henry

Ky është trajneri i cili e kishte quajtur Henryn ‘m… i zi’ (Foto)

Ish-trajneri i Spanjës në futboll tashmë i ndjeri, Luis Aragones dikur ishte treguar shumë racist.

Periskopi.com Sporti

Në vitin 2004, ai e kishte quajtur ‘m..t të zi’ ish-yllin e Arsenalit, Thierry Henry.

Ky lajm kishte bërë bujë në atë kohë.

Aragones ishte përpjekur ta motivonte spanjollin e atëhershëm të Arsenalit, Jose Antonio Reyes, duke ofenduar francezin. /Periskopi.com

aragones

henry

Henry i del në mbrojtje Pogbas

Thierry Henry i ka dal në mbrojtje bashkëkombësit të tij, Paul Pogba.

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Arsenal ka folur për fillimin e karrierës së tij në fubtollin anglez dhe duke e mbrojtur mesfushorin e talentuar të Manchester United.

Francezi Pogba është nën kritikat nga mediat angleze dhe ndërkombëtare shkaku i formës së dobët që është duke e treguar në këtë fillim sezoni pas transferimit rekord nga Juventus.

“Të flasësh për Paul Pogban, bëhet fjalë për një lojtar me shumë kualitet. Kur erdha në fillim në Premier Ligë, nuk ia dilja që të luaja mirë. Shumë lojtar e kanë këtë problem. Ky është një proces, por në ditët e sotme shtypi dhe tifozët nuk të japin shumë kohë, Pogbas i duhet kohë’’, ka thënë Henry.

“Të gjithë i dimë kualitetet që posedon ai. Mendoj që mund t’ia dalë në Manchester, ky është opinioni im personal”, përfundoi francezi. /Periskopi.com

during the Premier League match between XXX and XXX at Old Trafford on August 19, 2016 in Manchester, England.

Ibrahimovic më i mirë se Henry dhe Eto’o

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Juventusit, Gianluca Zambrotta ka folur për yllin e Manchester United, Zlatan Ibrahimovic.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se suedezi është më i mirë se ish-sulmuesit e njohur, Thierry Henry, Samuel Eto’o dhe David Trezeguet.

“Unë kam qenë shumë me fat, sepse kam luajtur me disa sulmues shumë të mirë si Samuel Eto’o, Thierry Henry, Zlatan Ibrahimovic dhe David Trezeguet, por Ibrahimovic ishte ndër më të mirët”, tha Zambrotta.

“Ai kishte një personalitet të madh dhe ishte një njeri shumë profesional. Ai gjithmonë ka dhënë 100 për qind dhe ishte një lojtar i fuqishëm. Si teknik, Zlatan ka pothuajse gjithçka”. /Periskopi.com

martial

Manchester United ngacmon keq Henryn (Foto)

Anthony Martial ka publikuar një foto me Thierry Henryn.

Periskopi.com Sporti

Por, llogaria e Manchester United në Tëitter e ka ngacmuar Henryn, pasi i ka komentuar Martialit duke provokuar rëndë legjendën e Arsenalit.

“Çka ka personi që qëndron prapa teje”, është komenti i United në foton e Martial.

united/Periskopi.com

henry

Lojtarët e mëdhenj s’e zgjedhin Arsenalin

Periskopi.com Sporti

Thierry Henry ka frikë se ish-klubi i tij është zgjedhja kryesore për yjet në Premier Ligë.

Francezi beson se një lojtar i mirë i cili është në tregun e transferimeve ka më shumë gjasë të zgjedhë tjetër klub nga Premier Liga sesa Arsenalin.

“Ne të gjithë e dimë se paraja është e marrë, por ju duhet të paguani”, tha Henry.

“A dëshirojnë lojtarët të transferohen te Arsenali. Kjo është diçka që të gjithë ne duhet ta marrim në konsideratë. A jemi ende zgjedhja e parë ne Angli? Unë nuk mendoj kështu”, përfundoi golashënuesi më i mirë në historinë e ‘topçinjve’.

Henry vazhdimisht kritikon drejtuesit e Arsenalit për politikën e tyre drejtuese të klubit. /Periskopi.com