.

Për më tepër, Markovic ka bërë të ditur se kanë marrëdhënie të shkëlqyera me policinë shqiptare dhe kosovare, që janë duke u përkujdes për çdo detaj të sigurisë para, e posaçërisht gjatë ndeshjes Kosova – Kroacia, që zhvillohet nesër në Shkodër.

Grupi i tifozëve kroat ka bërë telashe edhe në “Franca 2016”, duke çuar në ndërprerje të përkohshme të ndeshjes, ndërsa ata janë haptazi kundër HNS-së.

kroatet shqiptaret

Tifozët kroat me super-organizim për ndeshjen ndaj Kosovës

Tifozët kroatë po bëhen gati ta marrin rrugën drejt Shkodrës për ta mbështetur ekipin e tyre përfaqësues në ndeshje me Kosovën, e cila do të zhvillohet më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi”, shkruan sot gazeta Zëri.

Periskopi.com Sporti

Një grup tifozësh kroatë i kanë bërë të gjitha planet për të shkuar në Shqipëri, pasi e konsiderojnë këtë si një udhëtim që ia vlen të bëhet, kur dihet se janë në pyetje 600-700 kilometra e në të kaluarën kishin bërë deri në 1600 kilometra në vend të ndryshme të botës për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës.

“Sportske Novosti” i ka intervistuar disa tifozë kroatë, prej tyre edhe Anton Ukaj, një shqiptar që jeton në Kroaci, të cilët janë gati për t’i dhënë krahë ekipit të Ante Çaçiç.

Ata sigurojnë se kanë bërë udhëtime në shumë vende të botës dhe se nuk kanë shkaktuar asnjëherë incidente, e këtë nuk do ta bëjnë as në Shkodër, pasi konsiderojnë se me shqiptarët i kanë punët mirë dhe se nuk ka vend për frikë në këtë aspekt.

Në fund, ata shpresojnë që Kroacia të fitojë dhe të festojnë në Shkodër.