therrje

Nxënësit me thika, shteti hesht

Tre nxënës janë viktima të dhunës brenda dy ditësh në Prishtinë. Që të tre kanë marrë plagë nga thika, të shkaktuara nga dora e bashkëmoshatarëve të tyre, shkruan sot, gazeta Zeri.

Periskopi.com Lajme

Therjet me thikë ndërmjet nxënësve në Kosovë po ndodhin çdo ditë. Derisa të enjten pati gjuajtje me revole, si dhe përleshje me thikë ndërmjet nxënësve të shkollës së mesme “Hoxhë Kadri Prishtina”, si dhe shkollës “28 Nëntori”, në të cilën mbeti i therur me thikë një nxënës 16-vjeçar dhe të premten nga therja me thikë në Prishtinë kanë mbetur dy adoleshentë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e radhës të therjes me thikë ndërmjet dy të rinjve A.R, mashkull 15 vjeç, si dhe V.D, mashkull 14 vjeç. Viktimat sipas këtij raporti kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe janë dërguar për trajtim në QKUK. Policia ka bërë të ditur se ka arritur t’i identifikojë personat që dyshohen të jenë të përfshirë në rast.

Ndërkaq, për rastin e së enjtes Flora Ahmeti, nga Zyra për Informim e Rajonit të Prishtinës, ka thënë për gazetën se të dyshuarit tjerë janë liruar, ndërsa në paraburgim po mbahet personi që e ka goditur me thikë. Ahmeti ka konfirmuar se personi që ka shtënë me thikë në bashkëmoshatarin e tij është po ashtu nxënës.

Për këtë rast më parë është raportuar se ka pasur edhe të shtëna me armë.

Saudin Maliqi, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, ka thënë për gazetën se nxënësi 16-vjeçar është hospitalizuar në këtë klinikë për 24 orë, në të cilën ka marrë dhe trajtimin adekuat. I riu kishte marrë plagë në kraharor.

therrje

Nën kërcënim të thikës grabitet marketi në Prishtinë

Policia e Kosovës bën të ditur se dje nën kërcënimin e thikës është grabitur një market në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

 

“Viktima, punëtore në një market raporton se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e thikës i ka grabitur parat në arkë dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, thotë PK.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse policore, përderisa, nuk raportohet për të lënduar, thuhet më tutje në komunikatën për media të PK-së.