silva

Thiago Silva te rivali i Milanit? Lajm shumë i keq për ‘rosonerët’

Thiago Silva me shumë mundësi nuk do të rikthehet në “San Siro” por do të provojë një tjetëraventurë në një tjetër skuadër.

Periskopi.com Sporti

Qendërmbrojtësi brazilian është i gatshëm të transferohet te skuadra e Juventusit e cila pritet t’i ofrojë Silvas një kontratë e cila përllogaritet në rreth 6 milionë euro në sezon, shkruan Albeu.

Mësohet se braziliani ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës me PSG-në e cila i përfundon në verën e vitit 2017.

Juventusi ka rritur interesin për Silvan i cili me shumë mundësi nuk do të rikthehet te ish klubi i Milanit.

Shkodran-Mustafi-Laurent-Koscielny-549432

Ky është mbrojtësi më i mirë në botë (Foto)

Laurent Koscielny dhe Thiago Silva janë dy mbrojtësit më të mirë në botën e futbollit, shkruan tabloidi ‘Goal’.

Periskopi.com Sporti

Por, ky tabloid i njohur shkruan se mbrojtësi francez është më në formë se braziliani kohëve të fundit.

Koscielny është një ndër shtyllat kryesore të skuadrës së Arsenalit.

Vlen të ceket se sonte me fillim nga ora 20:45 ‘topçinjtë’ presin Paris Saint-Germain, për të zhvilluar ndeshjen ndoshta vendimtare për kreun e grupit në Ligën e Kampionëve.

silva-koscielny

/Periskopi.com

psg

Ylli i PSG-së refuzon Juventusin

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva nuk dëshiron të largohet nga parisienët.

Periskopi.com Sporti

Braziliani ka qenë shumë i përfolur për një kalim të mundshëm te Juventus, mirëpo duket se një gjë e tillë nuk bënë pjesë në planet e tij.

“Jam i lumtur këtu. Dua të qëndroj dhe të zgjasë kontratën time”, deklaroi Silva.

“Ne duhet të flasim me presidentin rreth kësaj çështje për të kuptuar se çfarë do të bëjmë në të ardhmen”, shtoi ai. /Periskopi.com

silva

Silva rikthehet në Serie A?

Thiago Silva sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë pjesë e Paris Saint-Germain edhe në sezonin e ardhshëm.

Periskopi.com Sporti

Kontrata aktuale e tij me kampionin e Francës skadon në fund të këtij sezoni.

Ndërsa, Tuttosport raporton se për të është duke u interesuar Juventusi.

Mbetet të shihet nëse bardhezinjtë do të dërgojnë ofertë për ish-yllin e Milanit në janar, ose do të presin deri në verë për ta marrë me parametra zero. /Periskopi.com

ibra

Yjet që do të largohen falas në verën e ardhshme

Ndodh shpeshherë që futbollistë të njohur të largohen nga skuadrat e tyre me parametra zero.

Periskopi.com Sporti

Kjo ndodh për shkak se atyre u përfundon kontrata me skuadrat e tyre.

Këtu do t’i gjeni disa nga yjet e njohur të futbollit europian, të cilët pritet të largohet në verën e ardhshme me parametra zero.

Pablo Zabaleta, Yaya Toure, Fernandinho, Zlatan Ibrahimovic, Thiago Silva, Pepe, Arjen Robben dhe Axel Witsel, janë vetëm disa nga yjet e njohur që mund të largohen pa asnjë cent. /Periskopi.com