de biasi

De Biassi: Jam prapa tifozëve tanë

Trajneri italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biassi, ka folur për vendimin e tifozëve ‘Kuq e Zi’.

Periskopi.com Sporti

Gjatë javës së kaluar tifozët ‘Kuq e Zi’ vendosën të bojkotojnë ndeshjet e kombëtares shqiptare pas keqtrajtimit të tyre nga ana e policës në ndeshjen ndaj Izraelit.

‘Jam prapa tifozëve tanë. Ata janë arsyeja se pse ne luajmë futboll. Kërkoj mbështetjen e tyre edhe në vazhdim edhe pse ndodhi ai incident. Por, ata duhet të kuptojnë që rreziku për një akt terrorist në ndeshjen kundër Izraelit ishte i mundur”, tha De Biassi.

”Shpresojë që në ndeshjet e ardhshme të mos ketë aso lloj kontrollesh si në ndeshjen kundër Izraelit, pasi ishte kundër frymës së sportit”, përfundoi trajnerni italian. /Periskopi.com/

tifozat kuq e zi

“Tifozat Kuq e Zi” publikojnë fotot, ja si qëndron e vërteta e bojkotit (FOTO)

“Tifozat Kuq e Zi” janë kthyer në qendër të vëmendjes pas vendimit të tyre për të bojkotuar Kombëtaren në ndeshjet vendase.

Periskopi.com Sporti

Kjo si një forme proteste drejt policisë shqiptare për ndërhyjen policore në ndjeshjen Izrael- Shqipëri.

TKZ ka postuar në ‘Facebook’ disa imazhe të tifozëve shqiptarë të cilët festojnë së bashku me policinë në Europë ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta pasi kuqezinjtë terrorizohen nga forcat speciale dhe trajtohen sikur të jenë armiq.

Policët shqiptarë i trajtojnë në mënyrën më të turpshme tifozët tanë, ndërsa policët europianë bëjnë edhe foto, edhe “shqiponjën” me ta, duke i trajtuar si njerëz të dorës së parë.

“Ky është një album me disa prej fotografive ku pasqyrohen sjelljet dhe organizimi i policisë shqiptare dhe sjelljet e organizimi i policive të shteteve në transferta të ndryshme nëpër Europë”, shkruajnë TKZ.

kuqezinjte

kuqezinjte1kuqezinjte2

kuqezinjte3