tifozat kuq e zi

Tifozët Kuqezi urojnë Ditën e Pavarësisë: Të bashkohemi si asnjëherë

Grupimi i njohur “Tifozat Kuq e Zi” kanë publikuar një postim emocionues dhe fjalë të zgjedhura kanë uruar çdo shqiptar anembanë botës festëne Pavarësisë.

Periskopi.com Sporti

Ata njihen si një ndër grupimet më të flakta pasi këtë e kanë treguar jo vetëm në ndeshjet kur luan Kombëtarja shqiptare, teksa së fundmi kanë vendosur për ta braktisur në ndeshjet në shtëpi pas ndeshjes së fundit ndaj izraelit.
Ky është postimi i plotë nga “Tifozat Kuq e Zi”:

Shqiptarë, Urime festën e Flamurit më të bukur në botë!
Energji, luftë, gjak e jetë njerëzish kemi humbur vetëm e vetëm për të valvitur kudo ku flitet shqip.

Me respekt e përulje për gjithë ata që brez pas brezi e mbajtën shkëlqimin e shkabës në fushën e kuqe, me drejtimin drejt një të ardhme të ndritur, të lirë e të bashkuar.

Sot, të reflektojmë bashkërisht për ëndrrën e të gjithë atyre që ranë për këtë flamur, për emrin shqiptar. Të bashkohemi si asnjëherë për të jetësuar idealet e bijëve dhe bijave më të mira të atdheut.

Ma gëzofsh festën e Flamurit moj Shqipëri Etnike!

pique-agolli

Agolli: Tifozët Kuq e Zi meritojnë më shumë

Ansi Agolli, kapiteni i kombëtares, ka folur rreth ngjarjeve të para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraeilit.

Periskopi.com Sporti

Ai ka pohuar se ende nuk po arrin të kupton pse u munduan tifozët shqiptarë të Maqedonisë.

Sipas tij, asnjë masë sigurie nuk mund ta justifikojë këtë veprim dhe uron që të mos përsëritet më ky rast, transmeton Telegrafi.

“Zakonisht jam i heshtur pas lojeve te kombetares, sidomos pas humbjeve, pasi mendoj se duhet te kete reflektim. Sigurisht qe asnje nga ne ne fushe, stafi e shikuesit nuk jane te kenaqur me rezultatin e ndeshjes se fundit. Jemi te vetedijshem qe ka nevoje per pune, nga te gjithe ne, dhe jam i sigurt qe do te punojme qe te sjellim paraqitje me te mira ne ndeshjet e radhes. Por sikur te mos mjaftonte, situata jashte fushes se lojes, trajtimi i tifozeve tane, ka lene nje shije te hidhur per ne si lojtare.

Ne ndeshjen e fundit, u moren masa ekstreme sigurie, e u krijua nje tension i tepruar, te cilet e veshtiresuan jeten dhe lojen per te gjithe ne. Duket e pakuptimte trajtimi i ashper i tifozeve tone. Ata jane vertet te mrekullueshem, sic kane treguar ne te gjitha ndeshjet e kombetares, me mbeshtetje te zjarrte dhe korrekte me kundershtaret. Po ashtu, ne Europian, ku alarmet e sigurise ishin shume me te larte, ata u vleresuan nga te gjitha mediat e huaja si shembull per masivitetin e sjelljen.

I falenderojmë sinqërisht forcat e rendit që kujdesen gjithnjë për sigurinë tonë dhe të tifozëve. Por kujtoj, se kjo siguri nuk mund të bëhet në shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Lëvizja e lirë është një prej tyre dhe ndalimi në kufi i tifozëve shqiptarë nga FYROM, është një rast i paprecedent. Asnjë masë sigurie nuk mund

ta justifikojë këtë veprim. Urojmë që të mos përsëritet më!Thënë kjo, uroj edhe që tifozët të kthehen ne stadium!?”, shkroi Agolli në Instagram.

Ndryshe, Shqipëria ka pësuar humbje të papritur prej 3-0 kundër Izraelit në kuadër të kualifikimeve të botërorit Rusia 2018.

tifozat_kuq_e_zi_ne_elbasan_arena

FSHF kërkon rikthimin e Tifozëve Kuq e Zi

Federata Shqiptare e Futbollit iu drejtua me një letër të hapur “Tifozëve Kuq e Zi” pas vendimit të këtyre të fundit për të bojkotuar ndeshjet si vendas të kombëtares shqiptare. FSHF thotë se e ka pritur me shqetësim vendimin e tifozëve, pasi do të thotë humbjen e një aleati të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm dhe “lojtarin e 12” të kombëtares.

