Courtois rikthehet në Madrid?

Thibaut Courtois ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek skuadra angleze, Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Për momentin trajneri Antonio Conte është i kënaqur me Chelsean e tij pasi është  duke kaluar një moment pozitiv, duke arritur 11 fitore radhazi e njëkohësisht duke u pozicionuar në krye të tabelës së klasifikimit të Ligës Premier me 43 pikë.

Fundi i kampionatit është ende larg por, ankthi ka pushtuar ‘Blutë’ e Londrës të cilët për sezonin e ardhshëm rrezikojnë të humbasin gardianin e portës së tyre, Thibaut Courtois, i cili duket se po përgatitet për tu rikthyer në Spanjë, konkretisht tek Reali i Madridit.

Madje, një lajm i tillë nuk përbën aspak një sekret në kampin e Chelseat, sepse vetë belgu i ka rrëfyer shokëve të tij të skuadrës planet që ai ka për të ardhmen.

24-vjeçari, i cili më herët ka qenë pjesë e Atletico Madrid për tre sezone, duke fituar një titull kampion në La Liga, Kupën e Mbretit, Ligën e Evropës dhe ka arritur finalen e Ligës së Kampionëve, është shndërruar  në një emër që ofron siguri në portë, gjithashtu falë këtyre paraqitjeve është bërë pjesë dhe e listës së portierëve më të mirë.

Bisedimet mes palëve ende nuk kanë nisur por, një gjë është e sigurt, nëse Los Blancos do të kërkojnë me çdo kusht transferimin e tij, atëherë në dyert e Chelsea duhet paraqitur një ofertë e majme. /Supersport/

‘Conte është më i mirë se Mourinho’

Thibaut Courtois ka folur për Antonio Conte se si ai punon dhe diferencat që ka gjetur ai midis italianit dhe trajnerëve që ka punuar ai.

Periskopi.com Sporti

Courtois ishte tre vite nën urdhërat e Diego Simone në Atletico si i huazuar nga Chelsea, ai u rikthy në futbollin anglez nga Jose Mourinho. Ai ka luajtur edhe nën urdhërat e Marc Wilmots, ish trajneri i kombëtares belge.

“Conte është ai që punon më së shumti në aspektin e taktikës, pastaj është Simeone, tani Mourinho dhe në fund Wilmots” tha Courtois për La Tribune.

24-vjeçari ka mbetur i habitur nga puna e italianit dhe preciziteti i tij taktik. /Periskopi.com/

Klubet madrilene pas yllit të Chelsea

Atletiko Madrid dhe Chelsea e dëshirojnë poriterin belg të Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Portieri i Chelsea është rikthyer në formë këtë sezon dhe mënjëherë janë rritur zërat për një largim nga Stamford Bridge. Belgu disa herë ishte lidhur më një rikthim tek ish skuadra e tij Atl.Madrid, por ai ka dematuar zërat duke thënë se janë vetëm spekulime dhe asgjë më shumë.

“Unë jam shumë i lumtur në Chelsea, nuk kam asnjë arsye të mos jem i tillë, kurrë nuk kam folur për një kthim të mundshëm në Atl Madrid, ato janë vetëm thashethëme.

“Poashtu as me Real Madridin nuk kam asgjë, madje asnjëherë nuk kam pasur kontakte me klubin e Real Madridit.

“Askush nuk e di çfarë do të ndodh në të ardhmen, por këtu jam shumë mirë”, përfundoi 24 vjeçari Courtois. /Periskopi.com

Tifozët e Chelseat të nervozuar me Courtois

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Chelseat kanë reaguar pas deklaratave të portierit Thibaut Courtois, i cili deklaroi sot se mund të largohet nga Stamford Bridge.

Belgu e la të hapur mundësinë për t’u rikthyer te Atletico Madrid.

Mirëpo, kjo deklaratë e tij ka nervozuar tej mase tifozët e skuadrës londineze, të cilët i dërguan shumë komente negative atij në rrjetet sociale. /Periskopi.com

Courtois: Mund të rikthehem te Atletico

Periskopi.com Sporti

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois e ka lënë të hapur mundësinë për t’u rikthyer te Atletico Madrid.

Ai thotë se do të shqyrtojë mundësinë e largimit nga Stamford Bridge në vitin 2018, kur edhe i skadon kontrata.

“Atletico është një klub i familjes. Unë ende ndjej dashurinë e tyre”, tha Courtois.

“Unë kam kontratë me Chelsean për tre sezone. Në vitin 2018, kur unë hyjë në vitin e fundit të kontratës, do të vlerësojë nëse do të rinovojë kontratën ose do të largohem”. /Periskopi.com