Martinez: Vermaelen është lojtarë i klasit botëror

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, tha se Roma duhet t'a përdor më shumë Vermaelenin sepse i'u duhet përvoja e tyre.

Periskopi.com Sporti

Ish anëtari i Arsenal dhe Barcelonës këtë sezon është huazuar në skuadrën italiane, ku është përshtatur mjaft mirë me futbollin italian.

“Vermaelen është një lojtar i madh, dhe ka përvojë të madhe. Romës i duhet një lojtar si ai dhe ata duhet t’a shfrytëzojnë sa më mirë”, tha ish trajneri i Evertonit.

“Në qytetin e Romës është edhe një belg tjetër që duhet t’i jipet rasti. Po flas për Jordan Lukakun. Ai është një lojtar mjaft i shpejt dhe i zgjuar. Do të jetë shumë i rëndësishëm për skuadrën e Inzaghit në të ardhmen”, përfundoi tekniku Martinez. /Periskopi/

Vermaelen pritet të rikthehet te ish-skuadra e tij

Thomas Vermaelen po kalon një sezon si i huazuar te Roma.

Periskopi.com Sporti

Mirëpo, belgu pritet të rikthehet te Barcelona.

30-vjeçari ka zhvilluar vetëm dy paraqitje për ‘giallorosët’.

Megjithatë, vlen të ceket se lojtari në fjalë është përballur me lëndime prej kohësh dhe kjo ia ka pamundësuar atij t’i rikthehej formës së tij të dikurshme. /Periskopi.com