Periskopi.com Sporti

Federata i bën thirrje grupimit TKZ, që të ndryshojë qëndrimin që ka në lidhje me këtë vendim. Me një gjykim më gjakftohtë dhe dashamirës, duhet të rikthehen në stadium, në vendin që i takon. Duke i lënë mënjanë mëritë dhe qejf-mbetjet. Duke kapërcyer mbi to. Duke u bërë të gjithë, më të gjerë. Dhe duke menduar për qëllimin tonë të madh: Të jemi një suport i rëndësishëm për skuadrën tonë të dashur, e cila na ka bërë shpesh të lumtur dhe krenarë me paraqitjet e saj”, thuhet në letër.

FSHF thotë se sfida ndaj Izraelit kishte specifikat e saj nga pikëpamja organizative, për çfarë u desh një punë kolosale nga ana e saj për të organizuar një ndeshje sipas standardeve të UEFA-s.

“Për hir të ndryshimit të qytetit dhe stadiumit ku do të zhvillohej ndeshja, u desh të kryenim, një punë kolosale, në kushte realisht të vështira. Konvertimi në një kohë rekord, i biletave të programuara për në stadiumin e Shkodrës, ishte një aksion që vështirë se një organizëm tjetër, mund ta realizonte. Në kushtet e krijuara, edhe ne ndeshëm shumë vështirësi, për të realizuar organizimin e një ndeshjeje model, sipas standardeve të UEFA-s”, vijon letra.

Institucioni më i lartë i futbollit shqiptar nuk lë pa përmendur edhe sakrificën e madhe të tifozëve, të cilët sipas tyre, nuk u trajtuan si qytetarë dhe brenda kufijve ligjorë.

“Tifozët, gjithashtu sakrifikuan jashtëzakonisht. Ata ndryshuan agjendën, planet e tyre dhe programet që kishin përgatitur. Dhe sigurisht, kjo kishte kosto si fizike ashtu edhe financiare për ta. Për fat të keq, kjo sakrificë që tifozeria bëri, nuk u shpërblye. Ata, kanë dhënë gjithçka për skuadrën kombëtare gjatë kësaj periudhe dhe për këtë meritonin një trajtim më qytetar, brenda kufijve ligjorë. Ne besojmë se këto kanë qenë edhe udhëzimet e drejtuesve të policisë së shtetit por në terren gjërat janë deformuar dhe për këtë ndjejmë keqardhje”, vijon letra.

Pavarësisht kësaj, Federata kërkon më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim me grupet e tifozerive.

“E përsërisim se mbështetja e tifozëve, është shumë e rëndësishme, për ekipin kombëtar dhe futbollin shqiptar. Për këtë arsye ju duam të gjithëve. Të jeni në stadium, për të mbështetur kombëtaren. Siç ka ndodhur, në mënyrë spektakolare deri më tani”, përfundon letra e FSHF-së. /TopChannel/

 

 

 

 

 

 

tifozat kuq e zi

Befasi e madhe, tifozat ‘Kuq e zi’ bojkotojnë Kombëtaren

Tifogrupi nga Shkupi "Shvercerat" do të bojkotojë Kombëtaren e Shqipërisë pasi nuk i ishte lejuar të udhëtojnë drejt Elbasanit për të përcjellë ndeshjen kundër Izraelit

Periskopi.com Sporti

Ata ishin ndaluar në kufirini shqiptarë, ku iu ndalua të kalonin pa asnjë shpjegim, shkruan lajmpress.

Kreu i këtij grupi Omer Bunjaku ka bërë një postim në facebookun e tij, ku ka shkruar:

“Për ne ky vendim Komunizëm ‘demokratik’. Si në kohën e xhaxhit kur ishin kufijtë e mbyllur”.

I pyetur nga “Lajm” se ku e kanë ndjekur ndeshjen ai ka thënë: “Pasi nuk na është lejuar të hyjmë në Shqipëri u kthyem në Shkup dhe ndeshjen e ndoqëm në një lokal ku tubohet i tërë grupi”, tha Bunjaku.

“Nuk më dëshpëroi humbja, por më shumë më dëshpëroi vendimi i Dukës, që nuk na lë të hyjmë në Shqipëri. Ishim 70 tifozë me bileta. E përsëris ky është vendim komunist. Për lojën duhet të ketë përgjegjësi kryetari i FSHF-së, Armando Duka, i cili e kishte lënë stadiumin të boshatisur”, ka shtuar ai.

Bunjaku ka thënë se do ta bojkotojnë Kombëtaren. “Po, ne si grup do ta bojkotojmë deri në fund të këtyre ndeshjeve eliminatore për Kupën e botës 2018 në Rusi”, deklaroi kreu i “Shvercerave”, Omer Bunjaku.