Një i ri theret me thikë në mitingun zgjedhor të Listës Serbe

Periskopi.com Lajme

Një djalë i ri është therur me thikë në mitingun që sot është mbajtur në veri të Mitrovicës.

Mwsohet se i theruri është Nikolla Kovaqeviq i lindur në  vitin 1993 nga fshati Koritisht i Gjilanit.

Therja e djaloshit ka ndodhur gjatë mitingut zgjedhor të Listës Serbe që sot e ka mbajtur edhe mitingun e fundit për fushatë zgjedhore.

Policia në veri e ka konfirmuar këtë rast duke thënë se i riu është therur me thikë në shputën e këmbës.

“I theruri është dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës dhe pritet që më vonë të merret në pyetje nga Policia”, tha zëvendëskomandanti i stacionit të Policisë në veriun e Mitrovicës Besim Hoti

Therrje me thikë në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një 21-vjeçar është therur me thikë nga një 14-vjeçar në oborrin e një shkolle sot rreth orës 11:00 në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se G.I. 21-vjeçar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Policia ka arrestuar të dyshuarin me inicialet L.G. 14-vjeçar dhe bën të ditur se ka konfiskuar edhe thikën që dyshohet të jetë përdorur në këtë sulm.

Rrahje e therje në Prishtinë

Pas një konfrontimi fizik mes disa personave kanë mbetur të lënduar dy meshkuj.

Periskopi.com Lajme

Njëri nga ta mbeti i lënduar pasi u godit me thikë, ndërsa tjetri është lënduar pasi që në ikje e sipër ka goditur xhamin e një lokali.

“Të lënduarit janë dërguar menjëherë  për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa njëri nga të dyshuarit është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor.