hazard

Chelsea mund ta rikthejë Hazardin në skuadër

Chelsea mund të rikthejë në skuadër mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard.

Periskopi.com Sporti

23-vjeçari është pjesë e skuadrës gjermane nga viti 2014, ndërsa aktualisht po kalon nëpër një formë të lartë.

Kjo ka shtyrë drejtuesit e londinezëve të shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të tij në Stamford Bridge.

Të kaltërit e Londrës mund ta rikthejnë atë në skuadër për 15 milionë euro.

Chelsea e kishte transferuar Thorgan Hazardin në vitin 2012 nga Lensi, mirëpo nuk kishte arritur të gjente vend në formacionin e të kaltërve.

hazard/Periskopi.com