ilori

Liverpool shet Ilori’n

Periskopi.com Sporti

Liverpool është i gatshëm të shesë mbrojtësin Tiago Ilori.

The Sun raporton se klubi nga Anfield Road është gati të heq dorë prej 23-vjeçarit për një shifër prej 5 milionë funte.

Futbollisti në fjalë kërkohet nga skuadra greke Olympiakos, ndërsa te ‘reds’ ka zhvilluar vetëm tre paraqitje prej vitit 2013, vit kur edhe u transferua te 18 herë kampioni i Premier Ligës. /Periskopi.com