tiago mendes

Duam Ligën e Kampionëve

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Atletico Madrid, Tiago Mendes thotë se skuadra e tij do të luftojë për të fituar Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

Tutje, ai paralajmëron se skuadra nga Vicente Calderon do të rivalizojë Real Madridin dhe Barcelonën në garën për titullin e La Ligas.

“Duam të fitojmë tituj në çdo vit”, deklaroi Mendes.

“Ne kemi qenë shumë afër për ta fituar Ligën e Kampionëve në tre vitet e fundit dhe pse mos ta bëjmë këtë gjë në këtë vit, ne do të provojmë përsëri”.

“Poashtu do të konkurrojmë me Barcelonën dhe Real Madridin në La Liga”. /Periskopi.com