arsenal3

Ylli i Arsenalit then rekordin e Messit (Video)

Anësori i Arsenalit, Theo Walcott ka vendosur një rekord të ri botëror.

Periskopi.com Sporti

Anglezi ka kontrolluar një top i cili ka rënë nga një lartësi e madhe.

Bëhet fjalë për 34 metra lartësi, teksa 27-vjeçari arriti ta ndalë topin nga një lartësi e tillë.

Në garë ai ishte me bashkëlojtarët e tij, Laurent Koscielny, Francis Coquelin dhe Nacho Monreal.

Vlen të ceket se Messi kishte kontrolluar një top të rënë në lartësi prej 18 metrave, ndërsa anglezi që merret me akrobacione me topin, John Farnworth, kishte vendosur më herët rekordin për ndaljen e topit në 32 metra lartësi. /Periskopi.com

Theo Walcott is close to committing to Arsenal, according to his manager, after showcasing his attac

Arsenali i gatshëm për titull

Sulmuesi anglez Theo Walcott është shprehur se Arsenal janë të gatshëm për të fituar titullin.

Periskopi.com Sporti

‘Topçinjtë’ janë futur në një seri prej gjashtë fitoresh rresht në kampionatin anglez duke u barazuar me pikë me liderin Manchester City.

Walcott insiston se Arsenal janë të përgaditur më shumë se kurrë për luftën e çmendur për titull në këtë sezon, shkruan Mirror.

27-vjeçari është rikthyer në formë këtë sezon ku në nëntë paraqitje ka shënuar 7 gola për ekipin e trajnerit Arsene Wenger. /Periskopi.com

mourinho3

Mourinho kërkoi dy futbollistë të Arsenalit në këmbim të Cech

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho nuk dëshironte të shiste portierin Petr Cech, kur dyshja në fjalë ishin pjesë e Chelseat.

Daily Star raporton se portugezi kishte kërkuar Theo Walcott ose Alex Oxlade-Chamberlain në këmbim të portierit çek.

Por, ‘topçinjtë’ kishin arritur marrëveshje me klubin nga Stamford Bridge për shifrën e 10 milionë funteve në verën e kaluar për transferimin e Cech. /Periskopi.com